Arctic Monkeys po raportohet që janë duke e regjistruar albumin e ri në Suffolk.
Sipas ueb-sajtit të Butley Priory-t, një vend ky vetëm dy orë larg nga Londra e në bregun e Suffolk-ut, është lokacioni ku grupi ka qenë duke e incizuar albumin e shtatë në muajt qershor dhe korrik, shkruan NME, transmeton KultPlus.
“Bendi ka qenë duke ndenjur me neve muajin e fundit duke e incizuar një album”, thuhej në postim.
“Muzikantët e duan akustikën në Great Hall dhe Drawing Room me tavanët e mëdhenj e të mbyllur”, vijon mes tjerash shkrimi. / KultPlus.com
