‘Weightless’, kënga më e re e Arilena Arës që vjen si bashkëpunim me tekstshkruesen e njohur botërore, Diane Warren

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, gjendet në fazën finale të projektit të saj më të ri “Weightless”, i cili vjen në bashkëpunim me Diane Warren, një nga tekstshkrueset më të njohura të historisë së muzikës botërore, shkruan KultPlus.

Këngëtarja Ara përmes një entuziazmi të paparë ka ndarë lajmin me ndjekësit e saj në “Facebook”, për punën e saj shumë vjeçare.

“Pafund e emocionuar që po ndaj me ju kapitullin më të rëndësishëm të karrierës sime.
Shumë vite pune, më në fund po finalizohen.
Kënga ime më e re, bashkëpunimi me @dianewarren, një nga songwriters më të mëdha që ka njohur historia e muzikës botërore!”, ka shkruar Arilena Ara.

Arilena Ara është një këngëtare shqiptar, e cila fitoi famë me fitoren në sezonin e dytë të garës për talentë “X Factor Albania”. Ajo mori pjesë në edicionin e 18-të të Këngës Magjike dhe doli në vendin e tretë me këngën “Nëntori”. Në vitin 2019, ajo fitoi Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH dhe me këngën “Fall from the Sky”, me të cilën do ta përfaqësonte Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës 2020 në Roterdam, Holandë, por festivali u anulua./ KultPlus.com

‘Nëntori ma mori mua dashurinë e parë’ (VIDEO)

Arilena Ara është një këngëtare e re, por mjaft e talentuar. ‘Nëntori’ është kënga me të cilën ajo mori popullaritet në publikun shqiptar, shkruan KultPlus.

Me këngën ‘Nëntori’, Ara u paraqit në festivalin e këngës ‘Kënga Magjike’. Kjo këngë është baladë, për një dashuri të humbur, e cila është komplimentuar shumë edhe nga kritikët e muzikës.

KultPlus ju sjellë tekstin dhe këngën ‘Nëntori’ të interpretuar nga Arilena Ara:

Lotët më janë tharë
Buza mu bë varr
Dielli nuk më ngroh
Dielli nuk më ngroh
Dhimbje sa një mal
Zemra nuk ma fal
Ty më nuk të shoh
Ty më nuk të njoh

[Refreni]
Mallkuar qoftë ky muaj që më la të vetme përgjithmonë
Nëntori, ma mori mua dashurinë e parë
Nuk e dua këtë muaj më në kalendar
Nëntori, ma mori, u shua dhe ky zjarr, nëntori

[Kupleti 2]
Ishin plot me zjarr
Muajt n’kalendar
Kur ishim ne bashkë, sa ishim ne bashkë
E lumtur duke qarë
Pas teje si e marrë
Gjithëve ua thashë
Për ne të dy ua thashë

[Refreni]
Mallkuar qoftë ky muaj që më la të vetme përgjithmonë
Nëntori, ma mori mua dashurinë e parë
Nuk e dua këtë muaj më në kalendar
Nëntori, ma mori, u shua dhe ky zjarr
Nuk e dua më ktë muaj, nuk e dua më ktë muaj
Nëntori, nëntori, nëntori

[Urë]
Vitin më t’bukur shkatërroi
Vulën e hidhur shkaktoi
Ky muaj i gjori, t’gjitha mi mori
Në djall le të shkoi
Nëntori
Nuk e dua këtë muaj më në kalendar!
Nëntori, nëntori, nëntori

[Refreni]
Nuk e dua këtë muaj, nuk e dua këtë muaj
Nëntori, ma mori, nëntori
Mallkuar qoftë ky muaj që më la të vetme përgjithmonë
Nëntori, ma mori mua dashurinë e parë
Nuk e dua këtë muaj, nuk e dua më ktë muaj
Nëntori, nëntori, nëntori/ KultPlus.com