Arka e Noes gjendet në hartën 3000-vjeçare prej guri

Shkencëtarët kanë deshifruar hartën më të vjetër në botë dhe ata besojnë se ajo mund t’i çojë ata në vendndodhjen e Arkës së Noes.

Artefakti babilonas 3 000-vjeçar i ka habitur arkeologët për shekuj, por në javët e fundit, ekspertët kanë zbuluar kuptimin. Pllaka balte u zbulua në Lindjen e Mesme përpara se të blihej nga Muzeu Britanik në 1882.

Që nga gjetja e tyre, ekspertët janë përpjekur të deshifrojnë se çfarë mund të nënkuptojnë simbolet e ngjashme me hartën e gdhendura në artefakt.

Ato kanë disa paragrafë kuneiformi në anën e pasme dhe sipër diagramit të hartës që përshkruan krijimin e Tokës dhe atë që ekzistonte përtej saj.

Gdhendjet janë quajtur ”Imago Mundi” nga shkencëtarët që thonë se tregon Mesopotaminë e Lashtë, e njohur tani si Iraku i sotëm, i rrethuar nga “Lumi i hidhur”.

Por pas më shumë se një muaji analizimi të simboleve në këto pllaka, studiuesit besojnë se ato janë referenca të qarta për tregimet në Bibël.

Ata pretendojnë se pjesa e pasme e artefaktit vepron si një çelës sekret për t’u treguar udhëtarëve rrugën që do të marrin dhe çfarë duhet të kenë kujdes gjatë rrugës.

Në një pasazh thuhet se thotë se ata që janë në udhëtim duhet të kalojnë “shtatë lega për të parë diçka që është e trashë si një enë parsiktu”.Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With EarthKeep

Fjala “parsiktu” ka për qëllim të ndihmojë në shpjegimin e madhësisë së një anijeje të nevojshme për t’i mbijetuar Përmbytjes së Madhe, bazuar në shkrimet e tjera të lashta babilonase.

Një pasazh tjetër besohet se tregon një rrugë dhe udhëzime për të shkuar në “Urartu”, një vend që besohet të jetë ku një burrë dhe familja e tij zbarkuan një arkë gjigante që ata bënë, sipas poemave të lashta të Mesopotamisë – më shpesh të referuara si Arka e Noes, sipas nypost.com.

Urartu, i njohur gjithashtu si Ararat, është në majën e një mali në Turqi dhe studiuesit thonë se thuhet se është vendi ku u ul arka pas përmbytjes 150-ditore.

Kjo tregon se historia ishte e njëjtë, dhe sigurisht që njëra çoi në tjetrën, por gjithashtu, se nga këndvështrimi babilonas, kjo ishte një çështje e vërtetë.

Historia biblike e Arkës së Noes ndjek nga afër versionin babilonas. Në versionin babilonas, perëndia Ea dërgoi një përmbytje në Tokë për të shkatërruar të gjithë njerëzimin me përjashtim të një familjeje.

Utnapishtim ndërtoi një arkë të madhe pasi u urdhërua dhe e mbushi me kafshë.

Gjashtë muajt që pasuan kishin përmbytje të tmerrshme që vetëm Utnapishtimi, familja e tij dhe të gjitha kafshët në arkë mbijetuan. Me përfundimin e përmbytjeve, ata u vendosën në mënyrë të sigurtë në një nga majat e Urartu./tema/KultPlus.com

Rigel Rizaj dhe rrugëtimi i tij në letërsinë shqipe, nga botimi i ‘Ameba’ e deri tek hapja e shtëpisë botuese ‘Arka e Noes’

Xhemile Hysenaj

Ishte fëmijë kur ai dhe libri u bënë të pandashëm. Imagjinata e tij, që shpesh nuk përkonte me bashkëmoshatarët, e bëri Rigel Rizajn të krijonte botën e tij të veçantë përmes librit si mikun më të mirë që e kishte. Një lidhje kaq e fortë dhe e kahmotshme me librin rezultoi pas shumë kohësh edhe me librin e tij të parë e shumë shpejt edhe me hapjen e Shtëpisë Botuese, ”Arka e Noes” e cila tash e pothuajse dy vite zë vend në Tiranë me qëllimin e vetëm që lexusit shqipfolës t’i servojë letërsi të mirëfilltë ndërkombëtare e shqipe, shkruan KultPlus.

Për herë të parë në një intervistë për KultPlus, Rizaj ka sqaruar më detajisht rrugëtimin e tij krahas letërsisë, ambiciet dhe formimin e tij si shkrimtar e njëherit edhe si themelues i Shtëpisë Botuese ”Arka e Noes”, e poashtu edhe mbi autorët shqiptarë e të huaj.

Rigel Rizaj, me origjinë nga Tropoja por lindur e rritur në Tiranë është autor i librit me tregime ”Ameba”, një vepër kjo e cila është pritur mjaft mirë nga lexuesi. Rizaj ka treguar për KultPlus se ai shkruan gjithmonë edhe në prozë edhe në poezi.

”Për një njeri që shkruan është e rëndësishme që ato që i le pas vetes, të jenë gjëra me vlerë që më vonë mos të krijohen pendesa. Unë parapëlqej prozën për të ardhur tek lexuesi, sepse në prozë e mira është që ti të krijosh veten tënde, të krijosh një emër, pastaj poezia është diçka më e hollë në shije të cilën mund ta përcaktosh edhe si një stilisje të një vepre që e ke nisur. Unë shkruaj sepse gjithmonë, që i vogël, kam qenë me një imagjiantë të zhvilluar. Prandaj mendoj se letërsia më shumë se sa të përçoj mesazhe, duhet të jetë thjeshtë një mjet për të krijuar një kënaqësi estetike, për të ruajtur tek njerëzit një gëzim, një hare, një të qeshur, pse jo edhe për të krijuar një përpunim estetik të shijeve të tyre”, ka theksuar Rizaj.

Nuk ka rëndësi se cilës fushë të artit i përket artisti, ndikimi që artistët tjerë të mëdhenj kanë tek secili krijues, është i paevitueshëm. Janë autorët hispanik të cilët tek Rizaj kanë pasur një ndikim të madh, për të cilët ky i fundit thekson se këta autorë kanë një narracion tejet të veçantë, mirëpo, Rizaj nuk mohon se edhe autorët shqiptarrë kanë pasur ndikimin e tyre në formimin e tij si shkrimtarë.

”Ambicia primare e imja si shkrimtar është që të shkruaj sepse ndonjëherë jeta është aq e ngarkuar saqë shpesh nuk gjej kohë as të shkruaj. Pastaj sigurisht që dëshirat e mia janë që librat e mi të qarkullojnë sa më shumë, dhe sigurisht një interesim që unë mund të kem në të ardhmen që këta libra të kalojnë kufirin e shqipes sepse aty është edhe sprova e vërtetë”, shprehet tutje Rizaj për KultPlus.

Përveç se tashmë njihet si ndër shkrimtarët e rinj të letërsisë shqipe, lidhja që Rizaj ka me librin shkon përtej botës së tij si krijues, ai tashmë për pothuajse dy vite i ka hapur rrugë të re librit ndërkombëtar e kombëtar përmes Shtëpisë së tij Botuese, ”Arka e Noes” e cila tashmë ka marrë përsipër për përkthim dhe botim diku rreth 12-të autorë të huaj, për të cilët Rizaj ka treguar për KultPlus se përzgjedhjen e këtyre autorëve e ka bërë duke përfshirë dëshirat e tij të leximit por gjithmonë me synimin kryesor që të sjellë për lexuesit shqiptarë autorë bashkëkohor të vlerësuar e të cilët më parë nuk kanë qenë të përkthyer në shqip. Ndër kriteret tjera të përzgjedhjes, ai ka treguar po ashtu se u është referuar edhe çmimeve prestigjioze që këta libra kanë marrë nëpër botë, etj.

Për KultPlus, Rizaj ka treguar se ”Arka e Noes” është hapur në janar të vitit 2019, ku fillimisht ka pasur vetëm dy apo tre botime të letërsisë për fëmijë. Por që puna konkrete e shtëpisë botuese ka filluar me fillimin e pandemisë.

”Duke qenë se viti i parë është gjithmonë viti i krijimit të kontakteve me agjentët e huaj, gjetjen e shkrimtarëve, pastaj për procedurën e marrjes së tyre, nisjen e përkthimit e deri të botimi final, bëri që botimi të filloj dikur në mars të vitit 2020 dhe ka përkitur me nisjen e pandemisë dhe realisht punë konkrete e Shtëpisë Botuese ka nisur kur ishte edhe pandemia e pranishme dhe ka pasur vështirësitë e veta pasi në pandemi askush nuk mund të kishte dijeninë e çfarë ishte krijuar apo çfarë po botohej dhe çfarë shkrimtarë të huaj po vijnë, nuk kishte rëndësi se sa të njohur ishin ata në krejt botën pasi vëmendja ishte diku tjetër”, tregon tutje Rizaj për vështirësitë e fillimit të hapjes së ”Arka e Noes”

Për autorët dhe botuesit shqiptarë, Rizaj ka theksuar se ka botime të shumta të cilat sipas tij janë edhe shumë cilësorë, ku siç thekson tutje ai, për këto 20-të vitet e fundit në Shqipëri është krijuar një linjë shumë e mirë editoriale nga shtëpitë botuese që kanë sjellur autorë shumë të mirë në Shqipëri. Ndërkaq, sa i përket autorëve shqiptarë, ai ka deklaruar se situata për këta të fundit nuk është shumë e favorshme.

”Situata për autorët shqiptarë nuk është shumë e favorshme sepse ka një disnivel midis letërsisë që përkthehet dhe letërsisë që shkruhet në Shqipëri, përqindja është shumë e largët. Problemi me autorët shqiptarë qëndron në faktin se mbështetja ndaj tyre është shumë e vogël, nuk kanë zë aq sa mund të kenë autorët që vijnë nga jashtë. Sigursht që këta të fundit e mbartin kredon e vetë letrare, por është tjetër çështje nëse lexuesi i pranon apo jo. Ndërkohë, një autor shqiptar është si një dërrasë e zezë, e pashkruar, në të cilën nuk janë dhënë as përcaktimet nëse vlen apo jo dhe për të shkuar tek kjo ka probleme duke qenë se edhe kritika letrare në Shqipëri nuk është fort e pranishme dhe kjo është një nga hallkat shqetësuse për librin shqiptar, sepse sigurisht ka autorë që dalin dhe do të dalin mbi ujë në Shqipëri, por janë shumë të pakët”, shprehet Rizaj për KultPlus.

Në pyejten se çfarë konsideron të jetë roli i një artistit në shoqëri, Rizaj ka theksuar për KultPlus se roli i secilit artist, cilido qoftë ai është vetëm roli i kënaqjes së veshit, syrit, mendjes e shpirtit, të krijojë një gjendje estetike që tjetri ta marrë e të ndjehet i lumtur.

”Në atë çka unë përceptoj mendohet se roli i artistit është ta fus në binarë shoqërinë, ta bëjë atë më të moralshme, ndërkohë që nuk është kjo, sigurisht nuk mund të them që duhet ta bëjmë të imoralshme por nuk ka të bëjë me këtë. Por, unë besoj që çdo artist cilido qoftë ai, roli i tij është vetëm roli i kënaqjes së veshit, syrit, mendjes e shpirtit, të kijojë një gjendje estetike që tjetri ta marrë dhe të ndjehet i lumtur. Sepse, sidomos në momentin global të cilin po jetojmë jemi në gjendje ta humbasim këto ndjenja sepse gjithçka është bërë virtuale”, shprehet Rizaj.

Për fund, si një shkrimtar i ri, tashmë edhe si një udheheqës i një shtëpie botuese, Riza ka dhënë edhe një mesazh për shkrimtarët e rinj: Unë mund të japë dy mesazhe, mesazhi i parë është që lexuesi duhet t’i shkojë pas edhe autorëve shqiptarë sepse edhe autorët shqiptarë kanë të njejtën vlerë njerëzore e krijuese si një autor i huaj, ndërkaq mesazhi i dytë për ata që shkruajnë, mund të them që nuk ka rëndësi se sa shtëpi botuese do ju refuzojnë, shkruani për kënaqsinë tuaj sepse nuk mund të niset dot një libër me mendimin që këtë do ta botojë do ta shes dhe do të marrë disa të ardhura prej saj nëse e shkruan plotësisht me dëshirën, marrëzinë edhe aventurën tënde nuk ka se si të mos dalë mirë”, përfundon Rizaj. / KultPlus.com