Kjo është gjëja më e vështirë që do t’ju duhet të bëni në jetën tuaj dhe do të jetë gjithashtu gjëja më e rëndësishme. Ndaloni të bëni biseda të vështira me njerëz që nuk duan ndryshim.
Ndaloni të jeni prezent për njerëzit që nuk kanë asnjë interesim për praninë tuaj. Unë e di se instinkti juaj është për të bërë gjithçka për të fituar vlerësimin e atyre përreth jush, por është një shtytje që ju vjedh kohën, energjinë, shëndetin mendor dhe fizik.
Kur filloni të luftoni për një jetë të lumtur, për vëmendje dhe përkushtim, jo të gjithë do të jenë të gatshëm për t’ju ndjekur. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të ndryshoni veten, do të thotë ju duhet t’i leni njerëzit të largohen që nuk janë të gatshëm t’ju shoqërojnë.
Nëse jeni të përjashtuar, të fyer, të harruar ose të injoruar nga njerëzit të cilëve u jepni kohën tuaj, mos i bëni nder vetes duke vazhduar të ju ofroni energjinë dhe jetën tuaj. E vërteta është se ju nuk jeni për të gjithë i dëshiruar dhe jo të gjithë janë për ju.
Kjo është ajo që e bën kaq të veçantë kur takon njerëz që të kthejnë dashurinë. Ju do të shihni se sa i çmuar je.
Sa më shumë kohë humbni duke u përpjekur që të bëni veten të jeni i dashur nga dikush që nuk është në gjendje të të do, aq më shumë kohë do të humbisni, duke i hequr vetes mundësinë e një lidhje me dikë tjetër.
Ka miliarda njerëz në këtë planet dhe shumë prej tyre do të takohen me ty në nivelin tënd të interesimit dhe përkushtimit.
Sa më shumë të qëndroni me njerëz që ju përdorin si një jastëk, aq më gjatë do të qëndroni larg komunitetit që dëshironi, një opsioni tjetër i midisit shoqëror ose një terapist për shërimin emocional.
Ndoshta nëse ndaloni së shfaquri, nuk do të jeni të kërkuar. Ndoshta nëse ndaloni së provuari, marrëdhënia do të përfundon. Ndoshta nëse ndaloni së dërguari mesazhe, telefoni juaj do të mbetet i errët për javë të tëra. Kjo nuk do të thotë se ju e shkatërruat marrëdhënien, do të thotë se e vetmja gjë që e mbante ishte energjia që vetëm ti e dhae për ta ruajtur marrëdhënien. Kjo nuk është dashuri, është lidhje. Është dëshira për t’u dhënë një shans atyre që nuk e meritojnë këtë. Ju e meritoni shumë, por ka njerëz që nuk duhet të janë në jetën tuaj.
Gjëja më e vlefshme që keni në jetën tuaj është koha dhe energjia juaj, dhe të dyja janë të kufizuara. Kur e jepni kohën dhe energjinë tuaj, ajo do të përcaktojë ekzistencën tuaj.
Kur e kuptoni këtë, filloni të kuptoni pse jeni kaq të shqetësuar kur kaloni kohë me njerëz, në aktivitete, vende ose situata që nuk ju përshtaten dhe nuk duhet të janë rreth jush, energjia juaj është vjedhur.
Do të filloni të kuptoni se gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për veten dhe për të gjithë rreth jush është të mbroni energjinë tuaj më ashpër se çdo gjë tjetër. Bëjeni jetën tuaj strehë të sigurt, në të cilën lejohen vetëm njerëzit e përshtatshëm për ju.
Ju nuk jeni përgjegjës për të shpëtuar askënd. Ju nuk jeni përgjegjës për t’i bindur ata për tu përmirësuar. Nuk është puna jote të ekzistosh për njerëzit dhe të jua falë jetën atyre! Nëse ndiheni keq, nëse ndiheni i detyruar, ju do të jeni burimi i të gjitha problemeve tuaja, nga frika se ato nuk do t’ju kthejnë favoret që i keni dhënë. Është detyrimi juaj i vetëm të kuptoni se jeni dashuria e fatit të juaj dhe prano dashurinë që meriton
Vendosni që ju meritoni miqësi të vërtetë, përkushtim, dashuri të vërtetë dhe të plotë me shëndet dhe njerëz të suksesshëm. Pastaj prisni dhe shikoni se sa gjithçka fillon të ndryshojë. Mos shpenzoni kohë me njerëz që nuk ia vlejnë. Ndryshimi do t’ju ofron dashuri, respekt, lumturi dhe mbrojtjen që meritoni. / KultPlus.com
Ndërsa mençuria e moshës dhe prania në mediat sociale, kanë zbuluar për publikun anën e tij më të dashur, Anthony Hopkins, është ende një aktor i paparashikueshëm. Vështrimi i tij i pazbërthyeshëm si kupë–mbajtësi në filmin e James Ivory të vitit 1993 “The Remains of the Day” (Ç’mbetet nga një ditë) dhe Hannibal Lecter i tij sardonik, ndoshta personazhi i tij më i përjetshëm, janë të paharrueshëm.
Por aktori i lindur në Margam të Britanisë së Madhe, nuk është një dikush koha e të cilit ka perënduar. Hopkins mbetet ende një nga aktor kryesorë sot në tregun e kinemasë. Më shumë se 3 dekada më parë, ai fitoi Osacar-in e tij të parë për interpretimin e tij në filmin “Silence of the lamës” (Heshtja e qingjave).
Më së afërmi, Hopkins fitoi çmimin e tij të dytë Oscar për rolin e tij në filmin dramatik “The Father” (Babai) të Florian Zeller, në të cilën aktori britanik luan një të moshuar të prekur nga demenca. Hopkins luan gjithashtu në vazhdimin e tij “The Son” (Biri). Me gjithë reputacionin që ka si një aktor i fiksuar pas përpikërisë dhe detajeve, biseda me të zbulon një anë tjetër të aktorit 85-vjeçar. Nga këndvështrimi i mençur që i ofron mosha, Hopkins duket se pajtohet me filozofinë e lehtësimit dhe shijimit të jetës. Hopkins thotë se karrierea e tij u frymëzua nga gjyshi nga ana e nënës, i cili besonte tek aktori kur ishte një fëmijë i vetmuar dhe i trazuar që nuk shkonte mirë në shkollë.
Si fëmijë keni qenë një nxënës i dobët. A keni parë ndonjë ngjashmëri me veten tek personazhi i nipit tuaj në filmin e vitit të kaluar “Koha e Apokalipsit”?
Po, ka një ngjashmëri. Kur isha i vogël më quanin një “njeri me zhvillim të ngadaltë”. Ndoshta mendja ime nuk ishte e pajisur për të kuptuar shkollën. Po ashtu isha një fëmijë shumë i vetmuar. Nuk kisha asnjë shok. Mendoj se kjo ishte zgjidhja ime. Diçka në natyrën time ndjente nevojën për t’u izoluar.
Megjithatë kisha një anë krijuese. Në moshën 17-vjeçare, vendosa se isha lodhur duke u quajtur budalla. I thashë vetes:”Do të bëj diçka, nuk e di se si, por do të bëhem aktor”. Gjyshi im, babai i nënës sime, më inkurajonte: ”Mos dëgjo çfarë të thonë njerëzit. Bëj atë që dëshiron. Beso tek ajo që dëshirosh të bësh dhe do t’ia dalësh”.
A i keni përdorur kujtimet me gjyshin tuaj për rolin tuaj në film?
Për mua ky rol ishte i lehtë sepse unë jam nipi i gjyshit tim. Mundohem që t’ua bëj të lehtëpunën partnerëve në sheshin e xhirimit. Unë jam thjesht mirënjohës që jam aktor dhe argëtohem duke luajtur në film. E marr seriozisht çdo rol, punoj shumë. Por thjesht nuk e teproj me angazhimin.
Keni qenë gjithmonë kështu?
Jo, ka qenë një kohë kur unë isha një aktor i ri. Punoja me shumë ritëm dhe isha shumë ambicioz. Por kur plakesh mendon se kjo punë nuk është ndonjë gjë e madhe, se në botë ka gjëra më të rëndësishme sesa të jesh aktor.
Gjatë jetës tuaj të gjatë e keni parë botën të kalojë nëpër shumë kriza. A është bërë problem harresa?
Unë mendoj që ne jemi të kushtëzuar të kalojmë një krizë dhe pastaj ta harrojmë atë. Mjerisht shumë herë harrojmë edhe mësimet e së kaluarës. Harrojmë se pozicioni ynë më i mirë në jetë është të bëjmë kompromis me ide të tjera. Duhet të ruash kompromisin që arrin më te tjerët, dhe të jeni i respektueshëm, i sjellshëm dhe tolerant me ta. Jeta është e vështirë dhe njerëzit harrojnë, sepse ne jemi mbrojtës dhe sulmues. Ne bëhemi mbrojtës pas mbijetesës,dhe kjo është arsyeja pse nuk e vrasim shumë mendjen.
A mendoni se bota po kalon aktualisht një moment kritik?
Po, por mendoj gjithashtu se duhet të jetojmë me shpresë. Vetëm 60 vjet më parë, ishte Kriza e Raketave Kubane midis Amerikës dhe Rusisë. E gjithë bota ishte në pragun e luftësbërthamore. Mendoj se kemi arritur në një moment të krizës, ku shpresojmë t’i rikthehemi rendit botëror të vitit 2018 dhe një bashkëjetese paqësore.
Sepse nëse nuk e bëjmë këtë, do të jetë fundi i planetit, fundi i qytetërimit njerëzor. Por nuk mendoj se dikush është aq i çmendur sa t’i japë fund të gjithave. Unë jam optimist. Ne i mbijetuam krizës së Covid-19, dhe bota i mbijetoi edhe Luftës së Dytë Botërore, Adolf Hitlerit…
A ju pëlqen ende aktrimi?
Më shumë se kurrë më parë! Më pëlqejnë metodat e mia të punës. Më pëlqen shumë procesi i mësimit të teksteve, mësimi i fjalëve me kaq nxitim dhe më pas zbërthimi i tyre. Zbërthimi i rreshtave në mënyrë që të tingëllojnë reale, të natyrshme. Për ta realizuar këtë gjë duhet shumë kohë. Unë kam shumë përvojë gjatë viteve, ndaj i di të gjitha shtigjet.
A ka ndonjë sekret për ta bërë këtë?
Sekreti i aktrimit është të dëgjosh aktorin tjetër. Kjo është fjala kyçe. Kur dëgjon, kjo krijon një ndërgjegje tjetër në mendje dhe fjalët ecin rrjedhshëm.
Pse nuk morët pjesë në ceremoninë ku fituat Oscar-in tuaj të dytë për rolin në filmin “The Father”…
Ia kalova shumë bukur gjatë kohës së xhirimit, por nuk mora pjesë në ceremoni. M’u duk sikur nuk kisha bërë ndonjë sakrificë të madhe. Unë thjesht lexova disa rreshta.
Një nga gjërat e mira të pleqërisë është se bien maskat apo jo?
Po. Ke më shumë mundësi të jesh i pranishëm për njerëzit e afërt. Të rrish me miqtë e tu, të argëtohesh dhe kënaqesh.
Joanne Woodward thoshte dikur se pianistët kanë pianon, balerinët kanë këpucët e tyre tipike, por aktorët kanë vetëm veten e tyre…
Të gjithë ne njerëzit kemi një ego. Por nëse ajo fillon t’ju thotë se jeni i veçantë, atëherë jeni në telashe. Egoja është gjëja që ju nxit të ngriheni në mëngjes për të punuar. Por sapo egoja fillon të të thotë se je i veçantë, je ndryshe, atëherë injoroje. Egoja është një strukturë shumë e fuqishme. Ajo bart dy personalitete. Njëri është vetë-lavdërimi që të bën të mendosh se je një Zot.
Tjetri është ana që ju bën të ecni përpara, por ajo mund të jetë gjithashtu shumë shkatërruese. Këtë e shihni çdo ditë në politikë dhe në kinematografi. Unë mendoj se sapo arrin një moshë të caktuar, kockat e tua fillojnë të kërcasin, shpina të dhemb. Pajtohesh me faktin se asgjë nuk jeton përgjithmonë. Ky është momenti kur egoja fillon të të thotë:”Merre lehtë, relaksohu. Asgjë nuk është aq e rëndësishme.
Ç’doni të thoni me këtë?
Jeta është e rëndësishme. Ajo ka brenda shumë dhimbje, vuajtje dhe vështirësi. Ju e shihni këtë çdo ditë. Njerëzit punojnë fort gjatë gjithë vitit shumë për një pushim vjetor 2-javor. Unë shoh jetën time dhe mendoj:”O Zot i mirë, çfarë kam bërë që ta meritoj këtë komoditet?”.Nuk e di, por nuk mund ta marr veten kaq seriozisht. Njerëzit që ndërtojnë një avion apo një makinë, hidrauliku që vjen t’iu rregullojë një defekt në shtëpinë tuaj, njerëz që shihni duke riparuar një rrugë. Këta janë ata që e bëjnë botën të ecë përpara, dhe jo ndonjë aktor që shkon në studio në mëngjes.
A ka ndonjë rol që do të kishit dashur të luanit, por nuk mundeni?
Jo… Do të doja të luaja Hamletin, por jam shumë i moshuar (qesh). Por nuk jam penduar për asgjë. Përpiqem ta pastroj mendjen nga çdo dëshirë. Të mos kërkoj asgjë, të mos pres asgjë dhe të pranoj gjithçka. Kjo është motoja ime. Kështu heq dorë nga ndjenja e pasigurisë, sepse frika nuk është një konkurrente e mirë.
A keni ndonjë projekt të ardhshëm?
Po, do të luaj në 3 filma të rinj. Njëri ka të bëjë me Sigmund Freud.
Kur përgatiteni të luani personazhe historikë, si Freud, a lexoni shumë për ta? A bëni shumë kërkime?
Po, por jo shumë. Aq sa mundem. Unë nuk jam një lexues i shpejtë, nuk jam intelektual. Lexoj, kam ide dhe ia komunikoj drejtorit me e–mail. Mbaj mend që kur luajta në filmin“Mbreti Lir”, ndenja zgjuar gjithë natën sepse ata po filmonin, dhe mua më duhej të mbaja vajzën time në rol, Cordelia-n, në fakt trupin e saj të pajetë.
E kuptova se me kalimin e viteve e kisha humbur pak forcë fizike. Ndaj i sugjerova regjisorit: “Pse Mbreti Lir nuk e tërheq atë në një thes?”. Ai m’u përgjigj:”O Zot”. Sepse kjo do të dukej shumë brutale, dhe ai e kupton natyrën e vdekjes. Sapo vdesim, trupi ynë nis të kalbet. Kjo është ana e errët e realitetit. Nuk është poetike, por në thes ka një kufomë. Kjo e bëri skenën shumë më të tmerrshme, sepse me gjithë dashurinë dhe gjithë lavdinë e jetës, në fund ka një trup të vdekur e të dekompozuar, dhe kjo gjetje funksionoi.
Marrë me shkurtime nga El Pais. / Koha.mk / KultPlus.com
Anthony Hopkins, aktori, regjisori dhe producenti uellsian, fitues i çmimit Oscar me “The Father” dhe ”The Silence of the Lambs”, do të luajë perandorin Vespasian, në një serial i cili pritet të fillojë në mars në “Cinecittà Studios” në Romë.
Seriali, i frymëzuar nga libri jofiction me të njëjtin emër nga Daniel Mannix, është një dramë e vendosur në botën spektakolare, komplekse dhe të korruptuar të sporteve gladiatoriale në Romën Antike.
Përmes historive të personazheve zbulohet shoqëria romake në një ndërthurje të sportit, politikës dhe biznesit.
Hopkins do të luajë rolin e Vespasian, perandorit të Romës dhe liderin e e linjës së gjakut Flavian, i cili rimori fronin e tij pas fitores në një luftë të përgjakshme civile 10-vjeçare.
Ai është i përbuzur nga patricët që luftojnë për një pozicion në perandori dhe që përpiqen të zëvendësojnë trashëgimtarët e tij në fron që në mundësinë e parë.
Shkruar nga Robert Rodat (i nominuar për Oscar në “Saving Private Ryan”), seriali do të bashkëfinancohet nga “European’s High End Productions”, i cili mban të drejtat e shpërndarjes në Evropë./ KultPlus.com
Aktori i famshëm uellsian Anthony Hopkins ka mbushur të 85-tat.
– Disleksia nga e cila vuante si fëmijë e bën atë të turpshëm dhe introvert, vetëm si i rritur do të zbulojë se ka sindromën Asperger.
– Një pianist i shkëlqyer, megjithatë ai është i përkushtuar ndaj aktrimit që e ndihmon të ndihet më i pranuar.
– Pas shërbimit ushtarak u pranua në “Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik” dhe më pas në “Teatrin Kombëtar” me regji të legjendarit Laurence Olivier.
– Ai bëri debutimin e tij në film në rolin e Rikard Zemërluanit (1968).
– Mes viteve 70 dhe 80 karriera e tij u nda midis Britanisë së Madhe dhe SHBA dhe mes kinemasë, televizionit dhe teatrit.
– Në vitin 1992 ai fitoi Oscarin si protagonist, duke luajtur vetëm 16 minuta dhe duke u shfaqur për rreth 25 minuta, për rolin e Hannibal Lecter në “Heshtja e Qengjave”.
– Në vitin 1993 u shpall kalorës duke marrë titullin “Sir”.
– Ai është shtetas amerikan që nga viti 2000.
– Ai u nominua për një çmim Oscar gjashtë herë (“Heshtja e qengjave”, “Mbetjet e ditës”, “Nikson” “Amistad”, “Dy Papët” dhe “Babai”).
– ”Babai” i dha atij Oscarin e dytë të karrierës së tij në vitin 2021, duke e bërë atë fituesin më të vjetër në histori.
– I martuar tri herë ai ka një vajzë nga martesa e parë.
– Ai është vegjetarian dhe anëtar i Greenpeace. / KultPlus.com
Lejojini me shkue njerëzit që nuk janë gati me ju dashtë. Kjo asht ndër gjanat ma të vështira që të duhet me e ba në jetë por do të jetë edhe ma e randësishmja. Hiqni dorë nga bisedat e vështira me njerëz që nuk duen me ndryshu.
Mos ja dedikoni praninë tuej njerëzve që nuk ju intereson aspak. E kuptoj që instinkti juej asht me ba gjithçka për ata që ju rrethojnë, por asht një impuls që të vjedh kohën , energjinë, shndetin mendor dhe fizik.
Kur fillon me luftue për një jetë me gëzim, interes dhe përkushtim, jo të gjithë janë gati me të ndjekë, në këtë vend. Kjo nuk don me thanë që duhet me e ndryshu atë që je, don me thanë që duhet me i lanë me shkue njerëzit që nuk janë gati me të shoqnu.
Në qoftë se je i fshimë, i fyem, i harruem ose i injoruem prej njerëzve që ju jep kohën tande, nuk ju ban nder tuj vazhdu me ofru energjinë e jetën tande. E vërteta asht se nuk je i gatuem për të gjithë e jo të gjithë janë për ty.
Kjo asht ajo që e ban kaq të veçantë kur takon njerëz me të cilët ke shoqni ose dashuni reciproke. Ke me e kuptu sa çmueme asht sepse e ke provu çka nuk asht.
Sa ma shumë kohë kalon tuj u përpjekë me ba me ju dashtë dikë që nuk asht në gjendje, aq ma shumë kohë humbë tuj privu vedin prej mundësisë më pasë një lidhje të tillë me dikë tjetër.
Gjenden miliarda njerëz në këtë planet e shumica prej tyne kanë më qëllu në nivelin e interesit dhe impenjimit tand.
Sa ma shumë qëndron i përfshim me njerëz që të përdorin si jastëk, një opsion i dorës së dytë, ose terapist për shërime emocionale , ma shumë kohë i largohesh komunitetit që dëshiron.
Ndoshta nëse ndalon së shfaqunit, nuk të kërkojnë. Nëse ndalon së provuemi lidhja përfundon. Ndoshta nëse ndalon së dërguemi mesazhe, telefoni jot ka me mbetë i heshtun për javë të tana.
Kjo nuk don me thanë që ke shkatërru një lidhje, don me thanë që e vetmja gja që ke pasë ishte energjia që ke dhanë me e mbajtë atë lidhje.
Kjo nuk asht dashuni asht ngjitje. Asht me i dhanë një mundësi kujt nuk e meriton.
Ti meriton shumë, ka njerëz që nuk duhet të jenë në jetën tande, ke me e kuptu vetë.
Gjaja ma e çmueshme që ke në jetën tande asht koha dhe energjia, mbasi të dyja janë të kufizume. Kur jep kohën dhe energjinë tande, përcakton ekzistencën tande. Kur e vëren, fillon me e kuptu pse je kaq i shqetësum, kur kalon kohë me njerëz, në aktivitete , vende ose situata që nuk të vijnë për shtat dhe nuk duhet me të ndejtë pranë, të vidhet energjia.
Fillon me e kuptu se gjaja ma e randësishme që mundesh me ba për vedi dhe për të gjithë ata që të rrethojnë asht me mbrojtë energjinë ma ashpërsisht se gjithçka tjetër.
Bane jetën tande një strehë të sigurtë në të cilën lejohen vetëm njerëzit që janë të adaptueshëm me ty.
Nuk je përgjegjës me shpëtu askënd. Nuk je përgjegjës më i bindë me u përmirësu. Nuk asht detyrë e jotja me ekzistu për njerëzit dhe me ju dhanë jetë atyne.
Sepse nëse ndjehesh keq, nëse ndjehesh i detyruem, ke me qenë ti vetë rranja e të gjitha problemeve tueja për kamnguljen tande, tuj pasë frikë se nuk kanë më ti kthye nderet që ke ba.
Asht detyra jote e vetme me e kuptue se je Zot i fatit tand dhe me pranue dashuninë që mendon se meriton.
Vendosë që meriton miqësi të vërtetë, përkushtim të vërtetë, dhe dashuni të plotë me njerëz të shndetshëm dhe të begatë. Mandej prit e shih kur gjithçka fillon me ndryshu dhe ka me ndryshu, kjo asht e sigurtë , me njerëz me energji pozitive dhe të mirë, mos humb kohë me njerëz që nuk vlejnë.
Ndryshimi ka më të dhanë dashuninë, vlerësimin lumturinë dhe mbrojtjen që meriton./ KultPlus.com
Anthony Hokpinks, mbrëmë fitoi çmimin e Aktorit më të Mirë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Oscar’, përcjell KultPlus.
Hopkins e fitoi këtë çmim për rolin e tij në filmin ”The Father”, një film ky që u komentua jashtë mase dhe mori kritika të mira që nga lansimi i parë i tij.
”The Father” flet për një plak i cili refuzon të pranojë realitetin mbi pleqërinë e tij, refuzon ndihmë edhe nga vajza e tij. Ai tenton t’i jap kuptim rrethanave të cilat ndryshojnë shumë shpesh, rrethana këto që e shpiejnë në dyshime mbi njerëzit e të afërmit e tij.
Në fjalimin e tij pasi u njoftua për marrjen e çmimit si Aktori më i Mirë, ai përmes një video falenderoi Akademinë ‘Oscars’, ku ndër të tjera theksoi se ndjehet i privilegjuar por nuk e kishte pritur këtë çmim.
Bashkangjitur gjeni videon e plotë në gjuhën angeleze.
Në fillim të këtij muaji, aktori Anthony Hopkins shkruajti historinë, ai në moshën 83-vjeçare u bë aktori më i vjetër që fiton çmim BAFTA si aktori më i mirë protagonist, falë interpretimit në filmin “The Father”. / KultPlus.com
Anthony Hopkins, me rolin e tij të mrekullueshëm në filmin ”The Father” është shpallur fitues i çmimit për Aktorin më të Mirë mbrëmë në ceremoninë e çmimeve ”Oscars”, përcjell KultPlus.
”The Father” flet për një plak i cili refuzon të pranojë realitetin mbi pleqërinë e tij, refuzon ndihmë edhe nga vajza e tij. Ai tenton t’i jap kuptim rrethanave të cilat ndryshojnë shumë shpesh, rrethana këto që e shpiejnë në dyshime mbi njerëzit e të afërmit e tij.
Në fillim të këtij muaji, aktori Anthony Hopkins shkruajti historinë, ai në moshën 83-vjeçare u bë aktori më i vjetër që fiton çmim BAFTA si aktori më i mirë protagonist, falë interpretimit në filmin “The Father”. / KultPlus.com
Aktori veteran Anthony Hopkins shkruan historinë. Në moshën 83-vjeçare, ai u bë aktori më i vjetër që fiton çmim BAFTA si aktori më i mirë protagonist, falë interpretimit në filmin “The Father”.
Por, aktori uellsian harroi të futej në Zoom për të dhënë fjalimin e falenderimit, pasi ishte shumë i zënë duke pikturuar në dhomën e tij të hotelit.
Ishin familjarët e tij ata që e njoftuan se çfarë po ndodhte dhe e kujtuan që të lidhej me Zoom.
“Nuk e dija që kisha fituar. Po pikturoja në dhomën e hotelit ku po qëndroj kur më telefonuan. Është diçka e mrekullueshme, nuk e prisja kurrë të më ndodhte diçka e tillë në këtë moshë”, tha Hopkins.
Filmi “Nomadland” ishte fituesi më i madh i çmimeve britanike BAFTA, me 4 vlerësime, përfshirë edhe atë të “Filmit më të mirë të vitit”.
Drama amerikane, me protagoniste aktoren Frances McDormand, mori edhe çmimin e aktores më të mirë, regjisorit më të mirë dhe kinematografisë më të mirë. / KultPlus.com
Në moshën 83-vjeçare, Anthony Hopkins është i nominuari më i vjetër në kategorinë Aktori më i Mirë në historinë e Çmimeve të Akademisë.
Aktori fitues i Oskarit mori arritjen të hënën kur u njoftuan nominimet për Oskar, me Hopkins që mori një nominim tek Aktori më i Mirë për rolin e tij në filmin “The Father”.
Filmi gjithashtu fitoi një nominim për Filmin më të Mirë, transmeton Demokracia.com.
Anthony Hopkins ka marrë gjashtë nominime për Oskar gjatë jetës së tij, përfshirë fitoren e tij për Aktorin më të Mirë në vitin 1992 .
Ceremonia e 93-të e Akademisë do të transmetohet drejtpërdrejt të dielën, më 25 prill duke filluar nga ora 20:00. ET / 5 pasdite PT në ABC./ KultPlus.com