Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës, të cilit i janë nënshtruar 18 mijë e 285 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin.
Këtë vit, Provimin e Maturës e kanë kaluar 73.3 për qind e maturantëve, përcjell Klankosova.tv.
Arritshmëria mesatare në Gjuhë amtare është 58.8 për qind, në Gjuhë angleze 54.4 për qind në Matematikë 41.1 për qind dhe në Lëndën Zgjedhore 47.3 për qind.
Gjatë procesit të administrimit ka pasur tentime për kopjim nga disa nxënës dhe si pasojë e posedimit dhe përdorimit të telefonit janë përjashtuar 79 nxënës.
Afati i ankesave është deri më 05.07.2024 kurse rezultati i ankesave publikohet me 08.07.2024. Të gjithë kandidatët që nuk kanë arritur kriterin prej 40 për qind mund të hyjnë në afatin e gushtit i cili organizohet me 31.08.2024.