Qyteti antik i Butrintit i preferuari i turistëve të huaj edhe gjatë shtatorit

Qyteti antik i Butrintit vijon të tërheqë një numër të lartë turistësh vendas e të huaj edhe gjatë muajit shtator.

Parku arkeologjik i Butrintit ndau sot në rrjetet sociale momente nga vizita e turistëve të huaj në Butrint, të cilët nuk i ka ndalur as moti i keq me shi për të vizituar këtë qytet antik 20 km larg Sarandës.

‘Nga Butrinti i bukur në çdo stinë, ku vizitorët në grupeve të organizuara, me interes trashëgiminë kulturore vijojnë shëtitjet të pashqetësuar”, thuhet në postimin parkut arkeologjik të Butrintit.

Ky park vijon të jetë një nga atraksionet më të vizituara turistike edhe gjatë këtij viti në Shqipëri. Kombinimi i natyrës dhe historisë mijëra vjeçare ngjall kuriozitetin e turisëve nga vende të ndryshme të botës.

Në Butrint gjatë këtij viti janë kryer gjithashtu sondazhe arkeologjike në gjurmën e “Portës Arkeologjike” të hartuar në kuadër të projektit “Qendra e Vizitorëve në Butrint”, Brenda Kufirit Parku Arkeologjik Kombëtar i Butrintit.

Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin jug-lindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit, gjysmë të kripur dhe gjysmë të ëmbël dhe në njërën anë nga kanali i Vivarit./atsh/ KultPlus.com

Rama: Apolonia, qyteti antik që po tërheq turistë nga e gjithë bota

Qyteti antik i Apolonisë po tërheq turistë nga e gjithë bota për trashëgiminë e tij të pasur historike dhe kulturore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale opinionet e dy turistëve të huaj, të cilët kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë, jo vetëm për plazhet dhe turizmin e natyrës, por edhe për sitet historike.

“Ne e dimë që Shqipëria është një vend në zhvillim për turistët dhe e pamë në internet . Ne duam të vizitojmë çdo vit një vend, ndaj vendosëm këtë vit për Shqipërinë. Na pëlqejnë fotot dhe gjërat që keni dhe planifikojmë të bëjmë një udhëtim në të gjithë Shqipërinë. Filluam në Tiranë, shkuam në jug, pastaj shkuam në plazh dy-tre ditë. Tani kemi në plan të shkojmë në veri”, u shpreh një turist spanjoll.

Ai theksoi se gjatë udhëtimit në Shqipëri zbuluan se Apolonia është një nga vendet më interesante për t’u vizituar në këtë vend.

“Është një vend që patjetër duhet vizituar nëse ju pëlqejnë vendet historike. I duam gjërat tipike turistike, por duam gjithashtu edhe ndërtesat e lashta dhe historinë. Dhe ju keni shumë histori mbresëlënëse”, vijoi ai.

“Na pëlqejnë muzetë dhe historia dhe erdhëm këtu për të parë se si është. Duket shumë në formë dhe shumë interesante. Mendoj se do t’i sugjeroja familjes time Shqipërinë. Ndoshta do të kthehemi se kemi vetëm një javë kohë, kështu që do të bëjmë vetëm pjesën jugore. Ndoshta vitin e ardhshëm do të kthehemi të bëjmë edhe pjesën veriore”, u shpreh një tjetër turist.

Apolonia në Fier është një nga sitet më të mëdhenj të Shqipërisë, por edhe një nga qytetet më të mëdhenj në botën antike. Si një nga 27 Apolonitë e pellgut të Mesdheut, ajo është një nga vlerat e perlat e trashëgimisë tonë arkeologjike.

Arkeologët e quajnë Apoloninë “Pompei i Shqipërisë”, pasi vetëm 10% e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot.

Në Amazonë zbulohet një qytet antik, mund të ndryshojë historinë e qytetërimit njerëzor

Një qytet i madh antik është gjetur në Amazonë, i cili ishte fshehur nga bimësia e harlisur për mijëra vjet dhe ky zbulim do të ndryshojë njohuritë për historinë e njerëzve që jetonin në Amazonë.

Shtëpitë dhe sheshet në rajonin Upano të Ekuadorit lindor janë të lidhura me një rrjet të madh rrugësh dhe kanalesh, shkruan BBC.

Zona është nën hijen e një vullkani, i cili e bën tokën përreth shumë pjellore, por mund të kishte çuar edhe në zhdukjen e njerëzve që jetonin në qytetin e pambuluar.

Me njohuritë e deritanishme, besohej se njerëzit në Amazonë çonin jetë nomade ose në vendbanime të vogla.

“Ky është më i vjetër se çdo vend tjetër arkeologjik në Amazonë që ne njohim. Ne kemi një pikëpamje eurocentrike të qytetërimit, por kjo tregon se ne duhet të ndryshojmë idenë tonë se çfarë është kultura dhe qytetërimi”, tha profesori Stephane Rostin nga Qendra për Kërkime Shkencore në Francë, i cili drejtoi kërkimin.

Antoine Dorison, i cili gjithashtu punoi në zbulimin e qytetit, tha se mënyra se si shihet kultura e Amazonës po ndryshon gjithashtu tani.

“Shumica e njerëzve imagjinojnë grupe të vogla njerëzish ndoshta të zhveshur që jetojnë në kasolle dhe punojnë tokën, por kjo tregon se njerëzit e lashtë jetonin në shoqëri të ndërlikuara urbane,” tha Dorison.

Qyteti është ndërtuar rreth 2.500 vjet më parë, dhe sipas arkeologëve, njerëzit kanë jetuar aty deri në një mijë vjet.

Është e vështirë të vlerësohet saktësisht se sa njerëz kanë jetuar aty në një kohë të caktuar, por studiuesit vlerësojnë se duhet të kenë qenë 10.000, nëse jo 100.000.

Arkeologët kombinuan gërmimet në terren dhe sensorët laser nga avionët për të zbuluar një qytet të tejmbushur me bimë dhe pyje.

Arkeologët kombinuan gërmimet në terren dhe sensorët laser nga avionët për të zbuluar një qytet të tejmbushur me bimë dhe pyje./rtv21/KultPlus.com

Butrinti, qyteti antik që po tërheqë mijëra turistë

Butrinti është një nga vendet më atraktive të Shqipërisë. Ky qytet shtrihet në pjesën jug-perëndimore të Shqipërisë, rreth 20 km larg qytetit të Sarandës, përcjellë KultPlus.

Në lashtësi njihej me emrin Buthrotum, dhe ishte i banuar nga fisi i kaonëve, një prej fiseve kryesore të Epirit. Disa nga ndërtesat e këtij vendi antik datojnë ndërmjet shekujve të IV para Krishtit dhe shekullit të VI pas Krishtit.

Butrinti është një nga perlat e rivierës shqiptare, ku arkitektura e këtij qyteti antik bën një ndërthurje të hatashme mes historisë dhe të bukurës.

Në vitin 2019 qyteti antik ishte vizituar prej më shumë se 230 mijë turstësh./KultPlus.com