Macron: Arrestimi i kreut të Telegram nuk ishte një akt politik

Presidenti Emmanuel Macron mohon se arrestimi i themeluesit të aplikacionit të mesazheve Telegram Pavel Durov ishte një akt politik.

“Arrestimi i presidentit të Telegram në tokën franceze u bë si pjesë e një hetimi gjyqësor në vazhdim. Nuk është në asnjë mënyrë një vendim politik”, shtoi ai.

”I takon gjykatësve të vendosin për këtë çështje”, shkroi Macron në X, duke thënë se kishte lexuar “informacion të rremë në lidhje me rolin e Francës në këtë rast”.

Pavel Durov, themeluesi dhe shefi ekzekutiv (CEO) i aplikacionit të koduar të mesazheve Telegram, u arrestua rreth orës 20:00 të shtunën teksa zbriti nga avioni i tij privat në aeroportin Bourget në Paris.

39-vjeçari franko-rus shoqërohej nga truproja e tij dhe një grua.

Arrestimi u krye nga Xhandarmëria e Transportit Ajror (GTA). Durov, i cili ishte i listuar në FPR (Dosja e Personave të Kërkuar), sapo kishte ardhur nga Azerbajxhani./ atsh/ KultPlus.com

Kjo është shuma e parave që Burdushi ua ofronte moderatorëve shqiptarë

Pas arrestimi të djeshëm të të ashtuquajturit Burdushi, emri i vërtetë i të cilit është Hysri Peçani, ka nisë reagimet e shumta nga qytetarët e Republikës së Kosovës, shkruan KultPlus.

Një ndër reagimet është edhe ai i ish-moderatorit Fehmi Ferati, i cili ka treguar se Burdushi, i kishte ofruar një shumë të madhe të hollash për ta ftuar në emision dhe krejt ai emision do të zhvillohej sipas pyetjeve që do i vendoste Burdushi.

Po sjellim postimin e plotë të Feratit:

Burdushi nëse zbulon sa para i ka dhënë (blerë) moderatorëve që e kishin “ftuar” në emisione për qëllim promovimi…do të çuditeni!
Pas një emisioni që e kisha ftuar duke e ironizuar dhe mahitur për kotësinë e tij ekzorciste, e kishte kuptuar më vonë kundërefektin. Pas kësaj mua me ofronte prej 5000€ deri 10.000€ nëse e ftoj në emision me kushtin që pyetjet duhet shtruar sipas kerkeses së tij!./ KultPlus.com