Kostumet janë një “status simbol” i ambientit shoqëror dhe veshjet tradicionale dëshmojnë kulturën arbëreshe. Të skematizuara dhe të thjeshtësuara në përpunimin e tyre, ato i ofrojnë etnologut një fushë hulumtimi mbi veshjen e lashtë të arbëreshëve. Veshja e gruas ka paraqitur në historinë e popullit arbëresh një element të krenarisë gjatë momenteve më të errëta të historisë.
Arbëreshët në Firmo gjithmonë ka ruajtur me fanatizën kuturën, traditat dhe historinë. Ende sot në Firmo flitet në gjuhën shqipe. Në një intervistë muaj më parë kryetari i Komunës Giuseppe Bosco tregonte se një nga programet që kjo komunë ndjek në shërbim të ruajtjes së vlerave arbëreshe është vëmëndja ndaj muzikës arbëreshe, duke radhitur disa eksperienca interesante që nga krijimi i një grupi folklorik, kori, si dhe muzikante shumë të rëndësishëm që i kanë dhënë zë njohjes dhe përhapjes së pasurisë poetike dhe letrare të Firmos, duke e përshtatur në këngë.
Foto kortezi e Vincenzino Ducas Angeli Vaccaro/diapsorashqiptare/ KultPlus.com