Kryeministri i Australisë Anthony Albanese i ka dhënë fund dilemave se nëse është shqiptar apo jo.
Ai në një takim me komunitetin shqiptaro- australian ka thënë se ka një lidhje të drejtpërdrejtë me Shqipërinë.
“Diku në të kaluarën time, pa dyshim që kam një lidhje shumë të drejtpërdrejtë me Shqipërinë. Barletta ndahet vetëm nga uji me Shqipërinë”, ka thënë kryeministri Albanese.
Barletën që e ka përmend Albanese, është një qytet në pjesën e Pulias, vend në të cilin jeton një komunitet i madh i arbëreshëve. / KultPlus.com
🇦🇺🇦🇱 Video: Australian PM Anthony Albanese statement at the launch of the Parliamentary Friends of Albania group, acknowledging his Albanian connection. pic.twitter.com/xtlQn5Weam
— kos_data (@kos_data) November 26, 2024