Arbnora Fejza nëpërmjet rrjeteve sociale ka kumtuar lajmin e thyerjes së rekordit Guinnes, të cilën e ka realizuar nëpërmjet mozaikut origami të flamurit të Kosovës, shkruan KultPlus.
“Me shumë emocione dhe krenari, dua t’ju njoftoj që Guinness World Records sapo ka aprovuar rekordin tonë për Mozaikun më të Madh Origami – Flamurin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Fejza.
Tutje ajo ka thënë se ky mozaik ishte bërë gati për 17 Shkurt, Pavarësinë e vendit tonë.
“1 vit përgatitje, 4 muaj për të krijuar mbi 120,000 fletpalosje origami, 13 orë punë intenzive me gjithë ekipin për të krijuar Mozaikun më të Madh Origami më Flamurin e Republikës së Kosovës dhe për të vendosur një rekord të ri botëror”, ka thënë tutje shënuesja e rekordit Guinnes
Arbnora Fejza ka arritur që edhe dy herë tjera të thyej këtë rekord botëror dhe të na bëj krenar. / KultPlus.com