Mendimi filozofik shqiptar dhe vizioni i tij në pikëpamjet politike e bëri të njohur para opinionit mbarëshqiptar si mendimtarin më të çmuar pas viteve të ’90-ta. Veprimtaria e tij intelektuale posedonte një diapazon dhe një aftësi për t’i zbërthyer në mënyrë thelbësore proceset shoqërore të cilat i tejkalonin shoqëria mbarëshqiptare.
Personaliteti i tij njihej si kontribuues për faktorizimin e politikës shqiptare në Republikën e Maqedonisë, sidomos në kohën e ballafaqimeve në mes arrogancës së politikës maqedonase dhe inferioritetin e politikës shqiptare, duke ndërmarrë hapat për të ecur drejtë së ardhmes që duhet të vinte një ekuilibër në mes ëndrrave irracionale maqedonase dhe ambicieve shumëtokësore të shqiptarëve.
Figura e Arbën Xhaferit ishte dhe mbetet si njëri ndër mendimtarët më të çmuar dhe origjinalë në mbarë botën shqiptare. Mendimet e tij të qarta intelektuale rreth proceseve shoqërore dhe mendimeve filozofike-politike e bëjnë atë që të mbetet njëri ndër figura më të çmuara të mendimit filozofik shqiptar.
Mendimi i tij filozofik e bën atë figurën më të çmuar pas sociologut të parë në Kosovë, profesor Fehmi Aganit dhe politikologut të parë shqiptar, Mr. Ukshin Hotin, të cilët vlerësohen lart si studiues dhe argumentues të mendimit sociologjik dhe filozofik shqiptar të shekullit XX.
Arbën Xhaferi u lind më 24 janar të vitit 1948 në qytetin e Tetovës të Republikës së Maqedonisë. Shkollën fillore dhe të mesme e përfundoi në vendlindje, ndërsa studimet universitare i përfundoi në Fakultetin Filozofik, në Drejtimin e Filozofisë, në Universitetin e Beogradit. Në fillim të viteve të ’70-ta, përpara se të hynte në botën e gazetarisë dhe të politikës Arbën Xhaferi për opinionin publik njihej si kritik i filmit, duke pasur botën artistike si pasion.
Me përfundimin e studimeve universitare në Degën e Filozofisë Xhaferri nga mesi i viteve ’70-a deri në vitet ’90-a punoi si gazetar komentator dhe më pastaj si redaktor përgjegjës në programin e kulturës, në Televizionit e Prishtinës. Në mesin e viteve ’90-a është ndër të parët të cilët u përjashtuan nga Televizioni i Prishtinës nga regjimi i instaluar i politikës së Sllobodan Milosheviqit.
Pas përjashtimit të tij nga Televizioni i Prishtinës filloi të punonte në të përjavshmen “Koha”, me redaktor Veton Surroin dhe në “Forum”, i cili drejtohej nga veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi, si dhe në disa medie të tjera shqiptare, duke përfshirë edhe shumë gazeta prestigjioze në botë. Pas vitit 1993 Xhaferri vendosi të luftonte me një mision pa ndonjë çmim, përkatësisht të kontribuonte me diapazonin e tij intelektual me elitën e politikës së Republikës së Maqedonisë.
Me daljen e tij nga politika, për arsye shëndetësore nga vitit 2007 deri 2012, u rikthye në botën e gazetarisë duke u marrë me opinione dhe me debate televizive mbi çështjen e politikës dhe të kulturës shqiptare. Arbën Xhaferi ndërroi jetë më 15 gusht 2012 në Klinikë Neurokirurgjike të Shkupit, rreth orës 16:00, si pasojë e hemorragjisë cerebrale të pësuar një javë më parë edhe pse prej vitit 1992 vuante nga sëmundja e Parkinsonit, kjo ishte arsyeja e tij kryesore pse vendosi të kthehej në Tetovë.
Me kthimin e tij në Tetovë, në vitin 1993, u rikthye në skenën politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë, duke u zgjedhur një vit më vonë si kryetari i subjektit politik Partia Demokratike Shqiptare, e themeluar së bashku me Menduh Thaçin.
Ky subjekt u formua pas përçarjes së subjektit politik Partia për Prosperitet Demokratik, e cila u nda në dy fraksione politike, Partia për Prosperitet Demokratik, e vjetra, u përkrah nga organet e larta shtetërore të Republikës së Maqedonisë, ndërsa fraksioni i dalë nga Partia për Prosperitet Demokratik, e cila doli me kandidimin e kandidatëve të pavarur, me kryetarin Arbën Xhaferin u manifestua me përkrahje masive të shqiptarëve në Maqedoni.
Me ardhjen e tij në pushtet arriti ta instalonte një gjeostrategji të re në skenën politike maqedonase. Duke u njohur si ndërtues i platformës për demokraci konsensuale, si një parakusht për parandalimin e tendencave margjinalizuese të aplikuara në atë kohë kundër respektimit të drejtave dhe lirive themelore të shqiptarëve në Maqedoni, por edhe si mjet efikas kundër ndarjes territoriale që ende edhe sot i kanoset Maqedonisë.
Roli i Xhaferrit në Negociatat e Ohrit ishte njëri ndër firmëtarët e kësaj marrëveshjeje, e cila i dha përfundim konfliktit të armatosur në Maqedoni, por që nuk e zgjidhi problematikën në mes shqiptarëve dhe maqedonasve, siç edhe vetë e pranoi më vonë.
Gjatë veprimtarisë së tij në botën e politikës ka publikuar dy vepra“PDSH-ja jo në letër” dhe “Sfidat e Demokracisë në Shtetet Multietnike”, ndërsa nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama, Qendra Kulturore e “Klan Kosova”, në Prishtinë dhe “Dudaj” në Tiranë, botoi pesë vëllime me mbi 2000 faqe ese dhe analiza të shkëlqyera të Arbën Xhaferrit mbi “Çështjen kombëtare”, ”Identitetin”, “Demokracinë”, “Sfidën nga ekstremizmi fetar”, “Kauzën shqiptare në Maqedoni”, “Çështjen e Kosovës”.
Figura e Arbën Xhaferit ishte dhe mbetet një ndër figurat më të çmuar të politikës mbarëshqiptare. / KultPlus.com
Sot mbushen dymbëdhjetë vjet nga vdekja e ish-kryetarit të PDSH-së në Maqedoni, Arbën Xhaferi.
Ai u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, pasi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, e cila ishte edhe arsyeja e tërheqjes së tij nga politika. Ishte deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994, ku synonte krijimin e një sistemi dy dhomësh në institucionin ligjvënës. Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet.
Ishte një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve.
Arbën Xhaferi u lind në Tetovë më 24 janar 1948. Ka punuar në redaksinë e Kulturës të Televizionit të Prishtinës dhe në fillim të viteve 90, ishte rikthyer për të jetuar në Tetovë, ku në vitin 1994 themeloi Partinë për Prosperitet Demokratik Shqiptar, e cila më pas ndryshoi emër në Partia Demokratike Shqiptare. / KultPlus.com
Në vigjilje të përvjetorit të 16-të të Pavarësisë së Kosovës, në Institutin Albanologjik të Prishtinës është promovuar libri “Mbi çështjen shqiptare – bashkëbisedim me Arbën Xhaferin” i autorit Musli Krasniqi.
Libri përmban shtatë intervista me politikanin dhe personalitetin e shquar shqiptar, Arbën Xhaferi, të realizuara nga autori në vitet 2006-2009 dhe të botuara në shtypin e kohës në Prishtinë.
Tema kryesore e librit është çështja e Kosovës, por edhe temat tjera trajtojnë çështjen kombëtare shqiptare në përgjithësi, me shtrirje në kohë të një harku gati tri vjet dhe në gjithë hapësirën gjeografike shqiptare.
Në libër trajtohen edhe zhvillime historike të Serbisë dhe të politikave të saj antishqiptare, si dhe analiza të karakterit global, por gjithnjë në funksion të temës kryesore. Në ceremoninë e promovimit të librit, për mendimin dhe doktrinën politike të Arbën Xhaferit, folën veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Mehmet Hajrizi, njëherësh recensent i librit, prof. Arsim Bajrami nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, studiuesi i filozofisë politike të Arbën Xhaferit, Flakron Bexheti nga Maqedonia e Veriut, si dhe botuesi librit nga Shtëpia Botuese URA, shkrimtari Xhemë Karadaku.
Ceremonia u moderua nga shkrimtarja dhe krijuesja e njohur nga Tirana, Rudina Xhunga, e cila po ashtu vite më parë ka botuar një libër të ngjashëm nga bashkëpunimi me Arbën Xhaferin, ndërsa gazetarja nga Prishtina Rina Mujku riktheu para audiencës pjesë nga mendimi politik i Arbën Xhaferit.
Të gjithë panelistët gjatë diskutimeve të tyre vlerësuan lart figurën poliedrike të Arbën Xhaferin, veprimtarinë kombëtare të tij dhe kontributin e jashtëzakonshëm gjatë zhvillimit të proceseve të rëndësishme kombëtare jo vetëm në Maqedoni, por në gjithë gjeografinë shqiptare.
Vet autori i librit, Musli Krasniqi, potencoi se promovimi i këtij libri në prag të përvjetorit të pavarësisë nuk është i rastësishëm, ngase asnjë përvjetor i pavarësisë së Kosovës nuk do të jetë i plotë pa kujtuar figurën dhe kontributin e Arbën Xhaferit.
Libri “Mbi çështjen shqiptare – bashkëbisedim me Arbën Xhaferin”, i autorit Musli Krasniqi përbën orientim dhe referencë, jo vetëm për studiuesit por edhe për veprimtari praktike shtetërore. Ai ka karakter njohës, edukues, frymëzues dhe udhëzues, të cilat do t’u duheshin personaliteteve të larta të shtetit e deri te lexuesi i rëndomtë. Libri përmban dy parathënie, nga veprimtari Mehmet Hajrizi dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko. / KultPlus.com
Sot mbushen njëmbëdhjetë vjet nga vdekja e ish-kryetarit të PDSH-së në Maqedoni, Arbën Xhaferi.
Ai u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, pasi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, e cila ishte edhe arsyeja e tërheqjes së tij nga politika. Ishte deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994, ku synonte krijimin e një sistemi dy dhomësh në institucionin ligjvënës. Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet.
Ishte një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve.
Arbën Xhaferi u lind në Tetovë më 24 janar 1948. Ka punuar në redaksinë e Kulturës të Televizionit të Prishtinës dhe në fillim të viteve 90, ishte rikthyer për të jetuar në Tetovë, ku në vitin 1994 themeloi Partinë për Prosperitet Demokratik Shqiptar, e cila më pas ndryshoi emër në Partia Demokratike Shqiptare. / KultPlus.com
Sot mbushen 75 vjet nga lindja e ish-kryetarit të PDSH-së në Maqedoni, Arbën Xhaferi.
Arbën Xhaferi mbetet ndër figurat kryesore të historisë së shqiptarëve.
Sot, KultPlus ju sjell një thënie të cilën ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, e kishte thënë për Ibrahim Rugovën dhe Arbën Xhaferin.
“Nëse Ibrahim Rugova dhe Arbën Xhaferi, do kishin qenë amerikanë, gjermanë apo francezë, ata do ta kishin pushtuar botën me diplomaci, por për fat të keq këto dy figura i përkasin një popullit shumë të vogël…”, ishte shprehur Napolitano. / KultPlus.com
Sot mbushen 75 vjet nga lindja e ish-kryetarit të PDSH-së në Maqedoni, Arbën Xhaferi.
Arbën Xhaferi u lind në Tetovë më 24 janar 1948. Ka punuar në redaksinë e Kulturës të Televizionit të Prishtinës dhe në fillim të viteve 90, ishte rikthyer për të jetuar në Tetovë, ku në vitin 1994 themeloi Partinë për Prosperitet Demokratik Shqiptar, e cila më pas ndryshoi emër në Partia Demokratike Shqiptare.
Ishte një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve.
Ai u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, pasi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, e cila ishte edhe arsyeja e tërheqjes së tij nga politika. Ishte deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994, ku synonte krijimin e një sistemi dy dhomësh në institucionin ligjvënës. Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet. / KultPlus.com
Sot mbushen dhjetë vjet nga vdekja e politikanit dhe intelektualit, Arbën Xhaferi.
Në vijim po ju përcjell disa nga shprehjet e tij, të cilat ruajnë një aktualitet të gjithëkohshëm.
– Me që jetojmë në një botë, kohë të ndërveprimit të kulturave kombëtare, duhet konstatuar se shqiptareve u mungon kryesorja: propaganda kombëtare në planin ndërkombëtar. – Në historinë politike shqiptare nuk ekziston, të paktën një broshurë propagandistike drejtuar kundër popujve të tjerë. – Një popull që humb besimin te të gjitha autoritetet, siç ndodh me shqiptarët, e vë në dyshim qënien e vet, humb vetëbesimin, rezistencën ndaj asimilimit, kështu që përbuzja e vetvetes shoqërohet me adhurimin e tjetrit. – Albanofobia manifestohet si grekofili, italofili, turkofili, sllavofili etj… – Mjeshtëria që formon ose e deformon vetëdijen quhet propagandë. – Shpeshherë më e vërtetë se e vërteta bëhet gënjeshtra, fjalët që paketohen bukur, sipas rregullave të propagandës. – Anarkia është pasoja më e hidhur e lirisë, e demokracisë së keqpërdorur. – Nuk thuhet më se çdo mysliman është terrorist, por çdo terrorist është mysliman. – Për të qenë të përçarë duhet të jenë të barabartë. – Kushti i parë që një besim fetar të shndërrohet në religjion është: ndarja e shtetit, politikës prej fesë; pra respektimi i parimit të shekullarizmit. – Disa analistë thonë se ideja e krijimit të Maqedonisë ka qenë vllahe, nga që vetëm kjo popullatë protoballkanike, nuk arriti të krijojë shtetin e vet. – Faktori ndërkombëtar me vonesë do ta kuptojë gabimin, kur lejoi që luftërat në hapësirat jugosllave të përfundojnë pa emërimin e fajtorit. – Serbët nuk e pranojnë argumentin e arsyes, prandaj dhe sillen në mënyrë arrogante. – Autoritet jugosllave heshtazi e zbatonin marrëveshjen e fshehtë jugosllavo-turke, ngjashëm me atë turko-greke të Lozanës, për pastrimin etnik përmes shpërnguljeve masive të popullatës. – Çdo njeri bën përpjekje që të largohet nga dimensioni i inferioritetit. – Duhet lexuar për shkak se duhet kuptuar më mirë pse jetojmë, pse kemi ardhur në këtë botë, pse ndodhin fenomene të ndryshme dhe, mbi të gjitha, për të fisnikëruar veten dhe shoqërinë ku jetojmë. – Gjuha standarde duke mbrojtur vetveten, mbron dhe kombin. – Luajaliteti ndaj kombit është më e madhe se ndaj shtetit. – Në dallim nga shqiptarët, serbët, por jo vetëm ata, më se një shekull hartojnë projekte, elaborate të studiuara mirë se si t’i shfarosim shqiptarët, t’i dëbojmë nga vendlindja, t’ua njollosim imazhin, t’u ngjisin bishta, të nxisin përçarjet e brendshme, t’i korruptojnë përfaqësuesit, prijësit e tyre etj. – Në mes botës perëndimore dhe lindore ekziston një relacion i çuditshëm i këmbimit: perëndimi eksporton në lindje ideologji (dikur komunizmin sot demokracinë); ndërkaq nga lindja pranon religjionin. – Çdo komb ka thesarin e vet të urtësive, rrjedhimisht dhe populli shqiptar. – Çdo shoqëri ka heronj dhe oportunistë, flijues dhe utilitaristë. Gjithmonë oportunistët përpiqen të konsumojnë atë që kanë siguruar heronjtë. – Grekët kanë vënë zapt mbi periudhën antike, sllavët mbi periudhën mesjetare, turqit për pjesën tjetër, ndërkaq qenia shqiptare, gjithnjë e më shumë po merr trajtën e një të sëmuri paraplegjik, që nuk arrin të lëviz gjymtyrët qafë e tëposhtë. – Kur religjionet e suspendojnë hyjnoren, atëhere zëri i këmbanës ose i muezinit, përjetohet si shpallje e luftës… – Luftrat që përfundojnë pa fajtor, kurrë nuk përfundojnë as me paqe. – Mjerisht, demokracia vetvetiu nuk e sjell lirinë, por liria hap shtegun për paraqitjen e demokracisë. – Në rininë time, të qenit shqiptar shoqërohej gjithnjë me ndjenjën e prestigjit. – Një popull shndërrohet në komb kur patriotizmi nuk është më çështje individuale, por çështje institucionale. – Pluralizmi ka krijuar terren të përshtatshëm për relativizim të gjithçkaje. – Serbët, por edhe të tjerët, i urrejnë shqiptarët për shkak të krenarisë së tyre. – Si çdo njeri që synon të ketë një të kaluar të fisme, ashtu dhe çdo popull kërkon të ketë një të kaluar të lavdishme. – Tipari kryesor i qytetërimit perëndimor, është dyshimi si metodë e zbulimit të së vërtetës, ndërkaq tipari kryesor i qytetërimit lindor është besimi i paluajtshëm ndaj autoritetit. – Shqiptarët i kanë dhënë kontribut të madh pavarësisë së Greqisë, i kanë dhënë njerëz të shquar, politikanë, ushtarakë, shkencëtarë, krijues etj. – Në politikë me rëndësi parësore është mjeshtëria e zgjedhjes së prioriteteve. – Autonomia iu dha Kosovës për shkak të shqiptarëve e jo për shkak të serbëve. – Një pjesë e madhe e popullit grek ka prejardhje shqiptare. – Shpesh herë, paqja peshon si vlerë më shumë se interesat e tjera. – Shteti i parë Serb është formuar në Rashkë dhe jo në Kosovë. – Sot, në Kosovë dhe në vise, nuk mund të gjesh as 1% të shqiptarëve që janë pro serbë. – Grekët, që nga koha antike e deri në ditët e sotme, kanë bashkëjetuar me shqiptarët duke u përzier me ta në vazhdimësi. – Individi dhe komuniteti që nuk kultivon nevojën për pendesë, nuk arrin t’i korrigjojë gabimet. – Maqedonia s’ka të ardhme, kështu siç po shkon. – Popujt e Ballkanit vuajnë nga një strabizëm etno-politik që i bën të shohin shtrembër njëri –tjetrin. – Propanganda serbe është mjeshtërore dhe nuk ka skrupuj moralë. – Një VIP ( Very Important Person) nuk mund të pranojë lehtë të bëhet NIP (Non Important Person). / KultPlus.com
Sot mbushen dhjetë vjet nga vdekja e ish-kryetarit të PDSH-së në Maqedoni, Arbën Xhaferi.
Ai u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, pasi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, e cila ishte edhe arsyeja e tërheqjes së tij nga politika. Ishte deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994, ku synonte krijimin e një sistemi dy dhomësh në institucionin ligjvënës. Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet.
Ishte një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve.
Arbën Xhaferi u lind në Tetovë më 24 janar 1948. Ka punuar në redaksinë e Kulturës të Televizionit të Prishtinës dhe në fillim të viteve 90, ishte rikthyer për të jetuar në Tetovë, ku në vitin 1994 themeloi Partinë për Prosperitet Demokratik Shqiptar, e cila më pas ndryshoi emër në Partia Demokratike Shqiptare. / KultPlus.com
Sot mbushen nëntë vjet nga vdekja e ish-kryetarit të PDSH-së në Maqedoni, Arbën Xhaferi.
Arbën Xhaferi mbetet ndër figurat kryesore të historisë së shqiptarëve.
Sot, KultPlus ju sjell një thënie të cilën ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, e kishte thënë për Ibrahim Rugovën dhe Arbën Xhaferin.
“Nëse Ibrahim Rugova dhe Arbën Xhaferi, do kishin qenë amerikanë, gjermanë apo francezë, ata do ta kishin pushtuar botën me diplomaci, por për fat të keq këto dy figura i përkasin një popullit shumë të vogël…”, ishte shprehur Napolitano. / KultPlus.com
Xhaferi i cili ishte njëri prej mendimtarëve të rrallë të trevave shqiptare i përgjigjet historisë dhe dilemave shqiptare për lëvizjet e mendimit ose çfarë shoqëroi ndryshimet e mëdha në Evropë nga lëvizjet kulturore në epoka.
Në hapësirat shqiptare vlojnë nismat, ato individuale, grupore ose institucionale. Brenda një hapësire të vogël shfaqen ide diametralisht të kundërta, si në përmbajtje, ashtu edhe në formë. Bashkëjetojnë stile të ndryshme, klasikja me post-modernen, folklorizmi me modernen, naivizmi me surealizmin, manierizmi oriental me inovacionizmin oksidental, kiçi me estetizmin etj. Kjo dëshmon se kultura jonë ende nuk është e konsoliduar. Kulturologu, politikani dhe mendimtari Arbën Xhaferi në këtë intervistë ekskluzive për “Standard” për herë të parë merr në shqyrtim dilemat e lëvizjeve tona mendore dhe kulturore përballë epokave.
Ndërsa shprehet për një lidhje organike me lëvizjet politike se ne “sot e kësaj dite nuk kuptojmë rëndësinë e gjithanshme të idesë së shtetit ligjor, standardit për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut, domosdoshmërinë për verifikim shkencor të gjitha ideve që janë në funksion të organizimit shoqëror, nxitjen e hulumtimit të fenomeneve dhe përfundimisht rëndësinë e ndarjes së shtetit prej religjionit”.
E vetmja lëvizje sipas Xhaferit, par exelence ka qenë neoshqiptarizmi i viteve ‘30, që e konsideron lëvizje politike që synonte ta ndryshonte, ta korrigjonte kodin qytetërues të shqiptarëve, ta evropianizonte atë. Kjo ide bëri ndryshimin e strukturës mendore të njeriut… Dhe sa për çështjen e globalizmit sot, ideologu thotë se “instaloi rregullat në tregun e përgjithshëm që përfundimisht i rrënoi, jo vetëm ëndrrat romantike, por edhe konceptet për artin”.
A jeni të mendimit se në Shqipëri përveç neoshqiptarizmit nuk ka lulëzuar ndonjë lëvizje tjetër kulturore që të shkundë psikikën e shqiptarëve?
Në hapësirat shqiptare vlojnë iniciativat, ato individuale, grupore ose institucionale. Brenda një hapësire të vogël shfaqen ide diametralisht të kundërta si në përmbajtje, ashtu edhe në formë. Bashkëjetojnë stile të ndryshme, klasikja me post-modernen, folklorizmi me modernen, naivizmi me surealizmin, manierizmi oriental me inovacionizmin oksidental, kiçi me estetizmin etj. Kjo dëshmon se kultura jonë ende nuk është e konsoliduar. Edhe në shoqëritë tjera ka antagonizma të tillë, iniciativa vend e pavend, por megjithatë dihet çka është tendencë kryesore qoftë në politikë, kulturë, apo në mënyrën e zhvillimit të biznesit. Popujt që kanë traditë të qëndrueshme kulturore kanë arritur t’u bëjnë ballë huazimeve pa kriter, kështu që kancona italiane apo shansona franceze arritën t’i bënin ballë muzikës rok. Në shoqëritë perëndimore ndryshimet janë dinamike, veçmas në fushën e krijimtarisë, por megjithatë vlerat nuk relativizohen, pa marrë parasysh statusin, vlerën e një vepre në treg.
Korrigjimi i vlerësimeve të gabuara bëhet shpejt. Van Gogu ishte shumë i varfër, ngaqë nuk arriti të shiste asnjërën nga veprat e tij, por pas vdekjes së tij ato morën çmime marramendëse. Neoshqiptarizmi u shqua më shumë se lëvizjet e tjera, për shkak se si nocion arriti të ngërthente në vete pikësynimet kryesore kulturore, por edhe politike, ekonomike të shqiptarëve. Madje do të thosha se neoshqiptarizmi ishte, par exelence, lëvizje politike, që synonte ta ndryshonte, ta korrigjonte kodin qytetërues të shqiptarëve, ta evropianizonte atë. Kjo ide, ndryshimi i strukturës mendore të njeriut, në shekullin XIX dhe XX ishte shumë e përhapur. Rrënjët e një kërkese të tillë duhet kërkuar në periudhën e Rilindjes (Renesansës), pastaj te Rusoi, Gëteja, Marksi dhe Niçeja, i cili, pasi e shpalli Zotin të vdekur, e përuroi mbinjeriun, krijesën që mund të ekzistojë edhe pa Zotin. Në Rusinë komuniste, po ashtu u eksperimentua me idenë e krijimit të njeriut të ri sovjetik, por kjo ide nuk ishte aq naive sa idetë e mendimtarëve të mirëfilltë që përpiqeshin t’i zgjidhin problemet e thella shoqërore me teoritë e ashtuquajtura të dezalienimit. Njeriu i ri sovjetik nuk u identifikua me nocionin rus, për shkak të strategjisë së asimilimit të efektshëm dhe të pahetueshëm. Njeriu i ri nuk ishte as rus, as lituanez, as gjeorgjian, as kazak, turkmen, kirgiz, por sovjet që, në fakt, i kishte të gjitha tiparet e rusit, gjuhën, kulturën në përgjithësi. Nga të gjitha këto përsiatje, vetëm neoshqiptarizmi ishte ide reale, e dëlirë, pa atë pretenciozitet, megalomani dhe djallëzi të teorive të tjera të asaj kohe. Derisa të tjerët synonin ta sovjetizonin, ta serbizonin, ta hispanizonin Evropën, shqiptarët kërkonin ta evropianizonin veten. Ky është një dallim strategjik.
Natyrisht ka pasur edhe lëvizje të tjera kulturore, por shumica prej tyre kishin karakter individual dhe ishin në funksion të bartjes së vlerave dhe tendencave që ekzistonin në katedra të ndryshme të universiteteve të huaja ku studionin shqiptarët. Mirëpo ato nuk u shndërruan në lëvizje, pos nëse nga ky kategorizim e përjashtojmë periudhën e komunizmit, kur krijimtaria varej kryekëput nga dogmat që i pati imponuar ideologjia komuniste.
A kemi pasur truall, flasim edhe para kohës së diktaturës, që vendi ynë të prodhojë elitë intelektuale, që të përcjellë rrymat kulturore evropiane?
Gjithsesi. Vetëm në fushën e krijimtarisë statusi shoqëror nuk çon kandar. Dhuruesi i talentit, atë e ka ndarë në mënyrë të barabartë në të gjitha shtresat shoqërore dhe popuj, pa marrë parasysh madhësinë e tyre. Madje popujt e vegjël zakonisht janë më të motivuar që të merren me krijimtari letrare, figurative, muzikore sesa me hulumtime shkencore. Tanimë janë krijuar kushte elementare politike, ekonomike dhe profesionale që krijuesit shqiptarë, duke i përcjellë rrymat e ndryshme kulturore, të dallojnë tendencën kryesore nga ato anësore dhe të krijojnë vepra të nivelit evropian. Këto maja, në disa fusha që tani janë arritur. Është një thënie që i vishet regjisorit Orson Uells, i cili vlerëson se krijimtaria artistike nuk varet gjithaq nga çfarësia e sistemi shoqëror. Zviceranët, punëtorë të zellshëm dhe të disiplinuar, thotë ai, në pesë shekujt e kaluar kanë prodhuar vetëm orën precize, ndërkaq italianët anarkikë, të zhurmshëm, skandalozë, komplotistë, hedonistë kanë krijuar vepra kulmore artistike në të gjitha fushat e kulturës. Për Bodlerin arti është lulja e së keqes. Shpeshherë e keqja, vuajtja, rreziku, nënçmimi janë motive më të fuqishme për krijimtari sesa mirëqenia, ahengu, siguria, vardisja… Për këto shkaqe besoj se krijimtaria artistike është shans për popujt e vegjël, pra edhe për shqiptarët që t’i afirmojnë vlerat kombëtare.
Pse tek ne, ashtu si edhe mentaliteti që zapton Ballkanin, gjithmonë nxitojmë për të arritur dhe kurrë nuk jemi në kohë me Evropën?
Për shkak se pjesa dërmuese e ballkanasve nuk e njohin Evropën, por e paragjykojnë atë. Mosnjohja e Evropës është pasojë e paragjykimeve më të ulëta, më arrogante, të tipit “kurva plakë” apo kontinent i degjeneruar etj. Por jo vetëm kaq. Shqiptarët, ndonëse nuk kanë distancë nga Evropa, megjithatë, edhe ato vlera që i njohin, nuk i trajtojnë seriozisht, si diçka fondamentale për një shoqëri moderne. Jemi të prirë ta pranojmë formën, pa obligime ndaj përmbajtjes. E duam hedonizmin evropian, por jo stoicizmin, përkushtimin ndaj punës, seriozitetin e tyre, respektimin e ligjit. Gjenetika, origjina apo gjeografia nuk janë përcaktues të mjaftueshëm të identitetit evropian, por sistemi i vlerave. Zhvillimi politik, ekonomik dhe qytetërues i Evropës ka një parahistori të gjatë dhe nuk është aspak rastësi. Dokumenti i parë që ngushton hapësirën e sovranit (mbretit) dhe që paralajmëron konceptin e shtetit ligjor, parakushtit për zhvillim të shoqërisë, Magna Carta Libertatum, u hartua më 15.6.1215. Ky ishte dokumenti i parë që e kufizoi pushtetin absolut të mbretit (John Laclandit, Gjonit Patokë) dhe krijoi kushte për përhapjen e idesë, të standardit kushtetues që garanton mbrojtjen e drejtave dhe lirive e njeriut. Ky dokument ka rëndësi historike, ngaqë e hapi shtegun për humanizim të shoqërisë. Kjo ndodhi shekuj më parë.
Po ashtu nuk kuptohet drejt se hulumtimi shkencor ishte shumë i hershëm dhe aspak i rastësishëm që, nga ana tjetër, duke tentuar t’i verifikojë të vërtetat në librat e shenjtë hapi shtegun për konceptet shekullare, për ndarje të kishës, religjionit nga shteti, të vërtetave shkencore nga dogmat. Këto ndryshime, lufta kundër obskurantizmit mesjetar, kërkonin njerëz me guxim të jashtëzakonshëm, që adhuronin të vërtetën më shumë sesa që frikësoheshin nga pasojat e demaskimit të dogmave, që e mposhtnin frikën falë përkushtimit për ta zbuluar dhe kumtuar të vërtetën. Në Evropë, që nga fillimi ndodhi përplasja ndërmjet doktrinës së krishterë të mëshirës, të mosdhunës dhe mendësisë luftarake, protofashiste të evropianëve. Kjo përplasje që krijonte situatë konfliktuale u zgjidh duke lejuar luftën (dhunën) kundër jo krishterëve (kryqëzatat) dhe kundër shpirtrave të ligë(inkuizicioni).
Evropa, vazhdimisht arrin të gjejë zgjidhje për problemet që krijojnë pengesa për zhvillim të mëtejmë të shoqërisë, që s’mund të thuhet për qytetërimet e tjera. Bie fjala, pas shpërbërjes së Perandorisë Otomane detyrimisht humbi funksionin edhe institucioni që krijonte unitet në botën islame, kalifi, kalifati. Ky institucion ngërthente në vete dy funksione kryesore, atë të prijësit politik dhe atë të prijësit fetar. Mungesa e një institucioni, e një strukture hierarkike fetare, krijon hapësirë për voluntarizëm, për anarki, ku çdokush mund të marrë vendime në emër të myslimanëve të botës. Edhe sa kohë do të vazhdojë ky konfuzion, askush nuk di. Mungojnë energjitë ndërmarrëse, guximi që përmes hulumtimit të verifikohen vlerat e traditës, që në fakt nuk janë vlera, por kotësi që kanë depërtuar dhe shtresuar me shekuj. Kjo mungesë e ndërmarrësisë, kjo përtaci ka depërtuar edhe në kulturën tonë.
Evropa me guxim ec përpara duke rrënuar barrierat ataviste, tabu temat që e bllokojnë trurin, ajo me vendosmëri i zëvendëson idetë e vjetra pengesëtare me ide të reja që në fakt është fshehtësia se si krijohet historia e vërtetë. Pra, ne sot e kësaj dite nuk kuptojmë rëndësinë e gjithanshme të idesë së shtetit ligjor, standardit për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut, domosdoshmërinë për verifikim shkencor të gjitha ideve që janë në funksion të organizimit shoqëror, nxitjen e hulumtimit të fenomeneve dhe përfundimisht rëndësinë e ndarjes së shtetit prej religjionit. Sot në të gjitha shtetet e Ballkanit, politikanët kërkojnë ndihmën e faktorit religjioz për legjitimimin e tyre politik, moral dhe partiak. Kjo gjithsesi nuk ndodh në shtetet evropiane. Në kuadër të kulturës evropiane, këto vlera, pa të cilat nuk mund të funksionojë një shtet modern, janë të njohura me shekuj dhe ne, nëse dëshirojmë të jemi evropianë, duhet para së gjithash t’i pranojmë, t’i interiorizojmë këto standarde në sistemin tonë të vlerave.
A mund të studiohet si lëvizje kulturore revolucioni kulturor që shpalli diktatura pra “soc-realizmi”?
Lëvizjet kulturore fitojnë peshë nëse pas tyre qëndron një mekanizëm i fuqishëm financiar dhe politik, pra shteti. Në botën perëndimore këtë çështje i rregullon tregu, sistemi kompleks i menaxherëve, mecenëve, producentëve dhe krijuesve. Në shtetet e kampit socialist, lëvizjet e ndryshme kulturore organizoheshin, financoheshin dhe kontrolloheshin prej shtetit. Kjo lëvizje në Bashkimin Sovjetik mori emrin Proletkult (Organizata Proletare Kulturore dhe Iluministe). Kjo lëvizje do të duhej të krijonte, siç u tha, Njeriun e Ri, të virtytshëm sovjetik. Sipas doktrinës komuniste, çdo veprimtari krijuese duhet të ketë mesazh konstruktiv, mision edukativ, ideologjikisht utilitar. Një mori krijuesish të mëdhenj, duke filluar prej regjisorit antologjik Ajnzejshtajnit, letrarëve, Gorkit, Sholohovit, Aragonit, kompozitorit Hans Eisleri, e deri te piktori B. Vladimirov u vënë në shërbim të formësimit të lëvizjes kulturore që mori emrin “Realizëm socialist” e cila përcaktoi standardin që vepra artistike nuk mund të jetë në funksion të vetvetes (L’art pour l’artisme), por në shërbim të popullit, pra të ketë funksion edukativ shoqëror. Në skulpturë, madje u përurua vlera e pestë estetike-heroikja: çdo luftëtar, punëtor merrte dimensione markante, ashtu si i ka hije Njeriut të Ri Sovjetik. Por, problemi nuk qëndron këtu, ngaqë edhe në SHBA shkruhen romane edukative, xhirohen një varg filmash edukativë që, pa dyshim, kanë ndikim pozitiv shoqëror. Problemi qëndron te doktrina, dogma e NJËSHIT, të parit në shtet: një ideologji, një udhëheqës, një stil, një shkrimtar, një kompozitor, një poet, një skulptor shtetëror, i cili në mënyrë të denjë i mishëron në krijimtarinë e tij përcaktimet e artit socialist. Pra, dallimi ndërmjet sistemit komunist të vlerave dhe atij demokratik, variacionesh të ndryshme, qëndron te parimi i diversitetit: i pari atë e percepton si rrezik, ndërkaq i dyti si kusht, pa të cilin nuk mund të funksionojë liria, sistemi në tërësi.
Çfarë duhet të kuptojmë sot me lëvizje kulturore? A mund të flitet për të njëjtat kushte shpërthimi siç ndodhën ato të shekullit XIX-XX?
Dy luftërat botërore, tragjedinë që shkaktuan ato, zbulimi i krimeve masive të ndodhura në sistemet komuniste, terrorizmi, zgjerimi i vlerave të shoqërisë së konsumit, shkatërrimi i ambientit dhe përfundimisht globalizmi disi e ngulfatën optimizmin e mendimtarëve të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX. Dëshpërimi e zëvendësoi utopinë. Kjo dukuri, ky dyshim në progresin e pandalshëm u përhap sidomos në sistemet, u thënçim komuniste. Këtë klimë dëshpëruese, defetiste dhe të pashpresë e përshkruan në mënyrë gjeniale shkrimtari polak, nobelisti Çesllav Millosh (Czeslaw Milosz – 1911-2004), në veprën “Mendja e robëruar” (1962).
Sidomos globalizmi instaloi rregullat në tregun e përgjithshëm që përfundimisht i rrënoi, jo vetëm ëndrrat romantike, por edhe konceptet mbi artin. Në këtë treg të përbindshëm që vlon nga ofertat, nivelesh kulmore, pjesa dërmuese e krijuesve të ish-kampit socialist nuk dinë si të sillen, si të adaptohen. Ata jo vetëm që humbën statusin shoqëror, integritetin dhe autoritetin, por edhe besimin në krijimtarinë e tyre. Në këtë klimë u fik edhe zjarri për lëvizje kulturore.
Në të gjitha fushat e artit, thuhet se artistët shqiptarë kanë përcjellë vetëm frymën e rrymave dhe asnjëherë nuk kemi pasur pozicionim të mirëfilltë të një rryme të caktuar. A ndani të njëjtin mendim dhe pse të ketë ndodhur kjo? Arti, krijimtaria në përgjithësi zhvillohet në mënyrë interaktive (ndërvepruese) në kohë dhe hapësirë. Është e natyrshme që krijuesit e mëdhenj të ndikojnë te të vegjlit, por ndodh edhe e kundërta, që të mëdhenjtë të ndikohen nga të vegjlit ose të panjohurit. Bie fjala portretet e Modilianit janë të ndikuara nga afresket ortodokse, ashtu si një fazë e krijimtarisë së Pikasos nga maskat afrikane. Nga aspekti teorik nuk mund të përjashtohet mundësia që një krijues i madh botëror të jetë i ndikuar nga një krijues shqiptar. Por, ajo kryesorja, e vërteta e madhe, nuk mund të fshihet. Qytetërimi perëndimor është hulumtues, inovativ, që me guxim ec përpara, kërkon përgjigje për pyetjet më shqetësuese të çfarëdo natyre, ndërkaq ai lindor është statik, konservativ që petrifikon (ngurtëson) një mënyrë të jetesës, një stil të krijimtarisë që quhet manierizëm. Tradita, folklori janë forma, produkte të një mendësie, të një stili që refuzon ndryshimin, përkatësisht hapjen e horizontit për këndshikime, botëkuptime të reja që e frikësojnë njeriun e pa mësuar me ndryshimet e vazhdueshme. Shqiptarët, ose janë shumë modern, ose shumë konservativë. Kemi letrarë të mëdhenj, këngëtarë të shkëlqyeshëm operistikë, aktorë të shkëlqyeshëm etj., mirëpo ende nuk arrijmë, bie fjala, të lirohemi nga modelet anakronike të varrimit ose të dasmës.
Qytetërimi perëndimor parapëlqen përsosmërinë, ndërkaq ai lindor tradicionalen. Ndërtimi i piramidave dëshmon për përpjekjet e njeriut të asaj kohe që ta ndalë kohën, ta pengojë ndryshimin, ta përjetësojë të tashmen e tij. Ky është një përcaktim i brendshëm që e parapëlqen statiken, mosndryshimin. Këto tipare fondamentale nuk mund të ndryshohen brenda një nate. Në këtë fazë, jo vetëm shqiptarët, por edhe popujt e tjerë të mëdhenj janë në fazën e “mimesisit”, të imitimit të koncepteve dhe metodave perëndimore në çdo sferë të veprimtarisë shoqërore, prej zgjedhjeve politike e deri te krijimtaria. Këto forma, mënyra të jetesës, këto standarde, qytetërimi perëndimor ka krijuar për t’i plotësuar nevojat e veta, ndërkaq ne i kopjojmë këto forma të krijimtarisë dhe veprimit politik që t’i ngjasojmë modelit që e idealizojmë. Fazën e mimesisit do ta tejkalojmë vetëm kur këto standarde nuk do t’i perceptojmë si të huaja, por natyrshëm do të jetojmë me to.
A i nevojitet ende sot mendimit – për ta ndryshuar, apo shkëputur nga e kaluara – nënshkrimi i manifesteve, ku shpallen idetë?
Një mendimtar ose krijues i mirëfilltë nuk bën diskriminimin ndërmjet se kaluarës, së sotmes dhe të ardhmes. Në fushën e krijimtarisë moda nuk është kategori që vetvetiu ka konotacion pozitiv, veçmas nëse tema e debatit është krijimtaria artistike. Veprat e Fidias, Eskilit, Shekspirit, Molierit, Dostojevskit, Markesit apo Gynter Grasit sot e gjithë ditën janë të patejkalueshme. Të gjithë këta kanë arritur majat e krijimtarisë pa marrë parasysh se cilës rrymë i takojnë. Disa vlera të së kaluarës janë të patejkalueshme, prandaj në këtë klimë të dëshpërimit nga lëvizjet kulturore, manifestet apo pamfletet nuk mund të ndryshojnë situatën. Mendoj se këto energji, këto shpresa se situata mund të ndryshohet me manifestime u shpenzua me demonstratat e vitit 1968 në botë, kur Sartri, i entuziazmuar nga energjia e këtyre protestave, u përpoq ta jepte kontributin e tij, por mbeti vetëm, i dëshpëruar përjetësisht. Kapitalizmi liberal i shteri këto energji, këtë optimizëm revolucionar.
Megjithatë, krijimtaria është e magjishme dhe qëndron mbi çdo kanon që përpiqen të imponojnë teoricienët, për të kuptuar një vepër artistike. Por, veprat artistike, sidomos ato figurative, nuk mund të vlerësohen me kategori diskursive. Shpeshherë kritika e një vepre artistike, sidomos nëse autori i kritikës është i njohur, në vend që të zbulojë vlerën e një vepre e mallkon atë me një formulim, kategorizim diskursiv që e përdor për ta kuptuar ai vetë një vepër figurative. Pastaj ai formulim bëhet bashkudhëtar i një vepre figurative, që pengon lirshëm të soditet piktura, grafika, skulptura apo instalacioni.
Çfarë e ndryshon sot një komb?
Globalizmi, varfëria, mosfunksionimi i shtetit, i ligjit, relativizmi etik, huazimet, ndikimet nga jashtë që depërtojnë përmes fesë, korrupsioni, krimi i organizuar, dëshpërimi nga cilësia e jetesës, niveli i ulët i cilësisë së krijimtarisë, përçarjet si pasojë e polarizimit politik, vegjetimi si mënyrë e vetme e jetës pa ideale etj. janë faktorë që ndikojnë në ndryshimin e identitetit të një kombi. Deri vonë shqiptarët ishin të perceptuar nga të tjetër si njerëz të ndershëm, me kodeks të qartë moral, por tani ata kanë humbur këtë imazh dhe perceptohen si popull që është i dhënë vetëm pas të mirave materiale. Në një takim me një misionar protestant që gjatë kohës punon në Shqipëri, pyetjes sime të drejtpërdrejtë lidhur me vlerësimin e tij për karakterin e shqiptarit, ai, pa u thelluar mirë që dëshmon se vlerësimin e kishte të pjekur, më tha: Janë të dhënë pas të mirave materiale. Por, është për të habitur se nocioni “alban” te popujt e qytetëruar ka një domethënie sublime…
A besoni në riciklimin e jetës dhe për këtë arsye ndoshta edhe në hipotezën se është e kotë të ndryshosh botën – kujtoj këtu një karikaturë britanike që jep simbolikisht ciklimin e veprimeve të njeriut, që në fund kthehet në pozicionin fillestar. Por, ama, stadet kalojnë. Çdo qytetërim përpiqet të gjejë përgjigje për arsyen e jetës, për absurdin si pasojë e pamundësisë për të gjetur shpjegime qetësuese për lindjen, jetën, vdekjen, çdo qytetërim përpiqet të gjejë shpjegime për tërësinë, por as që ka arritur as që do të arrijë. Ashtu si bota shtazore që funksion përmes instinkteve dhe s’arrin dot të mendojë, të gjykojë si njeriu, ashtu edhe njeriu nuk arrin dot të gjejë përgjigje për çështjet metafizike. Qytetërimet marrin hov kur pretendojnë se kanë gjetur përgjigje për këto mistere dhe fillojnë ta humbin vitalitetin kur banalizohen ato përgjigje. Qytetërimi perëndimor është përpjekur që të japë përgjigje për këto pyetje duke analizuar qenien e njeriut. Për disa filozofë, qenia dhe kuptimi i jetës është puna (homo faber), për disa të tjerë loja (homo ludens), ndërkaq për postfrojdistin Markuze – erotika. Disa popuj të tjerë nuk kridhen fare në këto dilema. Ata ende nuk janë të ndriçuar dhe ushqimin shpirtëror e marrin nga brenda, si fëmija përmes kërthizës, përmes zakoneve dhe ritualeve. Ata nuk dinë pse kanë ardhur në këtë botë dhe natyrisht s’dinë si ta jetojnë jetën, pos në përputhje me traditën, me rregullat që janë përcaktuar kushedi kur, kushedi nga kush dhe kushedi pse.
A është atdhedashuria, jo si nacionalizëm, që të nxit për rebelizëm – e për pasojë dhe krijimin e atij kushti paraprak për lindjen e një lëvizjeje të fuqishme kulturore?
Sa është njeriu egoist, po aq është altruist, sa është mizantrop, po aq është filantrop, sa është individualist po aq është qenie shoqërore, sa është i motivuar nga egoja po aq në të ndikon superegoja. Shpeshherë misioni shoqëror e suspendon tiparet e tjera të personalitetit të njeriut, shpeshherë idealet shoqërore, drejtësia, zbulimi i të vërtetës, atdhedashuria, nacionalizmi, konceptet morale, frika nga izolimi, aq shumë e motivojnë njeriun sa që ai arrin ta mundë instinktin e mbijetesës. Çdo individ dhe çdo grup shoqëror kanë ndjenjën e fortë individuale dhe shoqërore për të qenë të barabartë me të tjerët, të respektuar. Këtë ndjenjë për barazi, Platoni e quajti “thimos”. Pra, thimosi e vë në veprim njeriun që t’u kundërvihet faktorëve që e përbuzin, e nënshtrojnë, e cenojnë integritetin e tij individual apo shoqëror. Pjesa diskursive, racionale e thimosit është nacionalizmi. Ai mund të jetë arrogant, brutal, çnjerëzor, por mund të jetë i drejtë, fisnik, i moralshëm që krijon kohezion në shoqëri, i motivon njerëzit për liri, krijimtari, për ndërveprim me të tjerët për tejkalim të vështirësive, për angazhim të vullnetshëm shoqëror, për funksionimin më të gjerë të parimeve të etike, e plotëson nevojën e thellë të individit për përkatësi një grupi shoqëror. Ata që verbërisht janë kundër nacionalizmit dhe ofrojnë zëvendësimin e tij me përkatësi ndaj grupimeve tjera, harrojnë faktin se vetëm nacionalizmi krijon mekanizma të qëndrueshëm, shtetin, që mbron dhe kultivon vlera me të cilat identifikohet një njeri.
Janë absurde dhe kundërthënëse tezat që pohojnë se më parë ndjenja nacionale nuk paska ekzistuar, si dhe tezat se ndjenjat e sotme nacionale qenkan anakronizëm. Por, askush nuk mund të mohojë faktin se popujt që kanë krijuar më herët shtetin e tyre janë më të përparuar sesa popujt që nuk kanë arritur ta realizojnë këtë qëllim, ose faktin se shtetet nacionale janë imune ndaj faktorëve shpërbërës. Një popull që nuk arrin të krijojë shtetin nacional, një kohë të gjatë do t’i angazhojë kapacitet për këtë qëllim dhe shumë aspekte të tjera që e bëjnë jetën e njeriut interesante do të lihen pas dore, përfshi këtu edhe angazhimin kulturor. Si pasojë e gjithë kësaj është shthurja e elitës, ikja e trurit në shtete të tjera. Aty ku nacionalizmi ka qenë ideal frymëzues, aty zhvillimi është i pandalshëm, aty madje më lehtë ndërtohet shteti funksional ligjor dhe aty ku nacionalizmi është i rrejshëm, i keqpërdorur për qëllime të tjera shfaqen procese degjeneruese që e komprometojnë atë.
Si mund të shkulet ndryshe e kaluara, ajo pjesë e mentalitetit që e lë shoqërinë pas pa ndriçimin e së ardhmes, vizionin?
Mendoj se çdo gjë është e lidhur me vetëdijen e njeriut, me vlerësimet e tija të ngjarjeve, të proceseve, të rolit të personaliteteve, të trashëgimisë, të huazimeve etj. Të qenit gjatë kohë nën sundimin e huaj ka ndikuar që të interiorizohen (të brendësohen) huazimet nga kulturat e tjera, duke filluar nga kostumet e deri te sintaksa, struktura e gjuhës. Këto depërtime të huazimeve, shpesh bëhen pjesë e identitetit të një populli sa që ato nuk njihen më si element i huaj. Bie fjala, në Tiranë, në epiqendrën e kulturës shqiptare, dimitë (çitjanet, kulet) ende paraqiten si pjesë e traditës kombëtare ose disa këngëtarë të ndikuar nga mënyra e këndimit të ilahive, janë të bindur se ai këndim, ato këngë janë reprezentë të denjë të traditës sonë muzikore ose kapuçat me dantella, të ngjashme me ato të popujve të lindjes së mesme, çifutëve, arabëve, pakistanezëve, tashmë, për një segment të popullit shqiptar, janë bërë pjesë e identitetit të tyre. Është krejtësisht e qartë se huazimet nuk mund të ndalen me urdhra, si në të kaluarën, të tashmen ose të ardhmen, mirëpo diçka tjetër duhet të merret parasysh: huazimi i muzikës rok apo rep nuk mund të relativizohet me atë të ilahive, ngaqë këto të fundit paraqiten si pjesë tipizuese e traditës sonë, origjinës sonë, ashtu si blu-xhinsat që nuk mund të krahasohen me kapuçat-dantellë që sot perceptohen si element të traditës. Çdokush sot di se muzika rok apo blu-xhinsat janë huazime, por shumë pak veta dinë se ilahitë, një pjesë e madhe e muzikës sonë popullore, si dhe dimitë, sofra, të ulurit këmbëkryq etj. janë po ashtu huazime, madje edhe më të rrezikshme, ngaqë trajtohen si fondament i kulturës dhe i identitetit tonë kombëtar.
Disa shtete formohen si pasojë e idealeve etnike, të cilat bëhen kombëtare pas formimit të shtetit, disa mbi baza të interesit politik, strategjik etj. Këto të fundit e formojnë shtetin pastaj e formësojnë identitetin kombëtar, si SHBA-të bie fjala. Është absurde që në një shtet që është ngritur mbi interesin etnik, të përthahet segmenti kulturor, përkatësisht, bërthama e identitetit kombëtar, faktori që e nxiti procesin e formimit të shtetit kombëtar. S’ka nevojë të shkulet e kaluara për të pasur vizion për të ardhmen, por duhet në mënyrë kritike të ndriçohen përkatësitë, me mjeshtri të gdhendet guri i diamantit ose të ndahet, të paktën në planin e vetëdijes kombëtare, shapi prej sheqerit. Çdo popull i civilizuar e ka bërë këtë.
Energjia jonë, ballkanike, mesdhetare, çfarë mund të bëjë tjetër veç mbajtjes lidhur pas kompleksit dhe krijimit të miteve – a mund të jenë këto arsye pse Ballkani është në qerthull gjithnjë dhe nuk ecën përpara… Vetvetiu asgjë të keqe nuk vjen nga mitet, por nga instrumentalizimi i tyre për interesa hegjemoniste nacionaliste, nga keqpërdorimi i tyre politik që krijon vuajtje dhe tragjedi te popujt e tjerë. Sot këta popuj keqpërdorues abuzojnë edhe me fetë, konkretisht me krishterimin, njësoj si me mitet. Duke paraqitur veten si të krishterë të devotshëm, abuzuesit kërkojnë, në fakt, licencën për dënim të popujve të tjerë me përkatësi tjetër fetare. Shembulli tipik i abuzimit të këtillë është Maqedonia. Kryeministri aktual, Gruevski, në mënyrë brutale i instrumentalizon këta faktorë, mitin dhe besimin fetar: e përvetëson idenë e prejardhjes antike të maqedonasve dhe në çdo kënd të qyteteve mëton të ndërtojë përmendore për personalitetet e antikës. Krahas kësaj, ai, duke shfrytëzuar buxhetin shtetëror, që sipas Kushtetutës duhet të jetë shekullar, paralajmëron ndërtimin e kishave, katedraleve, jo për ideale, por që të provokojë komunitetin mysliman që të pozicionohet në istikamet fetare. Kështu, ai një luftë të humbur politike dhe etnike e bart në terrenin mitik dhe fetar, me shpresë që të dalë fitues. Në dallim nga popujt e tjerë të Ballkanit, vetëm shqiptarët nuk thirren në fikcione, në mite dhe Zot, ngaqë kauza e tyre është vetvetiu reale dhe se ka gjasa të natyrshme të realizohet. Në këtë rrafsh çështja dhe kultura shqiptare dallon nga ato të popujve të tjerë të Ballkanit. Kauza jonë është reale…
Dikur në vitet ‘20-‘30 shqiptarët në Itali, Bukuresht, Sofje, Egjipt etj. ngritën vatra kulturore dhe “detyruan” autoritetet e vendeve për ta njohur gjuhën shqipe, ashtu dhe kulturën – sot nuk ndihet më kjo ndjeshmëri. Ndërkohë që vendi ynë është bërë han me 100 porta, jashtë njohja ka humbur kuptimin e saj fillestar, si lëvizje, ç’tregon ky barometër?
Në gjuhën latine ekziston një sentencë që mund ta shpjegojë këtë dilemë: “Quius lingua eius regio” (E kujt është gjuha i atij është territori). Italia, Bukureshti, Sofja, Egjipti, unë do të shtoja edhe Shqipëria nuk frikësohen nga gjuhët e pakicave të papërfillshme…
Dhe së fundi, a vlen më mendimi shqiptar, praktikisht, për të artikuluar interesat kombëtare?
Mendimet, çfarëdo qofshin, ato modifikohen, në varësi nga rrethanat. Vlerësoj se mendimi shqiptar zhvillohet gjithnjë e më shumë dhe do të jetë në funksion të çështjes kombëtare. Unë e shoh atë gjeneratë dhe fuqinë e motivacionit, të argumenteve të tyre.
Intervistë e publikuar në vitin 2014. / KultPus.com
Sot mbushen nëntë vjet nga vdekja e ish-kryetarit të PDSH-së në Maqedoni, Arbën Xhaferi.
Ai u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, pasi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, e cila ishte edhe arsyeja e tërheqjes së tij nga politika. Ishte deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994, ku synonte krijimin e një sistemi dy dhomësh në institucionin ligjvënës. Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet.
Ishte një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve.
Arbën Xhaferi u lind në Tetovë më 24 janar 1948. Ka punuar në redaksinë e Kulturës të Televizionit të Prishtinës dhe në fillim të viteve 90, ishte rikthyer për të jetuar në Tetovë, ku në vitin 1994 themeloi Partinë për Prosperitet Demokratik Shqiptar, e cila më pas ndryshoi emër në Partia Demokratike Shqiptare.
Sot, KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të njohura të tij.
– Me që jetojmë në një botë, kohë të ndërveprimit të kulturave kombëtare, duhet konstatuar se shqiptareve u mungon kryesorja: propaganda kombëtare në planin ndërkombëtar. – Në historinë politike shqiptare nuk ekziston, të paktën një broshurë propagandistike drejtuar kundër popujve të tjerë. – Një popull që humb besimin te të gjitha autoritetet, siç ndodh me shqiptarët, e vë në dyshim qënien e vet, humb vetëbesimin, rezistencën ndaj asimilimit, kështu që përbuzja e vetvetes shoqërohet me adhurimin e tjetrit. – Albanofobia manifestohet si grekofili, italofili, turkofili, sllavofili etj… – Mjeshtëria që formon ose e deformon vetëdijen quhet propagandë. – Shpeshherë më e vërtetë se e vërteta bëhet gënjeshtra, fjalët që paketohen bukur, sipas rregullave të propagandës. – Anarkia është pasoja më e hidhur e lirisë, e demokracisë së keqpërdorur. – Nuk thuhet më se çdo mysliman është terrorist, por çdo terrorist është mysliman. – Për të qenë të përçarë duhet të jenë të barabartë. – Kushti i parë që një besim fetar të shndërrohet në religjion është: ndarja e shtetit, politikës prej fesë; pra respektimi i parimit të shekullarizmit. – Disa analistë thonë se ideja e krijimit të Maqedonisë ka qenë vllahe, nga që vetëm kjo popullatë protoballkanike, nuk arriti të krijojë shtetin e vet. – Faktori ndërkombëtar me vonesë do ta kuptojë gabimin, kur lejoi që luftërat në hapësirat jugosllave të përfundojnë pa emërimin e fajtorit. – Serbët nuk e pranojnë argumentin e arsyes, prandaj dhe sillen në mënyrë arrogante. – Autoritet jugosllave heshtazi e zbatonin marrëveshjen e fshehtë jugosllavo-turke, ngjashëm me atë turko-greke të Lozanës, për pastrimin etnik përmes shpërnguljeve masive të popullatës. – Çdo njeri bën përpjekje që të largohet nga dimensioni i inferioritetit. – Duhet lexuar për shkak se duhet kuptuar më mirë pse jetojmë, pse kemi ardhur në këtë botë, pse ndodhin fenomene të ndryshme dhe, mbi të gjitha, për të fisnikëruar veten dhe shoqërinë ku jetojmë. – Gjuha standarde duke mbrojtur vetveten, mbron dhe kombin. – Luajaliteti ndaj kombit është më e madhe se ndaj shtetit. – Në dallim nga shqiptarët, serbët, por jo vetëm ata, më se një shekull hartojnë projekte, elaborate të studiuara mirë se si t’i shfarosim shqiptarët, t’i dëbojmë nga vendlindja, t’ua njollosim imazhin, t’u ngjisin bishta, të nxisin përçarjet e brendshme, t’i korruptojnë përfaqësuesit, prijësit e tyre etj. – Në mes botës perëndimore dhe lindore ekziston një relacion i çuditshëm i këmbimit: perëndimi eksporton në lindje ideologji (dikur komunizmin sot demokracinë); ndërkaq nga lindja pranon religjionin. – Çdo komb ka thesarin e vet të urtësive, rrjedhimisht dhe populli shqiptar. – Çdo shoqëri ka heronj dhe oportunistë, flijues dhe utilitaristë. Gjithmonë oportunistët përpiqen të konsumojnë atë që kanë siguruar heronjtë. – Grekët kanë vënë zapt mbi periudhën antike, sllavët mbi periudhën mesjetare, turqit për pjesën tjetër, ndërkaq qenia shqiptare, gjithnjë e më shumë po merr trajtën e një të sëmuri paraplegjik, që nuk arrin të lëviz gjymtyrët qafë e tëposhtë. – Kur religjionet e suspendojnë hyjnoren, atëhere zëri i këmbanës ose i muezinit, përjetohet si shpallje e luftës… – Luftrat që përfundojnë pa fajtor, kurrë nuk përfundojnë as me paqe. – Mjerisht, demokracia vetvetiu nuk e sjell lirinë, por liria hap shtegun për paraqitjen e demokracisë. – Në rininë time, të qenit shqiptar shoqërohej gjithnjë me ndjenjën e prestigjit. – Një popull shndërrohet në komb kur patriotizmi nuk është më çështje individuale, por çështje institucionale. – Pluralizmi ka krijuar terren të përshtatshëm për relativizim të gjithçkaje. – Serbët, por edhe të tjerët, i urrejnë shqiptarët për shkak të krenarisë së tyre. – Si çdo njeri që synon të ketë një të kaluar të fisme, ashtu dhe çdo popull kërkon të ketë një të kaluar të lavdishme. – Tipari kryesor i qytetërimit perëndimor, është dyshimi si metodë e zbulimit të së vërtetës, ndërkaq tipari kryesor i qytetërimit lindor është besimi i paluajtshëm ndaj autoritetit. – Shqiptarët i kanë dhënë kontribut të madh pavarësisë së Greqisë, i kanë dhënë njerëz të shquar, politikanë, ushtarakë, shkencëtarë, krijues etj. – Në politikë me rëndësi parësore është mjeshtëria e zgjedhjes së prioriteteve. – Autonomia iu dha Kosovës për shkak të shqiptarëve e jo për shkak të serbëve. – Një pjesë e madhe e popullit grek ka prejardhje shqiptare. – Shpesh herë, paqja peshon si vlerë më shumë se interesat e tjera. – Shteti i parë Serb është formuar në Rashkë dhe jo në Kosovë. – Sot, në Kosovë dhe në vise, nuk mund të gjesh as 1% të shqiptarëve që janë pro serbë. – Grekët, që nga koha antike e deri në ditët e sotme, kanë bashkëjetuar me shqiptarët duke u përzier me ta në vazhdimësi. – Individi dhe komuniteti që nuk kultivon nevojën për pendesë, nuk arrin t’i korrigjojë gabimet. – Maqedonia s’ka të ardhme, kështu siç po shkon. – Popujt e Ballkanit vuajnë nga një strabizëm etno-politik që i bën të shohin shtrembër njëri –tjetrin. – Propanganda serbe është mjeshtërore dhe nuk ka skrupuj moralë. – Një VIP ( Very Important Person) nuk mund të pranojë lehtë të bëhet NIP (Non Important Person). / KultPlus.com
Sot mbushen tetë vjet nga vdekja e ish-kryetarit të PDSH-së në Maqedoni, Arbën Xhaferi.
Arbën Xhaferi mbetet ndër figurat kryesore të historisë së shqiptarëve.
Sot, KultPlus ju sjell një thënie të cilën Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, e kishte thënë për Rugovën dhe Xhaferin.
“Nëse Ibrahim Rugova dhe Arbën Xhaferi, do kishin qenë amerikanë, gjermanë apo francezë, ata do ta kishin pushtuar botën me diplomaci, por për fat të keq këto dy figura i përkasin një popullit shumë të vogël…”, ishte shprehur Napolitano. / KultPlus.com
Ç’e do dijen? Kur e kujtoj Arbenin, e kujtoj qetësinë e tij, sensin fin të tij të humorit, imagjinatën e tij gjigande, sidomos dijen e tij, për të cilën karakterizohej. Në përvjetorin e tetë të vdekjes së Arben Xhaferit, në kujtesën time, takimet tona të përbashkëta kanë filluar të veniten, gradualisht. Me kalimin e viteve, koha u vë harresë takimeve, ndodhive, bisedave…
Kur jemi para problemeve kombëtare, e pyes veten: Si do ta kishte analizuar sitautën aktuale, Arbeni? Paraprakisht, do të kishte dëftuar një barcaletë, që ta shtendoste situatën. M’u kujtua një dëftim i Arbenit, në një takim me ndërkombëtarë në vitet e 90-ta; e kishte krahasur situatën e shqiptarëve me spermatozoidin e zi, nga një skenë e filmt të Woody Allen-it: “Everything you wanted to know about sex (but were afraid to ask)”. Shqiptarët në Jugoslavi, e kishte vazhduar krahasimin Arbeni, janë sikur ai spermatozoid i zi që shfaqet në mesin e spermatozoidëve të shumtë të bardhë, që po bëhen gati të dalin, ndërsa spermatozoidi i zi, thotë: What am I doing here?! (Po unë, ç’po kërkoj këtu)…
…Unë e ngisja veturën dhe qeshja me lotë, ndërsa Arbeni, që vazhdimisht dridhej, ende mundohej të qetësohej. Kur e gjeti pozitën e përshtatshme dhe të dridhurat iu qetësuan paksa, filloi të fliste me ngadalë. Arbeni ishte dëftues brilliant. E vazhdoi bisedën, telbin e së cilës ngjarje, si skaner e analizoi deri në palcë. U mrekullova me shpjegimin e tij. Sa mirë është të jesh i ditur, mendova. Sa mirë është të jesh i ditur, i thashë. Më shikoi gjatë, sepse fjalia që dëgjoi, i krijoi habi. Ktheu shikimin në anën e kundërt. Nuk foli fare.
Shikoi tej, përtej…. Pasi bëmë një copë rrugë, kur ndaloi me të qeshurën karakteristike, tha: “Dija asnjëherë nuk më ka shërbyer për asgjë. Përkundrazi, vetëm më ka prishur punë”. Ndjeva dhimbje në përgjigjen e tij. Ndjeva shumë dhimbje në përgjigjen e tij. Tani, isha unë që hoqa shikimin. Shikova tej, përtej… Pasi bëmë një cope rrugë, mendova por nuk ia thashë, se sa e tmerrshme është të jesh i ditur. Dija i kishte krijuar shumë probleme Arbenit.
Elaborimi i dijes, bëri që pjesën e mbetur të rrugës, ta kalonim në heshtje, pa shkëmbyer asnjë fjalë të vetme. Ndoshta Arbenit, dija dhe mund të mos i ketë shërbyer personalisht, por ne, në këtë kohë, dhe në çdo kohë, dija e Arbenit na nevoitet më shumë se kurrë. Arbeni iku me dhimbjen e tij të përhershme, preokupimin që kishte për zgjidhjet e problemeve të shqiptarëve. Pas boshllëkut që la ikja e Arbenit, vazhdimisht e pyes veten: What am I doing here?! (Po unë, ç’po kërkoj këtu?!) Prehu në paqe miku im… / KultPlus.com
Sot mbushen tetë vjet nga vdekja e ish-kryetarit të PDSH-së në Maqedoni, Arbën Xhaferi.
Ai u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, pasi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, e cila ishte edhe arsyeja e tërheqjes së tij nga politika. Ishte deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994, ku synonte krijimin e një sistemi dy dhomësh në institucionin ligjvënës. Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet.
Ishte një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve.
Arbën Xhaferi u lind në Tetovë më 24 janar 1948. Ka punuar në redaksinë e Kulturës të Televizionit të Prishtinës dhe në fillim të viteve 90, ishte rikthyer për të jetuar në Tetovë, ku në vitin 1994 themeloi Partinë për Prosperitet Demokratik Shqiptar, e cila më pas ndryshoi emër në Partia Demokratike Shqiptare. / KultPlus.com
Që nga vitet e rinisë sime më është bërë zakon të shkruaj e të mbledh thënie të mençura të njerëzve të shquar. Ky huq nuk më është ndarë edhe sot e kësaj dite. Shkrimtarë, filozofë, artistë, politikanë kanë shqiptuar në momente të caktuara thënie që kanë mbetur të pashlyera për shekuj me radhë. Midis politikanëve shqiptarë më ka tërhequr dhe kam ndjekur me shumë vëmendje Arbën Xhaferrin, të cilin e kam veçuar nga politikanët e tjerë për vizionin dhe mençurinë e tij të spikatur, thotë Fatmir Shehu.
Në vijim po ju përcjell disa nga shprehjet e tij, të cilat mendoj se ruajnë një aktualitet të gjithëkohshëm. – Me që jetojmë në një botë, kohë të ndërveprimit të kulturave kombëtare, duhet konstatuar se shqiptareve u mungon kryesorja: propaganda kombëtare në planin ndërkombëtar. – Në historinë politike shqiptare nuk ekziston, të paktën një broshurë propagandistike drejtuar kundër popujve të tjerë. – Një popull që humb besimin te të gjitha autoritetet, siç ndodh me shqiptarët, e vë në dyshim qënien e vet, humb vetëbesimin, rezistencën ndaj asimilimit, kështu që përbuzja e vetvetes shoqërohet me adhurimin e tjetrit. – Albanofobia manifestohet si grekofili, italofili, turkofili, sllavofili etj… – Mjeshtëria që formon ose e deformon vetëdijen quhet propagandë. – Shpeshherë më e vërtetë se e vërteta bëhet gënjeshtra, fjalët që paketohen bukur, sipas rregullave të propagandës. – Anarkia është pasoja më e hidhur e lirisë, e demokracisë së keqpërdorur. – Nuk thuhet më se çdo mysliman është terrorist, por çdo terrorist është mysliman. – Për të qenë të përçarë duhet të jenë të barabartë. – Kushti i parë që një besim fetar të shndërrohet në religjion është: ndarja e shtetit, politikës prej fesë; pra respektimi i parimit të shekullarizmit. – Disa analistë thonë se ideja e krijimit të Maqedonisë ka qenë vllahe, nga që vetëm kjo popullatë protoballkanike, nuk arriti të krijojë shtetin e vet. – Faktori ndërkombëtar me vonesë do ta kuptojë gabimin, kur lejoi që luftërat në hapësirat jugosllave të përfundojnë pa emërimin e fajtorit. – Serbët nuk e pranojnë argumentin e arsyes, prandaj dhe sillen në mënyrë arrogante. – Autoritet jugosllave heshtazi e zbatonin marrëveshjen e fshehtë jugosllavo-turke, ngjashëm me atë turko-greke të Lozanës, për pastrimin etnik përmes shpërnguljeve masive të popullatës. – Çdo njeri bën përpjekje që të largohet nga dimensioni i inferioritetit. – Duhet lexuar për shkak se duhet kuptuar më mirë pse jetojmë, pse kemi ardhur në këtë botë, pse ndodhin fenomene të ndryshme dhe, mbi të gjitha, për të fisnikëruar veten dhe shoqërinë ku jetojmë. – Gjuha standarde duke mbrojtur vetveten, mbron dhe kombin. – Luajaliteti ndaj kombit është më e madhe se ndaj shtetit. – Në dallim nga shqiptarët, serbët, por jo vetëm ata, më se një shekull hartojnë projekte, elaborate të studiuara mirë se si t’i shfarosim shqiptarët, t’i dëbojmë nga vendlindja, t’ua njollosim imazhin, t’u ngjisin bishta, të nxisin përçarjet e brendshme, t’i korruptojnë përfaqësuesit, prijësit e tyre etj. – Në mes botës perëndimore dhe lindore ekziston një relacion i çuditshëm i këmbimit: perëndimi eksporton në lindje ideologji (dikur komunizmin sot demokracinë); ndërkaq nga lindja pranon religjionin. – Çdo komb ka thesarin e vet të urtësive, rrjedhimisht dhe populli shqiptar. – Çdo shoqëri ka heronj dhe oportunistë, flijues dhe utilitaristë. Gjithmonë oportunistët përpiqen të konsumojnë atë që kanë siguruar heronjtë. – Grekët kanë vënë zapt mbi periudhën antike, sllavët mbi periudhën mesjetare, turqit për pjesën tjetër, ndërkaq qenia shqiptare, gjithnjë e më shumë po merr trajtën e një të sëmuri paraplegjik, që nuk arrin të lëviz gjymtyrët qafë e tëposhtë. – Kur religjionet e suspendojnë hyjnoren, atëhere zëri i këmbanës ose i muezinit, përjetohet si shpallje e luftës… – Luftrat që përfundojnë pa fajtor, kurrë nuk përfundojnë as me paqe. – Mjerisht, demokracia vetvetiu nuk e sjell lirinë, por liria hap shtegun për paraqitjen e demokracisë. – Në rininë time, të qenit shqiptar shoqërohej gjithnjë me ndjenjën e prestigjit. – Një popull shndërrohet në komb kur patriotizmi nuk është më çështje individuale, por çështje institucionale. – Pluralizmi ka krijuar terren të përshtatshëm për relativizim të gjithçkaje. – Serbët, por edhe të tjerët, i urrejnë shqiptarët për shkak të krenarisë së tyre. – Si çdo njeri që synon të ketë një të kaluar të fisme, ashtu dhe çdo popull kërkon të ketë një të kaluar të lavdishme. – Tipari kryesor i qytetërimit perëndimor, është dyshimi si metodë e zbulimit të së vërtetës, ndërkaq tipari kryesor i qytetërimit lindor është besimi i paluajtshëm ndaj autoritetit. – Shqiptarët i kanë dhënë kontribut të madh pavarësisë së Greqisë, i kanë dhënë njerëz të shquar, politikanë, ushtarakë, shkencëtarë, krijues etj. – Në politikë me rëndësi parësore është mjeshtëria e zgjedhjes së prioriteteve. – Autonomia iu dha Kosovës për shkak të shqiptarëve e jo për shkak të serbëve. – Një pjesë e madhe e popullit grek ka prejardhje shqiptare. – Shpesh herë, paqja peshon si vlerë më shumë se interesat e tjera. – Shteti i parë Serb është formuar në Rashkë dhe jo në Kosovë. – Sot, në Kosovë dhe në vise, nuk mund të gjesh as 1% të shqiptarëve që janë pro serbë. – Grekët, që nga koha antike e deri në ditët e sotme, kanë bashkëjetuar me shqiptarët duke u përzier me ta në vazhdimësi. – Individi dhe komuniteti që nuk kultivon nevojën për pendesë, nuk arrin t’i korrigjojë gabimet. – Maqedonia s’ka të ardhme, kështu siç po shkon. – Popujt e Ballkanit vuajnë nga një strabizëm etno-politik që i bën të shohin shtrembër njëri –tjetrin. – Propanganda serbe është mjeshtërore dhe nuk ka skrupuj moralë. – Një VIP ( Very Important Person) nuk mund të pranojë lehtë të bëhet NIP (Non Important Person).