Rokeri shqiptar Skënder Beck pjesë e Spotify dhe Apple Music

Artisti shqiptar Skender Beck, i cili jeton në Los Anxhelos të Kalifornisë, është bërë pjesë e platformave muzikore “Spotify” dhe “Apple Music”.

Në një intervistë për emisionin “Vizioni i pasdites”, ai tregon rreth krijimit të emrit të tij, fillimeve të karrierës muzikore dhe kompozimeve të reja.

“Nëna më ka vënë emrin Skënderbeg Myftari, po kur shkoj në komunë të regjistronte emrin më thanë se është titull nderi dhe duhej ta hiqte emrin beg prej emrit tim. Pastaj kur u bëra shtetas amerikan në 2010 pata mundësinë të zgjedh çfarë emri dua dhe Skënderbeu më pëlqen jashtëzakonisht shumë dhe vendosa ta bëj atë emër, Skënder Beck”, rrëfeu ai.

Këngëtari tha se i pëlqen muzika me instrumente të vërteta. “Më pëlqen muzika me instrumente të vërteta, ndryshe tingëllon muzika me aparatura, domethënë në mënyrë automatike”, shprehet ai.

Duke folur për fillimet e tij, artisti thotë se ka pasur dëshirë muzikën dhe pse ka studiuar aktrimin.

Në vitin 1997, Beck migroi në New York City për të vazhduar shkollimin në Institutin e Teatrit Lee Strasberg, dhe që prej asaj kohe ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara. / Diaspora Shqiptare/ KultPlus.com

Apple Music frymon shqip, krijon platformën muzikore ‘Shqip Vibes’

Këngëtaret shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa, kanë qenë shkaktaret kryesore që Apple Music së fundi ka krijuar platformën muzikore, ‘Shqip Vibes’, shkruan KultPlus.

Platforma përfshin edhe këngë nga Kosova dhe Shqipëria.

”Këngëtar me origjinnë shqiptare si Rita Ora dhe Dua Lipa e kanë futur shtetin e tyre në hartën globale, dhe poashtu të gjithë ato talente të cilët janë të gatshëm për të marrë vëmendjen. Përzierja e tyre urbane/pop ritmike e këngë të reja dhe të kohëve të fundit sjell ritme shqip, për një natë me miqtë në shtëpi ose për të filluar festën shumë kohë përpara se të shkoni në klub.”, thuhet në platformën muzikore për muzikën shqipe / KultPlus.com