Kohët e fundit fare pak femra po i pë rikushtohen krijimtarisë letrare gjë që s’më vjen aspak mirë , sepse sot e gjithë ditën mendoj se cilësia kërkohet në sasi, e ç’cilësi e vlerave ideoartistike të kërkohet aty ku defilojnë pesë gjashtë emra krijuesesh që merren seriozisht me këtë punë. Pra, ato sot mund të numë rohen në gishtë rinj. Shumë prej kë tyre femrave që e trasuan të parat kë të rrugë, krijuan familje dhe gradualisht të hutuara nga përditshmëria heshtën.
Më brengos heshtja e kë tyre shoqeve, por një kohësisht i gë zohem paraqitjes se cdo emri të ri, gjjithnjë me dë shirë që midis tyre të lindë një Adelinë, një Elena Kadare apo një Natasha Lako. Dhe pse jo, unë thellë sisht besoj se kemi talente, por me to duhet të punohet dhe të përkrahen dhe një herë e përgjithmonë të thyhet botë kuptimi se femra nuk mund të krijojë vlera po aq sa të rëndësishme sa edhe mashkulli. Në një bisedë njëra prej shoqeve që dikur shkruante më tha se të përkundësh djepin është poezi më vete.
Pajtohem plotë sisht me të, por më duhet të them se është poezi për të cilën gjithsesi duhet të shkruhet një tjetër poezi, pra poezi për poezinë e saj të jetës. Them kështu sepse 12 përmbledhje poezish janë shumë pak për dyzet e sa vjet të krijimtarisë në liri, e të mos flasim për prozën e shkruar nga femra jonë, për të cilën, sic tha një krijues yni, sot e atë ditë ka mbetur “thembër Akili në letrat tona”.
Përndryshe, edhe unë si krijuese jam pë rpjekur që ta jap kontributin tim. Në vargjet e mia jeton një fëmijë ri e derdhur rrugë ve të vendlindjes, një botë e largë te prapë aq e afërt që evokohet pë rmes kujtimeve, një kohë përplot rrëfime që jetojnë në formë fatesh e tregimesh të kthyera gati në legjendë, që në poezinë time marrin frymë përmes simboleve.
Gjyshi, kulla e lumi, një lumë që rrjedh pandërprerë e simbolizon vazhdimësinë e revolucionit deri në ditët tona – janë simbole që flasin për të kaluarën e largët e të afërt në emër të së nesërmes, që flasin për një dashuri që vazhdon e s’ndalet si jeta…
Në vargun tim fryëmzimi del si dicka që duhet të thuhet patjetër, sepse mendoj se momenti i frymëzimit të sinqertë dhe mënyra e transponimit të këtij frymëzimi është komponenta kryesore e aktit të krijimit. Ky frymëzim është shqetësimi i brendshëm që i duhet poetit, vlimi shpirtëror, lufta e hapur me vetveten – nga e cila lindi vargu si pasojë . Për të gjitha këto shkruaj nga një këndvështrim i posacëm, ta quaj ashtu “femëror”. Në përmbledhjen time më të re një cikël i tërë i kushtohet femrës sonë nëpër kohë, sakrificës dhe vetë mohimit të saj për një të ardhme më të mirë.
Rilindja ka qenë gazeta e parë në gjuhën shqipe në ish Jugosllavi, gazetë kjo që në kohët më të rënda për kulturën dhe politikën e Kosovës, ka kryer funksione të mëdha në këto dy drejtime, shkruan KultPlus.
Mbrëmë, në hapësirën
e Kino Armata, është bërë hapja e Arkivit Rilindja, e cila ka për qëllim
mbledhjen dhe ruajtjen e asaj çfarë ka mbetur nga Gazeta Rilindja, nën
iniciativën dhe realizimin e Ervina Halilit.
Mbrëmja
filloi me dokumentarin, ku protagonistë ishin shkrimtari Nazmi Rrahmani,
drejtor i redaksisë së botimeve në Rilindje (1941) dhe shkrimtari Musa Ramadani,
redaktor i kulturës në Rilindje (1943). Këta të dy shpalosnin përvojat e
kujtimet e tyre në Rilindje dhe nëpër veprat e tyre letrare të cilat i kanë
krijuar dhe botuar gjatë asaj periudhe.
Flisnin me
një nostalgji të pashoqe për një kohë që edhe pse e vështirë për popullin,
konsiderohej një kohë e artë, kultura po zhvillohej me të madhe, librat
përktheheshin e botoheshin dhe gazetat e Rilindjes përpos në Kosovë
shpërndaheshin edhe në Maqedoni e Mal të Zi.
Pas
dokumentarit, i cili u përcjellë me shumë duartrokitje dhe brohoritje, u
vazhdua me panelin e diskutimit, ku të pranishëm ishin Ervina Halili, Nazmi
Rrahmani, Sibel Halimi dhe Sokol Çunga.
Për të
shpallur të hapur diskutimin, fjalën e mori Sibel Halimi, e cila deklaroi se
periudha e Rilindjes kishte qenë si një mision politik, në grumbullimin e
shkrimtarëve, ku këta të fundit kanë pasur një mision për të ruajtur dhe
krijuar letërsinë tonë.
”Hapja e
arkivave të rilindjes është një përpjekje e jashtëzakonshme për të na treguar
se trashëgimia jonë kulturore nuk ka të bëjë vetëm me një dimension, por ka të
bëjë edhe me një trashëgimi kulturore jashtëzakonisht të rëndësishme, siç është
letërsia. Trashëgimia jonë kulturore
është i vetmi realitet që ne e njohim dhe që ekziston, realisht letërsia është
arkivi i kujtimeve të rrëfyera të një epoke, ndërgjegjja e saj shoqërore nën
dritën e ngjarjeve të reja dhe natyrisht është mjaft e vështirë që nga perspektiva
e sotme ta rishikojmë historinë”, vazhdoi tutje ajo.
Pas saj,
fjalën e mori Nazmi Rrahmani, i cili u shpreh se kur flet për Rilindjen e ka shumë
të vështirë pasi ka qenë pjesë e zhvillimit të saj, përfundimi i Rilindjes
ishte edhe tragjedia më e madhe që sipas tij e kishte përjetuar.
”Unë e kam
shumë të vështirë të flas për Rilindjen sepse mund të jem shumë emocional, jo
pse kam kaluar një kohë të gjatë aty por sepse i di rrjedhat e zhvillimit dhe
rrjedhat e përfundimit të saj. Nuk e di që ka popull që
ka vepruar në mënyrë më barbare për një trashëgimi të veten, një trashëgimi
shumë të rëndësishme siç është Rilindja. Sepse Rilindja është një prej
pjesëve më të rëndësishme të historisë së Kosovë krahas arsimit që është
zhvilluar në Kosovë. Kosova nuk e ka pasur lehtë të krijojë arsim në kohën kur
pjesa dërmuese e shoqërisë ka qenë analfabete. Në kohën kur nuk ka pasur lexues
e informim tjetër e kur nuk ka pasur zhvillim tjetër kulturor, ka vepruar
Rilindja”, potencoi ai, duke vazhduar të theksoi se Rilindja ka ecur krahas të
gjitha zhvillimeve tjera, është zhvilluar në përmasa shumë të shpejta dhe shumë
të mëdha. Sa për ilustrim, ai tregoi se në kohën e mbylljes, Rilindja ka pasur
mbi 2000 punëtorë, ka pasur mbi 800 pika të shitjes në Kosovë, Maqedoni e Mal
të zi, ka pasur një gazetë të përditshme që ka arritur te ketë tirazhin 100.000
copë në ditë, ka pasur një shtëpi botuese që botonte çdo dy ditë një libër.
Vetëm fjalori i gjuhës shqipe i botuar në Prishtinë ka pasur tirazhin 20.000
copë, ndërsa shtypshkronja ka qenë ndër më modernet në Jugosllavi, kapacitete e
shtypshkronjës kanë qenë të jashtëzakonshme, vetëm për në Poloni shtypshkronja
bënte punë diku rreth 5 milion dollarë. Prandaj gjithë kjo e ka bërë një pjesë
të rëndësishme të historisë të zhvillimit kulturor të Kosovës.
Ervina
Halili, e cila ishte edhe në krye të realizimit të këtij Arkivi, u shpreh shumë
falënderuese ndaj të gjithë atyre që kishin kontribuar në realizimin e këtij
projekti, e posaçërisht ish punëtorët e Rilindjes. Duke e quajtur kështu
”Arkivin Rilindja”, jo si arkiv të Rilindjes por vetëm si Arkivi Rilindja,
një projekt tek i cili rikonstruktohet trashëgimia kulturore, atë që Rilindja
ka mundur ta ruaj.
”Është
titulluar “Arkivi Rilindja” për të krijuar një sensibilitet më të madh mbi të,
mirëpo, arkivi nuk përqendrohet vetëm në veprimtarinë e Rilindjes por
përqendrohet në gjithë periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, prej vitit 1945 e
deri në vitin 1999. ”
Ervina
poashtu tregoi një ngjarje të dhimbshme dhe shqetësuese që kishte ndodhur me
arkivin e Rilindjes.
”Kam një ngjarje
shumë të bukur nga Frrok Kristaj, ai ka qenë shumë entuziast kur ka mbërritur
Nëna Tereza në Kosovë pas marrjes së çmimit Nobel, ku punëtorët e Rilindjes
kanë realizuar një intervistë me të dhe se ata e kishin dërguar atë intervistë
në arkivin e Rilindjes dhe më tha se do ta gjeja në Arkivin Qëndror të Kosovës,
ndërsa Arkivi Qëndror i Kosovës thotë se nuk e posedon Arkivin e Rilindjes dhe
se Arkivi i Rilindjes është nën administrimin e Agjensionit Kosovar të
Privatizimit.”
”Ne nuk
mund të rikuperojmë Arkivin e Rilindjes sepse është një çështje administrative
institucionale por ajo çka mund të bëjmë si aktivistë të shoqërisë civile, si
shkrimtarë e si hulumtues, është se ne mund të ndajmë hulumtimet e koleksionet
tona, t’i mbledhim e t’i rikonstruktojmë atë që ka humbur nga Rilindja, si
dorëshkrimet, videot, audiot etj. U titullua Arkivi Rilindja për të krijuar një
sensibilitet më të madh mbi Arkivin e Rilindjes, mirëpo, arkivi nuk
përqendrohet vetëm në veprimtarinë e Rilindjes por përqendrohet në gjithë periudhën
pas Luftës së Dytë Botërore, prej vitit 1945 e deri në vitin 1999”, tha Kristaj
duke treguar tutje se Rilindja ka qenë një sistem, duke e marrë parasysh që ka
qenë një gazetë që ka filluar menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore por që i ka
pasur nivelet e saj kulturore dhe politike dhe prandaj është shumë mirë që ne
si shoqëri të vetëdijesohemi që në këto situata kur kemi shtresime që mund të
konsumojnë një tjetrën, në mënyrë që të ruhen ato para se ato të zhduken
komplet.
“I pranishëm në panel ishte edhe Sokol Çunga, i cili deklaroi se arkiva të institucioneve homologe apo të tjerave institucione që lidhen me kulturën në Shqipëri, si Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, apo të tjera shtëpi botuese, nuk na kanë lënë sot arkiva, pasi arkivat e tyre u shkatërruan pas ndryshimeve politike të viteve ’90 në Shqipëri.
Ky projekt u realizua në kuadër të platformës të #HeritageSpace që implementohet nga CHwB Kosova. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë Kulturore” i zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë dhe financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP) dhe Qeverise Suedeze. / KultPlus.com