Anton Çetta: Me fal gjakun është burrni, me rujt gjakun e falun, asht’ ma zor se sa me fal

Pasi serbët kishin filluar të vrisnin shqiptarët në Kosovë në vitet e 90-ta, ata njëkohësisht nuk pranonin që vrasjet po i bënin vetë, madje filluan të fajësojnë shqiptarët që kinse po vrisnin njëri-tjetrin për hakmarrje, pasi sipas tyre në kulturën shqiptare, marrja e gjakut është traditë. Ata filluan me këtë lloj politike dhe i armiqësuan shqiptarët mes vete, duke i shtyrë të hakmerreshin ndaj njëri-tjetrit, pasi kjo u konvenonte serbëve që shqiptarët të vriteshin mes tyre, dhe të justifikonin vrasjet e tyre duke ua lënë fajin shqiptarëve.

Në këtë mënyrë, shqiptarët të paraqiteshin para botës me një formë sa më të keqe, kinse janë njerëz primitivë që ende vrasin njëri-tjetrin. Kultura e gjakmarrjes te shqiptarët thuhet se ka ardhur nga të huajt që ua kanë sjellë shqiptarëve kur i pushtuan. Edhe Kanuni i shkruar nga Lek Dukagjini flet për gjakmarrje dhe se ai i nxiste shqiptarët të merrnin gjak. Sipas ligjeve të shkruara në kanun, shqiptarët për një kohë kishin funksionar sipas atyre rregullave dhe kjo u kishte sjellë shumë dëme, si gjakmarrjen, shtypjen e grave e të tjera.

Shqiptarët filluan t’ia falnin gjakun njëri-tjetrit dhe të ndalonin gjakmarrjen, pasi Kosova ishte në kohë të vështira dhe ishte koha e duhur për t’u bashkuar dhe për t’i ndaluar serbët që të përfitonin nga këto konflikte për përfitimet e tyre. Prandaj, do të ishte në kohën e duhur dhe vendim i mirë që dikush të merrte iniciativën për të filluar misionin e pajtimit të gjaqeve, dhe pikërisht këtë e bëri Rinia e Kosovës, e cila filloi këtë mision, në të cilin iu bashkua Anton Çetta dhe Zekiria Cana. Fillimi i kësaj lëvizje të pajtimit të gjaqeve, u bë një lëvizje mbarëkombëtare. Filluan për herë të parë në shkurt të vitit 1990 në Lumbardhë të Deçanit me pajtimin e gjaqeve në emër të lirisë e demokracisë dhe në emër të popullit për të falur gjakun. Kjo, natyrisht, nuk ishte e lehtë, pasi në kulturën shqiptare bëhej si një lloj detyrimi ndaj familjes për të marrë hakun ndaj atij që ju kishte vrarë anëtarin e familjes, prandaj që dikush të falte dikë që i’a kishte vrarë dikë në familje ishte shumë e vështirë. Jo rastësisht, në mesin e shumë fjalëve madhështore që tha Anton Çetta në tubimet për faljen e gjakut ishte edhe kjo: Me fal gjakun është burrni, me rujt gjakun e falun, ashtë ma zor se sa me fal.

Numri i faljeve të gjakut gjatë kësaj kohe ishte mjaft i madh, pasi Anton Çetta së bashku me grupin e tij kishin filluar të shkonin derë më derë për të biseduar me familjarët që kishin ndonjë anëtarë të vrarë, për të falur gjakun dhe se në tubimet e mbajtura në shumë vende, numri i njerëzve që shkonin ishte shumë i madh. Në një nga tubimet e mbajtura në Bubavec të Malishevës kishin shkuar rreth 100.000 njerëz,  për të parë duke u falur gjaku. Ajo që ishte e rëndësishme ishte se ai mohoi propagandën serbe që u përhap, sepse ata thonin se shqiptarët janë ekstremistë islamikë dhe se nuk i duan as të krishterët shqiptarë dhe se vrasin njëri-tjetrin për arsye fetare. Anton Çetta dëshmonte të kundërtën te populli shqiptar. Ai i takonte fesë katolike, dhe se numri i shqiptarëve të besimit islam ishte më i madh, andaj ai shkonte te shqiptarët myslimanë dhe se kjo nuk përbënte kurrë problem për të, pasi për shqiptarët kombi ishte më i rëndësishëm sesa feja. Në të njëjtin mision për pajtimin e gjaqeve iu bashkuan edhe Hoxhallarët dhe Priftërinjtë, ku nuk kishte rëndësi feja në këtë aspekt, por misioni për të mirën e shqiptarëve. Kjo lëvizje e pajtimit të gjakut rezulton në mbi 1200 gjaqe të falura. / Përgatiti Eduard Sopaj / KultPlus.com

Fjalimi i Anton Çettës për Pajtimin e Gjaqeve, momente emocionuese nga kjo nismë historike (VIDEO)

Më 2 shkurt 1990 me Anton Çettën në ballë në Kosovë nisi aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve, që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit, efektet e të cilit ndihen edhe sot.

Viti 1990 njihet si viti i bashkimit dhe i pajtimit të popullit shqiptar.

Ndërsa sot KultPlus ju sjell fjalimin që Anton Çetta e mbajti për faljen e gjaqeve dhe shumë momente të tjera tejet emocionuese nga kjo nismë historike. / KultPlus.com

Fjalimi i Anton Çettës për Pajtimin e Gjaqeve, kësaj nisme të fuqishme që mori përmasa të mëdha (VIDEO)

Më 2 shkurt 1990 me Anton Çettën në ballë në Kosovë nisi aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve, që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit, efektet e të cilit ndihen edhe sot.

Viti 1990 njihet si viti i bashkimit dhe i pajtimit të popullit shqiptar.

Ndërsa sot KultPlus ju sjell fjalimin që Anton Çetta e mbajti për faljen e gjaqeve. / KultPlus.com

33 vjet nga nisma për pajtimin e gjaqeve

Më 2 shkurt 1990 me Anton Çettën në ballë, në Kosovë nisi aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve, që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit, efektet e të cilit ndihen edhe sot.

Ky konsiderohet edhe si viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë.

Nuk kishte kaluar shumë kohë nga formimi i Lëvizjes Gjithëkombëtare si përgjigje Millosheviqit për vetë emërimin si kral i të gjithë serbëve në Fushë Kosovë, mbylljes së shkollave, helmimit, mbylljen e universitetit, gazetave e mjeteve tjera të informimit, zgjimi i vetëdijes kombëtare ishte i pa evitueshëm.

Kjo lëvizje u emërua si Lidhja Demokratike e Kosovës dhe se Kryetar u zgjodh dr.Ibrahim Rugova. Rugova kishte pranë vetes edhe njerëz të njohur si atdhetar. Askush nuk luftonte për bajraktarizëm por për atdheun.

Kjo rini e shëndoshë pa hezitim timonin e pajtimit ua dhuroi Prof. Anton Çettës dhe profesorëve tjerë nga Instituti Albanologjik, intelektualëve kudo që gjendeshin, akademikëve, punëtorëve e fshatarëve, aktivistëve nga mbar trojet tona etnike.

Njerëzit në atë kohë në krye me Prof. Anton Çettën, marshonin para qindra ekipe profesorësh, studentësh, aktivistësh, këngëtarësh e poetësh…pajtonin popullin, pajtonin ata që deri dje ishin armiq, për tu bërë miq e vëllezër. Heronjtë e këtij aksioni kombëtar, padyshim ishin ata që falnin.

Faleshin për hatrin e atdheut. Në këto tubime madhështore që organizoheshin anë e mbanë Kosovës e trojeve tjera etnike, si në Kaçanik e Lug të Drinit, Rrafsh të Dukagjinit e n´Verra të Llukës, në Shalë e në Karadak, në Llap, Drenicë e Gollak, në Has, Rekë, Podrime, Lapushë, Podgur e Rugovë, Rrafsh i Kosovës dhe kudo, e kudo në viset tjera, tregonte se për popullin tonë e atdheun kishte kris ora më e madhe e historisë sonë. Falje të gjaqeve vazhdojmë të kemi edhe tani. / KultPlus.com

Veprimtari Anton Çetta duke pajtuar shqiptarët dhe momenti emocionues kur një djalë i vogël falë gjakun e babait (VIDEO)

Anton Çetta njihet për rolin dhe kontributin e tij në faljen e gjaqeve, shkruan KultPlus.

Ai konsiderohet si njeriu që vuri paqe në mes shqiptarëve, duke bërë që të lënë hakmarrjen prapa dhe ti shtrijnë dorën njëri tjetrin, pavarësisht rrethanave. Në këtë video nga arkiva e RTK-së, shihet edhe një djalë rreth moshës 10 vjece duke falë gjakun e babait të tij.

Kurse vetë Çetta, shihet në këtë video duke shpjeguar se kur kishte filluar aksionin e pajtimit të gjaqeve, në dy ditët e para kishin arritur që të bindnin dy familje që të falnin gjakun dhe të marrin besë për dy muaj.

Kurse pas një aktiviteti të madh, Cetta thot se brenda një dite kanë arritë që vetëm nga Drenica të falen 100 gjaqe. Për më shumë shikojeni videon./ KultPlus.com

103 vjet nga lindja e Anton Çettës

Anton Çetta lindi në Gjakovë më 3 janar 1920 dhe vdiq në vitin 1995 në Prishtinë. Çetta ishte shkrimtar, profesor letërsie e patriot shqiptar, i njohur edhe për pajtimin e gjaqeve në Kosovë.

Ai mbaroi shkollën fillore në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tiranë dhe Korçë.

Studimet i mbaroi në Universitetin e Beogradit, ku diplomoi në gjuhë dhe kulturë romane. Për një kohë punoi si asistent në degën e gjuhës shqipe.

Nga viti 1960 deri më 1968 ai ligjëroi lëndët: Letërsia e vjetër shqiptare, Histori e letërsisë dhe Gjuhë latine në Universitetin e Prishtinës. Libri i parë iu botua më 1953 dhe deri në vitin 1987, Çetta botoi 16 libra me përmbledhje folklori nga të gjitha viset shqiptare të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Nga viti 1968 Anton Çetta ka qenë udhëheqës i Departamentit të Folklorit në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1990, profesor Çetta është zgjedhur kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve. Duke qenë se gjatë mbledhjes së folklorit kishte vizituar të gjitha viset shqiptare, ai kishte fituar respektin dhe dashurinë e popullit.

“Plaku i urtë”, siç i kishte dhënë epitetin populli, kishte arritur të pajtonte me mijëra familje të hasmuara dhe dukuria e keqe e gjakmarrjes pothuajse ishte zhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90.

Ndërsa, më 26 nëntor 2020, në 100 vjetorin e lindjes së Anton Çettës, dhe në 25 vjetorin e vdekjes së tij, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në organizim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Kosovës, është promovuar botimi i kompletit të veprave të veprimtarit, shkrimtarit, mbledhësit të folklorit shqiptar, profesor Anton Çettës.

Muaji nëntor me vendim të qeverisë ishte shpallur muaji i Anton Çettës. / KultPlus.com

Më 28 Nëntor bëhet përurimi i shtatores së Anton Çettës

Në kuadër të manifestimeve për shënimin e festës së 28 Nëntorit, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka njoftuar se do të bëhet përurimi i shtatores së profesorit dhe nismëtarit të Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve gjatë viteve ’90 në Kosovë, prof. Anton Çetta, shkruan KultPlus.

Përurimi bëhet më datë 28 Nëntor 2022, Ora: 11:00, në Kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, përpara Fakultetit Filologjik. / KultPlus.com

‘Shkon hana ni ditë për qef tu dielli edhe ja çon ni parë tesha bakshish’ 

Ishin kan vllaznue dielli e hana.

Shkon hana ni ditë për qef tu dielli edhe ja çon ni parë tesha bakshish. Dielli gzohet edhe e pret mirë. Mbas disa dite vjen dielli m’e pa hanën. S’i bjen kurgja. Hana i thotë:
Qysh u ba puna kshtu? Unë erdha e t’i pruna ni parë tesha bakshish, e ti s’um prune kurgja!
Dielli i tha:
Po ti kurrë njejtë s’po rrin: herë hiç, herë n’ngjysë, herë e plotë e nuk dita qysh me t’i pre teshat, për qata s’t’i pruna.

Marrë nga: Anton Çetta, “Prozë popullore nga Drenica”, Prishtinë, 1963. / KultPlus.com

Anton Çetta: Me fal gjakun është burrni, me rujt gjakun e falun, ashtë ma zor se sa me fal

Pasi serbët kishin filluar të vrisnin shqiptarët në Kosovë në vitet e 90-ta, ata njëkohësisht nuk pranonin që vrasjet po i bënin vetë, madje filluan të fajësojnë shqiptarët që kinse po vrisnin njëri-tjetrin për hakmarrje, pasi sipas tyre në kulturën shqiptare, marrja e gjakut është traditë. Ata filluan me këtë lloj politike dhe i armiqësuan shqiptarët mes vete, duke i shtyrë të hakmerreshin ndaj njëri-tjetrit, pasi kjo u konvenonte serbëve që shqiptarët të vriteshin mes tyre, dhe të justifikonin vrasjet e tyre duke ua lënë fajin shqiptarëve.

Në këtë mënyrë, shqiptarët të paraqiteshin para botës me një formë sa më të keqe, kinse janë njerëz primitivë që ende vrasin njëri-tjetrin. Kultura e gjakmarrjes te shqiptarët thuhet se ka ardhur nga të huajt që ua kanë sjellë shqiptarëve kur i pushtuan. Edhe Kanuni i shkruar nga Lek Dukagjini flet për gjakmarrje dhe se ai i nxiste shqiptarët të merrnin gjak. Sipas ligjeve të shkruara në kanun, shqiptarët për një kohë kishin funksionar sipas atyre rregullave dhe kjo u kishte sjellë shumë dëme, si gjakmarrjen, shtypjen e grave e të tjera.

Shqiptarët filluan t’ia falnin gjakun njëri-tjetrit dhe të ndalonin gjakmarrjen, pasi Kosova ishte në kohë të vështira dhe ishte koha e duhur për t’u bashkuar dhe për t’i ndaluar serbët që të përfitonin nga këto konflikte për përfitimet e tyre. Prandaj, do të ishte në kohën e duhur dhe vendim i mirë që dikush të merrte iniciativën për të filluar misionin e pajtimit të gjaqeve, dhe pikërisht këtë e bëri Rinia e Kosovës, e cila filloi këtë mision, në të cilin iu bashkua Anton Çetta dhe Zekiria Cana. Fillimi i kësaj lëvizje të pajtimit të gjaqeve, u bë një lëvizje mbarëkombëtare. Filluan për herë të parë në shkurt të vitit 1990 në Lumbardhë të Deçanit me pajtimin e gjaqeve në emër të lirisë e demokracisë dhe në emër të popullit për të falur gjakun. Kjo, natyrisht, nuk ishte e lehtë, pasi në kulturën shqiptare bëhej si një lloj detyrimi ndaj familjes për të marrë hakun ndaj atij që ju kishte vrarë anëtarin e familjes, prandaj që dikush të falte dikë që i’a kishte vrarë dikë në familje ishte shumë e vështirë. Jo rastësisht, në mesin e shumë fjalëve madhështore që tha Anton Çetta në tubimet për faljen e gjakut ishte edhe kjo: Me fal gjakun është burrni, me rujt gjakun e falun, ashtë ma zor se sa me fal.

Numri i faljeve të gjakut gjatë kësaj kohe ishte mjaft i madh, pasi Anton Çetta së bashku me grupin e tij kishin filluar të shkonin derë më derë për të biseduar me familjarët që kishin ndonjë anëtarë të vrarë, për të falur gjakun dhe se në tubimet e mbajtura në shumë vende, numri i njerëzve që shkonin ishte shumë i madh. Në një nga tubimet e mbajtura në Bubavec të Malishevës kishin shkuar rreth 100.000 njerëz,  për të parë duke u falur gjaku. Ajo që ishte e rëndësishme ishte se ai mohoi propagandën serbe që u përhap, sepse ata thonin se shqiptarët janë ekstremistë islamikë dhe se nuk i duan as të krishterët shqiptarë dhe se vrasin njëri-tjetrin për arsye fetare. Anton Çetta dëshmonte të kundërtën te populli shqiptar. Ai i takonte fesë katolike, dhe se numri i shqiptarëve të besimit islam ishte më i madh, andaj ai shkonte te shqiptarët myslimanë dhe se kjo nuk përbënte kurrë problem për të, pasi për shqiptarët kombi ishte më i rëndësishëm sesa feja. Në të njëjtin mision për pajtimin e gjaqeve iu bashkuan edhe Hoxhallarët dhe Priftërinjtë, ku nuk kishte rëndësi feja në këtë aspekt, por misioni për të mirën e shqiptarëve. Kjo lëvizje e pajtimit të gjakut rezulton në mbi 1200 gjaqe të falura. / Përgatiti Eduard Sopaj / KultPlus.com

‘Ishin kan vllaznue dielli e hana’

Ishin kan vllaznue dielli e hana.

Shkon hana ni ditë për qef tu dielli edhe ja çon ni parë tesha bakshish. Dielli gzohet edhe e pret mirë. Mbas disa dite vjen dielli m’e pa hanën. S’i bjen kurgja. Hana i thotë:
Qysh u ba puna kshtu? Unë erdha e t’i pruna ni parë tesha bakshish, e ti s’um prune kurgja!
Dielli i tha:
Po ti kurrë njejtë s’po rrin: herë hiç, herë n’ngjysë, herë e plotë e nuk dita qysh me t’i pre teshat, për qata s’t’i pruna.

Marrë nga: Anton Çetta, “Prozë popullore nga Drenica”, Prishtinë, 1963. / KultPlus.com

Pajtimi i Gjaqeve në Kosovë, akti i solidaritetit me anë të fotografive

Pajtimi i Gjaqeve në Kosovë konsiderohet si një prej periudhave më të bardha të historisë shqiptare.

Hasmëritë disavjeçare morën fund me një procedurë të tillë ku u desh të përzihej dashuria, dhembshuria, solidariteti dhe mbijetesa.

Dikush fali gjakun e babait, dikush të të birit e dikush të vëllait. Shumë nga ata që falën, thonë se vepruan mirë që e ndërprenë hasmërinë, shkruan KultPlus.

Më 2 shkurt 1990 me nismën e Anton Çetës nisi në Kosovë aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit.

Ky konsiderohet edhe si viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë. / KultPlus.com

32 vjet nga nisma për pajtimin e gjaqeve

Më 2 shkurt 1990 me Anton Çettën në ballë në Kosovë nisi aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve, që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit, efektet e të cilit ndihen edhe sot.

Ky konsiderohet edhe si viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë.

Nuk kishte kaluar shumë kohë nga formimi i Lëvizjes Gjithëkombëtare si përgjigje Millosheviqit për vetë emërimin si kral i të gjithë serbëve në Fushë Kosovë, mbylljes së shkollave, helmimit, mbylljen e universitetit, gazetave e mjeteve tjera të informimit, zgjimi i vetëdijes kombëtare ishte i pa evitueshëm.

Kjo lëvizje u emërua si Lidhja Demokratike e Kosovës dhe se Kryetar u zgjodh dr.Ibrahim Rugova. Rugova kishte pranë vetes edhe njerëz të njohur si atdhetar. Askush nuk luftonte për bajraktarizëm por për atdheun, shkruan KosovaPress.

Kjo rini e shëndoshë pa hezitim timonin e pajtimit ua dhuroi Prof. Anton Çettës dhe profesorëve tjerë nga Instituti Albanologjik, intelektualëve kudo që gjendeshin, akademikëve, punëtorëve e fshatarëve, aktivistëve nga mbar trojet tona etnike.

Njerëzit në atë kohë në krye me Prof. Anton Çettën, marshonin para qindra ekipe profesorësh, studentësh, aktivistësh, këngëtarësh e poetësh…pajtonin popullin, pajtonin ata që deri dje ishin armiq, për tu bërë miq e vëllezër. Heronjtë e këtij aksioni kombëtar, padyshim ishin ata që falnin.

Faleshin për hatrin e atdheut. Në këto tubime madhështore që organizoheshin anë e mbanë Kosovës e trojeve tjera etnike, si në Kaçanik e Lug të Drinit, Rrafsh të Dukagjinit e n´Verra të Llukës, në Shalë e në Karadak, në Llap, Drenicë e Gollak, në Has, Rekë, Podrime, Lapushë, Podgur e Rugovë, Rrafsh i Kosovës dhe kudo, e kudo në viset tjera, tregonte se për popullin tonë e atdheun kishte kris ora më e madhe e historisë sonë. Falje të gjaqeve vazhdojmë të kemi edhe tani. / KultPlus.com

Kur Anton Çetta mblidhte mijëra njerëz në pajtimin e gjaqeve (VIDEO)

Humanisti me nam shqiptar, Anton Çetta do të mbahet mend kontibutin e tij të madh që e dha në pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve.

Në një video të publikuar thuhet se Çeta arriti të tubonte mbi një gjysëm milioni njerëz në një tubim, në Kuvendin e VERRAVE TË LLUKËS, në Llukë të Epërme të Komunës së Deçanit.

“Plaku i urtë”, siç i kishte dhënë epitetin populli, kishte arritur të pajtonte me mijëra familje të hasmuara dhe dukuria e keqe e gjakmarrjes pothuajse ishte zhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=dlmJbA5G2JA&feature=emb_title

Veprimtari Anton Çetta duke pajtuar shqiptarët, këtu mund të shihni se si një djalë i vogël falë gjakun e babait (VIDEO)

Anton Çetta njihet për rolin dhe kontributin e tij në faljen e gjaqeve, shkruan KultPlus.

Ai konsiderohet si njeriu që vuri paqe në mes shqiptarëve, duke bërë që të lënë hakmarrjen prapa dhe ti shtrijnë dorën njëri tjetrin, pavarësisht rrethanave. Në këtë video nga arkiva e RTK-së, shihet edhe një djalë rreth moshës 10 vjece duke falë gjakun e babait të tij.

Kurse vetë Çetta, shihet në këtë video duke shpjeguar se kur kishte filluar aksionin e pajtimit të gjaqeve, në dy ditët e para kishin arritur që të bindnin dy familje që të falnin gjakun dhe të marrin besë për dy muaj.

Kurse pas një aktiviteti të madh, Cetta thot se brenda një dite kanë arritë që vetëm nga Drenica të falen 100 gjaqe. Për më shumë shikojeni videon./ KultPlus.com

Anton Çetta: Populli shqiptar është i mirë dhe bujar, por është robëruar nga shumëkush

Anton Çetta, që konsiderohet si nderi i kombit, ka qenë dhe mbetet ndër figurat kryesore të rezistencës së shqiptarëve, ku në kohën më të vështirë për popullin kosovar, ai me iniciativën e tij arriti të pajtojë shumë familje, shkruan KultPlus.

Më poshtë KultPlus ju sjell një nga thëniet e njohura të tij, që flet për popullin shqiptar, për robërimin e traditën e popullit tonë.

Populli shqiptar është i mirë dhe bujar, por ka ra pre nën ndikimin e së keqes, është robëruar nga shumëkush dhe shumëçka, e ne, bijtë dhe bijat e tij, duhet ta “zgjojmë” nga kjo kllapi, ta lirojmë nga ky robërim dhe kushtëzim i traditës së keqe, e cila nuk është e jona, mbi të gjitha është shumë e dëmshme dhe vdekjeprurëse, sepse vëllain e shndërron në vrastar… / KultPlus.com

102 vjet nga lindja e veprimtarit Anton Çetta

Sot mbushen 102 vjet nga lindja e veprimtarit Anton Çetta.

Ai mbahet mend për urtësinë e tij që kishte, për punë e madhe që ka bërë në mbledhjen e folklorit shqiptar.

Por veprimtaria e tij më e madhe është në Lëvizjen e pajtimit të gjaqeve. Kjo lëvizje u zhvillua në fillim të viteve të 90-ta dhe arriti për një kohë të shkurtër të pajtojë hasmëritë mes shqiptarëve në Kosovë dhe trevat tjera shqiptare.

Kjo lëvizje e udhëhequr nga plaku i urtë, u përkrah nga studentët dhe intelektualët e kohës. / KultPlus.com

‘Ishin kan vllaznue dielli e hana’

Ishin kan vllaznue dielli e hana.

Shkon hana ni ditë për qef tu dielli edhe ja çon ni parë tesha bakshish. Dielli gzohet edhe e pret mirë. Mbas disa dite vjen dielli m’e pa hanën. S’i bjen kurgja. Hana i thotë:
Qysh u ba puna kshtu? Unë erdha e t’i pruna ni parë tesha bakshish, e ti s’um prune kurgja!
Dielli i tha:
Po ti kurrë njejtë s’po rrin: herë hiç, herë n’ngjysë, herë e plotë e nuk dita qysh me t’i pre teshat, për qata s’t’i pruna.

Marrë nga: Anton Çetta, “Prozë popullore nga Drenica”, Prishtinë, 1963. / KultPlus.com

SHPËRNDAJE ARTIKULLIN

Poezi për Anton Çettën

Poezi e shkruar nga Ramadan Mehmeti, dedikuar Anton Çettës.

Rrjedhin vitet,
Fëmijët lëshojnë shtat,
Ndërrime në qytet,
Ndërrime edhe në fshat.

Burrat plaken,
Vjen brezi i ri,
Hapen rrugë të reja
Për ardhmëri.

Secilin brez
E dashura gjyshe
E mban në prehër,
Por, pak më ndryshe.

Dhe pak më ndryshe
Pleqëron ai “plak”,
Antoni u kërkon shqiptarëve
Nga vëllai t’mos derdhet gjak!

(Anton Çetta, lindi në vitin 1920 në Gjakovë dhe vdiq në vitin 1995 në Prishtinë, ishte shkrimtar, profesor letërsie e patriot shqiptar, i njohur për pajtimin e gjaqeve në Kosovë)/ KultPlus.com

Agata dhe Donika Çetta, vajzat e Tates dhe arkivës së gjallë të folklorit

Arbër Selmani

Një arkivë e gjallë e folklorit shqiptar, i cili me dashurinë më të madhe e transmetonte këtë folklor në formë të përrallave, çdo natë para gjumit.

Donika Çetta kësisoj e përshkruan babain e saj, Anton Çettën.

Ne të gjithë e njohim një Anton Çetta prej librave, prej faljes së gjaqeve, prej dorështrëngimeve, prej rezonimit të mirësisë në fytyrën e tij, prej historive që prindërit tanë na kanë treguar për këtë burrë, prej fotografive bardh e zi dhe me ngjyra, prej momenteve kur familjet gjejnë paqe.[1] Të tjerët e kanë takuar rastësisht, disa në ëndrra, të tjerë në fushën e pajtimit.

Donika e njeh më mirë se ne, më ndryshe se ne, më mishërueshëm se ne këtë emër historik.

Donika Çetta dhe babai i saj, Anton Çetta

“Fëmijëria dhe vendlindja janë dashuritë që lëshojnë rrënjët më të thella në njeriun. Për këtë arsye ajo gjithnjë gjatë gjithë udhës që bën njeriu, e thërret në prehrin e vet” – thoshte babi. Ndërsa për mua, të rritesha krahas tij, fëmijëria ime ngjasonte në fytyrën e mëngjesit dhe shpirtin e përrallës” tregon Donika Çetta, vajza e Anton Çettës.

“Shpesh i kujtoj edhe ditët e kaluara me babin në liqenin e Batllavës meqë atje kishim një vikend shtëpizë. Babi e kishte hobi peshkimin ndërsa unë isha ndihmësja e tij pa të cilën nuk kishte fat në peshkim, më thoshte. Në të aguar, në mëngjesin e hershëm bëheshim gati për të shkuar në peshkim. Në avullin që lëshonte liqeni derisa i afroheshim vendit tonë të preferuar të peshkimit ,rrezet e para të agimit binin në fytyrat tona dhe na jepnin ngrohtësi dhe shpresë. Pasi vendosnim shkopinjtë e peshkimit fillonin këshillat dhe bisedat e këndshme babë e bijë që dinin të zgjasnin por ndonjëhere ndërpriteshin nga të dridhurat e tërheqja e shkopit që nënkuptonte se peshku kishte rënë në grep. Shpesh na bashkoheshin edhe fëmijët e fshatit dhe të tjerë, meqë s’kishte njeri që s’lakmonte që së paku një orë të jetës të ishte përkrah babit dhe të bisedonin me të” tregon Donika.

Është e vështirë ta ndërpresësh tregimin e Donikës, meqë ky tregim të merr me vete me të njëjtën mirësi që Anton Çetta edhe sot e reflekton ndër shqiptarët kudo.

Akademik, profesor, mbledhës i folklorit, patriot i njerëzishëm, dikur edhe deputet, Anton Çetta – i lindur në Gjakovë në vitin 1920, jetoi ditët e tij të fundit në vitin 1995 në Prishtinë.

Anton Çetta ka qenë edhe një baba shembull sipas të bijës së tij.

“Unë si fëmiu i parë i familjes isha shumë e lidhur me babin por kisha një përgjegjësi më të madhe dhe pritej shumë nga unë. Unë duhej të isha fëmiu model, me të gjitha epitetet më të mira që mund t’i ketë dikush edhe pse ai nuk na imponoi kurrë asgjë. Mundohesha që të marr sa më shumë nga ai, sa herë që kishte pak kohë unë i rrija në prehër dhe nuk i ndahesha meqë isha edhe pak çapkëne dhe kureshtare dhe doja të fitoja përgjigjet e mia, por ai nuk mërzitej me pyetjet e mia të pafundme dhe me durimin më të madh mi shpjegonte ato. Duke u rritur unë, me mua rriteshin edhe pikëpyetjet për situatat e ndryshme të krijuara që na i servonte jeta por unë e kisha përgjigjen për të gjitha meqë babi na pat thënë: “Çkado që të bëni në jetë ose përpara ndonjë vendimi të rëndësishëm vetëm mendoni – A do t’a kisha bërë sikur ta kisha babin këtu” Kjo thënie më përcolli gjatë gjithë jetës dhe më shërbeu si udhërrëfyes në çdo hap të jetës dhë në çdo vendim të rëndësishëm të saj” na shpjegon Donika, kur duhet të kujtojë raportin e saj me Anton Çettën e të gjithë shqiptarëve, të vetmin Anton Çettë të jetës së saj.

***

Zekeria Cana dhe Anton Çetta / Fotografuar ne Bogë, nga Gani Iberdemaj

“Desha t’u lija brezave që do të vinin artin, mençurinë dhe kulturën e popullit tonë të lashtë”
Anton Çetta
Libri i parë nga Anton Çetta, mes të tjerave edhe humanist, botohet në vitin 1953.

Mprehtësia e tij letrare vazhdon të rrjedhë me tekste të ndyshme, shumica prej tyre edhe për nevojat e shkollës shqipe dhe një katalizator për edukimin e gjeneratave të tëra shqiptare.

Rreth 20 libra me përmbledhje folklori dhe traditë gojore nga të gjitha trevat, janë bagazhi modest por jo i kompletuar i Anton Çettës. Shembull, “Prozë popullore nga Drenica” përmban plot folklor e traditë mbledhur prej Çettës.

“Njani shkoi me u rrue tu ni berber. Berberi e kish pase zakon m’u livdue shume. Kur e rruejti myshterine, filloi me i thane:
-Balla boll mire t’kam rrue, valla boll mire t’kam rrue. Myshteria edhe i nej gati e i tha:
– Valla edhe une boll mire t’kam nejt”

***

Agata Çetta, vajza tjetër e Anton Çettës, nuk përmbahet kur flet për madhështinë e këtij njeriu.

“Fëmijëria ime ka qenë e thjeshtë, mu sikur virtyti të cilin Tata ka tentuar gjithmonë të na e mësonte, thjeshtësia. Megjithatë, mes shkollës, lojërave dhe obligimeve tjera që unë kisha si fëmijë, kujtoj shumë qartë përrallat që ai na tregonte në “Odën e oxhakut”, vendin e tij dhe tonë të preferuar e të rregulluar me elemente dhe stoli tradicionale, ku Tata edhe kalonte shumicën e kohës duke punuar. Në netët kur na zinte gjumi nën zhumrën e makinës së shkrimit, unë nuk e kuptoja rëndësinë e madhe të punës së tij, por këtë gjë e kam kuptuar me kohë dhe kjo gjë më ka ndihmuar shumë në krijimin e personalitetit tim, shprehisë së punës dhe përkushtimit ndaj gjërave të rëndësishme në jetë” tregon Agata, e cila e quan Tata – plakun e urtë Anton.

“Gjithmonë unë dhe motra e kemi thirrë Tate. Më kujtohet që në vegjëli shoqëria më pyeste pse e thirri Tate e jo Babë, dhe iu pata thënë që edhe Tata e ka thirrë njëjtë gjyshin, kështu që e kemi trashëguar”.

Donika Çetta dhe Agata Çetta

“Kur ka lindë motra ime e madhe, Tata ia ka ngjitë emrin Donika, dihet sipas bashkëshortes së Skënderbeut. Kur kanë ardhë për vizitë të afërmit në shtëpi, tezja e Tatës e ka pyetur: “Anton, si ia ngjite vajzës emrin?”, Tata i thotë Donika. Po si Anton nuk ia ngjite në emër të nanës? Tata përgjigjet: Kur të lindë e dyta ia ngjes. Dhe menjehere tezja reagon, jo të dytin fëmijë e dojmë djalë. Tata vetëm qeshë. Ky është tregimi i emrit tim” tregon Agata.

***

Të rrijmë pak te Anton Çetta.

Rreth viteve 1945-46 ai punoi në Gjimnazin e Prizrenit, duke qenë edhe anëtar i Shoqërisë Kulturore-Artistike “Agimi”, më vonë edhe kryetar i saj. Në Serbi shkon për tu regjistruar në Degën e Gjuhës Frënge. Atje emërohet asistent në Seminarin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, që funksiononte në kuadër të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Beogradit. Në këtë detyrë punoi dhjetë vjet. Dy-tre vjet më vonë (1952-1953) së bashku me shefin e atëhershëm të Seminarit Shqiptar Vojislav Dançetoviq dhe me Kadri Halimin, etnograf, përgatiti në tri vëllime këngët më të njohura popullore të mbledhura në Kosovë dhe në Dukagjin. Meqenëse në ato vëllime kishte botuar edhe këngë popullore për Spiro Kapedanin e Ramë Bllacën, pushteti serb iu kërcënua Antonit me burgosje, e kjo e shtyri ta braktisë Beogradin dhe të kthehet në Prishtinë, në vitin 1961, kohë kjo kur edhe në Prishtinë u hap Fakulteti Filozofik. Në këtë fakultet ai emërohet mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe, ku ligjëron lëndën e letërsisë së vjetër.[2]

https://youtube.com/watch?v=6N7yum7nqT4%3Ffeature%3Doembed

Dom Lush Gjergji, në një intervistë të tijën, e quan Çettën kirurg shpirtëror të shqiptarëve.

“Antoni ishte njeri i provanisë së Zotit. Ai me hulumtimet që i bëri rreth thesarit popullit, rreth frazeologjisë, rreth kulturës dhe qytetërimit, 20 vjet, ishte një lloj përgatitjeje për veprën e tij hyjnore, sepse kudo që shkonim me bacën Anton, kishte njerëz që ai i njihte. Madje ishte legjendare kur shkonim para tridhjetë, katërdhjetë vjetëve, kam qenë në këtë shtëpi dhe më kujtohet atë natë kur kemi biseduar për kulturën, për traditën, për popullin shqiptar, dhe ka lindur një fëmijë. Madje i kujtohej edhe emri i njeriut tri-katërdhjetëvjeçar, dhe ai thoshte: baca Anton ai jam unë. Prandaj krijonte një atmosferë unike. Para Anton Çettës ka qenë shumë e vështirë të thuash jo”. [3]

***

“Duhet të jemi trima të urtë. Kombi shqiptar kurrë nuk ka qenë më unik, pas këtij bashkimi kombëtar nuk ka fuqi që mund ta gjunjëzojë këtë popull”
                                                                                                             Anton Çetta

Donika tregon se ishte privilegj që ajo dhe motra e saj patën një baba të tillë, por gjithashtu ishte edhe një barrë mbi supet e tyre, barrë që rëndohej në periudha të ndryshme të zhvillimit të tyre.

Si të vogla, motrat ishin ‘vajzat e profesorit’, ndërsa si adoleshente nënkuptonte edhe një kufizim të dëshirave të kohës, siç shprehet Donika.

Donika Çetta me prindërit

“Pavarësisht asaj ne nuk u fshehem nën hijen babit por u përballëm me sfidat dhe hallet e ndryshme. Kështu mësuam që të jemi më stoike dhe më të guximshme dhe mos të jenë problemi i parë hallet tona, por të na karakterizojë durimi, urtësia, qëndresa dhe guximi” vazhdon Donika.

Njëjtë si Donika, edhe Agata thotë se ka qenë barrë e mirë fakti që familjarët e Antonit gjithmonë kanë tentuar të gjejnë rrugën e drejtë të jetës.

“Më shumë se barrë e mirë, kjo për ne ka qenë kënaqësi. Mirënjohja për veprat e tij dhe respekti të cilin ai e ka gëzuar dhe e gëzon akoma ndër njerëz dhe fakti që ne ballafaqohemi pothuajse çdo ditë me njerëz tek të cilët Tata ka pasë ndikim në çfarëdo forme, neve na bënë shumë krenare dhe na ndihmon ta mbajmë dhe ta përcjellim tutje këtë përgjegjësi edhe te fëmijët tanë” shprehet Agata, sot një artiste e cila jo shumë kohë më parë hapi një ekspozitë në Mynih me 13 grafika të teknikës akuatintë dhe 11 pjata nga argjila në kombinim me filigran, që është një ndër artizanatet më të dalluara shqiptare.

Agata, pra, ka qenë edhe emri i nënës së Anton Çettës. Lazër Çetta ka qenë babai i Antonit. Ky i fundit ka qenë dekoruar nga presidenti francez me medaljen “Officier d’Académie” e akorduar në vitin 1928. Poashtu në vitin 1934 dekorohet për herë të dytë nga shteti francez me medaljen “Kalorës i Legjionit të Nderit (Chevalier de la Légion d’Honneur)”.

Nga kjo familje vjen edhe Beniamin Çetta. Beniamin Çetta u lind në Tiranë në marsin e vitit 1937. I atij, Lazër Çetta pati mundësi të merrte kulturë dhe arsim perëndimor dhe u bë profesor i gjuhës frënge në një gjimnaz në Tiranë si dhe drejtor i drejtorisë së të drejtave të studimit në Ministrinë e Arsimit. Djali i madh i familjes, Antoni përfundoi Liceun e Korçës, ndërsa Beniamini do të studiojë për Mjekësi. [4]

***

Donika e Agata edhe sot i kthehen shkrimeve të Anton Çettës, duke reflektuar mbi intelektin e tij.

“Sa herë që lexoj shkrimet e babit kthehem në retrospektivë dhe udhëtoj me të në botën e tij paqësore, të bukur, të pasur, të qeshur me plot dashuri dhe urtësi. Shpesh në ato shkrime e gjej edhe përditshmërinë tonë duke gjetur përgjigjet për sot dhe për nesër. Po e veçoj një tregim që edhe pse i shkruar shumë vite më parë aq bukur e përshkruan situatën tonë momentale në vend:

Kishte qenë një djalë që i kishin bërë magji dhe qe shndërruar në gjarpër. Po ishte djalë i një babai të mirë. Kur hyri në moshën e pjekurisë i tha babait: “Baba, martomë”. Po si të martoj, more bir? Babai i shkretë, për të mos ia prishur qefin dhe mendoi se do të ishte një formalitet vajti dhe iu kërkoi vajzën, siç është zakon tek ne, një miku në katund. “Po ta kërkoj vajzën, në emër të zotit”, i tha. Po si ta jap për djalin gjarpër? – i tha ky. Vajza, që ndodhej prapa derës e dëgjonte dhe i tha babait që ta jepte, sepse kërkesa ishte në emer të zotit. Dhe, kështu babai ia dha. Kur do të shkonte kjo vajza nuse u këshillua me një grua plakë të mençur “Si të sillem me këtë gjarpër?”, e pyeti plakën e mençur. “Bijë e nënës, i tha kjo, vishi 7 këmisha. Kur të hysh në dhomë dhe të urdhëroi gjarpri “Hiqe këmishën” ti, do t’i thuash “Hiqe një lëkurë”. Dhe, kështu vazhdo “hiq një këmishë, e hiq një lëkurë”, deri sa të zhvishen shtatë këmishat e shtatë lëkurat. Kur i zhveshën këto, pastaj, dolën dy krijesa të mrekullueshme. Djali u lirua nga magjia, ndërsa vajza u bë një nuse shumë e bukur

Agata Çetta dhe Anton Çetta

Kështu njerëzit tanë duhet të zhvishen një herë e përgjithmonë nga mllefet ndërsa partitë shqiptare duhet të lirohen nga mëritë në mes vete. Nëse nuk çlirohemi nga këto brenga dhe antagonizma, nga këto të këqia, në rast se do të vazhdojmë me intriga ndaj njëri –tjetrit procesi i zhvillimit të vendit tonë do të jetë shumë i ngadaltë” tregon Donika Çetta.

“Kohëve të fundit, pasi që isha pjesëmarrëse në përgatitjen e kompletit të veprave të Tatës, më është dhënë mundësia më shumë të lexoj rreth veprimtarisë së tij nga të tjerët por gjithashtu edhe krijimtarinë e tij. Jam ndjerë shumë mirë, por njëkohësisht me një barrë të madhe. Gjatë përgatitjes e kemi përfshirë edhe arkivin familjar, me material shumë të pasur për popullin, që do të kenë rastin t’i lexojnë kur të botohet” na thotë Agata.

Agata mban mend kujtime me antropologun Anton Çetta, njeriun meritor edhe për themelimin e Institutit Albanologjik, deri në moshën 10 vjeçare. Prej kur ka nisur aksioni për pajtimin e gjaqeve, në vitin 1990, Tata i Agatas ka qenë i tëri i përkushtuar në këtë proces.

“Kalonim pak kohë bashkë. Gjatë javës shume rrallë shiheshim. Nga ajo moshë, pjesën më të madhe të kohës, për neve është përkujdesë mama. Përveç nesh, edhe për shtëpi e për njerëzit që kishin nevojë e vinin te ne. Tash kur i kujtoj fjalët e tij, i kam edhe më të qarta mesazhet që m’i ka dhënë. Ka shumë por njëra më është ngulitë: Kur Gjyshi e ka përcjellë Taten për në Liceun e Korçës, institucioni më i rëndësishem edukativ i asaj kohe, i ka thënë: “Anton, çkado që bën, çfarëdo vendimi që merr, mendo, a do t’veproje njëjt po ta kishe Tatën afër. Këtë këshillë Tata e ka përcjellë edhe te unë dhe motra” tregon Agata, që veç e përsëritë Donikën në këtë pikë.

***

“Kultura e popullit nuk është si një tempull antik grek që mbështetet në shtatë – tetë shtylla, por kala e ngritur nga mija gurë, ku kujtoj se edhe unë kam vënë gurë, sado të vogël”
                                                                                                            Anton Çetta

Herë të vajzat e tij e herë të Anton Çetta, është aspak e lehtë të shkruash për këtë figurë e cila mundësoi pajtimin e rreth 1200 gjaqeve e 600 plagosjeve, mospajtimeve mes shqiptarëve, problemeve kryesisht me gjakmarrje mes familjeve që ishin ngujuar për vite.

Nga arkivi familjar, Agata Çetta dhe Anton Çetta

Profesor Antoni së bashku me Esad Mekulin, Mark Krasniqin, Hivzi Sulejmanin, Idriz Ajetin, Kadri Halimin, Skender Rizajn e disa të tjerë përbenin brezin e parë, brezin e artë të intelektualëve shqiptarë të Kosovës që e bartën barrën më të rëndë për ta arsimuar, edukuar, emancipuar popullin e Kosovës, duke u bërë kështu edhe bartës të zhvillimeve të jetës kulturore, artistike e shkencore të Kosovës. [5]

“Mua gjithmonë tek miqtë më prezentonte si sugaresha e tij, dhe kur shëtisnim ma vendoste dorën mbi supe. Kur e takonim dikë, iu thoshte: Sugaresha ime më ndihmon të eci se mbështetëm në të. Unë fluturoja nga gëzimi. Gjithmonë nëpërmjet ndonjë tregimi apo ilustrimi na jepte këshilla” tregon Agata.

Donikës i pëlqen sidomos përmbledhja “Në prehër të gjyshes”, kur duhet të përzgjedhë diçka nga krijimtaria e Anton Çettës. Në këtë vepër përfshihen vjersha apo poemtha të frymëzuara nga krijimtaria jonë popullore. Përmes tyre arrihet efekti edukativ, sepse u rekomandohet fëmijëve rruga e drejtë, forcimi i virtyteve më të larta e më të mira dhe luftimi I veseve të këqia.

“Këto vjersha në formë të gojëdhënave, legjendave e përrallave gjithmonë më kanë bartur në botën imagjinative e magjepse e këtë efekt e ka edhe më fëmijët e mi kur ju lexoj para gjumit. Fëmijët janë krijesat më të dashura dhe na kënaqin me atë sinqeritet, naivitet dhe pafajsitë e tyre. Çdonjëri prej nesh do të dëshironte të fitojë simpatinë e tyre me ndonjë vjershë, tregim apo prozë didaktike e kështu të kontribuonte sadopak edhe në edukimin e tyre etik, estetik e kulturor, e mendoj që babi e ka arritur mjaft mire këtë sidomos me veprën e tij “Në prehër të gjyshes” e cila është lexuar brez pas brezi” vazhdon Donika.

“Thuhet se në momentet më të vështira popujt e mëdhenj nxjerrin nga gjiri i vet bijtë dhe bijat më të mira për të udhëhequr drejt lirisë dhe shpëtimit. Kjo i ndodhi dhe popullit shqiptar vite më parë nën udhëheqjen e babit, studenteve dhe miqëve te tij kur filloi pajtimi kombëtar shqiptar. Shtrirja dhe jehona e këtij pajtimi gjithkombëtar tregoi si kurrë më parë se pushtuesi nuk do të mund të ushqehej në gjakun e shqiptarve përmes nxitjes së hakmarrjes dhe mërive vëllavrasëse. Ishte koha ku ashtu sipas traditës të të parëve tanë të lashtë populli shqiptar Kosovën e ktheu në një kuvend të besës, trimërisë dhe mençurisë. Ky popull i përvuajtur duke shtrirë dorën e pajtimit filloi shërimin shpirtëror kombëtar duke shtruar kështu rrugën dhe duke parapërgatitur këtë rini dhe këtë popull për të shkruar faqet më të ndritura të historisë tonë dhe për ta hapur udhën e çlirimit dhe shtetndërtimit të Kosovës” përfundon Donika.

***

Do ta përfundojmë me Anton Çettën, njeriun i cili ka nevojë të citohet në libra, të flitet për të në rrugë, të ketë shtatore e bust për të, të ketë kujtime të shkruara, të ketë përkujtimore e të ketë ceremoni që na e sjellin në kujtesë atë. Gjeneratat e reja duhet ta lexojnë, gjeneratat e vjetra duhet të reflektojnë, librat e historisë e antropologjisë duhet ta marrin si shembull në secilin kapitull. Shkrimtarët duhet të inspirohen prej tij, studiuesit duhet ta vazhdojnë rrugën me të njejtin zell studimor të Çettës. Vajzat e tij, megjithatë, do të mbesin gjithmonë vajzat e Anton Çettës, njeriut me zemër të madhe e të mirë./KultPlus.com

Kur Anton Çetta mblidhte mijëra njerëz në pajtimin e gjaqeve (VIDEO)

Humanisti me nam shqiptar, Anton Çetta do të mbahet mend kontibutin e tij të madh që e dha në pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve.

Në një video të publikuar së fundi në rrjetet sociale thuhet se Çeta arriti të tubonte mbi një gjysëm milioni njerëz në një tubim, në Kuvendin e VERRAVE TË LLUKËS, në Llukë të Epërme të Komunës së Deçanit,

“Plaku i urtë”, siç i kishte dhënë epitetin populli, kishte arritur të pajtonte me mijëra familje të hasmuara dhe dukuria e keqe e gjakmarrjes pothuajse ishte zhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90./ KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=dlmJbA5G2JA&t=1s

Kur Ali Podrimja vajtonte vdekjen e Anton Çettës

Vaji për të zonë

Anton Çettës

Mungon kodi
Shiriti i zi rreth Ylberit
Muri mungon në mes teje e Ujkut të Çalë

Për asgjë e kurrkushët
monedhë e shpuar Atdheu

Mungon liria jote
Udha e motshme e komitëve
Vrapi i atit të Gjergjelezalisë
Në hapësirën nevrike

Nëpër fjalë ngatërron Vdekja
se në pazar doli Atdheu

As për pesë para burrëria
Majë gishtërinjve
kush i pari ngritet 
të nëntëdhjetëenëntat i bën

Në mes gurëve të gjarpërinjëve
trupin Atdheut ia ha litari

a e qitën në dyzen, po pikën Kullës
Në besë e pren Mjeshtrin

Zogut magjik nga mugëtirat e dheut e fjalëve
ia mbledhim puplat
nën frëngji të përgjumura

Për të zonë
se ç’vajton kënga o i madhi Zot.

Ulpianë, shtator, 1997 / KultPlus.com

‘Ftyra nuk lahet me pare’

(Llaushë, Drenicë)

N’kohë t’vjetra gjaku për ftyrë ish kanë katër lira; gjaku i burrit dymdhetë lira e varra sakat gjashtë lira.

Shkon njani tu ni plak edhe e dvet:
– Qysh bâhet kjo punë qi varra i ka gjashtë lira e ftyra katër lira?
– Ftyra nuk lahet me pare, – ja kthei plaku. – Ai qi nuk don m’e hupë ftyrën e vet, për tâ âsht pishtoli. Ai qi nuk ka dert për ftyrë e do m’i marrë paret, boll i ka katër lira.

(Nga Folklori Ynë IV) / KultPlus.com

‘Ishin kan vllaznue dielli e hana’

Ishin kan vllaznue dielli e hana.

Shkon hana ni ditë për qef tu dielli edhe ja çon ni parë tesha bakshish. Dielli gzohet edhe e pret mirë. Mbas disa dite vjen dielli m’e pa hanën. S’i bjen kurgja. Hana i thotë:
Qysh u ba puna kshtu? Unë erdha e t’i pruna ni parë tesha bakshish, e ti s’um prune kurgja!
Dielli i tha:
Po ti kurrë njejtë s’po rrin: herë hiç, herë n’ngjysë, herë e plotë e nuk dita qysh me t’i pre teshat, për qata s’t’i pruna.

Marrë nga: Anton Çetta, “Prozë popullore nga Drenica”, Prishtinë, 1963. / KultPlus.com

Tubimi më i madh shqiptar i të gjitha kohërave, rreth 500 mijë shqiptarë te “Verat e Llukës” (VIDEO)

Tubim i përmasave epike, konsiderohet si tubimi më i madh shqiptar i të gjitha kohërave, ku rreth 500 mijë shqiptarë bashkohen në fushën e pajtimit.

Vlenë të përmendet se kjo ishte një nga periudhat kur vetëdija kombëtare ishte në nivelin më të lartë. Fushata e pajtimit të gjaqeve ishte një nga nismat më patriotike, që rezultoi me 1800 gjaqe të falura, dhe rreth 30 mijë ngatërresa të pajtuara.

Dhe një kontribut të madh pat dhënë figura e njohur shqiptare Anton Çetta, i cili me kontributin e tij ka arritë të vë paqe në shumë familje shqiptare./ KultPlus.com