‘Art Without Limit International Film Festival’ vjen me edicionin e katërt në Kino Armata

Art Without Limit International Film Festival “ vjen me edicionin e katërt,  i cili do të zhvillohet nga 01-03 Dhjetor 2023, në Kino Armata në Prishtinë.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve përkon me Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Festivali i këtij viti premton të jetë një festë e paharrueshme e fuqisë së kinemasë për të rritur dhe për
fëmijë “Art Without Limit Kids” për të nxitur të kuptuarit e çështjeve të aftësisë së kufizuara në shoqëri.

Si çdo vit tjetër “Art Without Limit International Film Festival” është i përkushtuar për të shfaqur një
gamë të larmishme filmash, nga rreth 1000 aplikime nga regjisorë dhe producentë nga e gjithë bota
duke përfshirë dokumentarë të shkurtër, dramë-fiction dhe animacion, kemi përzgjedhur me kujdes 50
filma të mrekullueshëm që do të konkurrojnë në këtë edicion të 4-të,dhe do të shfaqen përgjatë tre
ditëve të festivalit!

Me fokus të veçantë për njerëzit me nevoja të veçanta, festivali synon të transformojë narrativën rreth
aftësisë së kufizuar dhe të krijojë një platformë për mirëkuptim dhe pranim të ndërsjellë.

Pika e veçantë e këtij edicioni të festivalit është anëtari i jurisë kryesore James Martin – aktori
protagonist i filmit “An Irish Goodbye” fitues i çmimit Best Live Action Short Film,95 th Academy
Awards – OSCAR 2023.

Festivali i sivjetshëm do të ndriçojë gjithashtu artistët me nevoja të veçanta, duke u ofruar atyre një
mundësi unike për të ndarë talentet dhe historitë e tyre në skenën e festivalit tonë, duke shprehur
talented e tyre në muzikë, poashtu do të shfaqim talentet në fusha të ndryshme përmes disa
reportazheve të realizuara nga “Art Without Limit” të cilat do të transmetohen në ceremoninë e hapjes
dhe të mbylljes së Festivalit.

Detajet kryesore :

Hapja e Festivalit do të mbahet me 01 dhjetor, 2023 në ora 19:00.Kino Armata në Prishtinë
Ceremonia e ndarjes së çmimeve, njëherësh mbyllja e Festivalit, do të mbahet në ditën Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara më 03 dhjetor 2023 në ora 19: 00 në Kino Armata në Prishtinë

Ndërsa programi për fëmijë “Art Without Limit Kids” do të mbahet me datën 01.dhjetor.2023 në ora
12:00 në Kino Armata në Prishtinë, ku do të shfaqen filma të zgjedhur të animuar, si dhe do të performojnë në skenë disa nxënës me aftësi të kufizuara nga Shkolla e muzikës “Prenk Jakova” Prishtinë./KultPlus.com

Sot nis “Art Without Limit International Film Festival”

Sot nis edicioni i tretë i festivalit “Art Without Limit International Film Festival”.

Festivali do të mbahet në Kino Armata në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00 në Kino Atmata në Prishtinë.

“Art Without Limit International”, u kushtohet personave me aftësi të kufizuara.

“Të gjithë filmat pjesëmarrës ngërthejnë në vete storie për personat me aftësi të kufizuara, ku përmes filmave shpalosen ngjarje e histori inspiruese duke përçuar mesazhe pozitive”, thuhet në njoftim.

Festivali do të zgjas deri më 3 dhjetor. / KultPlus.com

Hapet thirrja për aplikim në edicionin e tretë të ‘Art Without Limit International Film Festival’

Hapet thirrja për aplikim në “Art Without Limit International Film Festival” 2022, shkruan KultPlus.

Pas realizimit me shumë sukses të edicionit të dytë të “Art Without Limit International Film Festival” 2021, i cili u mbajt në Kino Armata në Prishtinë nga data 01 – 03, 2021, tani është hapur thirrja për aplikim për filmat e rinj kombëtar dhe ndërkombëtar për edicionin e tretë të festivali.

Festivali ka karakter dedikues, ku të gjithë filmat që aplikojnë për tu përzgjedhur në programin 2022, duhet të kenë storie rreth aftësisë së kufizuar!

Edicioni i tretë i këtij festivali do të mbahet nga data 01 – 03, 2022 në Prishtinë!

Për të aplikuar duhet të klikoni FilmFreeWay dhe në AWL Film Festival. /KultPlus.com

Ndahen çmimet e ‘Art Without Limit International Film Festival’ 2021

Mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Kosovës ishte ceremonia e natës finale dhe ndarja e çmimeve e “Art Without Limit International Film Festival”.

Duke patur parasysh se data 3 dhjetor është ditë Ndërkombëtare e aftësisë së kufizuar, mbrëmë ishte një emocion i veçantë pasi që e gjithë mbrëmja ishte në duart e përsonave me aftësi të kufizuar, duke filluar nga bendi i mrekulluar nga Shkodra “The Door-Albania” ku të gjithë anëtarët e bendit janë persona me aftësi të kufizuar!

Programi ishte i pasur me shumë momente të bukura sipas skenarit, por edhe me supriza dhe dhe
dhurata për njëri tjetrin.

Faleminderit Teatrit Kombëtar, grupit të grave Lira, publikut të mrekullueshëm dhe artëdashësve që
ishin prezent në sallën e Teatrit Kombëtar, korit diplomatik, Ambasadorëve të akredituar në Kosovë,
përfaqësuesve të ambasadve, Organizatave të aftësisë së kufizuar, organizatave të shoqërisë civile,
mediave, moderatorëve; Elvana Shala dhe Haki Kika, stafit të mrekullueshëm të “Art Without Limit
International Film Festival” dhe gjithë atyre të cilët kontribuan që kjo natë të bëhet e mrekullueshme!

Ky edicion i festivalit ishte i përbërë nga 3 juri ;
*Juria kryesore e Festivalit
*Juria e mediave
*Juria e organizatave të aftësisë së kufizuar
Pjestarët e jurisë mbrëmë kan ndarë 11 çmime për të gjitha kategoritë e filmave;

1 BEST FICTION
“LORIN”
Switzerland
2 BEST DOCUMENTARY
“POSITIVE ALL THE WAY”
United States
3 BEST ANIMATION
“PENALTY OF JUSTICE”
Ukraine
4 BEST STORY IN THE FILM FOR EMPOWERMENT WOMEN
“AFTER RIO”
FRANCE
5 BEST SCRIPT
“PACING THE POOL”
AUSTRALIA

6 BEST CAMERA
“THE LEGEND OF ORIOL” By Rubén Jiménez Sanz
SPAIN
7 BEST DIRECTOR
“TOM’S MARBLES” By Christian Vinciguerra, Rudy Marchello
FRANCE

8 BEST STORY ABOUT RIGHTS OF PERSONS WITH DISABILITIES (Ky çmim është ndarë nga juria e
organizatave të aftësisë së kufizuar)
“THE MOTHER’S SCREENPLAY” By KASTRIOT SAQIPI
KOSOVO

9 ART WITHOUT LIMIT (ky çmim ndahet nga drejtuesit e Art Without Limit International Film Festival)
“NJË ZË I HESHTUR SHPRESE” ERGYS KAVAJA
ALBANIA
10 SPECIAL MENTION
“ENDRRA VAZHDON “ By MARVIKS SHANTOJA
ALBANIA

11; BEST STORY IN THE FILM (çmim nga juria e mediave)
“AURORA” by Massimiliano Gallo
ITALY /KultPlus.com

Light Sparks hapi festivalin e filmit ‘Art Without Limit’

Të mërkurën mbrëma është hapur festivali i filmit “Art Without Limit”, i cili ka fokus filmat që trajtojnë personat e personazhet me aftësi të kufizuara, shkruan KultPlus.

Hapja e këtij festivali u bë me filmin “Light Sparks, ku rrëfehej për jetën e Fahri Krasniqit, një burrë që vetëm njërën dorë e kishte funksionale, por edhe me një dorë ai punonte sa një ekip njerëzisht me aftësi “të pakufizuara”.

Fahriu ishte mjeshtër i gdhendjes, përpuimit të drurit, ku krijonte figura e mjete të ndryshme.

Ai etëm me një dorë, kishte krijuar një çifteli speciale të cilës i binte veç me dorën e djathtë dhe i gëzohej jetës.

50 filma vendor dhe ndërkombëtar të metrazhit të shkurtër do të shfaqen në këtë festival, të gjithë me fokus në personat me nevoja të veçantë.

Ceremonia përmbyllëse e këtij festivali do të bëhet me 3 dhjetor dhe ndarja e çmimeve të festivalit do të bëhet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, e dy ditë përpara do të bëhet shfaqja e filmave në “Kino Armata”.

Një juri në përbërje të: Yllka Gashi, presidente e jurisë, Cristiano Palozzi, Agron Domi, Donna Russo, Lou Figueroa, Rolf Killius, do të ndajë 12 çmimet e Festivalit.

Festivali AWLIFF organizohet nga një grup i grave artiste dhe OJQ “Art Without Limit”. /KultPlus.com

Nga 1 deri më 3 dhjetor, në Prishtinë mbahet Art Without Limit International Film Festival

Më 1 deri në 03 dhejtor në Prishtinë do të mbahet festivali ndërkombëtar i Filmit, Art Without Limit, transmeton KultPlus.

Në një njoftim për media thuhet se përveç filmave do të ketë edhe ekspozita, performanca muzikore, diskutime dhe konferenca.

KultPlus ua sjell njoftimin e plotë:

Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në Art Without Limit International Film Festival, që mbahet në Prishtinë më 01-03 Dhjetor, 2021”.

Ne besojmë në barazi në mes njerëzve. Ne njohim, pranojmë, çmojmë, festojmë dhe mbështesim dallimet. Ne qëndruam në solidaritet me njëri-tjetrin në edicionin tonë të parë  gjatë vitit të kaluar. Ishte kohë reflektimi, mirësie dhe kujdesi më shumë se gjithçka tjetër. Këtë vit fuqia jonë krijuese është thirrur në veprim për të luftuar padrejtësitë dhe paragjykimet të cilat bëhen ndaj personave me aftësi të kufizuar .

Artistë/e dhe aktivistë/e nga komunitetet lokale dhe ndërkombëtare do të mblidhen për të promovuar, frymëzuar dhe sfiduar në çdo mënyrë të mundshme realitetet aktuale . Nga shfaqja e filmave,  hapja e ekspozitës,performanca muzikore, diskutimet dhe konferencat, deri tek ndarja e cmimeve per filmat më të mirë,. Ne synojmë të mobilizohemi për ta ndryshuar qasjen ndaj aftësisë së kufizuar , si mënyra e vetme për të arritur barazinë politike, ekonomike, kulturore, personale dhe shoqërore.

Ju mirëpresim

01-02 Dhjetor  Kino Armata  Prishtinë ora 18:00 ceremonia e hapjes së festivalit

03 Dhjetor        Teatri Kombëtar  ora 18:00  ndarja e cmimeve,ceremonia e mbylljes së festivalit

Përzemërsisht  ekipi i Art Without Limit International Film Festival. /KultPlus.com

“Art Without Limit International Film Festival” shfaq filmat fitues për nder të ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar


Festivali i Filmit “Art Without Limit International Film Festival” në Prishtinë, me datën 03 Dhjetor 2020 për nderë të ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar do ti shfaq online  12 filmat fitues nga edicioni i parë i Festivalit “Art Without Limit International Film Festival”
Filmat që do të shfaqen janë filma me shumë çmime kinematografike, poashtu të shperblyer në Festivalin “Art Without Limit International Film Festival” nga juria profesionale në krye me Presidentin e jurisë Z. Veit Heiduschka – Producent nga Austria dhe fitues i çmimit OSCAR!
Filmat të cilët do të shfaqen janë;

“MATCH”
Regjia: Vincent Hazard, France
“LOOK BEYOND APPEAREANCES” Regjia; Dervin Usta, Turkey
“AN ELEPHANT ON THE MOON” Regjia; Benjamin Barthélémy,  France
“CUERDAS” Regjia; Pedro Solís García,  Spain
“MARTIN” Regjia; Donal Moloney, Ireland
“HOSPICE OF SANTA BARBARA – MANUEL’S STORY” Regjia;  Greg Kroes, Lou Figueroa, USA
“WAVE”  Regjia;  Benjamin Cleary,  Ireland
“DELIVERY BOY” Regjia; Vinicius Saramago, Brazil
“AZAR” Regjia; Diba Ehteshami, Iran
“ROUTINE” RegjiaBekim Guri, Kosovë
“DIMA’S GAME” Regjia; Oussayma Canbarieh,  Canada “BUILDING 50 HOMES IN MELAMCHI” Regjia; Justin Cava – Janes, Indonezia

Filmat do të gjinden në platfomat online të Festivalit ;
www.artwithoutlimit-filmfestival.com
https://www.facebook.com/Art-Without-Limit-International-Film-Festival-103329747916446 /KultPlus.com

Ndahen çmimet e“Art Without Limit International Film Festival”edicioni parë

Sot ka përfunduar  edicioni  i parë i Festivalit të Filmit “Art Without Limit International Film Festival”.
Ky Festival i cili ishte planifikuar  të mbahet në Kino Armata në Prishtinë, mirëpo për shkak të pandemisë covid 19 është mbajtur online nga data 28 – 30 Shtator 2020.
Mbylljen e Festivalit e kanë bërë Drejtoresha e Festivalit; Znj; Ganimete Sava dhe Drejtori Artistik; Burim Haliti, pasi deklaruan se Presidenti i jurisë së “Art Without Limit International Film Festival” njëherit fitues i çmimit OSCAR, Producenti Austriak Z.Veit Heiduschka së bashku me anëtarët e tjerë të jurisë Sadija Klepo nga Bosnia & Hercegovina, Monika Haas nga Gjermania, Jerzy Palatz nga Polonia, Dainel Edmondson nga Amerika, Shpend Bengu nga Shqipëria dhe Safete Rogova nga Kosova kan sjellur vlersimet e tyre dhe vendosur që të ndajnë 15 çmime në kategori të ndryshme:

FILMI MË I MIRË FICTION – në kategorinë GOLD ka fituar filmi
“Delivery boy” – nga Regjisori  Vinicius  Saramago – Brazil

FILMI MË I MIRË FICTION – në kategorinë  SILVER ka fituar filmi
“Wave” Regjia; Benjamin Cleary/ Tj O’Grady Peyton- Irlandë

FILMI MË I MIRË DOKUMENTAR – në kategorinë GOLD ka fituar filmi
“Look beyond appearances” Regjia; Dervin Usta- Turqi

FILMI MË I MIRË DOKUMENTAR – në kategorinë  SILVER ka fituar filmi
“Match” Regjia; Vincent Hazard – Francë

FILMI MË I MIRË ANIMACION në kategorinë GOLD ka fituar filmi
“Cuerdas” Regjia; Pedro Solis Garcia – Spanjë

FILMI MË I MIRË ANIMACION- në kategorinë  SILVER ka fituar filmi
“An elephant on the moon” Regjia; Benjamin Barthelemy – Francë

REGJIA MË E MIRË
“Wave” Regjia; Benjamin Cleary/ Tj O’Grady Peyton- Irlandë

SKENARI  MË I MIRË
“Wave”
Benjamin Cleary

KAMERA MË E MIRË
“Delivery boy”
– Joao Casalino – Brazil
“Martin”  Donal Moloney – Ireland

Çmimi  i veçantë “FUQIZIMI I GRUAS” i ndahet dy filmave
“Azar” Regjia; Diba Ehteshami – Iran
“Dimas game” Regjia Oussayma Canbarieh – Kanadë Dhe çmimi
“PROJEKTI MË I MIRË I PORTRETIZUAR” i ndahet 3 filmave
“Routine”
Regjia; Bekim Guri – Kosovë
“Building 50 homes in Melamchi” Regjia; Justin Cava Jones – Nepal
“Hospice of Santa Barbara- Manuel’s story, Regjia; Greg Krones – USA

Sot ka filluar zyrtarisht Festivali i Filmit “Art Without Limit International Film Festival” 1

Sot më datë 28.09.2020 ka filluar zyrtarisht edicioni i parë i Festivalit të Filmit “Art Without Limit International Film Festival” 1, ku nga 500 filma të cilët kan aplikuar, selektorët kan zgjedhur 40 prej tyre që të jenë pjesë e Festivalit.
Festivali “Art Without Limit International Film Festival” 1 ishte planifikuar të mbahej në Kino Armata në Prishtinë mirëpo për shkak të pandemisë covid 19 ky edicion po mbahet online nga data 28 – 30 shtator 2020.
Sot jan lansuar 13 filmat e parë në web faqen zyrtare www.artwithoutlimit-filmfestival.com dhe në faqen zyrtare në facebook; https://www.facebook.com/Art-Without-Limit-International-Film-Festival-103329747916446

Nesër me datë 29 do të publikohen 14 filmat e radhës, dhe me datën 30 shtator do të publikohen filmat e ditës së tretë!
Organizatorët e Festivalit “Art Without Limit International Film Festival” 1 kan planifikuar të ndajnë 11 ҫmime për filmat fitues, e ato janë;

Filmi më i mirë i luajtur (Golden and silver)
Filmi më i mirë dokumentar (Golden and silver)
Filmi më i mirë animacion (Golden and silver)

Regjia më e mirë
Skenari më i mirë
Kamera më e mire

Fuqizimi i gruas
Projekti më i mirë i realizuar

Juria profesionale në krye me presidentin e jurisë Producentin Austriak Z. Veit Heiduschka fitues I ҫmimit OSCAR, ka filluar ti vlerësoj filmat për secilën kategori, ku të mërkurën në mbrëmje me datë 30 shtator 2020 do ta bëjmë mbylljen e Festivalit dhe ndarjen e ҫmimeve për secilën kategori!

Trailer of AWLIFF
https://www.youtube.com/watch?v=_Z24mrgbBAA&t=18s