‘Se këtu jam dem baba dem, për Kosovë jap shpirtin tem!’

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell me një interpretim rrëqethës artisti i njohur Arif Vladi.

Në këtë 15 vjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës, ku në radhë të parë kujtohet të gjithë ata që sakrifikuan jetën për lirinë e këtij vendi, KultPlus ju sjell në mendje këtë këngë të pavdekshme.

Oj Kosovë o djep lirie
Çdo kulm shpie nji bajarak
UÇK-ëja t’paska hije
Për atdhe po derdhet gjak

Po luftojnë djemtë e Kosovës
Prej Drenice n’mal t’Gjakovës (x2)
Për atdhe lokja m’ka le, për flamurin kuq e zi
Jam ushtar në UÇK do ti sjell vendit liri

ref:

Brez pas brezi në k’to votra
Jam i lashtë sa vet Evropa (x2)
Jo se l’shoj oo asni pllam toke
Dy gisht balle mke fale ti loke

Se k’tu jam dem-baba-dem
Për Kosovë jap shpirtin tim (x2)

Qofsh i pushkës je shqipëtarë
Ta mbrojmë vendin pllambe me pllambe

Se k’tu jam dem baba dem
Për Kosovë jap shpirtin tem (x2). / KultPlus.com

Vladi i reagon Kelmendit: Ata që më njohin e dijnë që me më ra hunda për toke nuk përkulem as për 500 mijë…

Arfi Vladi i ka reaguar ndaj komenteve të Ibrahim Kelmendit, ku ka shkruar se ata që më njohin e dijnë që nuk përkulem as për 500 mijë dollarë, e lemë ashtu siç ka thënë Klemendi.

Tutje Vladi ka thënë se ai është një artist që jeton me këtë profesion dhe paraja nuk mund ta tundoj. Sipas tij ai ka ditur ta ndaj kombin, familjen dhe sedrën nga familja.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e tij të plotë:

Me falni por shpifja qenka e rende… I dashur Ibrahim Kelmendi. Kjo eshte vila ime e dyte ne Tirane ku jam une duke vadit lulet, e mbaruar ne 1986.  Ateher nuk kishin lindur kenget e luftes.Ne vitin 1984 jame kthyer nga Amerika me 110 mije Dollare. Ju thoni qe ju paskam lyp 500 dollar dhe me paske dhene 1000.

Ata qe me njohin e dine se me me ra hunda per toke nuk perkulem as per 500 mije….

Une jame artist dhe jetoj me kte profesjon. Parja nuk me tundon.Kam dit ta ndaje kombin, familjen dhe sedren nga paraja. Kurse per Ad….dhe ate tjetrin qe thot Hamiti me duket me paska paguar 12 mije marka ta vertetetojne ne gjyq…edhe njeher ju krkoj falje ndjekesve.Mirkuptim./ KultPlus.com

Reagon Vladi: I them kësaj Adelinës që ta publikojë kush më ka paguar, përndryshe përballemi në gjyq

Adelina Ismajli e cila tashmë po ka nisur emisionin e saj ‘Tete a Tete me Adelinën’, ku fillimisht protagonistë të këtij emisioni kanë qenë figura politike, në emisionin e fundit i ftuar ka qenë Fatmir Limaj, gjatë të cilit është komentuar edhe kënga e njohur e Arif Vladit ‘Marshi i Uçk-së’, shkruan KultPlus.

Adelina Ismajli, në emision, potencon se është në dijeni se Vladi është paguar për këtë këngë.

Vladi ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku është shprehur i mllefosur, madje ka apeluar që Ismajli të publikoj se kush e ka paguar Vladin për këtë këngë, përndryshe ky i fundit do të dërgojë deri në gjyq këtë çështje.

Ndigjojeni çfarë paska thënë Adelina Ismaili.
Unë paskam marrë lek për Marshin e UÇK-së. Bile mund ta këndonte dhe ajo… ti Adelinë as 1000 si ti nuk do mundeni.
I them kësaj Adelinës që të publikojë kush më ka paguar, përndryshe do përballemi në gjyq dhe ky gjyq nuk do të jetë si ato gjyqet e tjera të saj
‘, ka shkruar Vladi. / KultPlus.com

Arif Vladi, Ilir Shaqiri e Nikolle Nikprelaj me këngë kushtuar Skënderbeut (VIDEO)

Tre këngëtarët e mirënjohur shqiptar Arif Vladi, Ilir Shaqiri e Nikolle Nikprelaj kanë sjellë këngën “Kalorësi i Lirisë”.

Muzikën dhe orkestrimin e kësaj kënge e ka bërë Edmond Zhulali, transmeton Koha.net. Për tekstin është përkujdesur Ilir Shaqiri.

Në një postim në Facebook, Zhulali ka shkruar se kjo këngë është dedikim për heroin kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

“Të dashur miq, dua t’u prezantoj këngën time më të re ‘Kalorësi i Lirisë’ kushuat heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, ka shkruar ai./KultPlus.com