TKK anulon shfaqjen e sotme ‘1984’

Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se për shkak të një avarie teknike, është detyruar të anuloj shfaqjen e sotme “1984”.

Në njoftim thuhet se të gjithë ata që kanë blerë biletat, mund t’i rimbursojnë në biletoren e TKK nga sot deri të premten.

“Ju kërkojmë ndjesë dhe ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në shkrimin e TKK-së./KultPlus.com

Adele anulon koncertet

Adele ka shtyrë të gjitha koncertet e muajit të ardhshëm të rezidencës së saj në Las Vegas, pasi njoftoi se është e sëmurë.

“Mjerisht më duhet të ju njoftoj se duhet t’i pezulloj koncertet në Vegas”, njoftoi Adele.

Këngëtarja britanike përmes rrjeteve sociale tha se mjekët i thanë të pushonte, por nuk zbuloi detaje të sëmundjes së saj.

Njoftimi vjen pak më shumë se pesë muaj përpara mbajtjes së koncertit në Mynih në muajin gusht.

Datat e reja për 10 shfaqjet e shtyra ende nuk janë bërë të ditura, por informacionet e biletave do të tregohen shpejt./BBC/KultPlus.com

Filharmonia anulon koncertin e paraparë të mbahej më 10 shkurt

Filharmonia e Kosovës ka njoftuar së koncerti i paraparë për datën 10 shkurt do të shtyhet për një datë tjetër, për shkak të rendimit të gjendjes shëndetësore të dirigjentit Gregory Charette.

Filhamonia i ka shprehur keqardhje audiencës për këtë ndryshim të papritur.

Të dashur zonja dhe zotërinj, publik i nderuar,

Me keqardhje ju informojmë se koncerti i datës 10 shkurt 2024, i paraparë të mbahet në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, prej orës 20:00, do të shtyhet për një datë tjetër. Kjo për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore të dirigjentit Gregory Charette. Duke i uruar shërim të shpejtë dirigjentit Charette, me të cilin orkestra pret të bashkëpunojë në të ardhmen e afërt, ju falenderojmë për mirëkuptimin.

Koncerti i ardhshëm i Korit dhe Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës do të mbahet më 17 shkurt 2024, prej orës 20:00, në sallën AMC (Mazgit- Obiliq, Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë). Linku për rezervimin e vendeve do të publikohet më 7 shkurt 2024./KultPlus.com

Ermal Meta anulon turin e koncerteve, tregon arsyen

Këngëtari shqiptar me famë në Itali, Ermal Meta ka njoftuar ditën e sotme për anulimin e turit të koncerteve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se ka anuluar turneun që kishte planifikuar ta niste në fund të muajit shkurt dhe ta zhvillonte në të gjithë Italinë.

Sipas Ermalit, shkak për këtë anulim janë disa arsye personale, por edhe mos përfundimi i disa këngëve të një albumi që kishte planifikuar të nxirrte në treg.

“Përshëndetje, nuk ka asnjë mënyrë më të lehtë për ta thënë këtë, kështu që unë do ta them tani. Turneu i cili është planifikuar të fillojë në fund të shkurtit do të anulohet dhe biletat do të rimbursohen. Muajt ​​e fundit kam pasur probleme personale që nuk më kanë lejuar të përfundoj në kohën e duhur albumin e radhës me këngë të pa publikuara. Në fakt është një proces ende në vazhdim dhe në ndërkohë nuk isha në gjendje të bëja muzikë të re. Kisha në mendje diçka të veçantë që nuk munda ta realizoja me kohë. Është shumë frustruese, por edhe më shumë është mendimi për ta bërë këtë turne pa muzikë të re. E kam menduar dhe menduar dhe mendoj se gjëja më e mirë është të fokusohemi në albumin e ri që të gjejmë njëri-tjetrin sa më shpejt. Unë jam i sigurt që duke më njohur mua, ju e dini se sa shumë kujdesem që të mblidhemi së bashku, ia vlen”, ka shkruar këngëtari shqiptar. / KultPlus.com