Arrestohet Greta Thunberg

Policia e Holandës arrestoi aktivisten suedeze, Greta Thunberg këtë të shtunë.

Thunberg po marshonte kundër subvencioneve të karburanteve fosile, shkruan BBC, përcjell klankosova.tv

Rreth 100 protestues tentuan të bllokojnë autostradën A12 për në Hagë, e cila lidh kryeqytetin holandez me kufirin gjerman.

Policia e largoi me forcë Thunberg pasi ajo refuzoi të largohej vullnetarisht. Atë e futën në një autobus, aty ku pastaj i vendosën edhe protestuesit e të tjerë.

Policia ka komentuar përmes rrjetit social, X se bllokimi i rrugës nuk është i autorizuar nga këshilli i qytetit të Hagës.

Arrestohet aktivistja e mjedisit, Greta Thunberg

Greta Thunberg, aktivistja suedeze e mjedisit, e fokusuar në rreziqet e shkaktuara nga ngrohja globale, është arrestuar nga policia, pasi kishte bllokuar trafikun për 5 ditë së bashku me aktivistë të tjerë të klimës nga organizata “Halla Tillbaka Framtiden”.

“Sot, për të tretën ditë radhazi, organizata ka bllokuar cisternat në portin e Malmö. Kriza klimatike është çështje jete a vdekjeje për shumë njerëz. Ne zgjedhim të ndalojmë fizikisht infrastrukturën e karburanteve fosile. Ne po rimarrim të ardhmen”, shkroi Thunberg në llogarinë e saj në Twitter, të shtunën.

Aktivistja 20-vjeçare, javën e kaluar, deklaroi se është tërhequr nga protestat në shkollë, për faktin e thjeshtë se është diplomuar tashmë.

“Jam diplomuar sot, që do të thotë se nuk mund të bëj më grevë në shkollë për motin. Kjo është greva e fundit e shkollës për mua”, shkruante Thunberg në rrjetin social. Në një tjetër publikim, ajo ka sqaruar se do të vazhdojë protestat në vende të tjera.

“Lufta sapo ka filluar”, shtoi e reja.

Kujtojmë se kjo vajzë nga Stokholmi u bë e njohur botërisht për demonstratat e saj që nga shtatori i vitit 2018, kur ishte vetëm 15 vjeç, kur i bëri thirrje qeverisë suedeze që të veprojë menjëherë për ndryshimin e klimës.

Disa vite më vonë, Greta Thunberg u njoh në mbarë botën pasi filloi një grevë shkolle përpara Parlamentit suedez në Stokholm, duke kërkuar që qeveria të reduktonte emetimet e karbonit bazuar në dispozitat e Marrëveshjes së Parisit. Këmbëngulja e demonstratës së tyre filloi të tërhiqte vëmendjen e mediave dhe ambientalistëve nga vende të tjera të botës.

Aktualisht, aktivistja është kthyer në një simbol të luftës kundër ndryshimeve klimatike, e cila ka gjeneruar mijëra ndjekës, por edhe kritikues në të gjitha anët e botës. Ndër më kritikët ndaj të resë është ish-presidenti Donald Trump, i cili është përpjekur ta tallte në disa raste./ a2cnn / KultPlus.com

Arrestohet e më pas lirohet në procedurë të rregullt burri që rrahu vajzën e tij të vogël në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar burrin, i cili u pa në një video në rrjete sociale duke rrahur vajzën e tij të vogël. Por, i njëjti është liruar më pas në procedurë të rregull.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se për rastin është kontaktuar edhe Qendra për Punë Sociale.

“Prishtinë 22.06.2022 – 18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kryer veprën penale të lartëcekur. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe QPS, në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ngjarja ka ndodhur në parkun e Tauk Bahqes./Express / KultPlus.com

Arrestohet kryetari i Shoqatës së Gastronomëve

Pas protestës së gastronomeve para lokaleve të tyre është arrestuar kryetari i kësaj Shoqate, Petrit Kllokoqi.

Kllokoqi është dërguar në stacionin policor, transmeton KultPlus. Ai ka thënë se nuk kanë kërkuar leje për mbajtjen e protestës së sotme duke thënë se pjesëmarrësit kanë protestuar para bizneseve të tyre.

Kllokoqi ka shtuar se policinë e kanë lajmëruar për protestën që pritet të mbahet të hënën.

Pas përfundimit të protestës Kllokoqi ka paralajmëruar protestë masive të hënën.

“Nuk e shohim të arsyeshme që t’i mbyllim bizneset e t’i lëmë kufijtë hapur. Çdo problem që po na sjellin masat ku shteti nuk ishte në gjendje të ulet dhe t’u ofrojë bizneseve por vetëm t’u marrë. Me këtë protestë paralajmëruam protestën masive të së hënës. Nëse deri sot kemi paguar tatim kërkojmë prej shtetit që atë tatim të na kthejë. Presim një pako të veçantë”, ka thënë Kllokoqi. / KultPlus.com