Del në dritë urbanizimi i plotë i Apolonisë

Qyteti antik i Apolonisë, i ndodhur 12 km larg qytetit të Fierit, është një nga sitet më të mëdha të Shqipërisë, por edhe një nga qytetet e rëndësishëm të antikitetit.

Gjatë muajit gusht në këtë qytet antik po punon misioni arkeologjik shqiptaro-francez.

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale bën të ditur se aktiviteti kryesor është përqendruar në studimin e materialit arkeologjik dhe të disa prej monumenteve të qytetit, siç janë fortifikimi dhe portat hyrëse si dhe “termat” e periudhës romake.

“Përdorimi i metodave multidisiplinore si survejimet gjeofizike, rilevimet topografike, si dhe fotogfametritë dhe ortofotot e realizuara pothuajse në të gjithë sipërfaqen e qytetit, kanë nxjerrë në dritë urbanizmin e plotë të Apolonisë së Ilirisë”, tha Rama.

Ky projekt jetëgjatë i Institutit të Arkeologjisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme Franceze dhe Shkollave franceze të Athinës (EfA) dhe Romës (EfR), me miratimin e IKTK – MEKI, është kontribuesi kryesor i njohjes së jetës mijëravjeçare të Apolonisë.

Apolonia është themeluar rreth fillimit të shek. të IV p.e.s., ndërsa rrënojat e Apolonisë janë zbuluar në fillim të shek. XIX. Në shekujt që pasuan, qyteti zhvilloi një kulturë të pasur dhe u bë një qendër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore në rajon. Ai ndikoi ndjeshëm në zhvillimin e kulturës romake në Ballkan dhe Evropën Lindore.

Arkeologët e quajnë Apoloninë “Pompei i Shqipërisë”, pasi vetëm 10% e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot./atsh/KultPlus.com

Rama: Apolonia, qyteti antik që po tërheq turistë nga e gjithë bota

Qyteti antik i Apolonisë po tërheq turistë nga e gjithë bota për trashëgiminë e tij të pasur historike dhe kulturore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale opinionet e dy turistëve të huaj, të cilët kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë, jo vetëm për plazhet dhe turizmin e natyrës, por edhe për sitet historike.

“Ne e dimë që Shqipëria është një vend në zhvillim për turistët dhe e pamë në internet . Ne duam të vizitojmë çdo vit një vend, ndaj vendosëm këtë vit për Shqipërinë. Na pëlqejnë fotot dhe gjërat që keni dhe planifikojmë të bëjmë një udhëtim në të gjithë Shqipërinë. Filluam në Tiranë, shkuam në jug, pastaj shkuam në plazh dy-tre ditë. Tani kemi në plan të shkojmë në veri”, u shpreh një turist spanjoll.

Ai theksoi se gjatë udhëtimit në Shqipëri zbuluan se Apolonia është një nga vendet më interesante për t’u vizituar në këtë vend.

“Është një vend që patjetër duhet vizituar nëse ju pëlqejnë vendet historike. I duam gjërat tipike turistike, por duam gjithashtu edhe ndërtesat e lashta dhe historinë. Dhe ju keni shumë histori mbresëlënëse”, vijoi ai.

“Na pëlqejnë muzetë dhe historia dhe erdhëm këtu për të parë se si është. Duket shumë në formë dhe shumë interesante. Mendoj se do t’i sugjeroja familjes time Shqipërinë. Ndoshta do të kthehemi se kemi vetëm një javë kohë, kështu që do të bëjmë vetëm pjesën jugore. Ndoshta vitin e ardhshëm do të kthehemi të bëjmë edhe pjesën veriore”, u shpreh një tjetër turist.

Apolonia në Fier është një nga sitet më të mëdhenj të Shqipërisë, por edhe një nga qytetet më të mëdhenj në botën antike. Si një nga 27 Apolonitë e pellgut të Mesdheut, ajo është një nga vlerat e perlat e trashëgimisë tonë arkeologjike.

Arkeologët e quajnë Apoloninë “Pompei i Shqipërisë”, pasi vetëm 10% e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot.

Rama: Apolonia, atraksion gjithnjë e më i dëshiruar nga turistët e vizitorët

Apolonia, qyteti antik i Shqipërisë, është ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera antike.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Parku Arkeologjik i Apollonisë, një nga xhevahirët e trashëgimisë sonë kulturore.

Rama tha se falë edhe restaurimit tërësor si dhe rrugës së re lidhëse me infrastrukturën kombëtare, ky park është kthyer në një atraksion të dëshiruar gjithnjë e më shumë nga turistët e vizitorët.

Parku Arkeologjik i Apolonisë u vizitua nga rreth 50 mijë turistë në periudhën janar-gusht 2023, duke shënuar kështu një rritje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë.

Apolonia është një thesar i pasur i historisë dhe kulturës shqiptare. Ky qytet antik ndodhet në juglindje të Shqipërisë, afër qytetit të Fierit. Historia e Apolonisë është e ndërlikuar dhe interesante, dhe vizituesit mund të kenë shumë për të kuptuar dhe eksploruar në këtë vend të mrekullueshëm.

Apolonia është themeluar rreth fillimit të shek. të IV p.e.s., ndërsa rrënojat e Apolonisë janë zbuluar në fillim të shek. XIX. Në shekujt që pasuan, qyteti zhvilloi një kulturë të pasur dhe u bë një qendër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore në rajon. Ai ndikoi ndjeshëm në zhvillimin e kulturës romake në Ballkan dhe Evropën Lindore.

Arkeologët e quajnë Apoloninë “Pompei i Shqipërisë”, pasi vetëm 10% e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot.

Vizitorët që vijnë në Apoloni do të mbeten të mahnitur nga pamjet e rrënojave të qytetit. Ky sit arkeologjik përmban akropolin, teatrin, forumin, ndërtesa të ndryshme publike dhe private, si dhe rrugët e vjetra. Këto rrënoja ofrojnë një pamje të mrekullueshme të jetës së qytetit antik dhe strukturave të tij.

Teatri i Apolonisë është një prej pamjeve më të veçanta të sitit. Ky teatër i bukur me vende për rreth 10,000 spektatorë është një dëshmi e artit dhe arkitekturës së lashtë. Ai është një vend i përsosur për të imagjinuar shfaqje të lashta dhe për të kuptuar rëndësinë e kulturës së teatrit në kohën antike.

Në afërsi të sitit arkeologjik ndodhet Muzeu i Apolonisë, ku vizitorët mund të shohin një koleksion të pasur të artefakteve të gjetura në zonën e rrënojave. Kjo përfshin monedha, statuja, vazo dhe gjetje të tjera të çmuara që ofrojnë një pamje më të qartë të jetës dhe kulturës së qytetarëve të lashtë të Apolonisë.

Jo vetëm rrënojat antike, por edhe mjedisi natyror që rrethon Apoloninë është i paharrueshëm. Vizitorët mund të shijojnë pamje të mrekullueshme të detit Adriatik dhe natyrës së pasur të zonës së Fierit.

Për të bërë një udhëtim të mahnitshëm në këtë qytet antik, duhet të planifikoni një vizitë në Apoloni. Do të keni mundësinë të hulumtoni rrënojat e këtij qyteti të lashtë, të njihni historinë e tij të pasur dhe të kuptoni ndikimin e tij në zhvillimin e kulturës dhe historisë së Shqipërisë. /ATSH /KultPlus.com

Apolonia, thesar i pasur i historisë dhe kulturës shqiptare

Apolonia, qyteti antik i Shqipërisë, është ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera antike.

Apolonia është një thesar i pasur i historisë dhe kulturës shqiptare. Ky qytet antik ndodhet në juglindje të Shqipërisë, afër qytetit të Fierit. Historia e Apolonisë është e ndërlikuar dhe interesante, dhe vizituesit mund të kenë shumë për të kuptuar dhe eksploruar në këtë vend të mrekullueshëm.

Apolonia është themeluar rreth fillimit të shek. të IV p.e.s., ndërsa rrënojat e Apolonisë janë zbuluar në fillim të shek. XIX. Në shekujt që pasuan, qyteti zhvilloi një kulturë të pasur dhe u bë një qendër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore në rajon. Ai ndikoi ndjeshëm në zhvillimin e kulturës romake në Ballkan dhe Evropën Lindore.

Arkeologët e quajnë Apoloninë “Pompei i Shqipërisë”, pasi vetëm 10% e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot.

Vizitorët që vijnë në Apoloni do të mbeten të mahnitur nga pamjet e rrënojave të qytetit. Ky sit arkeologjik përmban akropolin, teatrin, forumin, ndërtesa të ndryshme publike dhe private, si dhe rrugët e vjetra. Këto rrënoja ofrojnë një pamje të mrekullueshme të jetës së qytetit antik dhe strukturave të tij.

Teatri i Apolonisë është një prej pamjeve më të veçanta të sitit. Ky teatër i bukur me vende për rreth 10,000 spektatorë është një dëshmi e artit dhe arkitekturës së lashtë. Ai është një vend i përsosur për të imagjinuar shfaqje të lashta dhe për të kuptuar rëndësinë e kulturës së teatrit në kohën antike.

Në afërsi të sitit arkeologjik ndodhet Muzeu i Apolonisë, ku vizitorët mund të shohin një koleksion të pasur të artefakteve të gjetura në zonën e rrënojave. Kjo përfshin monedha, statuja, vazo dhe gjetje të tjera të çmuara që ofrojnë një pamje më të qartë të jetës dhe kulturës së qytetarëve të lashtë të Apolonisë.

Jo vetëm rrënojat antike, por edhe mjedisi natyror që rrethon Apoloninë është i paharrueshëm. Vizitorët mund të shijojnë pamje të mrekullueshme të detit Adriatik dhe natyrës së pasur të zonës së Fierit.

Për të bërë një udhëtim të mahnitshëm në këtë qytet antik, duhet të planifikoni një vizitë në Apoloni. Do të keni mundësinë të hulumtoni rrënojat e këtij qyteti të lashtë, të njihni historinë e tij të pasur dhe të kuptoni ndikimin e tij në zhvillimin e kulturës dhe historisë së Shqipërisë./atsh/KultPlus.com

Parqet arkeologjike të Shqipërisë, më i vizituari Apolonia, lë pas Butrintin

Teksa në vend vlon debati për parkun Arkeologjik të Butrintit i cili do të menaxhohet nga një fondacion në një model që po zhvillohet për herë të parë në vend, statistikat e këtij viti tregojnë se interesi më i madh mbetet nga vizitorët është për një tjetër park.

Ministria e Turizmit dhe Kulturës publikoi statistikat e fundit që i takojnë periudhës janar-prill ku rezulton se në këtë 4-mujor të parë të vitit Apolonia mbetet parku më i vizituar. Sigurisht shifrat duke pasur parasysh që përfshihen muajt e dimrit dhe pranverës tregojnë për një interes ende modest të vizitorëve në numra.

Kështu lidhur me parkun arkeologjik të Butrintit numri i vizitorëve ka qenë në 3895 vizitorë vendas dhe të huaj.

Gjatë janar-prill 2022 Zyra e Administrimit dhe Koordinimit Butrint ka vijuar punën për krijimin e kushteve në pritjen e vizitorëve vendas dhe të huaj. Njëkohësisht veprimtaria e këtij institucioni është përqendruar dhe në mirëmbajtjen, pastrimin dhe monitorimin e monumenteve.

Kryesisht gjatë kësaj periudhe janë realizuar 3 veprimtari në zërin: Ruajtja dhe mirëmbajtja e monumenteve të kulturës. Përsa u përket aktiviteteve mbi ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore janë realizuar 3 të tillë” nënvizon Ministria.

Ndërkohë Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Arkeologjik Apoloni – Bylis  që është institucioni i cili administron dy parqet arkeologjike Apoloni dhe Bylis ka raportuar se këto dy parqe arkeologjikë janë vizituar nga 6,398 vizitorë, përkatësisht nga 5,473 vizitorë Apollonia dhe 925 Bylisi.

“Gjatë periudhës Janar – Prill 2022 ka vijuar rregullisht puna për pastrimin dhe monitorimin e monumenteve në administrim të parkut. Karakteri i punimeve është i lidhur me mirëmbajtjen e monumenteve dhe ambienteve rreth tyre, si dhe pastrimi dhe evakuimi i mbeturinave jashtë Parkut arkeologjik.

Kanë vijuar pastrimet periodike nga vegjetacioni në monumentet e të dy parqeve” thuhet në dokumentin e ministrisë i cili raporton edhe mbi investimet e mundshme apo punimet e zakonshme që përkufizojnë aktivitetin e administratës në këto parqe.

I njëjti dokument rendit edhe vizitat në muze ku kryesimin për nga numri i vizitorëve e kanë Muzetë Kombëtarë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Etnografik, Krujë ndjekur nga Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, Muzeu i Artit Mesjetar, Arsimit dhe Arkeologjik, Korçë dhe  Marubi në Shkodër./Monitor/ KultPlus.com

‘Apolonia e Ilirisë’, aplikacioni që mundëson vizitë virtuale në një prej qyteteve më të famshme të botës antike

“Apolonia e Ilirisë” është i pari aplikacion, që na mundëson një vizitë virtuale në Parkun Kombëtar Arkeologjik të Apolonisë.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti njoftoi sot se ky aplikacion shumë shpejt do të bëhet një praktikë e zakonshme dhe për sajte të tjera arkeologjike në vend.

Aplikacioni mundëson një vizitë virtual, një praktikë që rezultoi mëse e domosdoshme gjatë këtij viti në kushtet e masave kufizuese ndaj pandemisë, që bënë të mundur për shumë të apasionuar pas udhëtimeve të mos lënë shtëpinë, por në të njëjtën kohë të gjenden pranë thesareve të trashëgimisë shpirtërore e historike.

“Duke shkarkuar këtë aplikacion në telefonët tuaj, mund të ktheheni pas në kohë dhe të përshkoni një nga qytetet më të famshëm të botës antike: qytetin e akademisë, bibliotekës, teatrit e tempujve”, shprehet Margariti për aplikacionin e Apolonisë.

Parku Arkeologjik i Apolonisë ka qenë ndër më të vizituarit nga turistët vendas dhe të huaj, /atsh/ KultPlus.com

Hapen Apolonia dhe Memoriali i Skënderbeut, por mungojnë vizitorët

Sajtet e njohura historike në vend, si parku arkeologjik i Apolonisë dhe vendvarrimi i Skënderbeut në Lezhë janë rihapur pas izolimit dymujor, por vizitorët ende nuk janë kthyer. Situata duket e vështirë, së paku deri në hapjen e kufijve.

Vendvarrimi i heroit kombëtar Gjergj Kastriotit në qytetin e Lezhës, hapi dyert këtë javë, por këtij sajti të njohur historik i mungojnë vizitorët. Paulin Zefi, përgjegjës i trashëgimisë kulturore “Duke qenë se Tirana nuk është kthyer zonë e gjelbër, as Shkodra jo nuk ka lëvizje. Po kështu shkollat janë të mbyllura, pasi numri më i madh i vizitorëve përbëhet nga nxënësit dhe studentët është e pamundur … Po kështu ndikon mbyllja e kufijve”.

Sipas Përgjegjësit të Trashëgimisë Kulturore në 2019-tën memoriali i Skënderbeut është vizituar nga rreth 30 mijë vizitorë. Ndërsa pritshmëritë këtë vit janë të ulëta. “Fluksi zakonisht nis në Maj e deri në Shtator, por për shkak të situatës kam frike se nuk do kemi as 1/3 e vizitorëve krahasuar me vitet e kaluara”.

E njëjta situatë paraqitet edhe në kalanë mesjetare të qytetit të Lezhës si dhe muzeun etnografik. Që nga 18 Maji Parku Arkeologjik i Apolonisë në Fier, është i hapur për vizitorët. Specialisti i këtij parku, Admir Xhelaj shprehet se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka pasur një fluks të madh vizitorësh vendas e huaj.

“Numri gjatë këtyre dy ditëve ka qenë minimal por presim me lehtësimin e masave dhe hapjen e kufijve muajin tjeter që të shtohen vizitorët” tha ai.

Sa i përket hapjes së mozaikut arkeologu thotë se vendimi do të merret nëse do të shtohen vizitorët.  “Ne këtë vit kishim menduar të hapim e mozaikët në sektorin G, pranë Manastirit por kjo do shihet në bazë të vizitueshmërisë”. Xhelaj gjithashtu shprehet se janë marrë të gjitha masat anti-covid, jo vetëm në muze por edhe në ambientet e jashtme. /Shqiptarja.com / KultPlus.com

Bashkëpunim gjermano-francezo-shqiptar në hulumtimin e qytetit antik të Apolonisë

Qendra e gërmimeve në Apoloni, në afërsi të Fierit, është një vend ku sot takohen arkeologe dhe arkeologë nga shtete të ndryshme.

Gjatë një vizite me studiuese dhe studiues të ndryshëm ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak dhe ajo greke Sophia Philippidou vizituan qendrën e gërmimeve në Apoloni.1 nga 3  

“Ambasadori Gjerman Zingraf dhe kolegia franceze Christina Vasak si dhe ajo greke Sophia Philippidou mundën të bindeshin lidhur me fraktin, se sa mirë funksionon bashkëpunimi gjermano-francezo-shqiptar në hulumtimin e këtij qyteti antik”, thekson ambasada gjermane në një njoftim.

“Në kuadrin e një takimi ndërkombëtar në kontekstin e muajit të frankofonisë, ekipe të ndryshme kishin patur mundësi të prezantonin paraprakisht në Tiranë rezultatet e punës së tyre”, shton Ambasada e Gjermanisë në Tiranë. Atsh / KultPlus.com

Apolonia, destinacioni turistik i shtatorit

Monumentet e kulturës dhe parqet arkeologjike në vendin tonë tashmë janë kthyer në atraksione turistike për turistët e huaj por dhe vendas.

Në Parkun Arkeologjik të Apolonisë mozaiku që ndodhet në Vilën me Impluvium është i hapur për vizitorët dhe gjatë muajit shtator pasi sezoni turistik në vendin tonë nuk ka mbaruar ende.

Specialistë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës kanë bënë të mundur zbulimin e mozaikut që ndodhet në Vilën me Impluvium. Kjo vilë i takon shek. III-II p.Kr. dhe zotëron një oborr të rrethuar me peristil dhe të shtruar me mozaikë me motive gjeometrike dhe floreale.

Mozaiku që daton ne vitet II-III para Krishtit,është një tjetër destinacion turistik por dhe historik i cili nuk duhet ti mungojë guidës turistike të turistëve të huaj dhe gjatë këtij muaji./a.a/ KultPlus.com

Apolonia hynë në agjendën evropiane të turizmit

Qindra të huaj vizitojnë çdo ditë Parkun Arkeologjik të Apolonisë në Fier. Gjatë muajve korrik dhe gusht në park janë regjistruar mbi 13 mijë turistë të huaj.

Numrin më të lartë e kanë shënuar turistët nga Gjermania, Austria, Zvicra, Franca dhe Polonia, të cilët ndajnë përshtypjet më të mira për vizitën në Shqipëri.

“Vijmë nga Gjeneva. Jemi me të vërtetë të habitur me Shqipërinë. Ka shumë monumente arkeologjike. Jemi të surprizuar, nuk e prisnim. Vizituam dhe Beratin, qytetin e “një mbi e një dritareve”. Çdo gjë që kemi parë me të vërtetë na ka surprizuar dhe shpresoj të rikthehemi. Jemi shumë të kënaqur dhe nga pritja që kemi gjetur kudo, ndaj kur të kthehemi në vendin tonë, do flasim për këtë e besoj së përshtypjet tona, do të bëjnë që të vijnë edhe më shumë turistë”, thotë një vizitor i huaj.

Marin Haxhimihali, drejtor i Parkut Arkeologjik të Apolonisë, thotë për rtsh se shtimi i vizitave është një konfirmim se Aplonia sivjet ka hyrë në agjendën evropiane të vizitueshmërisë. Por ç’ka konsiderohet e rëndësishme në këtë moment për Parkun Arkeologjik të Apolonisë është rikthimi i ekspeditës kërkimore studimore franko-shqiptare. Sipas zotit Haxhimihali ekspedita po përdor metodat më të fundit të fotogrametrisë dhe atyre informatike në arkeologji në lidhje me Parkun Arkeologjik të Apolonisë.
“Finalja është plotësimi i muzeut me disa elementë që janë zbuluar nga ekspedita, por që nuk janë respektuar më parë”, tha ai.

Ekspedita francezo- shqiptare vepron në Apoloni që në vitin 1993 me ndërprerje e rikthime, ndërsa këtë herë do të bëjë të mundur ndërtimin për herë të parë të hartës digjitale të Parkut. Apolonia është ndër qytetet më të mëdhenj në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera, me të njëjtin emër, të kohës antike. / KultPlus.com