Antonia Pozzi
Në u takofshim sonte në mbrëmje
në rrugën përmbytur me mjegull
do të thaheshin gjithë pellgjet
qark nesh do qe nxehur dheu:
dhe faqja ime mbi teshat e tua
shpëtim për jetën do të qe.
Por balli i vajzave, i lëmuar
vitet e mia më kujton: një pemë
vetëm kam si mik në këtë rrebesh në terr
dhe dritat e venitura të karrocave më bëjnë të dridhem
të fërgëlloj e vdekjen të thërras./ KultPlus.com
