136 vjet nga lindja e At Anton Harapit, i pushkatuar nga diktatura

At Anton Harapin, i pushkatuar nga regjimi komunist, lindi më 5 janar 1888 në Shkodër. Studioi për teologji dhe filozofi në Hungari e më pas filloi punë si meshtar në Grudë. Më 1910 jep mësim në Kolegjin e Fretënve, Shkodër. Më 1918-1919, shërben si famullitar në Malësinë e madhe. Gjatë viteve 1922-1924 ishte bashkëthemelues e drejtues i grupit atdhetar “Ora e Maleve”.

Punoi si mësues filozofie në gjimnazin “Illyricum” dhe më pas në vitin 1924 bëhet drejtor i tij. Në vitet 1930-1936 drejtoi revistën “Hylli i Dritës” dhe gjatë kësaj periudhe shkroi rreth 70 artikuj në revista të ndryshme, si dhe botoi disa libra.

Më 1940, u zgjodh anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare. Më 1943 u emërua anëtar i Këshillit të Lartë të Regjencës, ku qëndroi deri në fund të vitit 1944. U arrestua më 5 qershor 1945 e më pas më 20 shkurt 1946 u pushkatua nga diktatura. / KultPlus.com

‘Me Zotin i ndreqi punët vetë…’

Át Anton Harapi

DIFTOJSI

Me Zotin i ndreqi punët vetë…
Fenat i ka dá Zoti!
Fenat i ka dá Zoti.
Kush lén me hýll…
Kush âsht nafakprém e kush nafakmadh…
Zoti i a ka dá rriskun setcillit…
Nevoja nuk ká gjýgj!
Erz e shpírt!
Po t’ishte Zot… s’pat m’e lânë bâkeqin.
Nuk ká ardhë kush prej asajë jetë…
Goja llap, e shpina dap…
Ne e paç t’a presin… në mos e paç t’a njesin.
Edhe besimi do mârrë si të vijë….
Nuk jemi mâ në kohë të mjesme….
Fé e ré
…per bashkimin kombtár!
…në perparim e siper!
N’ emen të lirís…
Shka don me thanë gjith aj kundershtim kundra besimit në botë?… more dán se dishka â në thes, se nierzt as nuk janë të gjith të marrë, as të gjith të kqí!…
Kúr më permendë kush punë feje më bân me qeshë!…
… besojn pá e diejtë as vetë pse besojn!
Kush flet per besim, nuk m’idhnon, por më terbon. Nji nieri i kohës s’ká si e bán ket dhûnë!
S’ká Zot!
Nuk ká Zot…
Nuk ká Zot…
Nuk ká Zot!
Nierí s’ká shpírt!
Shpirti i nierit… fjalë n’erë.
Me dekë maron gjithshka…
Si të desim na, maron gjithshka…
Zoti s’merret me punë t’ona.
Shka nuk shoh vetë, nuk e xâ të vertetë…
Shka nuk shoh vetë, nuk e xâ besë…
Pá pá vetë me sŷ, nuk besoj…
Shka nuk e marr vesht vetë, nuk e besoj të vertetë…!
Shka nuk kuptoj, nuk kam si t’a besoj…
Thue pernjimend âsht shka besojm?… Un, a dij gjâ me sugurí a jo?…
Un… jam liberal. Nuk besoj.
Un… jam liberal.
Un nuk besoj…. Pse nuk m’a thotë mendja!
Un nuk besoj… due të m’a thotë mendja, e jo të m’a thonë tjerët.
Para se të besoj… due të pves vetin.
Fenat i ka dá Zoti. Të gjitha besimet janë të mira barabar.
Fenat i ka dá Zoti. Mjafton të mahet nji besim, çëfaredo…
Shka na duhet besimi?…
S’na duhet gjâ besimi…
Sod s’na duhet gjâ besimi…
Së na duhet gjâ besimi…
Mund të bâjmë edhe pá besim…
Së na duhet gjâ besim…
Per kohë të sodit… besimi s’ká shka i duhet kuj.
Un nuk besoj… me gjithkta e çoj mâ së miri.
Besim, punë per priftet…
Besim, punë fmísh!
Besimi… punë per grá…
Besimin… t’u a lamë grave
Besimi âsht per popullin e ultë…
Besimin t’a mbajë kush ká ngae…
Un besoj… n’at mdnyren t’ême.
Un besoj… si m’a thotë mendja… jam i lirë!
Un… e lus Zotin vetë!
Besimit, tashmâ i ká kalue koha… â vjetrue e dekë!
Un nuk besoj… e prá së jam as nieri as i keq as i pandershem.
Un nuk besoj… as gjenë kush shka me thanë të keq per mue.
Edhe pá besim, mund të jemi sikush!
Edhe pá besim, mund të jemi të mirë e të ndershem.
Besimi i êm âsht m’u bâ mirë tjerve.
Sá per besim… un ndjeki religionin e natyrshem.
Nuk âsht nevoja të besojm… mjafton arsyja!
Un nuk besoj… Dro po jânë mâ të mirë ata qi besojn?…
Un nuk besoj… Dro po jânë mâ të mirë ata qi besojn?
Teper randsí i ep besimi asajë jete…
Besimi nuk don me dijtë gjâ per punë e nevojë të kësajë jete
Kurse fetarët bâjnë njimí të zeza… pse të besoj un? / KultPus.com

Epidemia e kolerës së vitit 1916 në Grudë të Malsisë së Madhe në rrëfimin e Atë Anton Harapit

Tek libri ‘Andrra e Prêtashit’, i botuem në Romë në vitin 1959 prej sivllaut të tij Danjel Gjeçaj, me shtypajt që Ernest Koliqi kishte marrë me vete në vitin 1943 prej Institutit të Studimeve Shqiptare, frati shirokas rrëfen nji episod të përjetimit të epidemisë së kolerës së vitit 1916 në Grudë të Malsisë së Madhe.R.SH. – Vatikan.

Epidemia e kolerës së vitit 1916 në rrëfimin e Atë Anton Harapit, nga Ardian Ndreca:

Tek libri Andrra e Prêtashit, i botuem në Romë në vitin 1959 prej sivllaut të tij Danjel Gjeçaj, me shtypajt që Ernest Koliqi kishte marrë me vete në vitin 1943 prej Institutit të Studimeve Shqiptare, frati shirokas rrëfen nji episod të përjetimit të epidemisë së kolerës së vitit 1916 në Grudë të Malsisë së Madhe.

Rrëfimi i tij ka vlerë si për me kuptue psikologjinë e malsorit që kur përhapen epidemi të atilla, ngujohet dhe s’pranon kurrsesi me rrezikue të tjerët, por edhe për me kuptue sensin e detyrës meshtarake që e çon Atë Anton Harapin me rrezikue vetveten, tue mos ngurrue me i ndejtë pranë pjestarëve të bashkësisë që janë prekë prej sëmundjes. Shtëpia e Lulashit në Pikale të Grudës asht izolue krejtsisht, aq sa edhe ujin ia çojnë fqinjët e ia lanë tek dera, vorfnia e skajshme ban të vetën, mungesa e çfarëdolloj ndihme mjeksore e randon gjendjen. Thirrjes së fratit “a don miq” i zoti i shtëpisë i përgjegjet se duhet të largohet sa ma parë prej andej se mund t’i “prâhet” (ngjitet) lëngata. Atëherë Patër Antoni, që e njeh mirë psikologjinë e malsorit, e prekë në telat e krenisë: “- Po si kështu, i thom, me t’u dhimbtë nji kafe e nji cingare duhan për Fratin?” dhe malsori ia pret: “Manà t’ishem shëndosh me rob, nuk pat me m’u dhimbët grimë as dashi i kumbonës, por mbasi Zoti, me këtë lëngatë më dau me gjith rob prej robnís tjetër, nuk ke çë bâ as ti ndër né, por nisu e shko, more zotní”. Edhe pse i pashkollë e i pashetitun, Lulashi ka nji respekt të thellë për jetën e tjetrit, sa vepron kundër rregullave të mikpritjes tue ia mbyllë derën.

Kuarantina për të ka nji kuptim të qartë: nëse jeta jeme ka humbë të paktën mos të rrezikoj bashkësinë! Çmimi i nji sakrifice të tillë asht i naltë, pse nuk ekziston asnji strukturë mbështetëse. Vendi asht në luftë, trupat austriake, siç shkruen Dr. Kadri Kërçiku tek nji monografi i mirënjohun e vitit 1962 rreth gjendjes së shëndetësisë në zonën e Shkodrës kishin ndërmarrë disa masa profilaktike, por vullneti i tyne i mirë nuk mbërrinte deri në majet e maleve shqiptare. Mbas ngulmimit të meshtarit, ma në fund Lulashi ia hapë derën dhe e grishë buzë votrës. Përshkrimi që Atë Anton Harapi i ban odës malsore asht ai i nji paradhome të ferrit dantesk: “Oda e tmerrshme prej vetit ishte mbushë me tym, sa me të qitë lotët prej syvet; kalamajt, të sëmuet, vikatshin sa ku mujshin, e âma, shtrî sa gjanë gjatë, mbulue me nji rubë të madhe, qi s’ishte as çarçaf as bataní, gulfa-gulfa qitëte vnér prej goje me të këputë shpirtin; në nji tjetër skaj të odës, nji burrë kund 40 vjeç, hapë kambë e krahë, ra në kokërr të shpinës, kishte qitë sytë kokërdhok, kah dyndë vneri, donte me e qitë, e s’ishte punë me shpërthye; atje mâ përtej prap nji djaloç i lám në vnér, gjimonte; afër kishte të motrën, e cila, zbé në fëtyrë e bâ verdhë si çapini, veç se nuk kishte dhanë shpirtin, se kishte dekë e shkue”. Mbasi frati kryen shartet e fesë përshëndetet me të zotin e shtëpisë në derë, e ky i fundit plot miradije i thotë: “T’a dijtë Zoti, more zotni, se sot m’a ke vjeftë gjysën e Pogdoricës … se edhe me më dekë robt, tash s’po ko’ dert kurr’i grimë, kaq m’asht ba zemra kotec për ketë punë”.

Ndjesia e solidaritetit që dikush ia tregon përtej çdo “conatus sese conservandi”, atij tensionit të ligjshëm që na shtyn me ruejt vetveten, ngushëllimi i fjalës së mirë, besimi se Zoti s’i ka lëshue doret, bajnë që malsorit t’i këndellet shpresa e lmekun. Mbas disa ditësh, vijon rrëfimin Atë Anton Harapi, Lulashi i vjen në derë me nji tas me qumësht në shenjë mirënjohjet, tashma kuarantina ishte hjekë prej shtëpisë së tij. Lulashi dhe njerëzit e tij e kanë marrë veten dhe asht ai vetë që spjegon gjendjen e randë shpirtnore në të cilën ishte ndodhë: “Kurr mâ ngusht nuk kjeçë se atë ditë, kur m’erdhe ti, e kurr mâ mirë se sot nuk kam kenë. Un për veti i pata xanë të shkuem e të mbaruem, as s’isha ma ngusht për ta se për salikime të tyne; droja se po më jesin mbi dhé, as s’po gjindet kush me m’ua ba vajin as gjamën… Kemi kërçikun e vogël, moré zotní, a jo për ma tepër, por erdha sa me të pá e me t’u falë nderës me nji cirkë tambël”.
Mirënjohja ma e thellë shprehet me pak qumësht, as vorfnia ma ekstreme nuk pengon kend me e shprehë këtë ndjenjë fisnike që hijeshon shpirtin njerëzor. Rreziku ka kalue, ajo që ka mbetë asht konfirmimi i mirënjohjes ndaj françeskanëve që s’e kanë braktisë kurrë popullin e vuejtun e të izoluem të maleve tona. Tek malsori krenar asht e gjallë edhe vetëdija se njeriu asht i pafuqishëm ndaj forcave të natyrës. Nji përvujtni e pazakontë për nji mendësi që jetën e barazon me nderin dhe humbjen e këtij e cilëson si diçka ma të keqe se vetë humbjen e jetës. Ajo që na ban përshtypje ende sot kur lexojmë këto faqe asht bindja dhe urtia e malësorit për me e pranue kuarantinën si mënyra e vetme për me i shpëtue lëngatës ngjitëse, edhe tue e dijtë se izolimi kur nuk ekzistojnë mjetet ma elementare të mbijetesës asht heroizëm dhe vetëmohim i skajshëm. Historia e epidemive, tue nisë prej përshkrimeve të Tukididit në luftën e Peloponezit në vitin 430 p.K. e deri më sot, na mëson se këto evente të kobshme e riformatojnë shoqnín njerzore, jo vetëm tue krijue për nji farë kohe imunitet, por tue i dhanë mundësinë me kuptue ma mirë se kush jemi dhe sa vlejmë! Kur njeriu e njeh njeriun nëpërmjet prizmit të frikës së nji pandemie, gjithçka që vjen mbrapa ndriçohet ndryshe, disa gjana zhvleftësohen, të tjera marrin vlerën e vërtetë.

Marrë nga e pёrjavshmja letrare kulturore ‘Ex Libris’,  21 MARS 2020. NUMËR 71. / KultPlus.com

135 vjet nga lindja e At Anton Harapit, i pushkatuar nga diktatura

At Anton Harapin, i pushkatuar nga regjimi komunist, lindi më 5 janar 1888 në Shkodër. Studioi për teologji dhe filozofi në Hungari e më pas filloi punë si meshtar në Grudë. Më 1910 jep mësim në Kolegjin e Fretënve, Shkodër. Më 1918-1919, shërben si famullitar në Malësinë e madhe. Gjatë viteve 1922-1924 ishte bashkëthemelues e drejtues i grupit atdhetar “Ora e Maleve”.

Punoi si mësues filozofie në gjimnazin “Illyricum” dhe më pas në vitin 1924 bëhet drejtor i tij. Në vitet 1930-1936 drejtoi revistën “Hylli i Dritës” dhe gjatë kësaj periudhe shkroi rreth 70 artikuj në revista të ndryshme, si dhe botoi disa libra.

Më 1940, u zgjodh anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare. Më 1943 u emërua anëtar i Këshillit të Lartë të Regjencës, ku qëndroi deri në fund të vitit 1944. U arrestua më 5 qershor 1945 e më pas më 20 shkurt 1946 u pushkatua nga diktatura. / KultPlus.com

Shqipnia e Patër Anton Harapit

Nue Oroshi

(Kujtesë historike më rastin e 135 vjetorit të lindjes se Patër Anton Harapit)

Lufta e njerëzisë me djallëzinë në trojet shqiptare nuk është një luftë personale në mes të  dy individëve por është një luftë e gjatë shekullore që po zgjatë edhe sot e kësaj dite tek ne shqiptarët. Shqipëria e Patër Anton Harapit ishte një Shqipëri ndryshe me atë që e kishin planifikuar klyshtë e Miskovit. Patër Anton Harapi e shihte Shqipërinë Evropiane dhe trojet shqiptare të bashkuara në një shtet të përbashkët ku i thuhej bukës – bukë e ujit – ujë. Frati atdhetar asnjëherë nuk hoqi dorë nga përpjekjet e ti atdhetare për një Shqipëri ndryshe pra,për një Shqipëri të shqiptarëve. Ai në jetën e ti sublime prej dritëjetës e deri të pushkatimi që i bënë klyshtë e Miskovit.Këta të mjerë i zbatonin urdhërat e komunistëve jugosllavë që ju kishin dhënë për shkatërrimin e klerit katolik në Shqipëri. Njëri ndër ato urdhëra ishte edhe ai i numrit dy të Beogradit Eduard Kardeli i cili në muajin tetor të vitit 1945 e porositë Enver Hoxhën: ´´Nëse do të mbajsh pushtetin në radhë të parë duhet të zhdukësh klerin katolik dhe krimineli Enver Hoxha ashtu bani e madje jo vetëm që e zhduki klerin katolik por i la edhe pa varre atdhetarët shqiptarë´´

      Patër Anton Harapi u lind në Shirokë më, 5 janar 1888 dhe u shkollua në Shkodër.Atij që në fëmijëri i rrinin në mendje vargjet e Filip Shirokës: ´´ Shko Dallëndyshe´´ vargje sa të dhimshme që Filipi i mërguar ju kushton prindërve të tij. Ai për tu pasuruar me dije vazhdon shkollimet në gjimnazet Françeskane në Meran dhe Hall të Tirolit, ku paiset dhe njihet me kulturën gjermanishtfolëse pa e lënë anash edhe kulturën e punës dhe këmbëngulësinë në realizimin e qëllimeve jetsore.Më pas vazhdoi studimet teologjike në Romë ku edhe u kompletua si intelektual por pa e harruar asnjëherë Shqipërinë e tij të dashur, Shqipërinë e Patër Anton Harapit, një Shqipëri etnike dhe demokratike, më një civilizim Evropian. Por këtë dije nuk e shpërndau nëpër vende të ndryshme të botës por u kthye në Shqiperi aty ku edhe e kishte filluar shtegtimin në marrjen e dritës së diturisë. Ai nga viti 1923 deri në vitin 1931 dha mësim në Shkodër dhe ishte edhe drejtor  i Kolegjit Françeskan. Nga shënimet e Enciklopedisë shqiptare ipen edhe këto të dhëna për Patër Anton Harapin:´´ Më 1910 kthehet në atdhe dhe shugurohet meshtar duke përmbushur kushtet e mbrame të Urdhrit Françeskan. Gjatë tetorit të vitit 1912 deri në prill 1913 kur Shkodra qe e rrethuar nga trupat malaziase e serbe, i përkushtohet shërbesave fetare dhe njerëzore në kishën “Zoja Rruzare” në Arrën e Madhe në Shkodër, ku ishte edhe Kuvendi Françeskan. Gjatë kohës së takimeve që i paraprinë pavarësisë së Shqipërisë kërkohet nga nëpunësit e Ministrisë së Jashtme të Perandorisë Austro-Hungareze si përkthyes gjatë bisedimeve që u zhvilluan mes kontit Berthold dhe Ismail Kemal bej Vlorës, në mungesë morën sivëllaun e tij françeskan P. David Pepën. Më 1916 në Dukagjin ra kolera, P. Antoni vajti si shërbetor pranë tyre, për t’i ngushëlluar dhe ndihmuar drejtpërdrejt nga ana profilaksike kundër kolerës. Dy vitet e fundme të Luftës së Parë Botërore e gjeti famullitar në Grudë të Malcís së Madhe. Organizon menjëherë tre bajrakët Hot, Grudë e Triepsh dhe ua uli parinë në Shkodër që t’i dorëzonin memorandumin e përgatitur nga ai vetë në vitin 1918, komandantit francez në Shkodër. Në bashkëpunim me Gurakuqin dhe Fishtën, hartoi peticionin e nënshkruar nga paria e 200 përfaqësuesve të tre bajrakëve të lartpërmendur, drejtuar përkatësisht Konferencës së PaqesParis, ministrave të Jashtëm të ShBA-së, Anglisë, Francës dhe Italisë. Në përkrahje të negociatave diplomatike, përfaqësuesit e Grudës, Hotit e Triepshit në Shkodër, organizuan demostratën te Ura e Maxharrit, duke brohoritur:

“Hot e Grudë ishin betue

Pa gjak malet mos me i l’shue…”

Dallimi në mes të Enciklopedisë shqiptare dhe asaj gjermane që flet për patër Anton Harapin është në faktin se Enciklopedia shqiptare nuk i jep emrat e atyre që morën vendimin për vrasjen dhe pushkatimin e Patër Antonit. E ata ishin gjygjtari i përgjithshëm Irakli Bozo dhe prokurori  Misto Treska. Ndërkohë që enciklopedia gjermane jep edhe një vlerësim shumë të madh për Patër Anton Harapin ku thotë: Harapi vleresohej shumë për patriotizmin dhe fuqinë e tij bindëse.Ai u vlersua shumë në mbarë Shqipërinë për thellësinë dhe elokuencën e leksioneve të tij dhe për erudicionin e tij në temat fetare.Kishte një tolerancë të madhe fetare dhe i respektonte religjionet tjera në Shqipëri. Është shumë interesant vlerësimi që bën Baronesha Godin për Patër Anton Harapin, ku fjalët e patër Anton Harapit të thëna para Gjykatës Komuniste ajo do ti boton në Kopertinën e librit Historik që kryekput do t’ja kushton Patër Anton Harapit:”Pushteti dhe forca janë të shkurtëra dhe kalimtare” -thoshte Pater Anton Harapi kundërshtar i Enver Hoxhës. Unë kam qenë dhe jam kundërshtari i juaj. Me qenë i lirë, gjithnjë isha angazhuar përsëri kundër jush, i kisha tubuar të tjerët që t´ju dëbojmë juve. Çka ju nevoiten dëshmitarët. Çka unë e kam bërë nuk e mohoj dhe nuk kam nevojë për mbrojtës.Unë e di se si ky proces do të përfundoi.Unë nuk kam frikë vdekjen dhe nuk pres ndonjë gjë tjetër nga ju. Turp dhe turp për mua do ishte mëshira e juaj, ç’nderim dhe turp është për mua hiri juaj. Unë nuk do të mbijetojë shëmbjen e Shqipërisë. Shqipërinë time të dashur, siç unë e kam planifikuar, siç unë e kam mbjellë dashurinë për atdheun. Ju jeni të korruptuar dhe të mashtruar përmes një mësimi të çmendur, që sot jeni plotësisht në shërbim të botës Sllave, që po ja bëni varrin atdheut tuaj. Për këtë çmenduri tuajën që jeni duke e bërë në shërbim të sllavizmit unë jam duke lotuar me lotë të përgjakur. ” (Pjesë nga procesi Gjygjësor kundër Pater Anton Harapit)Këto ishin fjalët përfundimtare të një njeriu dhe burri që jetën e tij ia kishte falur Shqipërisë, që si moto e kishte ta drejton Shqipërinë në një ardhmëri të lumtur, përfundon Baronesha Godin. Ajo gjithashtu në vepreën historike për veprën dhe jetën e Patër Anton Harapit, që në fillim thotë, se Patër Anton Harapi është pasardhësi i shkrimtarit të madh shqiptar Atë Gjergj Fishta. Ajo shkruan, se të gjithë e njohin Patër Anton Harapin prej Sarandës e deri në Shëngjin, prej Durrësit e deri në Pejë, ai ishte dy vite qeveritar Shtetëror i Qeverisë Shqiptare, derisa dha dorëheqje me ardhjen e komunistëve në pushtet. Ky liber është botuar në vitin 1963 nga shtëpia botuse Steyer Verlag, disa vite pasiqë kishte ndërruar jetë Baronesha Marie Amelie von Godin, dhe ka gjithsejt 207 faqe.

Veprimtaria Politike e Patër Anton Harapit

Pasi u zhbë zyrtarishtë bashkimi me Italinë atdhetarët shqiptarë hynë në veprim që sërish të shpallej Pavarsia e Shqipërisë. Patër Anton Harapi ishte krahu i djathtë i familjes së Kapidanit të Mirditës Gjon Marka Gjonit dhe tre djemve të ti Kapidan Mark Gjon Marku,Kapidan. Ndue Gjon Marku dhe Kapidan Llesh Gjon Marku. Ai pranoj që të jetë pjesë e Këshillit të lartë të Regjencës që ishte një Qeveri e Shqipërisë dhe që përbehej nga përfaqësuesit e katër komunieteve fetare. Për këtë në verën e vitin 1943 ja mbërrin ushtria gjermane e me të edhe një grup shqiptarësh nga Kosova në krye me atdhetarin Xhafër Devën. Kapidan dr Mark Gjon Marku duke e konsideruar faktin historik se gjermanët na kishin dhurue Kosovën e jo italianët, me shkue kundra tyre do të thoshte me mohue Kosovën. Më këtë bindje të thellë e te ndërgjegjshme vendos dhe shkon në Tiranë me ra në kontakt me komandën ushtarake gjermane e me të me shqyrtue probleme mjaft të nderlikueme të kohës. Atje në Tiranë është pritë me nderime dhe gjërmanet janë bindë se kishin të bëjnë më një përsonalitet politik të radhës se parë, prandaj caktuen një bashkëpunim reciprok duke i vënë në dispozicion një batalion luftëtarësh besnikë prej 350 mirditas, me kusht që mos me i përdor gjermanet në aksione të ndryshme ushtarake. Me atë batalion kapidan Mark Gjon Marku siguroi hapjen e KUVENDIT KUSHTETUES NË TIRANË në vitin 1943. Ky kuvend u hap më 23 tetor 1943 në ish-pallatin e ri Mbretëror, në rrugën Tiranë – Elbasan. Sipas rregullave të Kuvendit Kushtetues Kombëtare, në të cilën për herë të parë morën pjesë përfaqësues të zgjedhur të krahinave të ndryshme shqiptare jashtë kufinjëve të Shqipërisë, të shkëputura padrejtësisht nga shteti në vitin 1913, u zgjodh kryesia e përbërë nga Lef Nosi kryetar, kapidan dr Mark Gjon Marku nënkryetar dhe dr. Rexhep Krasniqi po ashtu nënkryetar. Me shkuarjen e Lef Nosit në Këshillin e Naltë të Rexhences, ku merrnin pjesë edhe Mehdi Frashëri, Patër Anton Harapi dhe Fuad Dibra dhe po të njejtën ditë që duhet të zgjidhej edhe atdhetari Idhomen Kosturi prej Korçës kryetar (atë e vranë pansllavisteët komunistë) ndërsa kapidan dr Mark Gjon Marku nga respekti qe kishte për Kosovën martire ja lëshoi vendin dr Rexhep Krasniqit që të bëhet Kryetar i Kuvendit Kombëtar Shqiptar.

Kuvendi Kushtetues Kombëtar, i cili u sigurua nga 350 mirditas të ardhur enkas për këtë ngjarje në Tiranë, mori këto vendime:

1.Anulimi i statusit që kishte kaluar Shqipëria gjatë okupacionit italian dhe Rishpallja e Pavarsisë Shtetërore Shqiptare.

2. Anulimi i kushtetutes dhe i të gjitha ligjeve te imponuara gjatë okupacionit dhe kthimin e statusit ligjor të pavarësisë.

3. Edhe për kundër pranisë se Ushtrisë Gjermane në tokat Shqiptare u bë shpallja e Neutralitetit Shqiptar.

4. Në mbështetje të kërkesës se njëzëshme të përfaqësisë legale të tokave shqiptare, me deputetë nga të gjitha vendet e robëruara dhe në një atmosferë të një entuziazmi të papërshkruar u bë shpallja e bashkimit në një shtet shqiptar.

5.Zgjedhja e Këshillit të Naltë të Rexhencës, si autoritet shtetror suprem, të përbërë prej patrioteve më të shquar të kohës : Mehdi Frashëri, Patër Anton Harapi , Lef Nosi dhe Fuad Dibra.

Këto vendime të Kuvendit Kushtetues Kombëtar defakto e kthyen Pavarsinë e Shqipërisë. Patër Anton Harapi pranoj që të jetë në katërshën e parë por asesi nuk pranoj që të jetë kryetar i Qeverisë për faktin siç deklaronte ai se nuk i nënshkruante vendimët në vdekje për shkak të veladonit të fratit Françeskan.Është për tu vlerësuar  se krahas Kapidan Mark Gjon Markut që nuk pranon ta lëshoj Shqipërinë por e vazhdon luftën antikomunsite një gjë të tillë e bënë edhe Patër Anton Harapi.

Pas humbjes së luftës Botërore nga ana e gjermanëve ata filluan tërheqjën edhe nga Shqipëria jo qe kishte ndonjë rezistencë në Shqiperi siç e kishin fallsifikuar komunistët por gjermanët tërhiqeshin për shkak të humbjes së Luftës së Dytë Botërore. Patër Antonit i afrohet nga Hermann Neubacher shumë seriozisht të largohej nga vendi ku edhe iu sigurua një vend në aeroplanin e tij, por atdhetari shqiptarë Patër Anton Harapi pasiqë e falënderoj mikun e ti  përgjegjej në këtë mënyrë :“Zoti më ka thirur që të jem këtu ku jam në vendin tim, po të ishte vullnet i Zotit unë do të vdes aty ku janë detyrat e mia si prift “.  

Kjo tregon se Patër Antoni më shumë e donte Shqipërinë se sa jetën e vet dhe ishte i lidhur me përkushtimin më të madh për një Shqipëri siç e kishte planifikuar Patër Anton Harapi dhe plejada e madhe e intelektualëve shqiptarë nacionalistë që kishin kryer studimet e tyre në shumë shtete të Evropës. Pas arrestimit që i bënë forcat komuniste partizane që përbeheshin nga komunsitët serb e shqiptarë më 14 shkurt të vitit 1946 At Anton Harapi së bashku me anëtarin e Këshillit te Rexhencës Lef Nosi dhe ish kryeministrin Maliq Bej Bushati u dënuan me vdekje nga Gjykata Ushtarake e Tiranës.Kjo Gjykatë që punonte me urdhërat e Beogradit drejtohej nga gjygjtari i pwrgjithshëm Irakli Bozo dhe nga prokurori Misto Treska . Dega e Gjykatës se Beogradit me seli në Tiranë i dënoi me pushkatim, dhe mbrenda të njejtës natë Patër Anton Harapi, Lef Nosi dhe Maliq Bushati u morën nga Qelia e Burgut nga skuadra e Pushkatimit dhe pasi u vranë barbarisht, u varrosën në një varr të pashënuar, në një vend te pazbuluar diku në periferi të Tiranës. Ata u lanë pa varrë siç u lanë edhe 47.300 shqiptarë anë e kënd trojeve etnike. Atdhetari që i dha çdo gjë Shqipërisë më në fund ia dha edhe jetën dhe si mori asgjë, vdiq siç vdesin atdhetarët shqiptarë duke u sakrifikuar për një Shqipëri Etnike dhe Demokratke. Shqipëria e Patër Anton Harapit është Shqiperia Evropiane por jo në kufijtë e cunguar të sotëm por Shqipëria Etnike dhe Demokratike. Këtë Shqipëri e ndërtuan Patër Antoni me shokë. Edhe sot e asaj dite është duke u zhvilluar një luftë në mes të dy rrymave politike asaj të Patër Anton Harapit për një Shqipëri etnike , demokratike dhe Evropiane dhe rrymës politike pansllaviste për një Shqipëri në gjirin e Serbisë dhe Rusisë.

E si përfundim të këtij shkrimi për njeriun eurudit autorin e Andrres se Pretashit dhe shumë veprave tjera, atdhetarit që tërë jetën ia kushtoji Shqipërisë do ta përmbyllë këtë shkrim me fjalët e ti të thëna me plot krenari para gjykatës ushtarake komuniste ku thotë: “ Unë kam qenë dhe jam kundërshtari i juaj. Me qenë i lirë, gjithnjë isha angazhuar përsëri kundër jush, i kisha tubuar të tjerët që tju dëbojmë juve. Çka ju nevoiten dëshmitarët. Çka unë e kam bërë nuk e mohoj dhe nuk kam nevojë për mbrojtës.Unë e di se si ky proces do të përfundoi.Unë nuk kam frikë vdekjën dhe nuk pres ndonjë gjë tjetër nga ju. Turp dhe turp për mua do ishte mëshira e juaj, ç’nderim dhe turp është për mua hiri juaj. Unë nuk do të mbijetojë shëmbjen e Shqipërisë. Shqipërinë time të dashur, siq unë e kam planifikuar, siç unë e kam mbjellë dashurinë për atdheun. Ju jeni të korruptuar dhe të mashtruar përmes një mësimi të çmendur, që sot jeni plotësisht në shërbim të botës Sllave, që po ja bëni varrin atdheut tuaj.” / KultPlus.com

76 vjet nga vdekja e Anton Harapit, atdhetarit dhe shkrimtarit të shquar shqiptar

76 vite më parë vdiq frati françeskan, filozofi, mësuesi, sociologu, mendimtari, shkrimtari dhe politikani shqiptar, Anton Harapi.

Ai lindi më 5 janar, 1888 në Shirokë të Shkodrës.

Shkollën fillore e kreu në kolegjin e jezuitëve.

Rezultatet e larta në shkollë i mundësuan të vijojë klasat e larta në Salzburg, e mandej në Shvaz të Tirolit të Austrisë. Studimet teologjike i kreu në Romë. Më 1910 kthehet në atdhe dhe shugurohet meshtar duke përmbushur kushtet e fundit të Urdhrit Françeskan. Gjatë tetorit të vitit 1912 deri në prill 1913 kur Shkodra qe e rrethuar nga trupat malazeze e serbe, i përkushtohet shërbesave fetare dhe njerëzore në kishën “Zoja Rruzare” në Arrën e Madhe në Shkodër, ku ishte edhe Kuvendi Françeskan.

Gjatë kohës së takimeve që i paraprinë pavarësisë së Shqipërisë kërkohet nga nëpunësit e Ministrisë së Jashtme të Perandorisë Austro-Hungareze si përkthyes gjatë bisedimeve që u zhvilluan mes kontit Berthold dhe Ismail Qemal bej Vlorës, në mungesë morën, David Pepën. Më 6 ose 8 qershor 1945 arrestohet dhe me vendim të datës 19 shkurt 1946 të Gjykatës speciale në Tiranë, Antoni Harapi është shpallur si kriminel lufte dhe armik i popullit. U dënua me pushkatim dhe u ekzekutua. Nuk dihet vendi ku iu varros trupi.

Atë Anton Harapi shkroi veprat “Andrra e Pretashit”, “Vlerë shpirtnore”, “Shqiptari dhe bota e tij” dhe “Valë mbi valë”. / KulPlus.com

‘Me Zotin i ndreqi punët vetë…’

Át Anton Harapi

DIFTOJSI

Me Zotin i ndreqi punët vetë…
Fenat i ka dá Zoti!
Fenat i ka dá Zoti.
Kush lén me hýll…
Kush âsht nafakprém e kush nafakmadh…
Zoti i a ka dá rriskun setcillit…
Nevoja nuk ká gjýgj!
Erz e shpírt!
Po t’ishte Zot… s’pat m’e lânë bâkeqin.
Nuk ká ardhë kush prej asajë jetë…
Goja llap, e shpina dap…
Ne e paç t’a presin… në mos e paç t’a njesin.
Edhe besimi do mârrë si të vijë….
Nuk jemi mâ në kohë të mjesme….
Fé e ré
…per bashkimin kombtár!
…në perparim e siper!
N’ emen të lirís…
Shka don me thanë gjith aj kundershtim kundra besimit në botë?… more dán se dishka â në thes, se nierzt as nuk janë të gjith të marrë, as të gjith të kqí!…
Kúr më permendë kush punë feje më bân me qeshë!…
… besojn pá e diejtë as vetë pse besojn!
Kush flet per besim, nuk m’idhnon, por më terbon. Nji nieri i kohës s’ká si e bán ket dhûnë!
S’ká Zot!
Nuk ká Zot…
Nuk ká Zot…
Nuk ká Zot!
Nierí s’ká shpírt!
Shpirti i nierit… fjalë n’erë.
Me dekë maron gjithshka…
Si të desim na, maron gjithshka…
Zoti s’merret me punë t’ona.
Shka nuk shoh vetë, nuk e xâ të vertetë…
Shka nuk shoh vetë, nuk e xâ besë…
Pá pá vetë me sŷ, nuk besoj…
Shka nuk e marr vesht vetë, nuk e besoj të vertetë…!
Shka nuk kuptoj, nuk kam si t’a besoj…
Thue pernjimend âsht shka besojm?… Un, a dij gjâ me sugurí a jo?…
Un… jam liberal. Nuk besoj.
Un… jam liberal.
Un nuk besoj…. Pse nuk m’a thotë mendja!
Un nuk besoj… due të m’a thotë mendja, e jo të m’a thonë tjerët.
Para se të besoj… due të pves vetin.
Fenat i ka dá Zoti. Të gjitha besimet janë të mira barabar.
Fenat i ka dá Zoti. Mjafton të mahet nji besim, çëfaredo…
Shka na duhet besimi?…
S’na duhet gjâ besimi…
Sod s’na duhet gjâ besimi…
Së na duhet gjâ besimi…
Mund të bâjmë edhe pá besim…
Së na duhet gjâ besim…
Per kohë të sodit… besimi s’ká shka i duhet kuj.
Un nuk besoj… me gjithkta e çoj mâ së miri.
Besim, punë per priftet…
Besim, punë fmísh!
Besimi… punë per grá…
Besimin… t’u a lamë grave
Besimi âsht per popullin e ultë…
Besimin t’a mbajë kush ká ngae…
Un besoj… n’at mdnyren t’ême.
Un besoj… si m’a thotë mendja… jam i lirë!
Un… e lus Zotin vetë!
Besimit, tashmâ i ká kalue koha… â vjetrue e dekë!
Un nuk besoj… e prá së jam as nieri as i keq as i pandershem.
Un nuk besoj… as gjenë kush shka me thanë të keq per mue.
Edhe pá besim, mund të jemi sikush!
Edhe pá besim, mund të jemi të mirë e të ndershem.
Besimi i êm âsht m’u bâ mirë tjerve.
Sá per besim… un ndjeki religionin e natyrshem.
Nuk âsht nevoja të besojm… mjafton arsyja!
Un nuk besoj… Dro po jânë mâ të mirë ata qi besojn?…
Un nuk besoj… Dro po jânë mâ të mirë ata qi besojn?
Teper randsí i ep besimi asajë jete…
Besimi nuk don me dijtë gjâ per punë e nevojë të kësajë jete
Kurse fetarët bâjnë njimí të zeza… pse të besoj un? / KultPlus.com

Përkujtohet At Anton Harapi, pushkatuar nga diktatura

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujtoi sot At Anton Harapin, pushkatuar nga regjimi komunist.

Ai lindi më 5 janar 1888 në Shkodër. Studioi për teologji dhe filozofi në Hungari e më pas filloi punë si meshtar në Grudë. Më 1910 jep mësim në Kolegjin e Fretënve, Shkodër. Më 1918-1919, shërben si famullitar në Malësinë e madhe. Gjatë viteve 1922-1924 ishte bashkëthemelues e drejtues i grupit atdhetar “Ora e Maleve”.

Punoi si mësues filozofie në gjimnazin “Illyricum” dhe më pas në vitin 1924 bëhet drejtor i tij. Në vitet 1930-1936 drejtoi revistën “Hylli i Dritës” dhe gjatë kësaj periudhe shkroi rreth 70 artikuj në revista të ndryshme, si dhe botoi disa libra.

Më 1940, u zgjodh anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare. Më 1943 u emërua anëtar i Këshillit të Lartë të Regjencës, ku qëndroi deri në fund të vitit 1944. U arrestua më 5 qershor 1945 e më pas më 20 shkurt 1946 u pushkatua. / KultPlus.com

Epidemia e kolerës së vitit 1916 në Grudë të Malsisë së Madhe në rrëfimin e Atë Anton Harapit

Tek libri ‘Andrra e Prêtashit’, i botuem në Romë në vitin 1959 prej sivllaut të tij Danjel Gjeçaj, me shtypajt që Ernest Koliqi kishte marrë me vete në vitin 1943 prej Institutit të Studimeve Shqiptare, frati shirokas rrëfen nji episod të përjetimit të epidemisë së kolerës së vitit 1916 në Grudë të Malsisë së Madhe.R.SH. – Vatikan.

Epidemia e kolerës së vitit 1916 në rrëfimin e Atë Anton Harapit, nga Ardian Ndreca:

Tek libri Andrra e Prêtashit, i botuem në Romë në vitin 1959 prej sivllaut të tij Danjel Gjeçaj, me shtypajt që Ernest Koliqi kishte marrë me vete në vitin 1943 prej Institutit të Studimeve Shqiptare, frati shirokas rrëfen nji episod të përjetimit të epidemisë së kolerës së vitit 1916 në Grudë të Malsisë së Madhe.

Rrëfimi i tij ka vlerë si për me kuptue psikologjinë e malsorit që kur përhapen epidemi të atilla, ngujohet dhe s’pranon kurrsesi me rrezikue të tjerët, por edhe për me kuptue sensin e detyrës meshtarake që e çon Atë Anton Harapin me rrezikue vetveten, tue mos ngurrue me i ndejtë pranë pjestarëve të bashkësisë që janë prekë prej sëmundjes. Shtëpia e Lulashit në Pikale të Grudës asht izolue krejtsisht, aq sa edhe ujin ia çojnë fqinjët e ia lanë tek dera, vorfnia e skajshme ban të vetën, mungesa e çfarëdolloj ndihme mjeksore e randon gjendjen. Thirrjes së fratit “a don miq” i zoti i shtëpisë i përgjegjet se duhet të largohet sa ma parë prej andej se mund t’i “prâhet” (ngjitet) lëngata. Atëherë Patër Antoni, që e njeh mirë psikologjinë e malsorit, e prekë në telat e krenisë: “- Po si kështu, i thom, me t’u dhimbtë nji kafe e nji cingare duhan për Fratin?” dhe malsori ia pret: “Manà t’ishem shëndosh me rob, nuk pat me m’u dhimbët grimë as dashi i kumbonës, por mbasi Zoti, me këtë lëngatë më dau me gjith rob prej robnís tjetër, nuk ke çë bâ as ti ndër né, por nisu e shko, more zotní”. Edhe pse i pashkollë e i pashetitun, Lulashi ka nji respekt të thellë për jetën e tjetrit, sa vepron kundër rregullave të mikpritjes tue ia mbyllë derën.

Kuarantina për të ka nji kuptim të qartë: nëse jeta jeme ka humbë të paktën mos të rrezikoj bashkësinë! Çmimi i nji sakrifice të tillë asht i naltë, pse nuk ekziston asnji strukturë mbështetëse. Vendi asht në luftë, trupat austriake, siç shkruen Dr. Kadri Kërçiku tek nji monografi i mirënjohun e vitit 1962 rreth gjendjes së shëndetësisë në zonën e Shkodrës kishin ndërmarrë disa masa profilaktike, por vullneti i tyne i mirë nuk mbërrinte deri në majet e maleve shqiptare. Mbas ngulmimit të meshtarit, ma në fund Lulashi ia hapë derën dhe e grishë buzë votrës. Përshkrimi që Atë Anton Harapi i ban odës malsore asht ai i nji paradhome të ferrit dantesk: “Oda e tmerrshme prej vetit ishte mbushë me tym, sa me të qitë lotët prej syvet; kalamajt, të sëmuet, vikatshin sa ku mujshin, e âma, shtrî sa gjanë gjatë, mbulue me nji rubë të madhe, qi s’ishte as çarçaf as bataní, gulfa-gulfa qitëte vnér prej goje me të këputë shpirtin; në nji tjetër skaj të odës, nji burrë kund 40 vjeç, hapë kambë e krahë, ra në kokërr të shpinës, kishte qitë sytë kokërdhok, kah dyndë vneri, donte me e qitë, e s’ishte punë me shpërthye; atje mâ përtej prap nji djaloç i lám në vnér, gjimonte; afër kishte të motrën, e cila, zbé në fëtyrë e bâ verdhë si çapini, veç se nuk kishte dhanë shpirtin, se kishte dekë e shkue”. Mbasi frati kryen shartet e fesë përshëndetet me të zotin e shtëpisë në derë, e ky i fundit plot miradije i thotë: “T’a dijtë Zoti, more zotni, se sot m’a ke vjeftë gjysën e Pogdoricës … se edhe me më dekë robt, tash s’po ko’ dert kurr’i grimë, kaq m’asht ba zemra kotec për ketë punë”.

Ndjesia e solidaritetit që dikush ia tregon përtej çdo “conatus sese conservandi”, atij tensionit të ligjshëm që na shtyn me ruejt vetveten, ngushëllimi i fjalës së mirë, besimi se Zoti s’i ka lëshue doret, bajnë që malsorit t’i këndellet shpresa e lmekun. Mbas disa ditësh, vijon rrëfimin Atë Anton Harapi, Lulashi i vjen në derë me nji tas me qumësht në shenjë mirënjohjet, tashma kuarantina ishte hjekë prej shtëpisë së tij. Lulashi dhe njerëzit e tij e kanë marrë veten dhe asht ai vetë që spjegon gjendjen e randë shpirtnore në të cilën ishte ndodhë: “Kurr mâ ngusht nuk kjeçë se atë ditë, kur m’erdhe ti, e kurr mâ mirë se sot nuk kam kenë. Un për veti i pata xanë të shkuem e të mbaruem, as s’isha ma ngusht për ta se për salikime të tyne; droja se po më jesin mbi dhé, as s’po gjindet kush me m’ua ba vajin as gjamën… Kemi kërçikun e vogël, moré zotní, a jo për ma tepër, por erdha sa me të pá e me t’u falë nderës me nji cirkë tambël”.
Mirënjohja ma e thellë shprehet me pak qumësht, as vorfnia ma ekstreme nuk pengon kend me e shprehë këtë ndjenjë fisnike që hijeshon shpirtin njerëzor. Rreziku ka kalue, ajo që ka mbetë asht konfirmimi i mirënjohjes ndaj françeskanëve që s’e kanë braktisë kurrë popullin e vuejtun e të izoluem të maleve tona. Tek malsori krenar asht e gjallë edhe vetëdija se njeriu asht i pafuqishëm ndaj forcave të natyrës. Nji përvujtni e pazakontë për nji mendësi që jetën e barazon me nderin dhe humbjen e këtij e cilëson si diçka ma të keqe se vetë humbjen e jetës. Ajo që na ban përshtypje ende sot kur lexojmë këto faqe asht bindja dhe urtia e malësorit për me e pranue kuarantinën si mënyra e vetme për me i shpëtue lëngatës ngjitëse, edhe tue e dijtë se izolimi kur nuk ekzistojnë mjetet ma elementare të mbijetesës asht heroizëm dhe vetëmohim i skajshëm. Historia e epidemive, tue nisë prej përshkrimeve të Tukididit në luftën e Peloponezit në vitin 430 p.K. e deri më sot, na mëson se këto evente të kobshme e riformatojnë shoqnín njerzore, jo vetëm tue krijue për nji farë kohe imunitet, por tue i dhanë mundësinë me kuptue ma mirë se kush jemi dhe sa vlejmë! Kur njeriu e njeh njeriun nëpërmjet prizmit të frikës së nji pandemie, gjithçka që vjen mbrapa ndriçohet ndryshe, disa gjana zhvleftësohen, të tjera marrin vlerën e vërtetë.

Marrë nga e pёrjavshmja letrare kulturore ‘Ex Libris’,  21 MARS 2020. NUMËR 71. /KultPlus.com

134 vite nga lindja e Anton Harapit, atdhetarit dhe shkrimtarit të shquar shqiptar

134 vite më parë lindi frati françeskan, filozofi, mësuesi, sociologu, mendimtari, shkrimtari dhe politikani shqiptar, Anton Harapi. Lindi në Shirokë të Shkodrës.

Shkollën fillore e kreu në kolegjin e jezuitëve.

Rezultatet e larta në shkollë i mundësuan të vijojë klasat e larta në Salzburg, e mandej në Shvaz të Tirolit të Austrisë. Studimet teologjike i kreu në Romë. Më 1910 kthehet në atdhe dhe shugurohet meshtar duke përmbushur kushtet e fundit të Urdhrit Françeskan. Gjatë tetorit të vitit 1912 deri në prill 1913 kur Shkodra qe e rrethuar nga trupat malazeze e serbe, i përkushtohet shërbesave fetare dhe njerëzore në kishën “Zoja Rruzare” në Arrën e Madhe në Shkodër, ku ishte edhe Kuvendi Françeskan.

Gjatë kohës së takimeve që i paraprinë pavarësisë së Shqipërisë kërkohet nga nëpunësit e Ministrisë së Jashtme të Perandorisë Austro-Hungareze si përkthyes gjatë bisedimeve që u zhvilluan mes kontit Berthold dhe Ismail Qemal bej Vlorës, në mungesë morën, David Pepën. Më 6 ose 8 qershor 1945 arrestohet dhe me vendim të datës 19 shkurt 1946 të Gjykatës speciale në Tiranë, Antoni Harapi është shpallur si kriminel lufte dhe armik i popullit. U dënua me pushkatim dhe u ekzekutua. Nuk dihet vendi ku iu varros trupi.

Atë Anton Harapi shkroi veprat “Andrra e Pretashit”, “Vlerë shpirtnore”, “Shqiptari dhe bota e tij” dhe “Valë mbi valë”. / KulPlus.com

Epidemia e kolerës së vitit 1916 në Grudë të Malsisë së Madhe në rrëfimin e Atë Anton Harapit

Tek libri Andrra e Prêtashit, i botuem në Romë në vitin 1959 prej sivllaut të tij Danjel Gjeçaj, me shtypajt që Ernest Koliqi kishte marrë me vete në vitin 1943 prej Institutit të Studimeve Shqiptare, frati shirokas rrëfen nji episod të përjetimit të epidemisë së kolerës së vitit 1916 në Grudë të Malsisë së Madhe.R.SH. – Vatikan
Epidemia e kolerës së vitit 1916 në rrëfimin e Atë Anton Harapit, nga Ardian Ndreca:
Tek libri Andrra e Prêtashit, i botuem në Romë në vitin 1959 prej sivllaut të tij Danjel Gjeçaj, me shtypajt që Ernest Koliqi kishte marrë me vete në vitin 1943 prej Institutit të Studimeve Shqiptare, frati shirokas rrëfen nji episod të përjetimit të epidemisë së kolerës së vitit 1916 në Grudë të Malsisë së Madhe.
Rrëfimi i tij ka vlerë si për me kuptue psikologjinë e malsorit që kur përhapen epidemi të atilla, ngujohet dhe s’pranon kurrsesi me rrezikue të tjerët, por edhe për me kuptue sensin e detyrës meshtarake që e çon Atë Anton Harapin me rrezikue vetveten, tue mos ngurrue me i ndejtë pranë pjestarëve të bashkësisë që janë prekë prej sëmundjes. Shtëpia e Lulashit në Pikale të Grudës asht izolue krejtsisht, aq sa edhe ujin ia çojnë fqinjët e ia lanë tek dera, vorfnia e skajshme ban të vetën, mungesa e çfarëdolloj ndihme mjeksore e randon gjendjen. Thirrjes së fratit “a don miq” i zoti i shtëpisë i përgjegjet se duhet të largohet sa ma parë prej andej se mund t’i “prâhet” (ngjitet) lëngata. Atëherë Patër Antoni, që e njeh mirë psikologjinë e malsorit, e prekë në telat e krenisë: “- Po si kështu, i thom, me t’u dhimbtë nji kafe e nji cingare duhan për Fratin?” dhe malsori ia pret: “Manà t’ishem shëndosh me rob, nuk pat me m’u dhimbët grimë as dashi i kumbonës, por mbasi Zoti, me këtë lëngatë më dau me gjith rob prej robnís tjetër, nuk ke çë bâ as ti ndër né, por nisu e shko, more zotní”. Edhe pse i pashkollë e i pashetitun, Lulashi ka nji respekt të thellë për jetën e tjetrit, sa vepron kundër rregullave të mikpritjes tue ia mbyllë derën.
Kuarantina për të ka nji kuptim të qartë: nëse jeta jeme ka humbë të paktën mos të rrezikoj bashkësinë! Çmimi i nji sakrifice të tillë asht i naltë, pse nuk ekziston asnji strukturë mbështetëse. Vendi asht në luftë, trupat austriake, siç shkruen Dr. Kadri Kërçiku tek nji monografi i mirënjohun e vitit 1962 rreth gjendjes së shëndetësisë në zonën e Shkodrës kishin ndërmarrë disa masa profilaktike, por vullneti i tyne i mirë nuk mbërrinte deri në majet e maleve shqiptare. Mbas ngulmimit të meshtarit, ma në fund Lulashi ia hapë derën dhe e grishë buzë votrës. Përshkrimi që Atë Anton Harapi i ban odës malsore asht ai i nji paradhome të ferrit dantesk: “Oda e tmerrshme prej vetit ishte mbushë me tym, sa me të qitë lotët prej syvet; kalamajt, të sëmuet, vikatshin sa ku mujshin, e âma, shtrî sa gjanë gjatë, mbulue me nji rubë të madhe, qi s’ishte as çarçaf as bataní, gulfa-gulfa qitëte vnér prej goje me të këputë shpirtin; në nji tjetër skaj të odës, nji burrë kund 40 vjeç, hapë kambë e krahë, ra në kokërr të shpinës, kishte qitë sytë kokërdhok, kah dyndë vneri, donte me e qitë, e s’ishte punë me shpërthye; atje mâ përtej prap nji djaloç i lám në vnér, gjimonte; afër kishte të motrën, e cila, zbé në fëtyrë e bâ verdhë si çapini, veç se nuk kishte dhanë shpirtin, se kishte dekë e shkue”. Mbasi frati kryen shartet e fesë përshëndetet me të zotin e shtëpisë në derë, e ky i fundit plot miradije i thotë: “T’a dijtë Zoti, more zotni, se sot m’a ke vjeftë gjysën e Pogdoricës … se edhe me më dekë robt, tash s’po ko’ dert kurr’i grimë, kaq m’asht ba zemra kotec për ketë punë”.
Ndjesia e solidaritetit që dikush ia tregon përtej çdo “conatus sese conservandi”, atij tensionit të ligjshëm që na shtyn me ruejt vetveten, ngushëllimi i fjalës së mirë, besimi se Zoti s’i ka lëshue doret, bajnë që malsorit t’i këndellet shpresa e lmekun. Mbas disa ditësh, vijon rrëfimin Atë Anton Harapi, Lulashi i vjen në derë me nji tas me qumësht në shenjë mirënjohjet, tashma kuarantina ishte hjekë prej shtëpisë së tij. Lulashi dhe njerëzit e tij e kanë marrë veten dhe asht ai vetë që spjegon gjendjen e randë shpirtnore në të cilën ishte ndodhë: “Kurr mâ ngusht nuk kjeçë se atë ditë, kur m’erdhe ti, e kurr mâ mirë se sot nuk kam kenë. Un për veti i pata xanë të shkuem e të mbaruem, as s’isha ma ngusht për ta se për salikime të tyne; droja se po më jesin mbi dhé, as s’po gjindet kush me m’ua ba vajin as gjamën… Kemi kërçikun e vogël, moré zotní, a jo për ma tepër, por erdha sa me të pá e me t’u falë nderës me nji cirkë tambël”.
Mirënjohja ma e thellë shprehet me pak qumësht, as vorfnia ma ekstreme nuk pengon kend me e shprehë këtë ndjenjë fisnike që hijeshon shpirtin njerëzor. Rreziku ka kalue, ajo që ka mbetë asht konfirmimi i mirënjohjes ndaj françeskanëve që s’e kanë braktisë kurrë popullin e vuejtun e të izoluem të maleve tona. Tek malsori krenar asht e gjallë edhe vetëdija se njeriu asht i pafuqishëm ndaj forcave të natyrës. Nji përvujtni e pazakontë për nji mendësi që jetën e barazon me nderin dhe humbjen e këtij e cilëson si diçka ma të keqe se vetë humbjen e jetës. Ajo që na ban përshtypje ende sot kur lexojmë këto faqe asht bindja dhe urtia e malësorit për me e pranue kuarantinën si mënyra e vetme për me i shpëtue lëngatës ngjitëse, edhe tue e dijtë se izolimi kur nuk ekzistojnë mjetet ma elementare të mbijetesës asht heroizëm dhe vetëmohim i skajshëm. Historia e epidemive, tue nisë prej përshkrimeve të Tukididit në luftën e Peloponezit në vitin 430 p.K. e deri më sot, na mëson se këto evente të kobshme e riformatojnë shoqnín njerzore, jo vetëm tue krijue për nji farë kohe imunitet, por tue i dhanë mundësinë me kuptue ma mirë se kush jemi dhe sa vlejmë! Kur njeriu e njeh njeriun nëpërmjet prizmit të frikës së nji pandemie, gjithçka që vjen mbrapa ndriçohet ndryshe, disa gjana zhvleftësohen, të tjera marrin vlerën e vërtetë.
Marr nga e pёrjavshmja letrare kulturore ‘Ex Libris’,  21 MARS 2020. NUMËR 71. /KultPlus.com

74 vjet nga vrasja mizore e shkrimtarit që ende nuk i dihet varri

Para 74 vitesh, mizorisht, në emër të ideologjisë së çmendur komuniste, është pushkatuar frati i ditur, njeriu i vlerave të mëdha kulturore e shpirtërore, iluministi i madh – shkrimtari At Anton Harapi.
Ernest Koliqi thoshte për të se, ai ishte “nji ndër njerëzit mâ të kulturuem të Shqipnís.”


Harapi shkroi tekste në prozë dhe u shqua veçmas në publicistikë, duke u lanë shqiptarëve një vepër shumë të pasur e me vlera të tejkohshme.
Ai mbajti ligjërata monumentale për çështje shoqërore, për naltimin e ndërgjegjes, dhe kështu krijoi monumentin e bashkimit shpirtëror dhe kulturor të shqiptarëve.

Vepra e tij, edhe sot, është ushqyese për kombin e tij, të cilin e këshilloi se: “çdo ndërtese i vihen themelet në dhé”, që domethënë se, pa kulturë e pa traditë, asnjë komb s’ mund të shkojë përpara dhe të hyjë në rrugën e qytetërimit.

Anton Harapi (Shkodër, 5 janar 1888 – Tiranë, 20 shkurt 1946) qe frat françeskan, mësues, mendimtar, shkrimtar dhe politikan shqiptar.

Leu në Shirokë, lokalitet afër liqenit, më 5 janar 1888 i biri i Loros dhe i Çile Koliqit i pagëzuar me emrin Gaspër. Qysh në moshë të re bashkë me të vëllanë, Markun, qenë të thirrur nga rruga e kishtarisë. Hyri në kolegjin e jezuitëve ku kreu mësimet fillore dhe la vëllanë që ndjeu thirrjen nga petku jezuit, Gaspri më tej nxuri klasët e gjimnazit të ulët në kolegjin e françeskanëve.

Rezultatet e larta në shkollë i mundësuan të vijojë klasët e epërta në Salzburg, e mandej Schwaz e Villach të Tirolit të Austrisë, dhe vijoi studimet teologjike në Romë. Mbi mbrujtjen e tij Dom K. Prennushi na ofron këto radhë vlerësimi:

“… mendje dialektike, qi shkruen kryeartikuj, nder cillt disa janë kryvepra. Dija e thell, arsytimi i lidhun, analizimi i holl, stili i peshuem, dallojn gjith shkrimet e tija. Mund të jetë i thatë, i ftoht, por ai asht i drejt e i pafajshem”.

Më 1910 kthehet në atdhe dhe shugurohet meshtar duke përmbushur kushtet e mbrame të Urdhrit Françeskan. Gjatë tetorit të vitit 1912 deri në prill 1913 kur Shkodra qe e rrethuar nga trupat malaziase e serbe, i përkushtohet shërbesave fetare dhe njerëzore në kishën “Zoja Rruzare” në Arrën e Madhe në Shkodër, ku ishte edhe Kuvendi Françeskan. Gjatë kohës së takimeve që i paraprinë pavarësisë së Shqipërisë kërkohet nga nëpunësit e Ministrisë së Jashtme të Perandorisë Austro-Hungareze si përkthyes gjatë bisedimeve që u zhvilluan mes kontit L. von Berthold dhe Ismail Kemal bej Vlorës, në mungesë morën sivëllaun e tij françeskan P. David Pepën.

Më 1916 në Dukagjin ra kolera, P. Antoni vajti si shërbetor pranë tyre, për t’i ngushëlluar dhe ndihmuar drejtpërdrejt nga ana profilaksike kundër kolerës. Dy vitet e fundme të Luftës së Parë Botërore e gjeti famullitar në Grudë të Malcís së Madhe. Organizon menjëherë tre bajrakët Hot, Grudë e Triepsh dhe ua uli parinë në Shkodër që t’i dorëzonin memorandumin e përgatitur nga ai vetë në vitin 1918, komandantit francez në Shkodër. Në bashkëpunim me L. Gurakuqin dhe P. Gjergj Fishtën, harton peticionin e nënshkruar nga paria e 200 përfaqësuesve të tre bajrakëve të lartpërmendur, drejtuar përkatësisht Konferencës së Paqes në Paris, ministrave të Jashtëm të ShBA-së, Anglisë, Francës dhe Italisë. Në përkrahje të negociatave diplomatike, përfaqësuesit e Grudës, Hotit e Triepshit në Shkodër, organizuan demostratën te Ura e Maxharrit, duke brohoritur:

“Hot e Grudë ishin betue

Pa gjak malet mos me i l’shue…”

Në mars-prill të 1923 merr pjesë si përfaqësues i françeskanëve me të rinjtë E. Koliqi dhe Z. Harapi, të shoqërisë “Rozafa” dhe “Bogdani” gjegjësisht, në takimin që formoi grupimin “Ora e Maleve”, qe bashkëpunëtor dhe nismëtar i botimit të fletores me të njëjtin emër, që rregullisht filloi të nxirrte grupi në fjalë.

“Kur kam nxjerrë “Orën e Maleve”, përveç kolegut tim Dom Lazër Shantojës, nuk kam pas asnji njeri që të më përkrahë e të më japë ndihmë. Po, edhe miku im Nush Topalli, më ka pague shpenzimet për botimin e tre numrave të parë”, dëshmon nxënësi i tij P. Zef Pllumi.

Emërohet drejtor i kolegjit françeskan më 1923. Mbasi përkrahte Gurakuqin në pjesëmarrjen e tij tek Lëvizja e qershorit, me fitoren e Legalitetit më dt. 24 dhjetor 1924 arrestohet dhe burgoset për do kohë. I tërhequr nga politika, vazhdoi të japë mësim në liceun “Illyricum” (ku më vonë u emërua drejtor) dhe mësimdhënës në Shkollën Normale Femrore të Motrave Stigmatine po në Shkodër. Në harkun kohor të viteve 1930-1936 është drejtor i “Hyllit të Dritës”, siç kishte shkruar gazetave “Posta e Shqypnisë” dhe më tej tek “Zani i Shna Ndout” ku për shtatë vite mbuloi rubrikën me mendime filozofike popullore “Thana e thasha”. Gjatë vitit 1936 do të dërgohej në Korçë i kërkuar nga intelektualët e atij qyteti tek P. Fishta, si i njohur që ishte në shkallë kombëtare për shprehinë e tij të zhdërvjellët për një kuvend mbi vlerat, parimet, kulturën e krishterë dhe atdhetarisë. Më 1937 kreu shërbimin e fundit famullitar në Bajzë.

Pushtimi italian

Me pushtimin e italianëve paria e Shkodrës ngarkon Gjon Marka Gjonin që të shkonte të bisedonte me kontin Çiano më 12 prill 1939, ku si pjesëmarrës dhe përkthyes qe Patër Antoni. Bisedime të cilat nuk kaluan pa tension mes parisë së Shkodrës dhe pritësve italian. Si njëri nga krerët e dërgatës së asambleistëve të Shkodrës i kërkon Asamblesë Kushtetuese të Tiranës “Pavarsín e Shqipnís, flamurin, gjuhën, shkollat…”. Në prill të 1940 bëhet pjesë e Institutit Mbretnuer të Shkencave dhe më 1941 u zgjodh Provinciali i Urdhrit Françeskan në Shqipëri.

Kapitullimi i Italisë dhe mbushja e boshllëkut

Me kapitullimin e Italisë Mehdi bej Frashëri i paraqet propozimin për t’u bërë përfaqësues i katolikëve në Këshillin e Naltë të Regjencës që do mbushte boshllëkun qeverisës të lënë. Fillimisht nuk pranon duke qenë e papërputhshme me të qenët e tij klerik, ngase një zyrë e tillë mund ta çonte në firmosjen e dënimeve me vdekje[12] dhe se nuk mund të pranonte pa lejen e eprorëve. Për këtë arsye Asamblea i bëri një telegram Selisë së Shenjtë duke i kërkuar që t’i jepte leje Át Harapit që të marrë pjesë në këtë Këshill të përkohshëm. Selia e Shenjtë ia dha lejen Patër Antonit që të merrte pjesë dhe të ishte anëtar i Këshillit të Regjencës, por me kushtin e paravendosur nga frati që mos të nënshkruante asnjë vendim vdekjeje.

Me 13 shtator 1943 emërohet anëtar i Këshillit të Regjencës, ku ka qëndruar deri në fund të vitit 1944. Patër Anton Harapi në fjalimin e tij me rastin e betimit si anëtar i Këshillit të Naltë, do t’u shprehte kështu:

“Më rrenë mendja se nuk ka zog shqiptari, qi të mendojë se unë e mora ketë barrë për kulltuk, për interesë a për ndonji intrigë. Mundet veç me drashtë ndokush mos qe ndonji maní e emja qi më shtyni deri këtu. Edhe un po u a vërtetoj fjalën dhe po u thom se po: manija e Shqipnís, po, qe ajo qi më vuni dilemën: a me anarkista për të ba gjak, ase me hjekun dorë prej çashtjes kombtare. Dhe mbassi shpirti nuk m’a tha të baj as njenën, as tjetrën, qeshë i shtërnguem të zgjedhi njenën dysh: a të baj nji marrí tue e pranue ketë zyrë, ase të tregoj nji dobsí tue u largue. Vendova ma mirë të baj nji marrí: ase sikurse thonë ata shqiptarë qi duen të ruhen të pastër – desha të komprometohem”.

I plotfuqishmi i Rajhut në Evropën Juglindore, Herman Nojbaher shkruan te Kujtimet e tij me vlerësim të madh për personin e P. Antonit. Ishte fundi i qershorit të 1944 kur Nojbaher i hipi avionit për të fluturuar drejt Beogradit dhe Át Antoni që i thotë se “nuk mund ta duronte më politikën” dhe vajti me të. Pas disa javësh qëndrim në Vjenë e Tirol, kthehet në Shqipëri.

Nga gjyqi, në këmbë nga e majta: Lef Nosi, At Anton Harapi dhe Maliq bej Bushati.

Dënimi me vdekje

Me marrjen e kryeqytetit nga ana e komunistëve, frati bashkë me mikun dhe kolegun e tij në Regjencë, L. Nosin shkojnë në Shkodër dhe bujnë për do ditë në Kuvendin Françeskan të qytetit. Iu ngjitën Dukagjinit dhe mbas pak ditësh në Kir, më 5 dhjetor të 1944 vendosen në Plan të Pultit. Prenkë Ndou, kryetari i këshillit dhe bajraktari i fshatit e strehon tek një vejushë në Lumaj, një vend ku ishin vetëm dy shtëpi.

Më 6 ose 8 qershor 1945 arrestohet kur ishte duke u lutur, ngase qe diktuar prej objekteve që patën pa grupi i kontrollit.

Padër Harapi në gjyq

Me vendim të datës 19 shkurt 1946 të Gjykatës speciale në Tiranë, P. Antoni është shpallur si kriminel lufte dhe armik i popullit, sabotator i pushtetit. U dënua me pushkatim dhe u ekzekutua të nesërmen. Nuk dihet vendi ku iu varros trupi.

Át Anton Harapi në burgjet e diktaturës, nga Pjerin Sheldija

Vepra

I nxitur siç qe kleri për mbledhjen e folklorit dhe vendosjen në hulli të trashëgimisë së urtisë zakonore në krejt gjerësinë e vet, edhe P. Antoni gjatë kohës kur shërbeu si famullitar në Grudë mori shënime rreth ndodhive, të cilat u botuan tek e përkohshmja françeskane “Hylli i Dritës” ndër vitet 1933-’35 me titullin Urtí e burrní nder banorë të Cemit. Prej mbrujtjes me edukatë austriake që përftoi, i jepte shumë rëndësi të posaçme pedagogjisë, dhe prejse tekstet apostafat për këtë lëmë nuk qenë shqipëruar ende, atëherë më 1925 boton përkthimin e “Edukata a se mirërritja e fëmivet” të Anton Herget. Ligjëratat e mbajtura në gjashtë konferenca në Korçë botohen po ashtu si libërth më 1936 me titullin “Vlerë shpirtërore” dhe u ribotua më 1942[1]. Rikthehet me prozën e tij psikologjike më 1939 me “Valë mbi valë”, ku përshkruhet rrugëtimi i tij drejt Grudës. Emri i tij përmendet në historinë e letërsisë shqipe tek vëllimi “Shkrimtarë shqiptarë” të 1941 të përpiluar nga Resuli e Gurakuqi.

Me marrjen e pushtetit nga partizanët dhe pushkatimin e tij, vepra e një personi që mbante etiketën e kuislingut nuk pau dritën e botimit në Shqipëri gjatë kohëzgjatjes së atij regjimi. Komiteti “Shqipëria e Lirë” thërret si përgjegjës për kulturën P. Daniel Gjeçajn dhe i jep detyrë të botojë publicistikën e P. Antonit, gjë që arrihet më 1959 me vëllimin nën titullin “Andrra e Prêtashit” në Romë 1959, më tej u ribotua edhe publicistika që rrëfente e përshkruante udhëtimin për në Grudë me titullin “Valë mbi valë” më 1994. / KultPlus.com