Avokati Koci i gatshëm të shkoj në Beograd për t’ju dal në mbrojtje policëve: Punën do t’a bëj falas

Ditën e djeshme, tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë arrestuar nga forcat serbe në veri të vendit.

Policia e cilësoi këtë si “kidnapim klasik të organizuar” brenda territorit të Kosovës, kurse në Beograd u tha se ata janë arrestuar nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Serbisë, në komunën e Rashkës.

Ngjarja, sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur mesditën e së mërkurës, kur ata dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Për momentin nuk dihet me siguri se ku ndodhen tre policët kosovar, por pretendohet që janë dërguar në Beograd.

Për këtë rast ka reaguar edhe avokati Arianit Koci i cili është shprehur se është i gatshëm të shkoj në Beograd dhe në cilësinë e avokatit t’ua koordinoj mbrojtjen për policët kosovarë dhe punën e tij është shprehur se do ta bëjë falas.

“Në rast se policët e kidnapuar nuk lirohen me presion politik, jam i gatshëm që menjëherë javën e ardhshme – me autorizim të qeverisë së Kosovës – të shkoj në Beograd dhe në cilësinë e avokatit t’ua koordinoj mbrojtjen.

Nuk mund t’i lëmë policët tanë vetëm në mëshirën e bashkësisë ndërkombëtare.

Në anën tjetër, dikush duhet t’i vizitoj në qendrën e ndalimit/paraburgimit, kudo që janë.

Punën time do t’a bëj falas!”, shkruan Koci. / KultPlus.com

Koci: Për komb e jap fenë katolike, islame e krejt fetë tjera

Avokati Arianit Koci ka reaguar sot përmes rrjete sociale duke deklaruar se për komb i jep të gjitha fetë.

Ky reagim, si duket vjen pas paraqitjes së hoxhës nga Prizreni, Mazllam Mazllami, i cili e përdhos flamurin kombëtar shqiptar dhe e quan arnë e leckë.

“Besoj në Zot! Sa jam katolik jam edhe musliman. Por, e jap fenë katolike, fenë islame dhe krejt fetë tjera, për komb. Për flamur e shqiponjë”, shkruan avokati Koci në profilin e tij në Facebook. / KultPlus.com

Avokati Koci është sulmuar me grusht në kokë nga një person i panjohur (DOKUMENT)

Avokati Arianit Koci është sulmuar me grusht në kokë nga një person i panjohur, përderisa po shëtiste me biçikletë afër parkut Ulpiana, konkretisht në rrugën “Gracanicë-Llapnasell”, çka ka bërë që t’i humbet drejtimi. I njëjti po ashtu ka pësuar dhimbje nga sulmi.

Sipas raportit policor të siguruar nga Klankosova.tv, Koci ka qenë në biçikletë, kur dy persona i janë ofruar me një motor dhe njëri nga ta e ka goditur me grusht në kokë.

Në raport, Koci ka thënë se dy të dyshuarit i ka parë pak para sulmit në një pompë derivatesh, e cila posedon kamera.

Njësitë e hetimeve janë njoftuar më pas për të bërë kontrollimin e kamerave, për të parë se a përputhen deklaratat e Kocit me përshkrimin e motorit dhe personave. /KultPlus.com

FOTO: KlanKosova

Arianit Koci për rastin e dhunimit të të miturës: Dënimi minimal 15 vjet

Avokati Arianit Koci ka reaguar për rastin e dhunimit të 11 vjeçares sot në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Postimi i plotë:

“Monstrumëve në trajtë njerëzore iu del hakësh Kodi Penal i Kosovës.

Pa e paragjykuar fajësinë, po ju tregoj që për personat mbi moshën 18 vjeçare, me rrethanat që po paraqiten në media se si është kryer vepra penale e dhunimit ndaj vajzës 11 vjeçare – dënimi minimal është 15 vjet.

Dënimi maksimal është burgimi i përjetshëm.

Thellë besoj që burgimi i përjetshëm do t’i parandalojë personat e tjerë nga kryerja e veprave të tilla penale dhe do të shprehet fuqishëm gjykimi shoqëror për vepra të tilla penale.

Këto edhe janë dy prej katër qëllimeve të dënimit.

E sa për rehabilitimin e kryerësve – poashtu njëri prej qëllimeve të dënimit, të njëjtët le të rehabilitohen në burg.

Përjetësisht!

P.s
Nëse vajza 11 vjeçare ka prindër, prokuroria dhe institucionet tjera duhet patjetër të merren me ta”, thuhet në postimin e tij. /KultPlus.com

Sa mund të gjobitet vajza që e “ka babin prokuror” sipas avokatit Koci

Avokati Arianit Koci, thotë se vajza e cila u bë virale me sjelljet e saj në komunikacion dhe kërcënimin ndaj këmbësores “se e ka babin prokuror” mund të dënohet me gjobë të madhe.

Koci ka thënë se me video-incizimin e vajzës ku shihet duke e ofenduar këmbësoren në Prishtinë, policia është efikase në raste të tille raporton Express.

“Gabimi në vendkalim të këmbësorëve i kësaj vajze është i patolerueshëm. Për sjellje të mos flasim. Por, edhe zonja nuk ka vepruar mirë. Nuk bllokohet komunikacioni, sidomos nëse je me fëmijë, për me të kërku falje, një individ i paedukatë. Thjesht, e ke videon dhe rastin e raporton në polici. Policia në këto raste është shumë efikase.  Jam i bindur që kjo vajza do të dënohet me gjobë të madhe”, ka shkruar Koci./ KultPlus.com

Arianit Koci: Para 100 viteve, gjyshi im hoxhë Bajram Broqi ka qenë më i shkolluar dhe më zotëri se disa hoxhë sot

Nga Arianit Koci

Para rreth 100 viteve, gjyshi im hoxhë Bajram Broqi ka qenë më i shkolluar dhe më zotëri se disa hoxhë të sotit.

Natyrisht, ka edhe tash hoxhë të ngritur dhe shumë zotëri në Kosovë.

I kam miq dhe kam respekt të madh për ta.

2.

Absolutisht nuk jam kundër shamisë. Këtë e kam thënë edhe publikisht.

Për më tepër, diversiteti më pëlqen.

Por, a kam dëshirë me e mbajtë shaminë gruaja apo vajza ime?

Jo!

Në anën tjetër, munden edhe mos me më pyet.

Sidoqoftë, sado që jam liberal kam të drejtë me i komentu ngjarjet dhe fenomenët në shoqëri.

3.

Besoj në Zot!

Por për mua, kombi është mbi fenë.

Së pari jam shqiptar.

Në raport me kombin, feja për mua është në rend të dytë.

Për më tepër, e jap fenë për komb. Në rastin tim, dy fetë!

Jemi popull i vogël me tri fe, dhe nëse i japim secili përparësi fesë në raport me kombin, asimilohemi.

4.

Edhe njëherë te shamia.

Ajo nuk është problem.

Aspak!

Le ta mbanë kush ka dëshirë.

Madje, është fakt notorë, une e kam mbrojtur publikisht të drejten e gruas me e mbajtë shaminë, nëse nuk është e ndaluar me ligj.

Problem është depërtimi dhe imponimi i kulturës arabe në shoqërinë tanë.

Depërtimi i dokeve dhe zakoneve që nuk janë autoktone shqiptare.

Disa zonja, nuk e mbajnë shaminë dhe dimijat e gjysheve tana.

E kanë dukjen e zonjave arabe.

Por, edhe ajo është e drejtë e tyre.

Në anën tjetër, nuk është traditë e jona me i martu katër gra. Nuk është traditë e jona me u dukë si arab.

Shifeni foton: asnjëri nuk ka mjekër apo pantallona mbi zogun e këmbës.

Pse?

Jemi musliman të Evropës.

5.

Nuk e mohoj fenë muslimane.

Si mund ta mohoj nënën time?

Por, une mendoj që jemi musliman me kulturë, doke dhe zakone evropiane.

E sa për kulturë arabe, e çmoj shumë.

Por, jo në Kosovë! /KultPlus.com

Dënohet me burgim të përjetshëm burri që vrau gruan me 14 plumba në Prizren

Bajram Velija, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij me 14 plumba, Armenda Aliu Velija, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i palës së dëmtuar, Arianit Koci, përmes një postimi në Facebook.

“Vrasësi i gruas së vet, Armenda Aliu Velija, u dënua me burgim të përjetshëm. Gjykata, ashtu si e kam propozuar në cilësinë e përfaqësuesit të palës së dëmtuar, e ka dërguar porosinë në shoqërinë tanë: tash e tutje, vrasjet e grave do të dënohen maksimalisht. Përndryshe, ky vendim i guximshëm po e kthen besimin në sistemin e drejtësisë”, ka shkruar Koci.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të përpiluar më 28 shkurt 2020, Bajram Velija akuzohet se më 6 gusht 2019, në lagjen “Jeta e Re” në Prizren, me dashje ka privuar nga jeta anëtarin e familjes-bashkëshorten e tij, A.A.

Sipas aktakuzës, pas një mosmarrëveshje paraprake me viktimën, në momentin kur viktima po largohej nga shtëpia e tyre, i pandehuri pajiset me një pistoletë dhe në dalje të shtëpisë ka shtënë 15 herë në drejtim të bashkëshortes së tij, duke e goditur të njëjtën 14 herë në pjesë të ndryshme të trupit.

Pas kryerjes së këtij veprimi, i pandehuri bashkëshorten e tij e mbulon me një fustan të saj dhe pret ardhjen e policisë.

Bajram Velija akuzohet se me këto veprime ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë e cila dënohet me dënim me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm

Sipas pikës së dytë të aktakuzës, thuhet se deri më 6 gusht 2020, i pandehuri mban në pronësi dhe kontroll pistoletën e tipit “Pietro Beretta Gardone”, disa karikatorë dhe fishekë, në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, me të cilën pistoletë prokuroria dyshon se është kryer vepra penale e vrasjes së rëndë.

Me këto veprime, sipas aktakuzës, i akuzuari ka kryer veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve për të cilën është paraparë dënimi me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet

Ai gjendet në paraburgim që nga 6 gushti i vitit 2019. / KultPlus.com

Koci kishte zënë vendin e parë në Akordet e Kosovës, KultPlus ju sjell videon e vitit 1972 ( VIDEO)

Teksa sot është një avokat i njohur, dikur Arianit Koci në fëmijërinë e tij ka marrë pjesë në festivalin ‘Akordet e Kosovës për Fëmijë’, ku dhe ka fituar vendin e parë, shkruan KultPlus.

Në festivalin e mbajtur gjatë vitit 1972 Koci ka kënduar këngën ‘Nëna ime’, të kompozuar nga babai i tij, kompozitori i mirënjohur kosovar, Akli Koci.

KultPlus sonte ju sjellë videon e performancës së Arianit Kocit në këtë festival./ KultPlus.com

Koci: Me çfarë lehtësie e përdorë një polic sprejin, ftoj Inspektoratin që të veproj sipas dispozitave ligjore

Gjatë pasdites së sotme policia e Kosovës kanë përdorur sprej lotsjellës ndaj  Emina Haxhiut, për ta arrestuar në rrugën B në Prishtinë, kjo sepse ajo nuk i kishte vendosur qenit të saj maskë sigurie dhe nuk ju kishte bindur urdhërave të policisë, shkruan KultPlus.

E njëjta në videon e publikuar kishte treguar se është e sëmurë nga astma.

E për këtë veprim të policisë ka reaguar edhe avokati Arianit Koci i cili në një postim në Facebook ka ftuar Inspektoratin policor që të merren me rastin.

Ai gjithashtu ka traguar se gjendja shëndetësore e Haxhiut nuk është e mirë.

Më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë:

Me çfarë lehtësie e përdorë një polic sprejin, ndaj një vajze të re e cila e ka astmën – është pabesueshme.

Katastrofë!

Emina Haxhiu ka qenë sot duke e shëtitur qenin e vet 8 muajsh – qen i butë i cili ende nuk din me lehë.

Polici i është afruar Eminës në mënyrë agresive, dhe ka këkuar që qenit t’i vendoset maska.

Znj.Haxhiu ka tentuar t’ia spjegojë policit që qenin është ende klysh – është i lidhur dhe se ende as me lehë nuk din.

Papritmas, edhepse kanë qenë fillimisht 4 polic, njëri e nxjerrë sprejin dhe e spërkatë në sy Eminën – duke ia rrezikuar jetën për shkak të astmës që e ka.

Në ndērkohë, vijnë edhe dy polic të tjerë.

Paramendoni këtë situatë: 4 plus 2 polic, kundër një vajze të re me astmë.

Duhet theksuar që polici me sprej dhe një police e kanë pasur sjelljen jashtëzakonisht të keqe – sipas të dëmtuarës.

Ftoj Inspektoratin Policor që menjëherë t’i merr xhirimet e kamerave të lokaleve përreth, dhe të veproj sipas dispozitave ligjore.

Emina sonte është në gjendje jo të mirë shëndetësore./ KultPlus.com

Me çfarë lehtësie e përdorë një polic sprejin, ndaj një vajze të re – është pabesueshme. Katastrofë! Emina Haxhiu ka…

Posted by Arianit Koci on Sunday, March 14, 2021

Arianit Koci në Hagë, zbavitë holandezët me piano (VIDEO)

Avokati Arianit Koci është akredituar nga Gjykata Speciale për të mbrojtur të akuzuarit që do të ndiqen nga kjo gjykatë.

Ai tashmë gjendet atje, për të kryer punën e tij si mbrojtës i të akuzuarve, ku ditën e djeshme Koci ishte bashkë me ish-komandantin e UÇK-së, Sami Lushtakun i cili u intervistua në Gjykatën Speciale në Hagë. Por, përveç punës si avokat, Arianit Koci po e shfrytëzon kohën edhe për pak argëtim për vete dhe qytetarët atje.

Koci ka postuar në llogarinë e tij sociale Facebook një video ku shihet duke ekzekutuar në piano në një vend publik. Mbi videon e publikuar ai shkruan: Duke e zbavitur popullin mik holandez. Pas pak, vazhdojmë me punë…

Koci në fëmijërinë e tij është njohur edhe si këngëtar ku ka marrë pjesë në festivalin “Akordet e Kosovës për fëmijë” në vitin 1972 me këngën “Nëna ime”. /KultPlus.com

I diskriminojmë pastaj natyrshëm edhe i vrasim

ARIANIT KOCI Vrasjet e grave dhe vajzave tona po ndodhin nga sistemi që kemi krijuar si shtet. Fillimisht i kemi zhveshur nga të gjitha të drejtat e tyre, i kemi përbuzë dhe tash edhe po i vrasim. Gratë e vajzat diskriminohen, keqpërdoren, nënshtrohen pastaj radha vjen edhe te vrasja. Ndoshta, policia ka mundur të parandalojë vrasjen e dyfishtë në Gjakovë, por, problemi nuk do të zgjidhej. Problemi është në shtëpinë e secilit prej nesh. Aty, ku fillon vrasja afatgjate dhe e vërtetë e vajzave dhe grave kosovare.

1.

Të gjithë jemi tronditur, edhe disa kriminelë besoj, me krimin makabër në Gjakovë.

E shkreta Valbona, e shkreta vajza e saj dhe familja e tyre.

Katër fëmijët tjerë të asaj familjeje, tani kanë mbetur edhe pa nënë edhe pa baba.

2.

Shumica prej nesh, njëzëri e kundërshtojmë dhunën dhe krimet që janë bërë dhe po bëhen ndaj grave – këtu në Kosovë.

Duhet ta pranojmë: pozita e gruas nuk është e mirë në shoqërinë tonë primitive.

Barazia gjinore vetëm proklamohet. Me këtë kauzë kanë përfituar e pasuruar shumë matrapazë. Mjafton që ky fakt të ilustrohet me një rast: shikojeni qeverinë. Sa ministre i kemi?

Apo ta kujtojmë takimin e fundit në Bruksel: Në anën tonë ishin krejt meshkuj, e në anën tjetër, si për ironi – në anën e evropianëve, krejt gra e vajza.

Apo edhe rasti më brutal: shumica e politikanëve, në takime më të larta të protokollit shtetëror, shkojnë pa bashkëshorte, për dallim prej burrështetasve anekënd botës.

Shikojeni se kush menaxhon me paratë e Shtetit. Të gjitha janë burra. Kush janë në pozita tjera udhëheqëse si Komuna, Universitete, kompani private etj. Asnjë rektor i 1 milion universiteteve në Kosovë nuk është grua.

S’ka si të mos jetë ndrysho kur kjo situatë e mosrespektit, të themi më së buti, transponohet apo konvertohet pastaj në dhunë ndaj gruas.

Kur një bartës i funksioni të rëndësishëm politik apo shoqëror, nuk e respekton gruan, publikisht, çka presim prej një mendje primitive në një qosh të Kosovës?

Kur ne si shoqëri, në shekullin 21, ende e lartësojmë Odën, vendin ku gratë, nuk preferohet të hyjnë, çfarë rezultati presim në fund?

Pa asnjë dyshim, përmirësimi i pozitës së gruas është imperativ në shoqërinë tonë.

Por, unë personalisht mendoj që një lloj diskriminimi latent është edhe insistimi që barazia gjinore të realizohet nëpërmjet kuotave dhe statistikave.

Nuk bënë që një grua të vendoset në një pozitë, vetëm për shkak të gjinisë. Ky veprim është diskriminim. Ama, ne kemi gra të zonja shumë. Madje, janë treguar shumë më të zonjat se ne meshkujt.

3.

Krijimi i një fryme dhe psikoze që asgjë nuk funksionon në Kosovë, duke e përfshirë edhe policinë tonë, po krijon mentalitet dhe ambient defetist. Thjesht, po krijohet mendësia që nuk e kemi merituar shtetin dhe nuk po mundemi ta mbajmë. E këtë momentum, deri në maksimum po e përkrahin armiqtë e shtetësisë së Kosovës. Po krijohet një aurë që Kosova nuk e ka merituar pavarësinë. E ky defetizëm, kjo mendësi, kjo armiqësi ndaj çdo gjëje shqiptare dhe kosovare, është kultivu që njëqind vite: shqiptarët e Kosovës, janë njerëz të egër, dhe nuk e meritojnë shtetin.

Çka ka mundur të bëjë policia në rastin konkret?

Fakt është që aparati shtetëror duke e përfshirë policinë, mund të ketë performancë më të mirë. Shumë më të mirë.

Por, në rastin konkret dhe në rrethanat konkrete, ka qenë mjaft vështirë, që vrasja të parandalohet.

Krimineli i çmendur, shumë shpesh ia arrinë qëllimit. Kemi raste të shumta në botë. Madje edhe presidentët e shteteve vriten. Është vrarë edhe Presidenti amerikan Kenedy, me tërë atë aparat të mbrojtjes së afërt.

Çdo ditë në polici raportohen rastet e dhunës, duke e përfshirë edhe dhunën në familje.

Të rasti i Valbonës, siç u vërtetua gjendja faktike, situata paska qenë edhe më komplekse.

Sipas mbrojtësit të viktimave Agim Pula, e ndjera Valbona Ndrecaj, nuk e ka pranuar ndihmën e Zyrës për Mbrojtjen e Viktimave, duke thënë se për të do të përkujdeset vëllau i saj.

“Ne i kemi ofruar strehim viktimës, por ajo nuk ka pranuar duke u deklaruar se do të strehohet tek familjarët e saj… “ – ka thënë mbrojtësi i viktimave duke vazhduar “[…] sa i përket anës së mbrojtjes së viktimave, ne i kemi ofruar çka ajo ka kërkuar”.

Sidoqoftë, edhe urdhrin për mbrojte, nuk e nënkupton ruajtjen e viktimës, nga ana e policisë 24 orë në ditë. Natyrisht, policia duhet ta vlerësojë rrezikshmërinë, por me atë lloj urdhri, delikuenti, arrestohet menjëherë, posa e shkel atë urdhër. E urdhri kryesisht konsiston në ndalimin për t’iu afruar viktimës.

Në rastin konkret, krimineli i ka kryer vrasjet në mënyrë dinake.

E ka kërcënuar me mesazh gruan, është fshehur, dhe e ka pritur momentin që ta realizojë qëllimin kriminal.

Natyrisht, duhet të kërkojmë përgjegjësi nga ana e policisë dhe prokurorisë, për çdo lëshim eventual. Duhet të insistojmë që gruaja në Kosovë ta ndien vetën të sigurtë dhe të barabartë me burrat.

Por, në të njëjtën kohë, duhet të besojmë në organet tona shtetërore. Duhet të besojmë në policinë tonë, me të gjitha të metat që i ka. Vetëm duke besuar në organet tona shtetërore, dëshmojmë që e meritojmë shtetin. Dëshmojmë që e duan dhe do ta ndërtojmë shtetin.

Njëherësh, dëshmojmë se vërtetë duam përmirësimin e pozitës së gruas në shoqërinë tonë, që padyshim ka primesa të primitivizmit.

Raste të tilla kriminale, të natyrës më të rëndë, mund të na përsëritën, derisa secili prej nesh, nuk e lufton primitivizmin dhe diskriminimin, në rrethin me vet, dhe me raste e shembuj konkret.

Gruaja do të jetë e sigurt, kur në shoqërinë tonë ndrron mendësia primitive. Kur prej fëmijërisë na mësojnë që femra është e barbartë me mashkullin.

Sa raste që ju i njihni, vajzat e kanë trashëguar pasurinë e prindërve, madje edhe në familje intelektuale?

Mos ta gënjejmë vetën.