BBC shkruan për Arilenën: Eurovisioni kishte nevojë për një baladë të fuqishme si “Shaj”

BBC i ka dedikuar një artikull këngëve konkurruese në “Eurovision 2020”.

Ata e nisin shkrimin me këngën konkurruese të Mbretërisë së Bashkuar këtë vit, që përfaqësohet nga këngëtari James Newman.

31-vjeçari, vëllai më i vogël i të cilit është nominuar në ngjarjen më të madhe vjetore të ndarjes së çmimeve në Birtani, Brit Awards, John Newman, tashmë ka shkruar këngë për emra të njohur si: Ed Sheeran, Jess Glynne, Calvin Harris dhe Little Mix.

Ai mori një çmim Brits dhe një nominim Grammy për punën e tij në këngën e “Rudimental Waiting All Night”. Nga ana tjetër, ai bashkë-shkroi këngën garuese të Irlandës në “Eurovision 2017”.

Në maj, James Newman do të niset për në Roterdam si një artist i vetëm me këngën e tij të titulluar “Breath My Last”. Është e shkurtër dhe e drejtpërdrejtë”, shkruan BBC referuar këngës angleze që përfaqëson sivjet Mbretërinë e Bashkuar në “Eurovision.

BBC gjithashtu nuk ka lënë pa komentuar edhe interpretimin e Arilenës, duke e quajtur si të nevojshme prezencën e një balade të tillë në “Eurovision”.

“Eurovisioni” nuk do të ishte “Eurovision” pa një baladë të fuqishme, preferohet të këndohet në një vëllim kryesor nga një femër me shumë flokë”, nis shkrimin BBC dedikuar këngës reprezentuese shqiptare.

“Në atë front, Arilena Ara sjell diçka të tillë. Kënga e saj quhet fjalë për fjalë “ulërimë” dhe ajo interpreton notat e larta me gjithë hollësinë e një zëri të veçantë”, vazhdon shkrimin gjiganti britanik.

“Që kur fitoi X Factor Albania në vitin 2013, ajo është bërë një nga yjet më të mëdha të vendit, me më shumë se 1.1 milion ndjekës në Instagram. Solo-kënga e saj “Nëntori” ka qenë gjithashtu një hit në Rusi dhe Rumani, që do të thotë se ajo do të jetë e njohur për votuesit atje”, ka përfunduar shkrimin BBC dedikuar Arilenës.

Këngëtarja shqiptare përndryshe do të ngjitet në skenën e ‘Eurovisionit’ në natën e dytë gjysmë-finale, duke kënduar e 18-ta me radhë. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=jCKsleqWoz0&feature=emb_title

Arilena zbulon detaje nga “Eurovizioni”

 

Pas fitores së Festivalit të Këngës në RTSH, Arilena Ara do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovizion”.

Në një intervistë ajo ka zbuluar disa detaje nga performanca që do të ketë në skenën e madhe.

Arilena tha se menjëherë pas fitores është nisur për në Los Angelos për të përpunuar versionin Anglisht të këngës “Shaj”, e cila tashmë është gati.

“Në Los Angelos udhëtuam për të punuar për albumin tim të parë në anglisht, por pas fitores surprizë realisht për mua më duhet të punoja me ripërpunimin e këngës.

Kënga do dalë shumë shpejt, por dua të them që meqenëse kënga u ndërtua në fillim në variantin anglisht, me një demo dhe me një tekst minimalist anglisht, ka një frymë shumë të ndryshme, shumë më e bukur nga Shaj. Është në të njëjtin karakter dhe mezi po pres ta ndaj me ju sepse është një ndjesi tjetër, një fuqi tjetër, emocion tjetër”,  ka thënë këngtarja.

E pyetur për performancën, veshjen dhe detaje të tjera, Arilena tha se gjithçka është menduar dhe mezi po pret të ngjitet në skenë.

“Nuk mund të mos themi që kemi një ide për performancën, megjithatë nuk dua të flas shumë por do them vetëm një gjë, do jem edhe në ajër edhe në tokë, kaq!”, ka përfunduar Arilena. / KultPlus.com

Arilena Ara merr mijëra vota, deri tani e para në sondazhe

Arilena Ara pas suksesit në festivalin e RTSH-së, sukses që i garantoi edhe pjesëmarrjen në Eurovizion 2020, sipas sondazheve të para, ajo ka dalë në krye të tyre.

Arilena Ara, e cila ndodhet aktualisht në Los Angelos të SHBA, ku po punon krahas përgatitjeve për në Eurovizion 2020, edhe me projekte të reja, do performojë në Roterdam në maj të këtij viti, ku edhe do të përfaqësojë vendin tonë në Eurovizion.

Ajo deri tani është një nga më të votuarat në sondazhet online.

Prej pak ditësh u nis një sondazh nga “wiwibloggs”, faqe në dispozicion të Eurosong, ku Arilena Ara ka marrë shumicat e votave, plot 4603, nga 7000 të mundshme.

Spanja është në vendin e dytë me titullin “Universo” pasi ka marrë 2245.

Ndërkohë në vendin e tretë renditet kënga nga Republika Çeke me titullin “Kemama”.

Në fund media “wiwibloggs”, pyet dhe publikun: A e meriton Shqipëria të jetë numri një? /KultPlus.com

Producentë fitues të çmimeve “Grammy” punojnë këngën e Arilenës për në Eurovision

Eurovizioni po afron dhe Arilena Ara, si çdo konkurrent tjetër në eventin më të madh muzikor në Europë, po punon lidhur me performancën e saj. Ekskluzivisht nga burime pranë redaksisë, “News31” mëson detaje të reja mbi atë çka pritet të shohim së shpejti.

“Shaj” u kthye në të preferuarën e publikut shqiptar, e siç zbuloi vetë këngëtarja në intervistën post-festival, balada do të këndohet në gjuhën angleze në skenën e Eurovizionit. Lidhur me përfaqësimin e këngës në këtë festival, po punojnë dy producentë fitues të çmimeve “Grammy”. Versioni i “Shaj” në anglisht është punuar dhe riorkestruar në njërën prej studiove muzikore më të mëdha në botë, ku artistë si Michael Jackson u kanë dhënë jetë projekteve të tyre.

Në Eurovizion, do të dëgjojmë një baladë më radiofonike e me tendenca të rrymës pop, normalisht, duke i qendruar besnikë identitetit të “Shaj” në gjuhën shqipe. Me pak fjalë, pritet që Arilena të na befasojë në skenën gjigante të festivalit.

Kjo është kënga e Arilena Arës, pretendente për në Eurovison (VIDEO)

Kanë filluar të publikohen këngët pjesëmarrëse për në Festivalin e Këngës në RTSH, shkruan Kultplus.

Kënga e parë që është publikuar është ajo e Elvana GjAtës dhe tashmë listës i është shtuar edhe ajo e Arilena Arës.

Kënga e Arilenës mban titullin “Shaj”. Fituesi i këtij festivali shkon automatikisht në Eurovizion.

Arilena dhe Elvana janë dy emrat që po përfliten si pretendente për të fituar në këtë festival.

Pritet që gjatë ditës të dëgjojmë këngët finaliste dhe të presim netët finale për të kuptuar se kush do të fitojë në festival dhe kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Me emrat e këngëtarëve si Elvana Gjata, Tiri Gjoci, Arilena Ara, Eli Fara, Era Rusi, Bojken Lako e artistë tjerë, mundësitë janë të mëdha. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=5oZgy_vMF3Y

“Mallkuar qoftë ky muaj që më la të vetme përgjithmonë” (VIDEO)

Arilena Ara është këngëtarja e re që arriti të depërtojë shpejtë në skenën muzikore, ndërsa hovin e suksesit e arriti pikërisht me këngën “Nëntori”, me të cilën u paraqit në festivalin “Kënga magjike”, shkruan KultPlus.

Kënga që në çdo tingull e fjalë shpalosë ndjenjën e këngëtares, arriti të prek shpejtë publikun veçmas ata që ky muaj u ka lënë një boshllëk. Këtë baladë këngëtarja Ara ia kushtoi babait të saj. Pasi që kënga u mirëprit nga publiku, këngëtarja Arilena Ara shumë shpejtë e realizoi një version edhe në gjuhën angleze ndërsa kënga e saj arriti shumë shpejtë të depërtojë edhe jashtë Kosovës.

Muzika dhe produksioni i kësaj këngë është punuar nga Darko Dimitrov kurse teksti është shkruar nga Lindon Berisha.

Arilena Ara është fituese e edicionit të dytë i “X Factor Albania”.

Më poshtë ju rikujtojmë këtë këngë me interpretimin fantastik të këngëtares Arilena Ara.

https://www.youtube.com/watch?v=-AKoKgVls54

Lotët më janë tharë
Buza mu bë varr
Dielli nuk më ngroh
Dielli nuk më ngroh

Dhimbje sa një mal
Zemra nuk ma fal
Ty më nuk të shoh
Ty më nuk të njoh

(Ref) Mallkuar qoftë ky muaj që më la të vetme përgjithmonë
Nëntori , ma mori mua dashurinë e parë!
Nuk e dua këtë muaj më në kalendar!
Nëntori , ma mori , u shua dhe ky zjarr , nëntoriiiii..

Ishin plot me zjarr
Muajt n’kalendar
Kur ishim ne bashkë , sa ishim ne bashkë

E lumtur duke qarë
Pas teje si e marrë
Gjithëve ua thashë , për ne të dy ua thashë

(Ref) Mallkuar qoftë ky muaj që më la të vetme përgjithmonë
Nëntori , ma mori mua dashurinë e parë
Nuk e dua këtë muaj më në kalendar
Nëntori , ma mori , u shua dhe ky zjarr

Nuk e dua më ktë muaj, nuk e dua më ktë muaj, nëntori, nëntori, nëntoriiiii..

(Bridge) Vitin më t’bukur shkatërroi
Vulën e hidhur shkaktoi
Ky muaj i gjori, t’gjitha mi mori
Në djall le të shkoi
Nëntoriiiiiii…..!

(Ref) Nuk e dua këtë muaj, nuk e dua këtë muaj, nëntori ,ma mori, nëntori..
Mallkuar qoftë ky muaj që më la të vetme përgjithmonë
Nëntori, ma mori mua dashurinë e parë
Nuk e dua këtë muaj, nuk e dua më ktë muaj
Nëntori, nëntori, nëntoriiiiii.. / KultPlus.com

Arilena Ara me projekt të ri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara ka paralajmëruar publikimin e këngës së saj të re.

Kënga titullohet “Të huaj” e cila do të publikohet edhe me videoklip, shkruan rtv21.tv.

Këtë e ka bërë të ditur vet 20 vjeçarja  përmes një postimi në Instagram ku ka publikuar një fotografi nga videkolipi i këngës. Ajo ka bërë të ditur se për këtë projekt ka punuar me Darko Dimitrov dhe “ASHA”.

“I’ll Give You My Heart”, titullohet projekti i fundit nga Arilena, të cilin e ka publikuar në nëntor të vitit të kaluar. /KultPlus.com

“Nëntori, ma mori mua dashurinë e parë…” (VIDEO)

Arilena Ara është këngëtarja e re që arriti të depërtojë shpejtë në skenën muzikore, ndërsa hovin e suksesit e arriti pikërisht me këngën “Nëntori”, me të cilën u paraqit në festivalin “Kënga magjike”, shkruan KultPlus.

Kënga që në çdo tingull e fjalë shpalosë ndjenjën e këngëtares, arriti të prek shpejtë publikun veçmas ata që ky muaj u ka lënë një boshllëk. Këtë baladë këngëtarja Ara ia kushtoi babait të saj. Pasi që kënga u mirëprit nga publiku, këngëtarja Arilena Ara shumë shpejtë e realizoi një version edhe në gjuhën angleze ndërsa kënga e saj arriti shumë shpejtë të depërtojë edhe jashtë Kosovës.

Muzika dhe produksioni i kësaj këngë është punuar nga Darko Dimitrov kurse teksti është shkruar nga Lindon Berisha.

Arilena Ara është fituese e edicionit të dytë i “X Factor Albania”.

Më poshtë ju rikujtojmë këtë këngë me interpretimin fantastik të këngëtares Arilena Ara.

https://www.youtube.com/watch?v=-AKoKgVls54

Lotët më janë tharë
Buza mu bë varr
Dielli nuk më ngroh
Dielli nuk më ngroh

Dhimbje sa një mal
Zemra nuk ma fal
Ty më nuk të shoh
Ty më nuk të njoh

(Ref) Mallkuar qoftë ky muaj që më la të vetme përgjithmonë
Nëntori , ma mori mua dashurinë e parë!
Nuk e dua këtë muaj më në kalendar!
Nëntori , ma mori , u shua dhe ky zjarr , nëntoriiiii..

Ishin plot me zjarr
Muajt n’kalendar
Kur ishim ne bashkë , sa ishim ne bashkë

E lumtur duke qarë
Pas teje si e marrë
Gjithëve ua thashë , për ne të dy ua thashë

(Ref) Mallkuar qoftë ky muaj që më la të vetme përgjithmonë
Nëntori , ma mori mua dashurinë e parë
Nuk e dua këtë muaj më në kalendar
Nëntori , ma mori , u shua dhe ky zjarr

Nuk e dua më ktë muaj, nuk e dua më ktë muaj, nëntori, nëntori, nëntoriiiii..

(Bridge) Vitin më t’bukur shkatërroi
Vulën e hidhur shkaktoi
Ky muaj i gjori, t’gjitha mi mori
Në djall le të shkoi
Nëntoriiiiiii…..!

(Ref) Nuk e dua këtë muaj, nuk e dua këtë muaj, nëntori ,ma mori, nëntori..
Mallkuar qoftë ky muaj që më la të vetme përgjithmonë
Nëntori, ma mori mua dashurinë e parë
Nuk e dua këtë muaj, nuk e dua më ktë muaj
Nëntori, nëntori, nëntoriiiiii..

Arilena Ara publikon videoklipin e ri (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare Arilena Ara ka publikuar videoklipin më të ri.

Fjala është për videoklipin e këngës “I’ll Give You My Heart”.

Gjithashtu, Ara gjatë kësaj fundjave ka publikuar edhe videoklipin e këngës “Last Train To Paris”, këngë të cilën e ka bërë në bashkëpunim me artistin KDDK. /KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?v=HvocE1mbEBQ

Shqiptarja e dytë që do të performojë në Botëror nderohet nga Presidenti i Bjellorusisë

Në ceremoninë përmbyllëse të Botërorit, përveç Era Istrefit, do të performojë edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Arilena Ara.

Gjatë ditës së sotme në një lidhje telefonike nga Bjellorusia, moderatoret e “Chaud Patate” komunikuan me menaxherin e këngëtares, Popi Kola, për më shumë detaje.

“Ne kemi ardhur para dy ditësh në Bjellorusi për një koncert live. Këtu bëhet një festival i përvitshëm që zhvillohet në Europë, “I Love Festival”. Mbrëmë ishim në shesh, kurse pas darkës ishim në një show tjetër që zhvillohet për artistët më të mirë të vlerësuar nga Bjellorusia, ku Arilena mori çmimin nga presidenti Alexander Lukashenko” -tregoi menaxheri i saj duke shtuar se: “Sot do të jemi gjithashtu në Arena po në Bjellorusi, por në VIP-Best.”

Ndërkohë po përflitej se Arilena do të performonte në Fun Zone Club në FIFA dhe në datën 15 në World Cup.

“Kjo është plotësisht e vërtetë” ,thotë Popi, “Sigurisht ne jemi nesër në Fun Zone Sochi dhe më pas do të nisemi për Moskë në Kampionatin e madh.”

Nëse jeni kuriozë të dini se për kë bën tifo Arilena, menaxheri i saj tha me shaka se i vinte keq që skuadara e saj kishte shkuar në shtëpi me kohë…

Ndërsa për planet e saj pas Botërorit, Popi zbuloi se tashmë janë gati dy klipet e reja. Njëra për “Last Train to Paris” në bashkëpunim me një reper të huaj realizuar nga Universal Music.

Projekti tjetër veror do të vijë shumë shpejt dhe kënga do të jetë vetëm anglisht. /KultPlus.com

Përveç Erës, edhe kjo këngëtare shqiptare do të këndojë në natën finale të Botërorit (FOTO)

Era Istrefi konfirmoi pjesëmarrjen e saj në natën finale të Kupës së Botës ku do të këndojë përkrah Will Smith dhe Nicky Jam.

Por, ndërkohë që të gjithë po presim performancën e saj “live” në natën finale të Botërorit 2018 në Rusi, në datën 15 korrik, mësohet se një tjetër artiste shqiptare do të performojë përkrah Erës dhe është këngëtarja e cila vodhi zemrat e mijëra fansave në Rusi, Arilena Ara.

Nëpërmjet postimit të saj në Instagram, ajo ka zbuluar se do të këndojë në Moskë më 15 korrik në finalen e Kupës së Botës 2018./ KultPlus.com

Audicioni me këngën e njohur shqipe në ‘The Voice’ të Ukrainës (VIDEO)

Në sezonin e 8’të të Voice of Ukraine, një kandidate ka zgjedhur që në paraqitjen e parë kur edhe bëhet përzgjedhja nga ‘trajnerët’, të paraqitet me këngë shqipe.

Madiya Bodnaruk ka zgjedhur që rrugëtimin e saj në The Voice of Ukraine ta fillojë me këngën “Nëntori” nga Arilena Ara.

Edhe pse u pëlqente paraqitja, profesionistët në juri vazhdimisht pyesin se në cilën gjuhën po këndonte vajza simpatike dhe me vokal unik. Pjesë e jurisë është edhe Jamala – fituesja e Eurovizionit me këngën “1944”, shkruan KultPlus.

“Nëntori” nga Arilena Ara mbetet një këngë e njohur tanimë në estradën shqiptare. / KultPlus.com

Arilena Ara rrëmben çmimin e madh në Paris (VIDEO)

Edicioni i 41-të i “The Best Aëards” është mbajtur në Paris dhe krahas emrave të mëdhenj të fushave të ndryshme të artit, ishte një vend special edhe për këngëtaren shqiptare.

Arilena ka rrëmbyer çmimin “The Best Aëards” për kategorinë e muzikës si “Këngëtarja fenomen e vitit” duke vulosur kështu, për të disatën herë, suksesin e një viti të artë.

Për muzikën, këtë vit, ishte përfaqësuese Arilena Ara, e cila, me hitin e saj “Nëntori”, por edhe me këngët e albumit të ri, ka marrë vëmendjen e të gjithë botës./KultPlus.com


Arilena Ara publikon “Borë në dhjetor”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, sapo ka publikuar këngën e saj më të re.

Pas hitit “Nëntori” që ishte një ndër këngët më të pëlqyera për audiencën shqipfolëse dhe jo vetëm, ajo sonte ka sjellë këngën “Borë në dhjetor”, shkruan KultPlus.
Për muzikën e kësaj kënge është kujdesur Darko Dimitrov, ndërsa për tekstin Kirill Lupinos./ KultPlus.com

Arilena Ara këndon “Nëntori” shqip në Rumani (VIDEO)

Mbrëmjen e kaluar është mbajtur finalja e madhe e kompeticionit, The Voice of Romania, ku është shpallur zëri më i mirë i Rumanisë.

E ftuar në këtë event ishte edhe këngëtarja shqiptare, Arilena Ara, e cila ka korrur mjaft sukses në Europën Lindore me “Nëntori”. Për t’i thënë mirupafshim nëntorit për këtë vit e për të prezantuar denjësisht Shqipërinë, Arilena ka dhënë një performancë që ia vlen për t’u komplimentuar.
Veshur me të bardha, e shoqëruar nga balerinë në sfond dhe duke kënduar në shqip, Arilena na dha të njëjtën energji që patëm gjatë festivalit “Kënga Magjike”. Nuk jemi të vetmi që jemi impresionuar nga Arilena dhe performanca e saj, por edhe anëtarët e jurisë duket se nuk kanë pasur asgjë tjetër veçse për t’i dhënë duartrokitje në këmbë këngëtares shqiptare.

I ftuar në finalen e mbrëmshme, ishte edhe këngëtari i njohur italian, Alessandro Safina, i cili këndoi me një prej finalistëve, shkruan Blitz.al. Ne tashmë presim vetëm dhuratën e Arilenës për ne, të cilat nuk janë pak, por 5 këngë për Krishtlindje dhe festa. / KultPlus.com

Arilena Ara e ftuar në natën finale të The Voice… (VIDEO)

Këngëtarja e njohur shqiptare Arilena Ara po vazhdon të shijojë suksesin e këngës “Nëntori”, shkruan KultPlus.

Ajo është ftuar të jetë pjesë e mbrëmjes finale të “The Voice Romania”, që do të mbahet sonte dhe pikërisht në këtë skenë do të performojë Arilena Ara.

Për këtë paraqitje ka njoftuar vet këngëtarja shqiptare, e cila nëpërmjet instagram ka njoftuar që do të jetë pjesë e kësaj mbrëmje kaq të veçantë. Poashtu ajo ka postuar edhe një video nga parapërgatitjet për këtë mbrëmje. /KultPlus.com

Kërshëndellat me pesë këngë të reja të Arilena Arës (VIDEO)

“Snow in December”, “Kido”, “Silver&Gold”, “Zemër” dhe “Të huaj (Stranger’s again)”, janë këngët e reja që do të prezantohen për festën e kërshëndellave, shkruan KultPlus.

Arilena Ara është këngëtarja që me këngën “Nëntori”, brenda një viti ka shënuar një sukses tejet të madh, duke depërtuar me këtë këngë edhe në shumë shtete të huaja, por duke bërë që edhe shumë të reja ta këndojnë këtë këngë të Arilena Arës./KultPlus.com

Arilena Ara do të garojë në Festivalin e Këngës në RTSH

Këngëtarja Arilena Ara e cila arriti kulmin e suksesit në karrierën e saj me këngën “Nëntori”, këngë e cila arriti të depërtojë jashtë vendeve shqipfolëse, nuk e ka ndërmend të ndalet, shkruan KultPlus.

Si duket sukseset që i ka përjetuar kohëve të fundit veç sa ja kanë shtuar edhe më shumë dëshirën për punë dhe suksese të tjera.

Eurovision Kosovo, sapo ka bërë me dije lajmin se Arilena Ara këtë vit do të garojë në Festivalin e Këngës në RTSH. Ky lajm duket se po pëlqehet nga fansat të cilët po shpresojnë në triumfin e Arilenës.

Pritet të shihet se çfarë këngë do të sjellë Arilena dhe a do të arrijë të zgjidhet si përfaqësuese ë Shqipërisë për në Eurovision. / KultPlus.com

“Nëntori” i Arilenës interpretohet në gjuhën rumune nën tingujt e violinës (VIDEO)

Diana Serban e njohur si Serena, ka sjellë versionin e saj të këngës “Nëntori” nga këngëtarja shqiptare Arilena Ara.

Kënga është realizuar nën tingujt e violinës dhe në gjuhën rumune.

Kënga “Nëntori” e cila u punua për festivalin “Kënga magjike”, e Arilena Arës, befasishëm kaloi kufijtë shqiptarë duke u renditur në vendet e para të toplistave disa vende të Evropës. / KultPlus.com

Arilena Ara merr çmim dhe performon në Kazakistan (VIDEO)

Këngëtarja Arilena Ara ka sjellë “Nëntorin” e saj anglisht në Kazakistan.

Pos që ka marrë çmim në Expo Astana 2017, Arilena edhe ka performuar këngën e saj para një audience në këtë organizim.

Ajo performoi në eventin e organizuar nën temën “Energjia e së ardhmes”. U prezantua me këngën “I`m sorry”, variantin e sapopublikuar, anglisht, të “Nëntori”, nga ku doli edhe me çmim. Ajo ndau me publikun vetëm një foto, ku shihej e gjitha e kuruar dhe shumë e bukur.

“Nëntori” tani ka edhe versionin anglisht “I’m sorry”, megjithatë është për t’u theksuar që edhe në shqip, kënga e Darko Dimitrov, u pëlqye dhe u ngjit në krye të klasifikimeve të shumë shteteve. / KultPlus.com

https://vid.me/nEO3r

“Nëntori” i Arilenës arrinë edhe një tjetër sukses (VIDEO)

Arilena Ara rrëmben edhe një trofe në një festival ndërkombëtar.

Kënga “Nëntori” e cila u punua për festivalin “Kënga magjike”, e Arilena Arës, befasishëm kaloi kufijtë shqiptarë duke u renditur në vendet e para të toplistave disa vende të Evropës.

Arilena performoi edhe në “Evropa Plus” në Rusi, aty ku kënduan emra të njohur të muzikës. E “Nëntori”, i Arilenës po shënon edhe një sukses tjetër. Këngëtarja nesër do të marrë pjesë në festivalin më të madh të Kazakistanit “The Voice of Astana”, i cili është festival i rëndësishëm ndërkombëtar që mbledh artistë më të suksesshëm nga mbarë bota, shkruan 21. Arilena do të këndojë krahas Willy William, Eva Simons, Arash.

Gjithashtu pas performancës ajo do të marrë edhe trofeun e këngës më të dëgjuar të vitit në skenën e stadiumit të qytetit, nesër me 27 gusht.

Pavarësisht se pati sukses edhe në shqip “Nëntori” u realizua edhe në gjuhën angleze, për të qenë e kuptueshme edhe për të huajt. “I’m sorry”, erdhi edhe me videoklip i cili u publikua para dy ditëve. / KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?v=JcHi4uuV2Mg

Arilena Ara publikon versionin anglisht të “Nëntorit” (VIDEO)

Këngëtarja Arilena Ara që u bë e famshme me këngën “Nëntori” të publikuar muaj më parë, ka lansuar versionin anglisht të këtij hiti.

Arilena publikoi këtë version pasi u bë i famshëm nëpër Europë edhe një version remix i këngës.