Arabia Saudite do të dërgojë gruan e parë në hapësirë

Arabia Saudite do të dërgojë gruan e parë astronaute në hapësirë, në një mision më vonë gjatë këtij viti, raportoi media shtetërore.

Ky vendim po shihet si një përpjekje për të përmirësuar imazhin ultra-konservator të kësaj mbretërie.

Rayyana Barnawi do t’i bashkohet astronautit saudit, Ali Al-Qarni, në misionin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës “gjatë çerekut të dytë të vitit 2023”, raportoi agjencia Saudi Press.

Astronautët “do t’i bashkohen ekipit të misionin të hapësirës AX-2” dhe nisja e tyre do të bëhet “nga Shtetet e Bashkuara”, tha agjencia.

Ky shtet do të ndjekë hapat e fqinjit të tij, Emirateve të Bashkuara Arabe, që më 2019 u bë shteti i parë arab që dërgoi qytetarë në hapësirë.

Atëbotë, astronauti Hazzaa al-Mansoori qëndroi për tetë ditë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Edhe një shtetas i Emirateve, Sultan al-Neyadi, po ashtu do të udhëtojë drejtë hapësirës më vonë gjatë këtij muaji.

Lideri de-fakto i Arabisë Saudite, Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, ka tentuar që të përmirësojë imazhin e mbretërisë, duke shtyrë përpara reforma.

Që kur erdhi në pushtet më 2017, gratë janë lejuar që të vozisin dhe të udhëtojnë jashtë vendit pa u shoqëruar nga burrat. Po ashtu, pjesëmarrja e tyre në tregun e punës është dyfishuar, nga 17 në 37 për qind. /REL/ KultPlus.com

Arabia Saudite do të ndërtojë një prej aeroporteve më të mëdhenj në botë

Arabia Saudite ka planifikuar të ndërtoje një nga aeroportet më të mëdhenj në botë, sipas mediave të huaja.

Aeroporti Ndërkombëtar i Mbretit Salman, që do të ndërtohet në kryeqytetin Riyadh, do të ketë të paktën gjashtë pista paralele, duke bërë të mundur kalimin e 185 milionë pasagjerëve çdo vit deri në vitin 2050.

I ndërtuar mbi aeroportin aktual ndërkombëtar “King Khalid”, struktura e re është projektuar nga Foster + Partners, të cilët e cilësuar si një “aerotropolis”. Kjo nuk është risi për vendin që është shtëpia e aeroportit më të madh në botë, Aeroporti Ndërkombëtar Mbreti Fahd në Dammam, 250 milje në verilindje të Riyadh-it.

Deri në vitin 2030, drejtuesit e aeroportit synojnë që të transportojë 120 milionë pasagjerë në vit, përpara se kapaciteti të rritet me 50% gjatë dy dekadave në vijim./abcnews.al/ KultPlus.com

Publikohet lista e shteteve që ekzekutuan më së shumti njerëz më 2020

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, “Amnesty International”, tha se katër nga pesë shtetet që ekzekutuan më së shumti të dënuar gjatë vitit 2020 janë nga Lindja e Mesme.

Sipas raportit të kësaj organizate, Irani, Egjipti, Iraku dhe Arabia Saudite përbëjnë 88 për qind të 483 ekzekutimeve të raportuara në mbarë botën, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Në vendin e parë për më së shumti ekzekutime vitin e kaluar është bindshëm Irani me mbi 240 të ekzekutuar. Në vendin e dytë është Egjipti me mbi 100 persona të ekzekutuar, ndërsa Iraku është i treti me mbi 40 të ekzekutuar.

Shtetet që ekzekutuan më së shumti njerëz më 2020, sipas “Amnesty International” (Grafiku: BBC)

Organizata e njohur i akuzoi këto vende për “këmbëngulje të pamëshirshme dhe të frikshme” për dënimin e rëndë, kur shumica e botës është e përqendruar në shpëtimin e jetës së njerëzve nga një virus vdekjeprurës.

Sidoqoftë, numri i përgjithshëm botëror i njerëzve të ekzekutuar nga autoritetet shtetërore ishte më i vogli në dhjetë vitet e fundit, por në këtë shifër nuk është përfshirë Kina.

Besohet se autoritetet kineze ekzekutojnë mijëra njerëz çdo vit, por të dhënat rreth rasteve të tilla përbëjnë sekret shtetëror në vendin komunist. E pamundur që të vërtetohen shifrat e ekzekutimeve ishte edhe në Vietnam dhe Korenë Veriore, sepse të dhënat nuk publikohen.

Shifra prej 483 ekzekutimeve në 18 shtete gjatë vitit 2020 përbën rënie prej 26 për qind në krahasim me 657 ekzekutimet e kryera në vitin 2019 dhe rënie prej 70 për qind nga kulmi prej 1.634 ekzekutimeve që u raportuan në vitin 2015./ KultPlus.com

Arabia Saudite lejon gratë që të jenë pjesë e ushtrisë

Ministri i Mbrojtjes në Arabinë Saudite ka thënë se gratë arabe do lejohen të jenë pjesë e forcave ushtarake.

Gratë në Arabinë Saudite mund t’i bashkohen Ushtrisë Arabike Saudite, Mbrojtja Ajrore Mbretërore Saudite, Flota Detare Mbretërore Saudite, Forca Strategjike e Raketave Mbretërore Saudite dhe Shërbimet Mjekësore të Forcave të Armatosura, shkruan Gulf News.

Ky ndryshim vjen nga ‘Vizioni 2030’ iniciativa e Princit Mohammed bin Salman, që shpalos reforma që avancojnë gratë Saudite në fusha të ndryshme.

Me këtë iniciativë, gratë saudite do mund të bëjnë punë që më herët ishin të limituara vetëm për meshkuj, si kamarier dhe arkëtarë.

Arabia kishte lejuar gratë t’i bashkoheshin Ushtrisë në 2019 të njëjtin vit kur Mbretëria Saudite kishte lejuar që gratë të dilnin jashtë shtetit edhe pa lejen e ndonjë mashkulli. / KultPlus.com

Skaji i botës, një mrekulli gjeologjike në shkretëtirën shkëmbore (VIDEO)

Njihuni me njërin ndër karakteristikat më të veçanta natyrore të Arabisë Saudite. Rrafshnalta Najd, është njëra ndër karakteristikat më të spikatura natyrore të Arabisë Saudite, fsheh atraksionin e bukurisë dramatike – skajin e botës (Jebel Fihrayn)!

Skaji i botës, shkëmbi i lartë 300 metra nga i cili ofrohet pamje e pakufishme e ambientit shkëmbor të shkretëtirës, pjesë e formacionit i cili, si mur natyror, rrethon kalimin Jabal Tuwaiq, transmeton KultPlus.

Formacioni është krijuar si pasojë e lëvizjes së pllakës arabike e cila gjeologjikisht është njëra ndër pjesët më të vjetra të Azisë, por edhe njëra ndër pllakat kryesore litosferike në planet.

Shkëmbinjtë të cilët gjenden në veriperëndim të Riadit, kanë pasur rolin e rëndësishëm në historinë e Arabisë, sepse përgjatë tyre ka kaluar rruga e lashtë tregtare e cila ka çuar në Levant dhe Persi. / KultPlus.com

Pas tri dekadash, kinematë në Arabinë Saudite do të rihapen në fillim të vitit 2018

Arabia Saudite ka njoftuar se do të heqë ndalimin për kinematë, i cili po zgjatë më shumë se tre dekada, shkruan BBC, përcjellë KultPlus.

Ministria e Kulturës dhe informacionit tha se do të filloj lëshimin e licencave menjëherë dhe se kinematë e para pritet të hapen në mars të vitit 2018. Ky vendim është pjesë e programit të reformës sociale dhe ekonomike të princit Mohammed bin Salman’.

Mbretëria konservatore myslimane kishte kinema në vitet 1970, por klerikët i bindën autoritetet për t’i mbyllur ato. Në janar, Grand Muffti Sheikh Abdul Aziz Al al-Sheikh thuhet se paralajmëroi për “shthurjen” e kinemave, duke thënë se ata do të korruptonin moralin e njerëzve.

Ministri i Kulturës Awwad Alawwad, ka thënë se “Hapja e kinemave do të shërbejë si një katalizator për rritjen ekonomike dhe diversifikimin, duke zhvilluar një sektor më të gjerë kulturor, ne do të krijojmë mundësi të reja punësimi dhe trajnimi, si dhe do të pasurojmë opsionet argëtuese të mbretërisë”, ka thënë ministri Alawwad./ KultPlus.com