”Ditët e fundit” është kënga që ndihmoi shumë në kampanjën kundër përdorimit të narkotikëve, shkruan KultPlus.
Bashkëpunimi mes Gilit dhe Ardit Stafajt, realizuar në vitin 2002, është këngë që dëgjohet edhe sot dhe që përmban një tekst emocionues rreth asaj se çka mund t`i bëjë droga dhe substancat narkotike njeriut nëse ai i përdorë ato.
Në videoklipin që po e kujtojmë, Liberta Spahiu – sot moderatore e njohur dhe aktori Astrit Kabashi, aktruan në mënyrën më të mirë dështimin e një djali të ri i cili konsumon substancë narkotike.
Kënga ka marrë çmimin e dytë në ShoëFest, çmimin e parë në Videofest, dhe ishte pjesë e fushatës së UNDP kundër Sidës dhe drogave.
Gili, shpesh me këngë që ndihmuan kauza, edhe këtë këngë e ka brenda pasaportës artistike si një këngë që dha qartë mesazhin e saj. Gili ka vazhduar karrierën e saj ndërsa Arditi është pak më aktiv në muzikë. / KultPlus.com