Teksa sonte po transmetohet ‘Edhe një herë’, koncerti që riktheu në skenë një nga këngëtarët që la gjurmë në muzikë, Armend Rexhepagiqin, kryetari i komunës së Prishtinës ka falënderuar atë për secilën këngë të bukur që mbanë në repertorin e tij, shkruan KultPlus.
Në një postim në Facebook, Shpend Ahmeti ka shkruar se ndonëse planet ishin që një koncert i tillë të mbahej me një publikë, sonte kemi mundësinë që ta shijojmë secili nga pak në shtëpitë tona.
Tutje ai ka shtuar se të gjithë i ka marrë malli që ta shohin dhe një herë në skenë, duke e falënderuar publikisht në emër të Prishtinës.
Më poshtë mund të lexoni statusin e tij:
Jam i lumtur që Armend Rexhepagiqi është artist i komunës tonë. Edhe më i lumtur që ka pranuar që sontë të këndojë këngët e karrierës së gjatë krijuese. E di që me Armendin kemi pas dëshirë që këtë koncert ta kemi me publikë dhe kështu ne ta nderojmë atë dhe ta falenderojmë për këngët e bukura. Por, pandemia!
Megjithatë, ta shijojmë këtë koncert nga shtëpitë tona. Live në Klan Kosova, mbështetur nga Komuna e Prishtinës.
Armend, na paska marr malli me të pa në skenë! Falemnderit në emër të Prishtinës!/ KultPlus.com
Me përkrahje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është mundësuar organizimi i koncertit të këngëtarit tonë të mirënjohur Armend Rexhepagiqit nën emërtimin “Edhe një herë”, të cilin e ka përgatitur kompozitori Florent Boshnjaku.
Koncerti do të mbahet të dielën në 20:45 në Klan Arena dhe siç ka paralajmëruar edhe kompozitori Boshnjaku, përgatitjet janë bërë gati të gjitha nga një ekip profesional për të sjellë një performancë të mrekullueshme, vlerëson ai.
Me këtë rast, ministrja Vlora Dumoshi, tha se projekte të këtilla nëpërmjet të cilave përçohen vlerat e mirëfillta, është kënaqësi dhe detyrim i institucionit që t’i përkrah.
“Dua të falënderoj këngëtarin Armend Rexhepagiqi, kompozitorin Florent Boshnjaku dhe tërë ekipin që po mundësojnë realizimin e këtij koncerti i cili është më se i nevojshëm për qytetarët si një lloj relaksimi dhe përmbushjeje artistike duke pasur parasysh pasojat që ka sjellë pandemia. Përmes këtyre vlerave të mirëfillta kulturore, përpos që i ruajmë ato, ne përpiqemi që t’i risjellim në kujtesë edhe për të ringjallur nostalgjinë”, tha ndër të tjera ministrja Dumoshi, duke veçuar faktin se MKRS-ja gjithmonë është afër artistëve që kultivojnë vlerat e mirëfillta të Kosovës. / KultPlus.com
Armend Rexhepagiqi do ti rikthehet dhe një herë skenës për të sjellë përformancën e tij muzikore, me këngët që lanë një shenjë të pashlyeshme në muzikën tonë, shkruan KultPlus.
Ky rikthim i Rexhepagigjit do të bëhet në Klan Arena dhe në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës me datën 28 të këtij muaji.
E tërë performanca do të transmetohet live në Klan Kosova dhe në Facebook nga Komuna e Prishtinës.
Performanca rikthyese e Rexhepagiqit që titullohet ‘Edhe një herë’, do mbahet në fillim nga ora 20:45.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë:
Komuna e Prishtines në bashkëpunim me KLAN ARENA prezanton performancën muzikore live të artistit tonë të dashur, Armend Rexhepagiqi, i cili na vjen EDHE NJË HERË në mënyrë fantastike në këtë periudhë kohore me një performancë të veçantë për ne, për muzikën dhe kulturën në pergjithësi.
Performanca do të mbahet me 28 Shkurt nga ora 20:45 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në:
KLAN KOSOVA TV
Facebook LIVE:
Komuna e Prishtinës
Shpend Ahmeti
Klan Kosova
Performanca muzikore mbështetet poashtu nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit./ KultPlus.com
Komuna e Prishtines në bashkëpunim me KLAN ARENA prezanton performancën muzikore live të artistit tonë të dashur, Armend…
Armend Rexhepagiqi është këngëtari dhe kompozitori, teksti dhe melodia e të cilit nuk del asnjëherë nga moda, shkruan KultPlus.
Shtjellimi i tematikave me vargje të thella dhe tonaliteti i mrekullueshëm muzikor e bëjnë të dëgjohet nga gjenerata dhe kohëra të ndryshme.
Dihet se melankolia përherë ka qenë shkak i vargjeve më të thella, këngëve më të bukura, pikturave më rrëqethëse. E tillë është edhe “Qaforja” e Armend Rexhepagiqit, e cila është një shprehje artistike mes pajtueshmërisë së fatit dhe lakmisë të asaj që tanimë është e humbur.
Ka kaluar kohë qëkur një këngë shqiptare ka pasur një tekst me domethënie dhe të përjetuar.
“Betohem me këngë” është këngë e njohur e Armendit e para shumë vitesh e cila ia vlen të dëgjohet edhe sot.
Do shumë pak koment kënga, teksti, melodia dhe zëri që e ka vetëm Armendi. /KultPlus.com
Teksti:
Asgje nuk kam pos ketij kujtimi t’hidhur n’ty e me duhesh sikur uji me duhesh si liria.
A ka dikush qe dashurine edhe si ti e lendoi? A ka dikush ne kete qytet qe dashurine si ti shqelmoi? E une kur flas per dashuri vetem per ty di te flas, xhelozi e thelle kur fati ju buzeqesh ca njerezve tjere. Asgje nuk kam, asgje s’ka mbete, lagjja jone ende flet per ne, nena ime tenden pershendet, por asgje s’ka mbete vetem kjo barre qe e mbaj, tere boten mbi shpine thuaj se e kam, i lodhur jam. Dhe do te bie une ne mend nje dite kur fati ty te le, por do t’jete vone dhe nese vuan pranë me kurr s’do te me kesh.
Ne emer te kujtimeve, ne emer te dashurise sone te dikurshme shko, shko nga dhembja ime pergjithmone.
Betohem me kenge ne dy syte e mi, kur jep dashuri me dashuri s’te kthehet s’ka aty drejtesi, asgje n’mes nesh, asgje e shenjte, ure me nuk ka, gremine e thelle neve na ndane. Betohem me kenge, ne krenari, loti nga guri do te rrjedh me pare se do t’rrjedh nga syt e mi, hena si diell do te na djege, deti pa kripe do te mbete shume me pare se qe do t’kthehem tek ti.
Ne emer te kujtimeve, ne emer te dashurise sone te dikurshme shko, shko nga dhembja ime pergjithmone.
Betohem me kenge ne dy syte e mi, kur jep dashuri me dashuri s’te kthehet s’ka aty drejtesi, asgje n’mes nesh, asgje e shenjte, ure me nuk ka, gremine e thelle neve na ndane. Betohem ne kenge, ne krenari, loti nga guri do te rrjedh me pare se do t’rrjedh nga syt e mi, hena si diell do te na djege, deti pa kripe do te mbete shume me pare se qe do t’kthehem tek ti.
Asgje nuk kam pos ketij kujtimi t’hidhur n’ty e me duhesh sikur uji me duhesh si liria.
Armend Regjepagiqi është njëri nga artistët më eminent në vend, i cili është i njohur për këngët e tij të cilat janë të tejkohore. Ata dëgjohen sot siç janë dëgjuar vite më parë kur janë publikuar, shkruan KultPlus.com
“Dashurinë o ku e kam”, është një nga baladat e tij të njohura me një tekst me gjuhë metaforike, me një shije të hollë artistike si dhe një interpretim të fuqishëm nga artisti Regjepagiqi.
KultPlus ju ofron këtu tekstin si dhe videon e kësaj kënge:
Vjen një ditë e do të kthehem rrugës sime do t’kalojë nga dritarja e shtëpisë sate sy te huaj dot me shikojnë, do t’më shtrengon diçka në zemër dhe s’dot më lë as frymë të marrë dashuria ime e parë…
Njerëzit shkojnë e njerëzit kthehen kujt i kthehem unë nuk kam mysafir si i paftuar n’zemër të secilit jam, fryn veriu fryn rreth meje në mëshirë të fatit jam dashurin o ku e kam?!
Krejt çka dua tjetër kujt i ndodh e secila m’duket se të ngjan…
Perëndo përgjithmonë o diell thaju lule në pranverë dashurin o më se kam… Shtjerru zë i bilbilit thehu shpat në dore të trimit dashurin o më se kam…
Armend Rexhepagiqi edhe sot çuditet me efektin që kanë pasur këngët e tij tek njerëzit. Pa marrë parasysh nëse është këngë të cilën e këndon ai, apo këngë ku ai është në rolin e kompozitorit, Armendi nuk preferon t’i dëgjojë këto këngë pas lansimit të tyre. Nëse është në restorant, ose largohet ose mbulon veshtë që mos t’i dëgjojë krijimet e tij, sepse merret shumë me to, thotë se qindra herë i dëgjon ato prej krijimit e deri sa publikohen. Pastaj nuk i duron më, i shijon jashtëzakonisht pak dhe vetëm në raste të veçanta. I duhet të kalojë kohë e gjatë, vite e vite që përsëri të jetë në gjendje ti dëgjojë qetë.
Armend Rexhepagiqi, zëri i fuqishëm i të cilit ka sjellë në jetë tekste të mrekullueshme dhe melodi profesionale muzikore, është sot një djalë i thjeshtë të cilit i kujtohet se si dikur një videoklip nuk u realizua shkaku i sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Amerikë, apo se si një këngë e fuqishme nga ai nuk morri asnjë pikë nga juria në një festival në Shqipëri.
Nuk
dëshiron vetëkënaqësi dhe kërkon perfeksion, e këto bëhen arsye që puna e tij të
zgjasë më shumë se rëndomtë. Nuk dëshiron as të bëhet prepotent e mendjemadh,
është gjithmonë i hapur për gjërat e reja. Së shpejti do të rikthehet por nuk
zbulon shumë prej kësaj tabloje. Nëpër vite zëri i tij ka munguar por jo edhe
krijimet e tij. Shumë herë ka thënë jo, prandaj edhe thotë se një pjesë e mirë
e pozicionit që sot ai e gëzon i atribuohet faktit se ka ditur të refuzojë, për
ta mbrojtur veten dhe estetikën të cilën e ka ndërtuar me vite e vite.
Armend Rexhepagiqi është një botë e cila duhet hulumtuar pak e nga pak, hap pas hapi.
***
Babai, profesor i pedagogjisë dhe filozofisë, të cilin e
humbëm para dhjetë vjetësh, ka qenë edhe poet. Ka shkruar disa permbledhje me
poezi. Aida ime, para dhjetë vitesh e ka shkruar një tekst për këngëtaren Tuna,
me titull ‘Testamenti’, ndërsa babai im 2-3 vite më vonë e kishte botuar përmbledhjen
e fundit me poezi me po këtë titull. Është interesant ky zingjiri artistik.
Mama, arsimtare e matematikës në pension. Këta dy prindër, më të mirët në botë
për mua kuptohet, ishin intelektualë qe nuk kanë insistuar tek fëmijët e tyre të
merren me profesione elitare të kohës së tyre” tregon Armendi.
Armendi ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë, dhe përderisa asokohe një pjesë e mirë e prindërve shqiptarë dëshironin që fëmija i tyre të anazhohej me këtë fushë, babai i Armendit, Jashar Rexhepagiqi, e njihte të birin dhe e përqafoi talentin e madh të Armendit.
“Babi im më thoshte – ti je për muzikë, regjistroje Akademinë. Kjo është pak paradoksale për atë kohë, por kam përshtypjen se e ka njohur djalin e vet. Ashtu edhe doli, muzika u bë dashuria më e madhe. Më kujtohet që mamës i thosha para se të filloja klasën e parë të shkolles fillore që nuk du me hy në orën e muzikës, nuk më pëlqente, isha i turpshëm. Pianon e parë ma kanë blerë prindërit, nuk ishte shpenzim i vogël, vitin e parë të shkollës së muzikës u regjistrova në violinë por isha dështim i plotë, nuk e duroja tingullin e violinës në duart e mia të paditura. Në piano e solfexho isha i mirë, por klasika nuk më ka tërhequr shumë. Si nxënës shumë i mirë në shkollë, prej prindërve e kam pasur përkrahjen të bëj çkado që dëshiroj në kohen time të lirë” vazhdon Armendi.
***
E pamundur të mos e ngacmosh
intelektin e Armendit e të mos përmendësh hitet e tij më të mëdha ndër vite.
Ata që dëgjojnë këngët “Harrova”, ose “Shkel” apo edhe “Dashurinë ku e kam” dhe
“Edhe një herë” nuk e programojnë shpesh në mendjen e tyre faktin se secila
këngë është krijuar para më shumë se dhjetë vitesh, disa edhe para njëzetë e
pesë vitesh.
“Për këngën ‘Harrova’ gjithmonë jam çuditur se si ka arritur ta gjejë rrugën e vet, sepse nuk ka videoklip, as nuk është kënduar në ndonjë festival apo manifestim që tërheqë vëmendje, ndoshta ekziston në ndonjë videokasetë nga koha e errët e mungesës së mediave tona dhe lirisë në përgjithësi. Kudo që dal e shetis, nuk ka vend që dikush nuk ma këndon refrenin. Flas për “Harrova” të para 25 vitesh, kur e këndova vetëm e jo për versionin e ri me Tunën time brilante. Për këngën “Nuk banon këtu dashuria” shembull, më kujtohet që donim t`i bënim një videoklip por ditën e planifikuar për xhirim ndodhën sulmet e 11 shtatorit në Amerikë dhe kuptohet xhirimi u anulua, dhe nuk u bë asnjëherë më” shpalosë Armendi.
“E kam
njëfarë fati apo fatkeqësie që këngët e mia po mbesin të gjalla për shumë e
shumë vjet. Më pëlqen faktikisht kjo, që njerëzit i zbulojnë këngët e mia pas
shumë vitesh dhe ato disi rikthehen vet”.
Tekst
idiotik Armendi e quan tekstin e këngës së tij të parë. Thotë se është i dobët
në shkruarjen e teksteve dhe qeshet kur njerëzit mendojnë se këngët të cilat ai
i këndon, janë të shkruara nga ai.
“Të gjitha tekstet e këngëve të mia janë të Aidës. Unë jam për muzikë, jo për vargje. Unë shkruaj në mënyrë përshkruese, infantilo-imbecile, në kuptimin ‘Ftohtë është, po bjen shi, po fryn era…’. Skandaloze. Fati i madh që e kam Aidën dhe mjeshtërinë e saj pranë meje. Në muzikë vetëm tek ne zhvlerësohet teksti…në disa raste është më shumë se 50 përqindëshi i këngës. Teksti është edhe përshkrues i mirë i muzikës, përcjellës i ndjenjës, rrumbullakësim i personalitetit të këngëtarit dhe strukturës së kompozimit” tregon Armend Rexhepagiqi në këtë bashkëbisedim dhembshurisht të sinqertë.
“Gjithçka në jetën time është rreth
muzikës. Muzika ka frymëzim, ka zanat, ka prekje të Zotit, ka ndjeshmëri,
talent, por edhe profesionalizëm. Nuk duhet pritur momenti i prekjes së Zotit,
se ashtu mbesim me 2 këngë në vjet. Duhet kërkuar shumë prej vetes – vetëm me
punë dhe punë” më thotë Armendi, derisa pijmë kafe dhe ai reflekton në
retrospektivë karrierën e tij, që e lakmojnë shumë.
***
“I kam
të gjitha këngët e mia, për një kohë të gjatë kam qenë i kujdesshëm për dallim
nga krejt kjo shoqëri e jona, e cila nuk është e tillë. Ne flasim për
trashëgimi dhe mendojmë që ajo është vetëm folklori, tradita dhe zakonet.
Trashëgimi është edhe ajo e artit modern, e pop kulturës, për të cilën nuk kemi
fare kujdes. I kam edhe versionet origjinale në CD me këngët e mia. I kam video
xhirimet e ruajtuna, me përjashtim të disa emisioneve që me Aidën i kemi
realizuar në KTV apo edhe në RTK. Më kujtohet që me ciklin “Air Condition” në
RTK – emision që transmetohej të dielave, kam realizuar 52 këngë të reja për
fëmijë të cilat asnjëherë më nuk janë transmetu. Sa gjynah për tërë këta fëmijë
të sodit. Ndoshta një ditë e bëj kanalin tim në Youtube dhe i marr të drejtat
për të gjitha postimet” tregon Armendi.
Është e dhimbshme që ata të cilët duan t’i dëgjojnë këngët e Armendit, nuk e kanë një adresë të caktuar dhe të vetme.
“Nuk
kam iluzion që numri i njerëzve që dëgjojnë këngët e mia është i madh. Me
këngët e mia, këngët për të tjerët, këngët për fëmijë, do të ishte një arkivë e
bukur edhe për prindërit të cilët duan t`ua prezantojnë fëmijëve të tyre këtë
lloj të muzikës” tregon Armendi.
Nëse
ka diçka që Armendi e bën me vështirësi është të bisedojë për të kaluarën. Këtë
e bën vetëm pasi unë insistoj.
Familja Rexhepagiqi por edhe Armendi vetë nuk janë kursyer nga jeta me sfida të ndryshme dhe me kapituj të cilët nuk i kanë shijuar Armendit dhe shpirtit të tij artistik.
“Gjithmonë është e vështirë kur pëson goditje dhe humbje, sëmundjet, vdekje të të afërmve. Të ngritesh dhe të vazhdosh me ecë përpara kur ke sfida të rënda jetësore është e domosdoshme por jo e lehtë. Thyerjet emotive na lëndojnë krejtve, por secili e gjen një rrugë, dhe këtu po flas edhe për lëndime e zhgënjime profesionale, apo bllokada krijuese. Jeta në Kosovë në përgjithësi të detyron të bësh kompromise. Mua dhe Aidën na ka shpëtuar fakti që kemi qenë të shkathtë në lëmi të ndryshme dhe kjo ka krijuar një stabilitet ekonomik që mos të bëjmë kompromise, gjithmonë duke u përpjekur të mos përfundojmë si karikatura të vetvetes. Artist është ai që krijon art dhe kreativitetin e ka të parin, jo argëtimin ndaj publikut. E dua kombinimin mes komerciales dhe artistikes, por nuk dëshiroj vetëm argëtim” tregon Armend Rexhepagiqi, një prej këngërtarëve më të mirë shqiptarë, në mos zëri më i mirë mashkullor që shqiptarët e kanë njohur e dëgjuar në më shumë se tri dekada.
“Vetëkënaqësia
dhe momenti kur nuk kërkon shumë prej vetes janë autogol. Kur i shoh të njëjtit
njerëz që pretendojnë se krijojnë, tërë ditën nëpër lokale, pyetem se kur kanë
kohë ata të krijojnë? Pos talentit dhe inteligjencës, puna është super e
rëndësishme. Aq shumë këngë i bëj dhe i hedh në ‘recycle bin’ për mos t’i
publikuar kurrë, në procesin e krijimit të një kënge të mirë, deri sa nuk arrij
tek rezultati që më kënaqë. Ka edhe raste kur koha e krijimit të një kënge është
e barabartë me kohëzgjatjen e saj – Këngën “U shërova” që e këndon Hana Cakuli
e kam kompozuar për tre minuta e gjysmë, ndërsa këngën “Fustani i bardhë” që e
këndon Jehona Sopi për rreth 1 muaj, çdo ditë, duke e kërkuar e përpunuar me
qindra orë punë. Nuk e them dot cila është më e mirë si këngë! Rregull nuk ka
por pa punë, pa u ulë me kërku prej vetes më shumë, pa mbetë me dy këmbë në
tokë, pa i thënë vetes që mundet edhe më mirë, vetëkënaqësia e shkatërron përparimin
e një krijuesi” tregon Armendi.
“Kujt do t’ia shpreh pikëllimin tim”, “Rruga e fundit”, “Kur dashuria vdes”, “Betohem me këngë”, “Çka do të ndodhë me ne”, “Dude dudie”, “Kalle kalle”, “A edhe ti je pjesë e qytetit tim”, “Qëndresa”, “Dikur”, “Ajo”, “Kam kojshiken”, “Si vërshimë e vetëtimë”, “Nashtë”, “I vetmuar sonte”, “Qaforja”, “Dugi”….Lista vazhdon, e këngëve të cilat Armendi i ka sjellë në jetë nëpër vite. Sa fëmija sot është rritur me këto melodi. Plot e kujtojnë videoklipin e “Dashurinë ku e kam” afër sallës 1 tetori në kryeqytet. Të tjerët e kujtojnë Armendin dhe Violetën, grupin ‘Vivien’ me hitet e tyre si “Romantika” apo “Anijet e fundosura”. Plot këngë janë realizuar edhe në bashkëpunim me Aida Barakun, bashkëudhëtaren e jetës së Armendit.
Gjatë tërë takimit tonë, kur Armendi flet për të, thotë “Aida ime”, mëngjesin më të bukur dhe flladin më të hyjnishëm të ditëve të Armendit.
“Me
Aidën grindjet më të mëdha janë rreth këngëve, gjithmonë kemi qenë shumë kritik
ndaj njëri tjetrit, shume kërkues. Është përparësi por edhe minus kur me
partneren e jetës je edhe bashkëpunëtor i parë. Çdo problem i punës bartet edhe
në jetë private. Unë jam peshore në horoskop, një” artist në qiell”, ndërsa ajo
është binjak – me dy këmbë në tokë. E kam të domosdoshëm atë shikimin e ftohtë
dhe racional të saj ndaj këngëve. Aida është më inteligjente, më efikase, më
profesioniste se unë. Ajo më pret gjithmonë mua ta krijoj këngën, dhe me qindra
herë këngën e krijojmë bashkë. Unë gati se kurrë nuk duhet ta pres atë për
tekste, gjithmonë kreative duke mos e përsëritur veten asnjëherë” rrëfen
Armendi.
Në
Kosovë më pas do të ndodhte lufta, dhe në një formë a tjetrën do ta godiste
edhe Armendin.
“Unë
nuk kam qenë i edukuar si disa familje shqiptare, me atë kulturën e dashurisë
ekskluzive vetëm për popullin tim shqiptar. Kam qenë i edukuar me idenë që të
gjithë njerëzit janë të barabartë, pra në një atmosfere globale. Me atë çka
ndodhi u ndjeva tepër i zhgënjyer- dhe më vonë u bëra më patriot se patriotat
që prej fillimit janë edukuar veç me Mic Sokolin dhe me Festivalin e RTSH-së.
Lufta që ndodhi ma ka rritur nacionalizmin e domosdoshëm shqiptar, atë të
mençurin dhe konstruktivin, nacionalizmin e matur” më tregon Armendi derisa
bisedojmë si dy shokë që njihen prej vitesh, e të cilët po takohen mrekullisht
për herë të parë në një dyluftim të syve dhe rrugëtimeve.
Përndryshe,
çka bën tjetër Armendi, në kohën e lirë, kur nuk i kushtohet muzikës?
“Mbrëmjeve, Netflix. Ajo çka të gjithë i çuditë është fakti se më pëlqejnë librat e vetë-ndihmës, ata që janë të punuar mirë dhe jo kjo beletristika idiote, të gjithë më thonë ç’të duhen ato ty, ti je mirë. Ja që më intrigojnë. Paulo Coelho shembull, ia kam lexuar gati tërë veprimtarinë. Lexoj shumë intervista me regjisorë të ndryshëm, sepse mendoj se kompozitori është një lloj regjisori i cili e mban balancin mes tërë ekipit. Shoku im dhe kolegu Yll Limani, multi i talentuar, kantautor që do të shpërthejë, mua dhe Aidës na lexon ndonjëherë poezi të bukura botërore por edhe poezi që i ka shkruar vet. Diskuton me Aidën rreth vargjeve, unë në heshtje i dëgjoj dhe turpërohem sa mbrapa kam mbetur me poezi. Filmin shqip nuk e njoh, kjo njëjtë është minusi im. Humorin shqip nuk dua ta njoh, nuk më pëlqen, nuk e ndjej, nuk qesh, jam komplet ndryshe nga ai mentalitet. Jam rritur me humorin anglez i cili dallon shumë nga ky i yni” tregon Armendi.
***
Armendi shenjën e tij e ka lënë
edhe nëpër festivale, nëpër vite.
Kënga “Ti nuk më meriton” e cila i solli Shqipërisë së viteve 90-të një teatër në skenën e Pallatit të Kongreseve, e kënduar nga Aida dhe Armendi, nuk morri asnjë pikë asokohe nga juritë e Festivalit të njohur të TVSH-së.
“Ka
qenë e vetmja këngë e edicionit e ndërprerë me dy duartrokitje të publikut gjatë
interpretimit të parë. Nuk po përmend emra, më kujtohet se si anëtari i jurisë
nga Tirana erdhi dhe na e shprehi adhurimin për këngën, por pas gjysmë ore në
votim nuk na dha asnjë pikë. Ishte një lëndim i pa shpjeguar, aty pashë
hipokrizinë live. Kaluan vitet. Kënga edhe sot e kësaj dite dëgjohet dhe sa herë
jam në Tiranë ma këndojnë kudo. Në TVSH morra pjesë edhe me “Betohem me këngë”
por pata probleme me zërin gjatë festivalit, nuk dola shumë mirë, e rikompozova
këngën në skenë sepse më mungonin pesë nota më të larta, kuptohet ishte prezantim
i zbehtë. Edhe mos ta harroj “Kalle Kalle”, paraqitjen tjetër në këtë festival-
viti 1992-Shqipëria e lënduar dhe e plagosur, unë si jashtëtokësor i shokuar”
qeshet Armendi.
Në dy
raste të tjera, Armendi erdhi si kompozitor i këngëve. Teuta Kurti, Rrona
Nishliu dhe Vesa Luma kënduan këngën “Flakareshë” në vitin 2005 dhe u shpërblyen,
ndërsa Rovena Dilo këndoi “Rrëfimi”, këngë këto që mbajnë vulën e Armendit dhe
Aidës brenda festivalit në fjalë. Me këtë të dytën poashtu pati zhgënjime, meqë
ishte ndër favoritet por pos që nuk morri trajtimin e duhur, nuk u fut as në
finale.
“Festivali
i TVSH-së është biletë e mirë për Eurovizion. Përndryshe, disa herë kam
refuzuar të paraqitem në skenën e festivalit si mysafir kur më kanë ftuar. Jam
shumë kurioz cila është formula e këtij viti për Eurosong? Po matem shumë, të
konkurroj apo jo këtë vit?” vazhdon Armendi.
Dikur,
me “Mami mami” Armendi provoi fatin e tij për Eurosong, kur shqiptarët e dinin
pak se çfarë ishte Festivali Evropian i Eurosongut dhe kjo vite para se
Shqipëria të debutonte.
“Në prova patëm dalë të dytët, në finale të gjashtit. Festivali u mbajt në Zarë, me një organizem të përkryer të zgjedhjes së këngës së Jugosllavisë për Eurosong. Kam qenë shumë i mirë në këndimin live, ka qenë kujtim i mirë dhe plasman i mire. Ajo çka mbeti si vlerë për mua dhe Aidën ishte organizimi fenomenal i festivalit, atë shkollë të organizimit e kemi aplikuar pastaj me vite nëpër të gjitha produksionet tona televizive” tregon Armend Rexhepagiqi.
***
Këngët e tij të fundit të realizuara për vete janë “Qaforja” dhe “Kur dashuria vdes”, e pak para tyre edhe hiti absolut “Shkel”. Me këngën “Kur dashuria vdes” Armendi triumfoi në festivalin ‘Kënga Magjike’ në Shqipëri në vitin 2006, dhe prej asaj kohe Armendi nuk ka publikuar këngë personale.
“Kur
fitova në festival, dhurata ishte një udhëtim për në Turqi dhe një videoklip i
këngës fituese i paguar prej produksionit. Klipin kurrë nuk e bëra e as në
pushime nuk deshta të shkoj, edhepse pata mundësi. Paraqitja skenike në atë edicion
të festivalit ishte maksimumi i mundshëm për atë moment, ishte prezantim skenik
me të cilin mu duk arrita kulmin tim. Nuk deshta video, tregimi i asaj kënge
kishte përfunduar në atë skenë” thotë Armendi.
“Kur Rona Nishliu ta këndon këngën, nuk ke pse
këndon vet. E ka botën, ndjenjën e saj. Mos të flas për Tunën, këtë gardën e
këngëtareve si Hana Cakuli, Teuta Kurti, Vesa Luma.. janë më të mira se unë si
interprete”, thotë pa shaka Armendi, sado që unë nuk e besoj këtë arsyetim të
pauzimit të tij dhe sikur çdo fans i Armendit, nuk e pranoj.
Në
fund, e pyes se kur do ta kemi një koncert të madh të Armendit. Gjeneratat e
ndryshme që e duan Armendin e meritojnë një përmbledhje të këngëve të Armendit,
të kënduara prej gojës së tij.
“Kam
pasë ftesë prej Komunës së Prishtinës. E kam ende. Jemi duke biseduar, ndoshta
vitin tjetër. Nëse e bëj, e dua një koncert të madh dhe të veçantë, është borxh
ndaj njerëzve që kanë një adhurim prekës ndaj këngëve të mia. Tërë jetën kam
pasë një estetikë në muzikë, në tekste, në veshje, në videoklipe, në festivale
e koncerte të mia solistike dhe mendoj që në koncert do të duhej me e përmbledhë
tërë këtë krijimtari. Nëse e bëj koncertin, do të këndoj edhe këngët që bëra për
të tjerët, me mysafirë e me këngë të re” tregon Armendi.
Armendi
së shpejti do të kthehet me një këngë, e poashtu edhe me një duet.
“Kënga
nuk do të jetë ajo që pritet nga unë, por duhet të pëlqehet, Publiku edhe do të
befasohet, patjetër, sepse nuk po vij ashtu si presin të gjithë”.
Nëse Armend Rexhepagiqi i kthehet skenës shqiptare të muzikës, në çfarëdo forme, kjo nënkupton se ka shpresë për të mirëfilltën dhe të mishëruarën. Shqiptarëve do t’u kthehej në vesh një vokal i trajtuar dhe qëndisur mjeshtërisht.
(Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e autorit Arbër Selmani dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian ose BIRN-it ose AGK-së ).
Një prej artisteve që asnjëherë nuk e ka humbur origjinalitetin e saj, është Rovena Dilo.
Një zë padyshim i fuqishëm, Rovena Dilo nëpër vite ka ditur
të sjellë këngë të cilat kanë zbrazur shpirtin e saj në çdo nota.
Kënga “Rrëfimi”, para disa vitesh e intepretuar në
Festivalin e Dhjetorit në TVSH, ka mbetur si një prej këngëve të fuqishme të
Rovenës, së cilës këngë ajo edhe ia realizoi videoklipin.
Bashkëpunimi me Armend Rexhepagiqin dhe me Aida Barakun kësaj
këngëtareje jo rrallë i ka sjellë suksese, dhe kjo këngë e konfirmon këtë
sukses.
Rovena sot ka nxjerrë edhe videoklipin e këngës më të re – ‘Do të çmend’. / KultPlus.com
Artisti i njohur shqiptar Armend Rexhepagiqi si duket po kthehet fuqishëm në skenën kosovare, pasi që një bashkëpunim me një artist tjetër pritet të prezantohet së shpejti, shkruan KultPlus.
Pas paraqitjes së tij me këngëtaren Tuna,
Armend Rexhepagiqi pritet të prezantohet edhe me një bashkëpunim tjetër.
Bëhet fjalë për këngëtarin Mentor Haziri, i
cili vet ka paralajmëruar që së shpejti do të vjen një bashkëpunim mes tij dhe
Rexhepagiq.
Nëse bëhet fjalë për ndonjë paraqitje të përbashkët, apo për ndonjë kompozim, mbetet të shihet./KultPlus.com
Këngëtarja Altuna Sejdiu – Tuna mbrëmë ka nxjerrë në Youtube albumin e saj të ri të vizualizuar, me të gjitha krijimet e saj.
Bashkëpunimet e Tunës erdhën me Yll Limanin, me Armend Rexhepagiqin, ndërsa për tekste është përkujdesur Aida Baraku dhe Ylli në disa raste.
Komentuesit mbrëmë janë gëzuar me rikthimin e Tunës, madje në një formë tjetër dhe me këngë më ndryshe se herët e kaluara.
Ka nisur me “Tani mke zemër” dhe ka vazhduar me bashkëpunimin me Armend Rexhepagiqin – Harrova, ndërsa janë në Youtube tanimë edhe këngët tjera nga albumi FORTUNA, përfshirë këtu ‘Plagë’ dhe ‘Dreqi e marrtë’.
Të shumta janë komentet pozitive për rikthimin e Tunës në skenë me këtë frekuencë muzikore, dhe me këtë stil që duket një Tuna më e qetë dhe më pak rebele se herëve tjera. / KultPlus.com
Elvana Gjata i është rikthyer përsëri muzikës, ajo ka publikuar sot baladën me titull “Tavolina e mërzisë”, shkruan KultPlus.
Këtë këngë këngëtarja shqiptare ia ka besuar dy emrave të mëdhenj të muzikës shqiptare. Ata janë Armend Rexhepagiqi i cili ka kompozuar muzikën e kësaj kënge dhe Aida Baraku që ka shkruar tekstin e saj.
Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi për një kohë të gjatë nuk kanë sjell ndonjë projekt të tyre, ndërsa publiku vazhdon të mbetet besnik i këngëve të tyre më të vjetra.
Kënga “Tavolina e mërzisë” e rikthen Elvanen përsëri në ekranin shqiptarë, ku për herë të fundit me videoklip erdhi përmes hitit veror “Mike”./ KultPlus.com
2018-ta po merr fund sonte, por jo edhe këngët e Armend Rexhepagiqit dhe vargjet e mahnitshme brenda këtyre këngëve.
Këtë mëngjes të 31 dhjetorit po e sjellim një këngë që lidhë
dashurinë dhe festën.
“Një Vit i Ri” e Armend Rexhepagiqit është këngë e para dy dekadave, por gjithmonë aktuale në këtë ditë kur reflektohet mbi dashuritë e humbura dhe mundësitë e së ardhmes.
Poshtë po e sjellim këngë, një incizim të sajin të moçëm dhe tekstin e këngës së Armendit, duke e nisur këtë ditë me nostalgji. / KultPlus.com
Një milion yje shkëlqejnë, ecim ngadalë, ti më shikon ky vit që kalojë ne na ndau e na largojë, dhe nuk e di ç’të them tani, për ne të dy s’ka ardhmëri lotët të shkëlqejnë…Të dua
Përshpëris ato ditët tona, fluturuan drejtë harrimit. Të lodhur të frikësuar të lënduar nga dënimi. E ti po shkon…
Një vit i ri, një dashuri e madhe pa kufi Një vit i ri, mbeti një lot buzëqeshje në fotografi Unë do të gjejë do të krijojë në ndonjë tjetër vit të ri Me ty do t’vallëzojë e di, me ty unë do t’vallëzojë
Të dua…
Një vit i ri, një dashuri e madhe pa kufi Një vit i ri, mbeti një lot buzëqeshje në fotografi Unë do të gjejë do të krijojë në ndonjë tjetër vit të ri Me ty do t’vallëzojë e di, me ty unë do t’vallëzojë
Ka kaluar kohë qëkur një këngë shqiptare ka pasur një tekst me domethënie dhe të përjetuar.
Këngët e Armend Rexhepagiqit megjithatë janë një referencë
dhe një mësim në këtë aspekt.
“Betohem me këngë” është këngë e njohur e Armendit e para shumë vitesh e cila ia vlen të dëgjohet edhe sot.
Do shumë pak koment kënga, teksti, melodia dhe zëri që e ka vetëm Armendi. / KultPlus.com
Teksti:
Asgje nuk kam pos ketij kujtimi t’hidhur n’ty e me duhesh sikur uji me duhesh si liria.
A ka dikush qe dashurine edhe si ti e lendoi? A ka dikush ne kete qytet qe dashurine si ti shqelmoi? E une kur flas per dashuri vetem per ty di te flas, xhelozi e thelle kur fati ju buzeqesh ca njerezve tjere. Asgje nuk kam, asgje s’ka mbete, lagjja jone ende flet per ne, nena ime tenden pershendet, por asgje s’ka mbete vetem kjo barre qe e mbaj, tere boten mbi shpine thuaj se e kam, i lodhur jam. Dhe do te bie une ne mend nje dite kur fati ty te le, por do t’jete vone dhe nese vuan pranë me kurr s’do te me kesh.
Ne emer te kujtimeve, ne emer te dashurise sone te dikurshme shko, shko nga dhembja ime pergjithmone.
Betohem me kenge ne dy syte e mi, kur jep dashuri me dashuri s’te kthehet s’ka aty drejtesi, asgje n’mes nesh, asgje e shenjte, ure me nuk ka, gremine e thelle neve na ndane. Betohem me kenge, ne krenari, loti nga guri do te rrjedh me pare se do t’rrjedh nga syt e mi, hena si diell do te na djege, deti pa kripe do te mbete shume me pare se qe do t’kthehem tek ti.
Ne emer te kujtimeve, ne emer te dashurise sone te dikurshme shko, shko nga dhembja ime pergjithmone.
Betohem me kenge ne dy syte e mi, kur jep dashuri me dashuri s’te kthehet s’ka aty drejtesi, asgje n’mes nesh, asgje e shenjte, ure me nuk ka, gremine e thelle neve na ndane. Betohem ne kenge, ne krenari, loti nga guri do te rrjedh me pare se do t’rrjedh nga syt e mi, hena si diell do te na djege, deti pa kripe do te mbete shume me pare se qe do t’kthehem tek ti.
Asgje nuk kam pos ketij kujtimi t’hidhur n’ty e me duhesh sikur uji me duhesh si liria.
Një prej shumë këngëve të Armendit që i mbesin muzikë shqipe si perla është edhe “Shkel”. E vjetër më shumë se dhjetë vite, kur e dëgjon sot këtë këngë ke përshtypje se është lansuar së fundi, me magjinë e zërit të Armendit.
Në kohën kur kënga “Shkel” doli me videoklip, ishte hit. Edhe sot është një nga ato këngët e melankolisë dhe ndjenjës së kaluar.
Rexhepagiqi, i cili u largua nga muzika por jo edhe nga aktivitetet e ndryshme muzikore, këngën “Shkel” e ka më të vonshme në krahasim me të tjerat krijime të bukura që i ka sjellë në muzikë.
Sot më së miri shkon me “Shkel” të Armend Rexhepagiqit, një poezi e cila këndohet dhe nuk bëhet monoton asnjëherë. / KultPlus.com
Ka nisur zyrtarisht festivali i njohur i muzikës “Kënga Magjike 2018”. Faza e parë e këtij festivali prezantohet në spektaklin javor “E diela shqiptare”, ku në çdo javë prezantohen këngë të reja pjesëmarrëse. Edhe këtë vit është konfirmuar se nuk do të mungojnë emra të njohur si: Yll Limani, Mentor Haziri, Jonida Maliqi, Ronela Hajati, Endri dhe Stefi, Aurela Gaçe, Eli Fara etj.
Faza “Best New Artist” është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e festivalit, e cila seleksionon këngët e artistëve të rinj, se kush duhet të paraqitet në netët finale e kush jo.
Pjesë e kësaj jurie këtë vit janë emra të njohur si: Orinda Huta, Manjola Nallbani, Orgesa Zaimi, Arben Skënderi dhe Armend Rexhepagiqi.
Ky i fundit, rikthehet në ekran pas një mungese të gjatë, kjo pasi prej vitesh është tërhequr nga muzika, ndërsa u ka munguar në masë të madhe art-dashësve të tij.
Hera e fundit që Rexhepagiqi u paraqit në një spektakël ishte “Albanians Got Talent” në vitin 2010, si pjesëtar i jurisë./insajderi.com/KultPlus.com
Para se ta nisim javën e re, ta nisim mbrëmjen e së dielës me muzikë.
Një këngë që pikëllon por edhe sjellë nostalgji, “Kujt do t`ia shpreh pikëllimin tim” është një nga baladat tjera që Armend Rexhepagiqi realizoi në kohën e famës së tij më të madhe.
Pjesë e koleksionit të baladave të Armendit, me titullin “Tragjikomedia”, edhe kjo këngë është e veçantë dhe sjellë një njeri të paplotësuar në jetë, mes tjerash edhe në aspektin e dashurisë, një njeri të vetmuar.
Sot po e sjellim këtë këngë jo për të sjellë pikëllim, por nostalgji për vitet e kaluara dhe për reflektim duke dëgjuar zërin e dashur të Armendit. / KultPlus.com
Dhe muzikë e mirë është ajo që ka mbetur prej Armend Rexhepagiqit. Një prej këngëtarëve më të mirë shqiptarë ndër vite, Armendin e nisim me një këngë por nuk ndalojmë kaq lehtë së dëgjuarit këngët e tij.
Armendi, kompozitor e tekstshkrues dhe këngëtar me zë kristal, nuk ka krahasim.
Sot po e sjellim një baladë të Armendit e cila i mbijeton kohës, dhe duket se do ti mbijetojë edhe për shumë kohë.
“Edhe një herë” është këngë e realizuar shumë kohë më parë por e përjetuar si sot. Një tekst dashurie, si shumë tekste tjera të Armendit, balada çon nëpër emocione të lehta e deri te shpërthimet për një dashuri të pamundur. / KultPlus.com
Çdo këngë që mban vulën e emrit të Armend Rexhepagiqit, duket sikur ka marrë edhe një vulë të përjetshme të suksesit. Këngët të cilat ai i ka interpretuar përçojnë emocion të rrallë për shkak edhe të përjetimit të çdo fjale që vjen përmes zërit të tij.
E tillë është dhe kënga “Dashurinë o ku e kam”, vlerën artistike të së cilës nuk e ka zbehur as koha e pothuajse një dekade që nga realizimi. Që nga melodia e fillimit të këngës e deri tek interpretimi i tekstit, Armend Rexhepagiqi të merr me vete me dhimbjen, nën mëshirën e fatit për ta ri gjetur dashurinë e parë, tashmë kur as rrezet e diellit, as lulet e pranverës e zëri i bilbilit s’kanë më kuptim.
KultPlus sot ju rikujton këtë këngë më interpretimin e këngëtarit të pazëvendësueshëm, Armend Rexhepagiqi. Po ashtu këtu mund ta lexoni edhe tekstin e fuqishëm të kësaj kënge.
Vjen një ditë e do të kthehem
Rrugës s’ime do t ‘kaloj
Nga dritare e shtëpisë sate
Sy të huaj do t’me shikojnë
Do t ‘shtrëngon diçka në zemër
E s’do t’lë as fryme te marr
Dashuria ime e parë
Njerëzit shkojnë e njerëzit kthehen
Kujt t’i kthehem unë nuk kam
Mysafir si i paftuar
N ‘zemër te secilit jam
Frynë veriu frynë rreth meje
Ne mëshirë te fatit jam
Dashurinë o ku e kam
Krejt çka dua tjetër kujt i ndodh
e secila m ‘duket se të ngjanë,
A A A
Perëndo përgjithmonë o diell
Thaju lule ne pranvere
Dashurinë o më se kam,
O O O
Shtjeru zë i bilbilit
Thehu shpatë në dorë të trimit
Dashurië o më se kam
Njerëzit shkojnë e njerezit kthehen
Kujt t’i kthehem unë nuk kam
Mysafir si i paftuar
N ‘zemër te secilit jam
Fryn veriu fryn rreth meje
Në mëshirë të fatit jam
Dashurin’ o ku e kam
Krejt çka dua tjetër kujt i ndodh
e secila m ‘duket se të ngjanë,
A A A
Perëndo përgjithmonë o diell
Thaju lule në pranvere
Dashurin o më se kam,
O O O
Shtjerru zë i bilbilit
Thehu shpate ne dore te trimit
Dashurin’ o më se kam