Festivali më i madh i muzikës shqiptare “Alba Festival” me vendimin marrë nga autoritetet në Zvicër, nuk u mbajt siç ishte paraparë të fillojë më 4 shtator.
Kjo për shkak të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19.
Por, duke parë se festivalet tjera në Zvicër nuk janë ndaluar dhe po vazhdojnë të mbahen siç ishin paraparë, drejtues të “Alba Festival” kanë reaguar duke thënë se po diskriminohen dhe se nuk është aspak e drejt që festivali të mos mbahet ndërkohë që ka siguri të lartë, madje nuk është aspak e drejt t’u kumtohet lajmi vetëm 48 orë para se të fillojë.
Ndërkohë që, vetëm 48 orë pa filluar, ata u njoftuan se u është ndaluar mbajtja e këtij festivali dhe që i menjëhershëm ishte reagimi i tyre, të cilët deklaruan se janë të befasuar nga ky vendim i papritur.
Sipas tyre, janë më shumë se 50 festivale të tjera që po mbahen në Zvicër, njësoj siç është paraparë.
Kujtojmë se, ky festival në vitin 2019 ka mbledhur emrat më të njohur të estradës nga Kosova e Shqipëria, gjithashtu edhe numri i pjesëmarrësve ka qenë shumë i madh. Ky festival për herë të parë është mbajtur më 29 dhe 30 qershor, në vitin 2019 në Cyrih, ku pjesëmarrës kanë qenë mbi 20.000 vizitorë./KultPlus.com