Armend Rexhepagiqi vazhdon të mbetet ndër këngëtarët më me ndikim në industrinë e muzikës shqipe. Edhe pse ka kohë që ai nuk ka publikuar ndonjë këngë të re, këngët e tij dëgjohen akoma nga adhuruesit e muzikës së tij.
Sonte, KultPlus ju sjell ndër këngët më të njohura të Armendit, ‘Edhe një herë’. Kjo këngë i këndon dashurisë me një mall e dhimbje të pashoq.
Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.
Ka shumë ditë që pikëllimi më mban, Si një sëmundje e rëndë, Që bar nuk ka e s`më lë të jetoj.
Ka shumë ditë që rrugët përherë na janë ndarë, E ditët e mia, netët e mia kot unë i harxhoj. A ka në botë kudo arsye për këtë vuajtje, O më beso se faj nuk kam që forca po më lë.
Se çdo ditë e re më tregon se ishte e kotë tërë kjo pritja ime, edhe mundi im dhe ëndrrat për dashuri.
Edhe një herë, o veç edhe një herë Këngët që i këndoj të kam o kujt të ja dhuroj. Edhe një herë, o veç edhe një herë, Gjakun o prap ta ndez, Veç një mëngjes me ty ta pres. Edhe një herë, o veç edhe një herë, Të të takoj e veç një çast gëzimi ta jetoj me ty.
Edhe përherë t’i mbylli sytë në këtë rrugë pa të vetmen dashuri. Edhe një herë o mos të vdes pa t’pa, pa t’pa edhe një herë, vetëm edhe një herë.
Diçka e rënde sikur hyri në mua, Më shtrëngon e po dhemb, Ma mori sigurinë, nuk jam i njëjti ai njeri. Dhe çdo dite e re më tregon se ishte e kotë tërë kjo pritja ime dhe mundi im dhe ëndrrat per dashurinë.
Edhe një herë, o veç edhe një herë, Të të takoj e veç një çast gëzimi ta jetoj me ty. Edhe përherë t’i mbylli sytë në këtë rrugë pa te vetmen dashuri, Edhe një herë o mos të vdes pa t’pa, pa t’pa edhe një herë vetëm edhe një herë… / KultPlus.com