Studioja arkitekturore spanjolle ‘Selgascano Architects’, fituese e konkursit ndërkombëtar për Rozafën e re

Studioja arkitekturore “Selgascano Architects” nga Madridi është shpallur fituese e konkursit ndërkombëtar për Rozafën e re.

Pesë skuadra me prestigj në arkitekturë paraqitën përpara jurisë projektidetë për Rozafën e re, e cila do ta ripërtërijë e zgjerojë hotelin kryesor të qytetit, me një kapacitet të ri për Shkodrën që rilind dita-ditës dhe fiton përmasën e re të një destinacioni të Shqipërisë Turistike

Anëtari i jurisë, arkitekti Camillo Rebelo vlerësoi projektet e prezantuara nga studiot arkitekturore.

Për projektin fitues, Rebelo u shpreh se, “jemi shumë të tërhequr nga atmosfera e projektit. Ndjejmë se ka shumë ndikim dhe është entuziasmues. Këto fjongo kanë potencialin të përkufizojnë një shkallë të re urbane dhe mjaft humane. Është e ngurtë dhe e qartë në të njëjtën kohë. Ndjejmë që ka një elasticitet në të gjithë logjikën. Thjesht na pëlqen ky koncept si ikonë, kështu që ju fitoni”.

Përfaqësuesit e studios “Selgascano Architects” nga Madridi treguan se për të ndërtuar projektin e Rozafës së re kishin punuar me tre pamje, Liqenin e Shkodrës, Alpet e Shqipërisë si dhe lumenjtë Buna e Drin.

“Punuam po ashtu me 4 madhësi për ta bërë më të lehtë e më njerëzore këtë kullë“, shprehen ata.

Ata shprehen se kulla është e organizuar në tre blloqe, poshtë pjesa tregtare, apartamentet, dhë më pas hoteli që do të jetë në pjesën e  sipërme.

Ata siguruan se do të ruhet dhe do të shtohet gjelbërimi në t gjithë zonën.

5 studio të mirënjohura europiane paraqitën sot në një konkurs ndërkombëtar të mbajtur në Shkodër, projektidetë për Rozafën e re.

Studiot pjesëmarrëse ishin Benedetta Tagliabue – EMBT Architects nga Barcelona; Kuehn Malvezzi Architects nga Berlini; Selgascano Architects nga Madridi; Baukuh Architects nga Milano dhe Piero Lissoni & Partners nga Milano.

Në prezantim ishin të pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama si dhe kreu i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci./atsh/ KultPlus.com

Në listë për t’u bërë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ndërhyrje arkitekturore në Kalanë e Bashtovës

Kalaja e Bashtovës, një nga më të bukurat në Shqipëri prej disa vitesh ka hyrë në programin e restaurimit, si pjesë e projektit EU4Culture.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se po kryhen ndërhyrje arkitekturore për restaurimin dhe plotësimin i qemerëve të tullës, restaurimin e bedenave të dëmtuar, restaurimin e shkallëve të gurit, si dhe ndriçimin artistik të mureve të kalasë në pjesën e brendshme dhe të jashtme të tyre.

Po ashtu, theksoi ministri, po kruhet pajisja e një pjese të murit me parapet metalik, për të siguruar mbrojtjen e vizitorëve gjatë lëvizjes mbi mur, si dhe plotësimi i njërës prej kullave me strukturë dekorative metalike dhe mbyllja e aksesit në disa pjesë të murit ku ecja mund të jetë e rrezikshme.

“Bashkëpunimi me EU4Culture Albania dhe UNOPS Albania sjell rezultate të prekshme për ekonominë dhe komunitetet, turizmin dhe ruajtjen e pasurive të trashëgimisë kulturore e historike”, theksoi ministri Gonxhja.

Shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1948, Kalaja e Bashtovës është gjithashtu në listën tentative të UNESCO-s si vend i trashëgimisë botërore.

Zona ku ndodhet kalaja ishte qendër tregtimi e përdorur nga venedikasit. Më pas, gjatë perandorisë omane, kalaja u kthye në port me funksion mbrojtjen e tregtisë bregdetare. Për këtë arsye, arkitektura veneciane dhe osmane ndërthuren bukur në strukturën e kalasë.

E ngritur pranë fshatit të Vilë-Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit, kalaja haset për herë të parë në një hartë detare të vitit 1521./atsh/ KultPlus.com

Manastiri i Shën Kollës në Finiq, vepra e fundit arkitekturore e periudhës bizantine

Manastiri i Shën Kollës në Mesopotam të Finiqit, është një nga veprat arkitekrurore të mbijetuara nga periudha bizantine.

Manastiri është ndërtuar gjatë sundimit të perandorit Kostandin Monomako, nga viti 1042 deri në vitin 1054.

“Monumenti ku ndodhemi sot, është monument kulture i kategorisë së parë. Ky është Manastiri i Shën Kollës në Mesopotam …”, tha arkeologu Genci Kaçi.

“Është një momument i veçantë për nga mënyra si është ndërtuar, po ta shohim është një kishë që ka 4 tamburo ose kupola të mbështetura në një kollonë”, tha Kaçi.

Në manastir besohet të ketë jetuar një komunitet murgjërish, gërmimet e 6 viteve me parë kanë nxjerr në pahë ambjente të përdorura prej tyre në dobi të jetësës dhe fshatit përreth.

“Në manastir ka jetuar një komunitet i pasur murgjerish. Vetë kërkimet që kemi bërë ne na e vërtëtojnë këtë pasi ka ambjente në të cilat ata punonin per përgatitjen e teserave e kemi zbuluar para 6 vitesh, në pjesën perëndimore të saj në krahë të kullës që është përshtatur për këmbanën. Si pjesë e probave të manastirit është edhe një mulli që shërbebte si oër murgjit ashtu dhe për komunitetin”, tha Kaçi.

Manastiri i Shën Kollës është rrënuar disa herë nga tërmetet , i fundit daton në vitin 1879. Pas këtij tërmeti manastiri nuk u restaurua më në të gjithë hapësirën e tij.

“Vetë manastiri ka pësuar disa ndryshime për shkak të tërmeteve të ndryshme , tre tërmëte janë të dokumentuarq, i fundit ëshrë në vitin 1879. Mendohet se është shkatëerruar phesa veriore e manastirit dhe apsida e Shën Mërisë…”, tha Kaçi.

Me skluptura të rralla të ngjitura në mur, sot mbërrin në formën e saj të plotë Kisha e Shën Mërisë e vendosur brënda manastirit. Kisha unikale, qe dikur shërbente për besimtarët ortodoks e katolik sot është e hapur edhe për vizitorët.

“Sot janë të vizitueshëm pjesa e kishës, disa ambjente rrethuese të cilat ndodhen në pjesën veriore të manastirit, dhe pjesa e këmvanores e cila mendohet të ketë qen porta hyrëse”, tha Kaçi.

“Ëshrë nga manastiret më të bujura dhe më të ruajtura , është edhe nga më të vizituarit  vetëm vitin e kaluar e kanë vizituar 2300 vizitor. Manastiri është i hapur për të gjithë vizitorët dhe ëshrë pa biletë. E vecanta e tij është se është i vetmi i mbijetuar i periudhës së Perandorin Konstandin Monomaku lX , është një kishë në Gjirokastër që i përngjan por ajo është më e vonë”, përfundoi Kaçi.

Kisha e Shën Mërisë dhe muret e mbetur nga Manastiri i Shën Kollës në Mesopotam mbetet një nga xhevahirët e arkitekturës bizantine në Shqipëri./euronews/KultPlus.com