Erza Muqolli anulon turneun për shkak të Covid19

Këngëtarja shqiptare, Erza Muqolli ka njoftuar se ka anuluar turneun, të cilin do ta mbante në vjeshtën e këtij viti, shkruan KultPlus.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Muqolli ka shkruar se turneu që do t’i bënte bashkë shumë njerëz, këngëtaren dhe fansat e saj është anuluar për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia COVID-19.

“Më vjen keq të ju njoftoj se turneun që na u desh t’a shtynim për vjeshtën e këtij viti, tashmë e kemi anuluar. Turneun që do të bënte bashkë shumë njerëz (ju dhe ne), si pasojë e zhvillimeve të fundit të pandemisë COVID-19, jemi detyruar të anulojmë të gjitha koncertet”, ka shkruar Muqolli.

Muqolli në korrikun e vitit të kaluar në kuadër të eventit “Ta zbardhi ftyrën” organizuar nga KultPlus kishte mbajtur koncert edhe në Kosovë, kurse në mars kishte bërë edhe hapjen e Muajit të Frankofonisë. / KultPlus.com