Nga Arbana Osmani, Angela Martini dhe Princeshë Elia, fytyrat publike që shkruan libra për këtë panair

Panairi i Librit ‘Tirana 2019’ i çelur prej disa ditësh në Pallatin e Kongreseve ka sjellë për lexuesit disa vepra nga personazhe të njohura të ekranit shqiptar, transmeton KultPlus.

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka sjellë librin e saj për amvisat shqiptare të titullin ‘Receta për 5 Minuta’ duke sjellë në panair jo vetëm njerëz të apasionuar pas leximit dhe gatimit por edhe fansa të vetë moderatores.

Një tjetër personazh i njohur i ekranit gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu solli librin ‘Tirana e Nonës’ i cili për ditë me radhë u reklamua jo vetëm në stendën e panairit, por edhe në rrjetet sociale.  Gazetari Andi Bejtja solli librin e tij me poezi  “Atdhe dashuri, me pesëdhjetë poezi t’i thuash të gjitha”.

Një libër në këtë panair solli edhe bashkëshortja e princ Leka Zogut, Elia Zaharia një përrallë me ilustrime për Mbretëreshën Geraldinë, me titull ‘Trëndafili i Bardhë’.

Ndërsa befasoi edhe modelja e njohur me Angela Martini e cila erdhi si autore e librit ‘Dashuri, shpresë, dritë’. /shqiptarja.com/ KultPlus.com