Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka fituar zemrat në të gjithë botën. Së fundmi ajo mbajti një koncert në Buenos Aires në Argjentinë, me ç’rast të pranishëm ishin rreth 100 mijë artdashës, shkruan KultPlus.
Lipa ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga koncerti që mbajti ndërsa ka bërë një krahasim me vitin 2017.
Ajo thotë se në koncertin e fundit që ka mbajtur në Buenos Aires kishin marrë pjesë vetëm 1500 persona, por pas 5 vitesh këngëtarja shqiptare ka mbledhur mbi 100 mijë adhurues në koncert.
Lipa thotë se kjo është e pabesueshme ndërsa falënderon të gjithë ata që kanë qenë të pranishëm për mbështetjen.
“Në koncertin tim të fundit në Buenos Aires në 2017, ishin 1500 persona. Është e pabesueshme të mendosh që në vetëm për dy netë u mblodhën në total mbi 100 mijë njerëz. Shumë faleminderit për mbështetjen dhe dashurinë”, ka shkruar Lipa. / KultPlus.com