Arkat filmike pësuan humbje të mëdha këtë fundjavë

Duke i llogaritur të ardhurat e fituara, arkat filmike këtë fundjavë e shënuan arkëtimin më të dobët në dy dekadat e fundit. Kjo, si pasojë e frikës që përhapja e koronavorusit ka shkaktuar në publik, duke bërë që qytetarët të mbyllen në shtëpitë e tyre dhe t’i shmangen kinemave, transmeton Koha. 

Sipas portalit “Deadline”, shitja e biletave nëpër kinematë e Amerikës Veriore ka arritur t’i arkëtoj vetëm 55 milionë dollar. Shitje kaq të dobëta ishin shënuar vetëm në fundjavën e 15 shtatorit të vitit 2000, kur kinematë i kishin arkëtuar vetëm 54.4 milionë dollarë nga shfaqja e filmave, “The Watcher”, “Bait” dhe “Bring It On.”

Suksesin më të madh këtë fundjavë e kishte shënuar filmi i ri i animuar, Onëard” i cili Brenda tri ditëve të para të shfaqjes i arkëtoi gjithsej 10 milionë dollarë. Pas tij renditen filmat, “I Still Belive” me 9.5 milionë dollar të arkëtuara, “Bloodshot” me 9.3 milionë dollar, “The Invisible Man” me 6 milionë dollar të fituara dhe “The Hunt” me 5.3 milionë dollar.

Industria e filmit është ndikuar jashtëzakonisht shumë nga pandemia e koronavirusit. Të dielën u bë e ditur se kjo sëmundje besohet se do t’i kushtojë industrisë së filmit rreth 20 miliardë dollarë.

Humbjet tashmë e kanë tejkaluar shifrën prej 7 miliardë dollarësh, pasi puna në disa projekte të mëdha filmike është pezulluar, ose janë shtyrë data e lansimit të këtyre filmave të shumëpritur dhe me buxhet të lartë.

Në mesin e këtyre projekteve janë: “A Quiet Place II”, “Mulan”, “No Time To Die”, “The Batman” dhe të tjerë. / KultPlus.com

Filmi Aladdin, rekord arkëtimesh në arkat filmike

Filmi më i ri i Walt Disney Aladdin i regjisorit Guy Ritchie, po shënon rekord në arkëtim, duke arritur shifrën 874 milion dollarë në të gjithë botën.

Llampa magjike e Will Smith në filmin Aladdin mesa duket ka qenë vërtetë e tillë. Nën regjinë e Guy Ritchie dhe me Will Smith-in në rolin e xhindit, ky projekt ka kaluar arkëtimet e “Independence Day”, i publikuar në 1996 duke u kthyer kështu në filmin më të suksesshëm në karrierën e 50-vjeçarit.

Menjëherë pas premierës botërore, në fundjavën e parë të shfaqjes Aladdin u rendit në krye të listës duke grumbulluar 86 milionë dollarë.

Në role kryesore veç Will Smith, Menna Massoud, Naomi Scott dhe Marwan Kenzari, filmi është bazuar në versionin origjinal të Disney të përrallës klasike “Një Mijë e Një Netë”./Klan/KultPlus.com