Historia reale e fotografisë që u bë viruale dhe u kthye në frymëzime artistike

Doktori amerikan Joseph Varon ngushëllonte një pacient të moshuar, pa e ditur që fotografia  e tij do të bëhej e njohur, shkruan KultPlus.

Fotografia ishte shkrepur në Ditën e Falenderimeve, teksa Varon po shfaqte një afërsi me pacientin e tij në spitalin United Memorial Medica Center në Hjuston.

Në një intervistë të dhënë për CNN, doktori tregoi historinë e këtij momenti që është kapur nga aparati fotografik.

“Ai është në të 70-tat. Po qante si një fëmijë. Unë e pyeta se çfarë kishte. Ai më tregoi se dëshironte të kishte pranë familjen. Po mendoja për këtë burrë dhe për qindrat herët që kjo ka ndodhur me pacientët e tjerë”, kishte treguar Varon.

Tutje ai përveç kësaj historie ka treguar se si po përballen me pacientët, duke tentuar çdo herë të jenë pranë tyre.

“Hyj në dhomat e tyre; ulem në shtratin e tyre dhe bisedoj me ta, sepse ata me të vërtetë kanë nevojë për dikë që t’u shtrijë një dorë. Dhe stafi im është shumë i mirë e bën shumë mirë këtë, por ne kemi kaq shumë pacientë sa që nuk mund t’i mbajmë dorën çdo pacienti. Mundohemi të jemi njerëzor. Disa prej tyre qajnë pa pushim. Kemi pasur raste kur kanë tentuar të hidhen nga dritarja, është e tmerrshme për ne”, ka shtuar doktori nga Hjuston.

Kujtojmë që këtë fotografi që tanimë ka pushtuar botën sociale, piktori Agim Sulaj e ka sjellur me magjinë e brushave, e që shumë shpejt artdashësit nga Tirana do të kenë rastin ta shohin për së afërmi në ekspozitën e tij personale. / KultPlus.com

Lulja ose një jetë e pikturuar në Prizren

Në prag të 70 vjetorit të lindjes dhe 50 vjetorit të krijimtarisë artistike të Luljeta Gorancit

Afrim Demiri

Nuk është lehtë të jesh prizrenas, aq më parë nuk është lehtë të jesh artist në Prizren. Estetika klasike e qytetit të lashtë të sfidon në çdo hap, ose si vlerë kulminante ose si preokupim, frymëzim i përhershëm që ta jep Prizreni. Këto ndjenja të mbizotërojnë, kur duhet të shkruash për Luljeta Kujtimi- Goranci, karikaturistën e parë në Kosovë dhe piktoren e dhjetra, qindra punimeve të shpërndara gjithandej nëpër botë.

Kur mendon se ke dalë nga një qytet muze dhe ke hyrë në një banesë prizrenase, mashtrohesh lehtë! Në të vërtetë nga muzeu i hapur, vizitori hyn në një galeri të hapur punimesh artistike, derisa mikëpritëse është vetë piktorja Lulja. Që në hyrje, në të dy anët e korridorit të pret portreti i të shenjtës Nanës Tereze, pastaj piktura e Hamamit të qytetit e zhytur në tone nostalgjike të kohës e deri tek ornamentet e ndryshme të enëve të qeramikës të cilat të ftojnë për një mëny të begat artistike.

 Prizreni në vitet e 70-ta, artit shqiptar i dhuroi dy karikaturistë, të cilët në punimet tyre nënshkruheshin me dy pseudonime karakteristike: njëri si “Therrë Murrizi” e tjetri si “Lulja”. Ishin këta Ramadan Zaplluzha dhe Luljeta Kujtimi-Goranci, që trokitnin fuqishëm në botën e artit. Luljeta, duke folur me pietet për Ramadanin e ndjerë, tregon se si  kishte filluar ta kultivoj artin e karikaturës.

“Në atë kohë isha e vetmja karikaturiste, fuqia shprehëse e karikaturës  më mahniste, më dukej se vija fitonte fuqi vetëm në karikaturë, duke shpalosur karakteret e inidvidit”, pohon Lulja, derisa kujton që në ndërkohë edhe Lule Krasniqi  kishte publikuar karikatura nëpër revistat tona të kohës dhe posaçërisht në revistën humoristike “Thumbi”.

Dy Lule sfidonin mentalitetin e kohës nëpërmjet artit të karikaturës. Karikaturat e saja, krahas edhe punimeve të tjera, në ekspozita kolektive ishin ekspozuar në Kosovë, Maqedoni, Vojvodinë , Shqipëri e gjetiu. Ndërkaq katër ekspozitat personale, Lulja në prag të 70 vjetorit të lindjes si dhe të 50 vjetorit të krijimtarisë së saj artistike, i kujton si katër ngjarje të veçanta të jetës artistike.

Qeramika, qelqi, letra, pëlhura janë materialet që piktorja Lulja, flet për strukturën, për vetitë dhe përshtashmërinë e tyre, derisa tregon se si i ngjyrosë me plot emocione. Mozaiqet, ornamentet dhe motivet janë të vjelura nga Prizreni, me kujdesin estetik.

Prizreni është motivi im i përjetshëm dhe nuk ka vepër art që e përfshinë të tërin, sa mendon që e ke krijuar një hark përfshirës tipik për të, sa të hapen edhe dhjetra të tjerë me plot motive”, shprehet ajo duke u ndjerë krenare që Prizrenit historik, ka arritur t’i dhurojë shumë punime të saj, të cilat ia shtojnë bukurinë atij.

“Me vite punimet e mia kanë qenë të ekspozuara në Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, ndjehem mirë që punimin tim të Mic  Sokolit, ua kam dhuruar trashëgimtarëve të familjes së tij, me rastin e 125 vjetorit të Lidhjes”, pohon Lulja.

Artit të saj ia shton  një përmasë të veçantë,  ndjenja e saj mirënjohëse.

“Nuk ka personalitet që ka mbështet çështjen tonë kombëtare, që nuk i kam punuar ndonjë vepër artistike, që nga çifti Klinton, Clarkut, kryetarit Bajden, e deri tek piloti i parë i NATO-s që  bombardoi Serbinë, etj”, thekson ajo.

Mirënjohja si art, apo arti si mirënjohje vijnë të bashkëdyzuara në krijimtarinë e zj.Lulja. Si kundërshpërblim, ajo na tregon dhjetra medalonësh falënderues, që kishte pranuar nga ata për punimet e saja. Shën Tereza, ishte motivi i saj i përhershëm.

“Nuk e di as vet, sa portrete të saja i kam punuar”, pohon ajo më zë të ultë, që kumbon si një lutje e qetë!

 Portreti  saj qëndron  edhe në Selinë e Vatikanit.

 “Është frymëzimi im, e ndjejë frymën e saj dhe dua ta zbatoj saherë që punojë më fëmijë me aftësi të kufizueme dhe të prekur nga Sindromi Down”, thekson ajo me modesti për punën e çmueshme që e bën falas, për bartjen e ndjenjës estetike të së bukurës tek fëmijët.

 Arti i Godancit, shpesh ka komunikuar me lexuesit, nëpërmjet ilustrimeve të aq shumë revistave dhe librave, qofshin shkollor apo artistik. Një poezi e poetit të vrarë nga serbët Ymer Elshani, ishte përcjellë me një ilustrim të saj, sikundër që poezitë e poetit të ndjerë rom Kujtim Paçakut, ishin ilustruar gjithashtu me punimet e saja.

“Ilustrimet e tilla janë një provokim i veçantë për piktorin, sikur hyn në një botë të huaj artistike, por pastaj e sheh se je identifikuar aq shumë me të sa prodhon vepra të fuqishme sa fuqia shprehëse letrare”, shpjegon ajo punën e saj si ilustratore  veprash.

Shija për estetizmin e saj, thotë se i buron nga nana e saj, kurse përkushtimi për punën, nga babai.

“Nana më njoftonte me veshjet tona popullore, me shoqen time të fëmijërisë, Edi Shukriun, në ditët e tregut në Prizren, shkonim nga një shitëse në tjetrën dhe i shikonim punimet e moçme, të qëndisurat në rrobet tona popullore”, kthehet në kohën e shkuar ajo, aty ku kishte filluar dashuria e saj edhe për modelimin dhe dizajnin.

Vajzat e saja Sivona dhe Albana kishin vazhduar punën e saj në modelim dhe dizajn, kurse Vlora iu kishte përkushtuar ekonomisë.

Ajo sot e asaj dite vuan pse nuk është bërë filigraniste, por motivet e filigranizmit i kishte transformuar në ornamentet e pasura të pasqyruara nëpër enë të rralla të qeramikës. Prizreni për të nuk ishte vetëm qytet historik, as vetëm kryeqyetet shpirtëror i shqiptarëve.

“Prizreni për mua është qytet art, artistikja në të pikon”, thekson ajo derisa ndjehet mirë që e ka bagatuar estetikën e tij, nëpërmjet shumë veprave.

Për Lulen, motivi i luleve mbizotëron nëpër punime. “Nuk është çudi shprehet ajo, janë të gjitha lule prizrenase, janë lule të fëmijërisë sime që janë kultivuar nëpër shtëpitë tona”, sqaron ajo kodin e fshehur krijues.

Laureatja e shpërblimit vjetor për kulturë në Prizren, dhe i shumë çmimeve dhe mirënjohjeve, kërkon që arti ta përçon ndjenjën e tolerances, përtej kufizimeve dhe urrejtjes.

“Arti duhet të provokon artistikisht, por nuk duhet të ngjallë urrejtje”, pohon ajo duke folur për kartikaturat e gazetës “Charlie Hebdo”. Ajo ndjente keqardhje që karikatura të ketë ngallë aq mllef. Sipas saj asnjë formë e artit nuk është krejtësisht realist, në çdo realizëm ka një tis magjik që e fuqizon veprën artistike.

Shumëçka ka mbetë peng në punën e saj 50 vjeçare. “Ende besoj që  kam kohë që pesë motive të parealizueshme deri  më sot, t’i realizoj”, pohon ajo.

Njërin prej tyre nuk e fsheh, synonte që portretin e nuses prizrenase, gjatë ceremonisë së zbukurimit me pika, ta përjetësoj në një pikturë. Pastaj heshtë pë një kohë! Mbase mendonte për Vrapuesen e Prizrenit, apo tek portreti i Bekim Fehmiut, ku ta dimë duhet ta presim ekspozitën e saj të pestë.

Akuarel, akuarel është fjala që e shqipton më së shpeshti gjatë bisedës, disi flet si për një gjuhë të saj ngjyrash dhe ka frikë se mos nuk po e kuptojmë që tonaliteti i ngjyrave për të është kryesori. “Jo të gjitha materialet janë të përshtatshme për akuarel, shpesh shkollat tona nuk i kushtojnë rëndësi punës praktike, por përvoja ime ka qenë mësuesja më e mirë për mua”, pohon ajo.

Degradimi i vlerave artistike në kohën tonë e zemëronte pa masë. “Artit i duhet promovimi i përhershëm, nuk kultivohen vlerat estetike ad hoc, tash u bë mirë që po kthehen disa Festivale, sikur ai i Karikatures në Ferizaj nga Shoqata “Hithi”’, komenton ajo.

Zbukurimi i vazove të ndjek në çdo kënd të banesës së saj, aty nuk kishte lule, por të punuara nga dora e zj.Lule ato vërtetë kundërmonin plot aromë artistike. / KultPlus.com

“Shtojzovalle”, murali që sjell artistikisht gruan në hapësirë publike

Gruaja merr banim artistikisht në muralin e titulluar “Shtojzovalle” të punuar nga Sabri Behramaj në qytetin e Mitrovicës, shkruan KultPlus.

Ky mural i cili nëpërmjet artit ngrit edhe një herë vëmendjen për gruan në qytetin e minatorëve, u realizua në kuadër të Festivalit të Letërsisë “Zana” nga Fondacioni Dhemetra. I punuar mjeshtërisht nga Behramaj, ky mbetet murali i tij i parë në hapësira publike të Mitrovicës për sulptorin e këtij qyteti.

Punimi “Shtojzovalle” ka sjellë ngjyra, vibrim, eho këngeje e tinguj grash në vallëzim në një hapësirë ku rindërtimi i qytetit, akoma na prezantohet vrazhdë”, thuhet në njoftim.

Ky aktivitet u përkrahë nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim, Green Fest 10, si dhe SHFMU “Anton Zako Çajupi” në Mitrovicë. / KultPlus.com

Arti kumanovar merr banim përmes një ekspozite në Galerinë Oda në Shkodër

Medina Pasoma

Frymëzimeve të 5 artistëve nga Kumanova, Shkodra ia hapi dyert nëpërmjet Galerisë Oda. Syri i publikut u ndesh me veprat artistike të ekspozitës  “Arti kumanovar në Odën Shkodrane” pikërisht në ditën e 28 Nëntorit, për të bindur edhe njëherë unifikimin që ka krijuar arti ndër vite dhe vazhdon ta bëj edhe sot, shkruan KultPlus.

Përderisa pandemia ndikoi në zbehjen e jetës në shumë drejtime, krijimtaria artistike i fali gjallëri shkodranëve për kremtimin e Ditës së Pavarësisë. Jo rastësisht u zgjodh kjo datë, e që nëpërmjet punës së Osman Demirit, Elita Halitit, Armend Ademit, Ardian Kadrijës dhe Dali Alilit u arrit bashkimi i dy qyteteve shqiptare.

Botëkuptimet dhe krijimtaria e këtyre 3 piktorëve dhe 2 fotografëve u shpalosën në forma të ndryshme të shprehjes artistike, duke lënë shenja autoriale në pikturë, skulpturë dhe fotografi.

Pronarja e Galerisë Oda, Rozafa Shpuza në hapjen e kësaj ekspozite u shpreh se ndjehej e lumtur që u bë nikoqir i artit të kumanovarëve.

“Edhe në këto kushte pandemie ne menduam të festojmë me art. Nuk ka kurrgjo ma të mirë se arti për me i ngroh shpirtrat, e Shkodrës ia shtuan një vlerë nëpërmjet ekspozitës në Galerinë Oda”, u shpreh Shpuza.

Në anën tjetër KultPlus ka zhvilluar një intervistë me Vlora Demirin, e cila përtej të qënurit një kritike e artit, është kujdesur edhe për prezantimin e artistëve dhe tekstin e katalogut të ekspozitës “Arti kumanovar në Odën Shkodrane”.

Demiri vlerëson se këta 5 artistë ishin dëshmi se as ky vit ‘i brishtë’ nuk arriti t’i mposht artistët dhe fuqinë e veprave të tyre, të cilat sipas saj gjetën “prehje” në Galerinë Oda.

“Interesi i publikut shkodran dhe më gjerë ndaj kësaj ekspozite bëri të ditur që pavarësisht çdo rrethane, nëntori vazhdon të mbetet muaji që i zhduk kufijtë fizik dhe shpirtërorë në mes trojeve shqiptare dhe shqiptarëve anembanë botës dhe se arti është e vetmja ikje e pastër nga ky realitet”, theksoi Demiri.

Vlora vazhdon tutje të thotë se arti është liri, në të cilin çdo artist e gjen veten e tij. Për të arritur deri te kjo gjetje mjafton të ekzistoj dëshira dhe qasja shpirtërore e artistit.  Ndërkaq ajo vlerëson se këta artistë nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut e kanë arritur këtë nivel, e sidomos duke ardhur me forma të ndryshme artistike.

“Ndryshimi i shprehjes artistike tek këta artistë shkrifet dhe kthehet në një masë homogjene në momentin që ne ngelim ballë përballë me qëllimin e tyre. Secili u përfaqësua me nga një vepër dhe fakti se çdo njëri nga artistët erdhi me një triptik, na bën të kuptojmë që janë copëzat, ato të cilat krijojnë një tërësi. Dhe ky është dhe mesazhi kryesor i kësaj ekspozite”, shprehet Demiri.

Vlora Demiri beson se në periudha të ndryshme kohore arti ka promovuar gjenialitetin e kohës, e që shumë shpesh ka ekzistuar censura, duke i robëruar autorët që të mos kenë liri shprehëse. Ndërkaq pikërisht arti bashkëkohor, ia mundësoi krijuesve të shprehen ashtu siç vetë dëshirojnë, e që e tillë është edhe ekspozita “Arti kumanovar në Odën Shkodrane”.

“E bukura e kësaj ekspozite është që del nga ato që jemi mësuar t’i shohim dhe pavarësisht mënyrës së shprehjes vë pikën në qëllimin dhe mesazhin e artistëve dhe jo në mënyrën se si ata kanë ardhur deri tek ky qëllim”, shpjegoi Demiri.

Ashtu siç dallon njeriu nga njeriu, njësoj dallon edhe forma individuale e shprehjes artistike. Mirëpo, bashkimin e 5 artistëve që secili ka veçantitë e veta, Vlora Demiri dëshiron t’i sheh me një sy unifikues, ashtu edhe siç kanë ardhur në një ekspozitë të vetme.

“Kam përshtypjen që do të ishte shumë më e denjë t’i shohim në tërësi dhe jo të ndarë. Edhe fotografia e Osman Demirit dhe Dali Alilit, edhe pikturat e Elita Haliti dhe Armend Ademit, por dhe skulptura e Adrijan Kadrijës janë lutje me të cilën autorët i drejtohen shikuesit për të rindjerë dhimbjen e patologjisë tonë kolektive si popull”, vlerëson Demiri

Tutje, ajo vazhdon të besoj se e veçanta e këtyre 5 krijuesve mbetet te ikja e tyre nga shprehja narrative që zakonisht bëhet për të shënuar data të caktuara, madje edhe se nëpërmjet gjuhës së fuqishme të artit ata mishërojnë realitetin dhe problemet me veprat e tyre.

“Në veprat e tyre nuk u jepet vend datave, personaliteteve dhe ngjarjeve konkrete të historisë, por ata shpalosin hapësirat që duhet mbushur, të mbetura në mes kronologjisë së arritjeve tona si popull”, thekson Demiri.

Vlora tutje shprehet se këto vepra janë thirrje ndaj publikut që të dalin “nga vegimi i dalldisur që zakonisht e shohim në këto data të veçanta dhe të kthehemi nga e ardhmja dhe të veprojmë për të”.

“Me një qasje konceptuale dhe me një shprehje bashkëkohore ata arrijnë të shtjellojnë problemet qindra vjeçare të popullit tonë”, vlerëson ajo.

Vlora e ndërlidh edhe vendin ku është shfaqur kjo ekspozitë me simbolikën e emërtimit përgjatë historisë. Kështu ajo krijon udhëkryqe mes odave shqiptare dhe Galerisë Oda.

“Kjo odë shkodrane ishte pikërisht ajo ku përsëri u shpalosen dhe ‘u diskutuan’ problemet më me zë të popullit tonë. Kumanova respektoi mikpritësen me një art të denjë ashtu siç e meriton një vend si Shkodra, i njohur për mikpritjen e saj”, sqaron Demiri.

Për Vlorën kjo ekspozitë mbetet një tentative dhe lutje për bashkim si dhe një pasqyrë e gjendjes popullore.

“Është pikërisht kjo qasje e sinqertë e artistëve ajo që i bën ata të veçantë në përzgjedhjen e ekspozimit të këtyre problemeve, pikërisht në këtë datë kaq të rëndësishme për ne”, sqaron Demiri.

Ekspozita “Arti kumanovar në Odën Shkodrane” do të mbetet e hapur për një muaj për artdashësit shkodran në Galerinë Oda. / KultPlus.com

Ankandi artistik që është bërë viral, mbështet familjet e grave të zeza të vrara nga policia

Cardi B është në mesin e 100 artistëve që kanë kontribuar për një ankand të ri në internet të quajtur “Show Me the Signs”.

Reperi përdori një copë kartoni për të shkruar emrat e 34 burrave dhe grave të zeza të vrara nga policia, të tilla si Sandra Bland, Eric Garner dhe Breonna Taylor, bashkë me frazën “Thuaji Emrat e tyre”, shkruan The Guardian, përcjell KultPlus.

“Ne duam të dërgojmë një mesazh që jeta e gjithësecilit ka rëndësi, ju nuk mund ta thoni atë mesazh kur po lini jashtë gratë e zeza”, tha Shermena M Nelson,  drejtore e programeve në Forumin e  Politikave Afrikano-Amerikane, i cili është organizator i ankandit.

Fondet e mbledhura nga ankandi online në Artfizz, i cili mbyllet më 30 nëntor, do të shkojnë në Rrjetin e Nënave #SayHerName të AAPF, i cili ndihmon në sigurimin e strehimit, tarifave ligjore dhe kostove të tjera për nënat e grave që janë vrarë nga policia.

“Ka një kosto për vdekjen, ajo shkon përtej shpenzimeve të varrimit dhe përfshijnë ato financiare, shëndetsore e mendore. Humbja tragjike e dikujt ua ndryshon strukturën familjare. Ne po përpiqemi t’i mbushim boshllëqet aq sa kemi mundësi” , tha Nelson.

Shumë prej veprave të artit janë në formë protestuese, si ajo e Billie Eillish që thotë “Stop Vrasjes së njerëzve të zinj”.

 Artistë të tjerë që janë pjesë e ankandit janë Jim Carrey, David Hockney, Rashid Johnson, George Condo dhe Marilyn Minter.

Artistja nga Los Angeles, Delia Brown ka paraqitur një vepër arti që përmban emrat e grave të zeza të vrara nga policia,  shoqëruar me moshat e tyre, të cilat variojnë nga 26 deri në 72 vjeç. Në fund të veprës artistike shkruhet: “Unë nuk duhet t’i di emrat e tyre”.

“Është e vështirë të bësh një vepër arti për mungesën e drejtësisë, të cilën e përjetuan familjet e këtyre vajzave dhe grave. Unë i lashë shifrat të flasin vet, në një periudhë 5 vjeçare, vetëm dy oficerë u akuzuan për vrasjen e 48 grave dhe vajzave të pafajshme, të cilat ata duhej t’i mbronin”, u shpreh Brown.

Shitjet nga ky ankand do të ndihmojnë për financimet e tafiave shëndetësore, ligjore dhe anëtarësimin e më shumë grave në Rrjetin e Nënave. / The Guardian/ KultPlus.com

Festivali i komuniteteve rom, ashkali, egjiptas bashkoi të rinj të talentuar

Diskrimineve dhe paragjykimeve për ta, ata kanë vendosur t’iu përgjigjen nëpërmjet sukseseve dhe rrëfimeve rrëqethëse të rrugëtimit të tyre. Festivali Multikulturor nën moton “T’i festojmë ngjashmëritë tona” bashkoi të rinj të talentuar të komuniteteve ashkali, rom dhe egjiptian, shkruan KultPlus.

Shoqërisë e cila shpesh ka tentuar t’ia ‘ndal’ zërin, i folën nëpërmjet artit, duke i kthyer frymëzimet artistike thirrje për trajtim të barabartë dhe diversitet. Edicioni i dytë i festivalit multikulturor u zhvillua përgjatë datave 16-20 nëntor, nën organizim e OJQ ‘Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo’.

Festivali ballinën e së cilës e zbukuroi laramania e ngjyrave, pati thirrjen e bashkëpunimit dhe të jetesës harmonike, duke e kuptuar dhe pranuar njëri tjetrin. Kur ky qëllim do të arrihej, edhe ngjyrat nuk do të mbetnin vetëm në korrnizat e simbolikave por, do të bëheshin pasqyrë e realitetit.

Mirëpo, përbrenda këtij festivali nuk ishin vetëm ngjyrat ato që kishin laramani. Edhe fryma e aktiviteteve që u bë bashkim i shumë të rinjve të talentuar në fusha të ndryshime ishte i tillë. Vendtakim i shumë shkrimtarëve të rinj, piktorëve, sportistëve, artistëve dhe rrëfyesve të storieve të tyre ishte Festivali Multikulturor.

Anipse pandemia pamundësoi organizim e tërësishëm të çdo aktiviteti të planifikuar, sërish nuk munguan as ato fizike. Një ndër to ishte edhe inciativa për të kaluar një pasdite me familjet e komuniteteve në mënyrë që të dëgjohen drejtpërdrejtë sfidat, vështirësitë dhe gjjithçka tjetër që ballafaqohen ata.

Festivali mundësoi edhe komunikimin institucional, duke organizuar takime me kryetar të komunave të Vushtrrisë, Kaçanikut dhe Prizrenit. Të rinjtë e komuniteteve patën rastin të shprehin haptazi brengat e tyre dhe kërkesat nëpër komunat e tyre.

Siç është duke ndodhur në mbarë globin, edhe në këtë festival të pranishme ishin aktivitetet digjitale. Transmetimi i shfaqjes teatrale “Keqap Skola” nga teatri Rom “Nexhip Menekshe”, interpretimit për martesat e hershme nga shkrimi i bukur i Remzie Markeshit, i stories së kampionit të garave ndërkombëtare në karate Sefer Bajramit, rrëfimit të rrugëtimit si aktivist të Gazmend Qyqallës, mesazheve frymëzuese të Kendiza Lalës, koncertit solistik të talentit Daniel Eminovic, interpretimit rrëqethës ‘’Unë jam Minoritet’’ të Medina Asllanit, monologut në gjuhën rome të Edis Galushit, poezisë dramatike të Linda Hysenit dhe monologut për martesat e hershme nga Mirëzana Jashari ishin disa nga to.

Në anën tjetër, përtej fjalës dhe artit skenik, edhe arti pamor morri vend në këtë Festival. Një mural në Gjakovë është zbukuruar nga punimi artistik i Mimoza Rracit, e cila pikturoi një glob dhe dy duar me nacionalitete të ndryshme, e që shtrijnë duart ndaj njëra tjetrës si simbol i diversitetit.

Festivali multikulturor u përmbyll suksesshëm më 20 nëntor, duke përquar mesazhe të solidaritetit dhe diversitetit. / KultPlus.com

36 vite nga vdekja e aktores Jolanda Shala, e cila çdo rol që i besoj e ‘qëndiste’

36 vite më parë vdiq aktorja Jolanda Shala në moshën 37 vjeçare, e cila shquhej për rolet e saj në teatrin e atëhershëm të Shkodrës, shkruan KultPlus.

Jolanda Shala ishte aktore e Estradës Profesioniste të qytetit të Shkodrës. Ajo morri pjesë në 60 shfaqje, duke jetësuar rreth 180 role.

E njohur edhe me nofkën ‘’Landi’’, kujtimi i saj mbetet i gjallë nëpërmjet premierave artistike si “Ballafaqimi”, “Nën tik-takun e orës”, “Shigjeta thumbuese”, “Laj e shplaj, qit në diell e thaj”, “Peshqeshi i fundit”, “Ngjyrat pranverore”, “Fundi i një komedije” dhe shumë të tjera.

Për artin e saj kishte shkruar edhe Xhahid Bushati në librin ‘’Teatri ‘’Migjeni’’, kujtesa e një qyteti’’, në të cilën shpjegonte gjerë e gjatë jetën, personalitetin dhe veprën e Jolanda Shalës.

‘’Çdo rol që i besohej kërkonte e këmbëngulte që atë figurë që krijonte ta plotësonte derisa të shfaqej si karakter i plotë. E qëndiste. Ishte e kujdesshme qoftë edhe për një përparëse të vogël që i duhej personazhit, pa le për garderobën e rëndë. “Duke parë natyrën e saj si aktore, – do të thoshte, në një bisedë vite më parë, regjisori Paulin Sekuj, – Jolanda punonte ngadalë e me kujdes. I kushtonte vëmendje detajit për të tipizuar më mirë personazhin e për të krijuar doemos situatën humoristike’’, kishte shkruar Bushati.

Kujtimi i Jolanda Shalës do të mbetet i përhershëm nëpërmjet artit. / KultPlus.com

Një dëshmi e bukur historike, teatri romak ‘’Aspendos’’ në Turqi

Monumentet e trashëgimisë kulturore janë dokumentuese të jetesës aktive të popujve dhe të historisë përgjithësisht. I tillë është teatri ‘’Aspendos’’ në Serik të Turqisë, që është një vlerë antike në vete, shkruan KultPlus.

Ky teatër na jep një vështrim se si ishte jeta në vitet 160 para erës sonë.

I ndërtuar gjatë sundimit të perandorit romak Marcus Aurelius, ky teatër përmban mbishkrime në muret e tij që na tregojnë  për arkitektin grek, Zenon, i cili lindi në Aspendos.

Akustika e teatrit është spektakolare dhe është projektuar të përshtatet për 7,300 deri 7,600 njerëz.

Ndryshe nga shumë teatrot e tjerë në botë, teatri i Aspendos iu nënshtrua një rindërtimi të shekullit të 13-të./ KultPlus.com

‘’Eja e dashur’’, nga zëri i bukur i Nijazi Bytyqit

Nijazi Bytyqi ishte ndër këngëtarët e parë të muzikës zbavitëse në vendin tonë, ndërsa gjithashtu shquhej për interpretim të shkëlqyeshëm të këngëve qytetare.

Ai konsiderohej si një ndër këngëtarët më të mirë shqiptar të gjeneratës së vetë, ku gjatë karrierës së vetë ka pasur një numër të madh të këngëve.

Këngëtari i mirënjohur prizrenas, Nijazi Bytyqi që për shumë dekada i ka kënduar dashurisë, ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare. Mirëpo, ajo që ka mbetur pas nga ai është krijimtaria e tij artistike.

Një ndër këngët e tij është edhe ‘’Eja e dashur’’, e cila shquhet për melodinë e qetë dhe tekstin e saj të bukur, e që KultPlus ua sjell:

Ti eja, eja e dashur

Unë të dua

Ti eja në ëndrrat e mia më të bukura

Ti eja, eja e dashur

Unë të dua

Ty të adhuroj

Ti eja, eja e dashur

Unë të dua ty gjithmonë të adhuroj

Ti eja, eja e dashur

Unë të dua

Ti eja në ëndrrat e mia më të bukura

Ti eja, eja e dashur

Unë të dua, ty të adhuroj

Ti eja, eja e dashur

Se ti më je gjithmonë në kujtime

Ti eja, eja e dashur

Unë të dua, ty të adhuroj

Ti eja, eja e dashur

Se ti më je gjithmonë në mendime

Ti eja, eja e dashur

Unë të dua, ty të adhuroj

Ti eja, eja e dashur

Se ti më je gjithmonë në kujtime

https://www.youtube.com/watch?v=G50sAp4LRhI&ab_channel=Adler-X2 . / KultPlus.com

Dyer dhe dritare antike të Prizrenit u shfaqën në instalacionin artistik të Valtida Shukriut

Qytetin antik të Prizrenit së fundmi e ka zbukuruar instalacioni artistik në hapësirë publike ‘’T’pres n’derë-dritare’’ nga Valtida Shukriu, shkruan KultPlus.

Shukriu e cila vie nga një familje e Prizrenit, përtej studimeve të saj për drejtësi, merret aktivisht edhe me krijimtari. Rrugëtimi i saj me artin kishte nisur në vitin 2017, e cila nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë krijimin e profilit për dyert dhe dritaret e shtëpive të vjetra të Prizrenit.

Tanimë, kjo vlerë e trashëgimisë kulturore ka ardhur në formën e një instalacioni artistik në shëtitoren e lumit Lumbardh në Shadërvan të Prizrenit.

‘’T’Pres N’Derë-Dritare’’ përfshinë 8 dyer dhe 4 dritare që kryesisht i përkasin stilit otoman, nga shekulli XIX. Ndërsa përbrenda këtij instalacioni për të shikuar fotografitë e prezentuara të dyerve dhe dritareve ekzistuese është hyrë përmes dyerve të vjetra, që vizitorët të mësohen se si hapet dera e Prizrenit dhe të dilet nga po ajo derë.

Ky instalacion artistik vazhdon ende të jetë i ekspozuar në qytetin e bukur e antik, teksa prezantimi i 415 fotografi të dyerve, dritareve dhe aksesorëve të këtyre objekteve nga qyteti i Prizrenit është duke u bërë në profilin: https://www.facebook.com/prizrendoorsandwindows/ ./ KultPlus.com

Art me mbetjet e shpërthimit që ndodhi në Liban

Hayat Nazer, është artistja libaneze e cila ka mësuar ta kanalizojë hidhërimin dhe dhimbjen e saj përmes veprave të artit. Ajo ishte në rrugën e saj për në Bejrut më 4 gusht kur një rezervë masive e nitritit të amonit shpërtheu në port, duke vrarë 190 vetë, plagosur më shumë se 6,000 vetë dhe duke lënë më shumë se 300,000 të tjerë të pastrehë nga ky shpërthim ku e gjithë bota ishte dëshmitare.

Shpërthimi më theu zemrën shprehet artistja dhe sikurse shumë banorë të tjerë, ajo kontribuoj në përpjekjet për të pastruar mbeturinat dhe për ta rikthyer qytetin në lavdinë e tij të dikurshme.

Ky ishte edhe momenti kur asaj i lindi ideja për të përdorur disa nga ato objekte që gjeti për të krijuar një statujë që mund të frymëzonte njerëzit për t’u bashkuar dhe rindërtuar vendin.

“Kur ndjehem në atë mënyrë, thjesht përpiqem të ndihmoj dhe të rregulloj dhe shëroj përmes artit, kështu që kjo është mënyra ime e pranimit të realitetit”, shprehet ajo.

Artistja libaneze bëri një statujë të një gruaje duke përdorur xham dhe rrënoja nga shpërthimi i portit të Bejrutit. Skulptura e përberë nga mbeturinat e shpërthimit përshkruan një grua me flokë të gjatë e cila mban në dorë flamurin e Libanit.

Për javë të tëra, Nazer eci rrugëve të Bejrutit, duke mbledhur metale, xhama të thyer dhe sende të hedhura të njerëzve për ti përdorur në skulpturë.

“Unë udhëtova në shtëpitë e njerëzve pasi ato u shkatërruan nga shpërthimi dhe u thashë atyre, unë thjesht dua që të më jepni gjithçka që mund ta përfshij dhe për t’ju bërë pjesë të skulpturës sime”, tha Nazer.

“Njerëzit më dhanë gjëra kaq të vlefshme, gjëra nga fëmijëria e tyre por edhe sende të gjyshërve e tyre që vdiqën në luftën civile”, u shpreh ajo.

Artistja vlerëson krijimin e saj si një objekt shumë të rëndësishëm pasi ajo mbart kujtime, emocione dhe pjesëza të jetës se qytetarëve të Bejrutit të cilët patën pasoja shumë të rënda në atë shpërthim.

Nazer krijoj një grua duke ngritur flamurin e Libanit. Skulptura, akoma edhe sot nuk ka një emër, madje pjesë e saj është edhe një orë e dëmtuar, e cila ka ngelur e fiksuar në 6:08 minuta, që është edhe momenti i shpërthimit të madh në Liban.

Nuk është hera e parë që artistja ka krijuar vepra arti të frymëzuar nga problemet shoqërore dhe politike të Libanit. /atsh/ KultPlus.com

Berat Hasani, artisti i portreteve me ngjitës bëhet pjesë e festivalit të artit në Danimarkë

Suada Qorraj

Arti ngërthen në vetvete të bukurën, pasionin por edhe të pazakontën. Të bësh art nuk do të thotë që çdo herë të kesh hapësirën më të madhe, apo mjetet më të sofistikuara, mjafton të mbash në vete talentin dhe vullnetin e punës. Krahas talentit të madh që zotëronte, artistit Berat Hasani i mjaftuan ngjitëset dhe fletët e bardha për të sjellë në jetë portrete sa të pazakonta, por po aq edhe të bukura, shkruan KultPlus.

Në një intervistë për KultPlus, Hasani ka treguar se ishte fillimi i shkurtit të këtij viti koha kur ai filloi që të merrej më shumë me vizatime, ilustrime, fotografi e më pas edhe në ngjitës/tape art. Puna e tij u intensifikua edhe më shumë gjatë kohës së pandemisë, sidomos në periudhën kur i gjithë vendi ishte në izolim.

Berat Hasani ka rrëfyer se punimi i portreteve me ngjitëse filloi në një mënyrë krejtësisht rastësore, ishte pikërisht oferta në zbritje prej 10 ngjitësve që e shtyu artistin për të provuar diçka të re.

“Krejt rastësisht kam filluar, isha një ditë në shitoren ku furnizohem me material për art, ishte një ofertë në zbritje prej 10 ngjitëseve. I bleva se më pëlqyen shumë, mendova se mundem të bëjë  diçka me to, ndonjë kompozicion me ngjyra”, ka thënë ai.

Puna me ngjitëse, krijimi i portreteve të deritanishme i kujton atij kohën e studimeve, periudhën në të cilën ai studionte në fakultetin e arteve. Ngjitëset siç thotë ai, krahas periudhës së studimeve i sjellin ndër mend edhe grafikën.

Hasani deri më tani ka realizuar një numër të madh të portreteve me ngjitëse, ku ka sjellë ikona të artit botëror e shqiptar, si Metalica, Frida Kahlo, Fadil Vokrrin, Rita Orën, Bekim Femiun e shumë të tjerë. Ai ka treguar se puna e tij përfshinë një proces të gjatë sepse ai duhet të zgjedh portretin, të gjej foton e përshtatshme, ta vizatoj atë me laps e krejt ne fund ta qëndisë me ngjitës.

“Së pari zgjedh portretin të cilin dua ta punoj, pastaj gjej një foto të përshtatshme për ta kthyer në tape art më pas e vizatoj me vija të lehta e krejt në fund e qëndisi me ngjitës”, ka rrëfyer artisti.

Nisur rastësisht, arti i Berat Hasanit po merr dimensione më të gjera. Ai tashmë do të jetë pjesë e festivalit të artit me ngjitës në Danimarkë “Tape art festival Koge 2020”.

“Pjesëmarrja ime në këtë festival është inspirim i madh që të vazhdojë të punojë me këtë teknikë dhe të kalojë në dimensione më të mëdha”, ka thënë ai.

Meqenëse tema e edicionit të sivjetëm të festivalit, “Tape art festival Koge” është fuqia e gruas, ai ka zgjedhur që përmes artit të tij me ngjitëse të paraqes piktoren e kalibrit botëror Anna Ancher.

“Tema e festivalit është Fuqia e gruas, unë para se të vija këtu kam bërë një hulumtim për gratë e fuqishme në Danimarkë dhe njëra prej tyre më ka lënë shumë përshtypje e ajo është Anna Ancher, një piktore e kalibrit botëror për të cilën nuk kam dëgjuar më herët. Kam marr një pikturë të saj si inspirim dhe me një intervenim të vogël do e paraqes në dimensione e koncept tjetër”, ka vazhduar rrëfimin e tij artisti.

Krejt në fund ai ka thënë se përgjatë punës së tij për këtë festival po has në vështirësi për shkak të erërave të mëdha që fryjnë kohë pas kohe. Berat Hasani ka shtuar se shpreson që përmes artit të tij të arrijë të inspiroj të tjerët që në të ardhmen edhe ata të kenë inspirim dhe hobin e tyre artin./ KultPlus.com

Artisti që transformon ndërtesat e mërzitshme në vepra arti (FOTO)

Misioni i artistit francez Julien “Seth” Malland, ose Globepainter si e quan ai veten, është të mbuloj botën me artin e tij shumëngjyrësh.

Orgjinaliteti i artit të tij qëndron në përfshirjen e simboleve lokale dhe subjekteve që e rrethojnë. Mesazhi i pikturave është i gjallë dhe politikë në të njetën kohë.

“Jam frymëzuar nga mjedisi ku jam duke pikturuar. Mund të jetë një situatë sociale, kulturore ose politike, ose vetëm forma e murit”, tha Malland. Kur u pyet se sa kohë duhet për të krijuar një pjesë, artisti tha: Mund të duhen disa orë për një copë të vogël dhe për muret e mëdha – nga tre ditë në një javë.

Artisti me origjinë nga Parisi ka qenë aktiv që nga vitet ’90. Ai botoi dy libra për udhëtimet e tij dhe artin në rrugë. E fundit quhet “Extramuros”. / KultPlus.com

street-art-seth-globepainter-julien-malland-52__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-53__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-54__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-56__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-57__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-58__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-59__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-47__880street-art-seth-globepainter-julien-malland-40__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-37__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-39__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-41__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-42__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-43__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-44__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-45__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-46__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-34__880Seth përpiqet të përfshij në artin e tij edhe komunitetin lokal. Një nga mënyrat është fotografimi i tyre pranë pikturave murale. street-art-seth-globepainter-julien-malland-36__880 1541__880 1890347_763027820403756_608340010444272286_o1__880 20160116_0837040__880 julien-malland-k-live-festival-wonderbrunette-32__880

13 ditë izolimi, i shërbejnë artistit Asdren Spahija për realizimin e një murali të mrekullueshëm për nipin

Në këto ditë izolimi ku e gjithë bota po përballet me virusin Covid-19, mënyra më e mirë për t’i kaluar ditët është përmes artit. Muzika, piktura, leximi e filmi, janë vetëm disa nga artet që i bëjnë më të lehta këto ditë, shkruan KultPlus.

Kemi dëgjuar kënga nga më të ndryshmet duke u kënduar nga ballkoni apo në ndonjë ambient shtëpie, kemi parë libra e filma nga më të ndryshmet teksa propozohen për lexim, por artisti Asdren Spahija ka vendosur që këto 13 ditë izolimi të ja kushtoi nipit të tij.

Me artin e tij, në një nga muret e shtëpisë ai ka vendosur të realizojë një mural me personazhet e preferuara të nipit.

Personazhet e përrallës së njohur për fëmijë “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët” në gërshetim të disa përrallave të Disney, si: Bambi, Liza në botën e çudirave, Sirena e vogël, Pitër Pan e Pinoku, janë jetësuar në murin e shtëpisë së artistit, duke i dhënë kështu ambientit një pamje plot jetë. Kjo padyshim që do ta bëjë më të bukur botën e fëmijës që ka disa ditë që është izoluar bashkë me gjithë familjen.

“Në këto ditë të vështira të izolimit, po tentojmë që në shtëpinë tonë të ia bëjmë nipit tim 2 vjeçar ambientin e shtëpisë sa më atraktiv. Ky është një mural i realizuar nga unë në këto 13 ditët e fundit në izolim dhe i kam pikturuar personazhet e tij të preferuar”, ka thënë Asdreni për KultPlus.

Procesin e punës, nga fillimi deri në fund, Asdreni është përkujdesur ta incizoj e ku pas përfundimit e ka publikuar në YouTube.

Për të parë punën e Asdrenit në vazhdimësi ju mund ta ndiqni atë në rrjetin e tij social Instagram. / KultPlus.com

Të ruash qetësinë është art

Na ndodh çdo ditë që të nervozohemi dhe të humbin qetësinë por harrojmë se në fakt qetësia duhet ruajtur për të mirën e shëndetit tonë fizik e mendor. Në fund të fundit të ruash qetësinë është edhe art.

Ja pesë strategji të mençura që duhet ti keni parasysh herën tjetër kur të nervozoheni:

Njihni kë kini përballë, por mbi të gjitha njihni veten

Njohja e të tjerëve nënkupton mençuri, por njohja e vetes është një iluminim i vërtetë. Por pse duhet të njohësh veten për të debatuar në mënyrë efektive?

Për të mos humbur qetësinë, ne duhet të punojmë për forcën tonë të brendshme, sigurinë tonë dhe vetëvlerësimin tonë.

Nëse dikush ju thotë se jeni i paaftë ose keni një ego të pamatë, deklarata të tilla nuk duhet t’ju dëmtojnë në asnjë mënyrë, sepse e njihni mirë veten tuaj.

Ajo që nuk është e vërtetë, pra, nuk mund dhe nuk duhet t’ju lëndojë.

Për të triumfuar në një diskutim, është më mirë të njihni dobësitë e personit tjetër. Duke ditur, për shembull, se ata që janë para nesh kanë vetëbesim të ulët ose që transformojnë pasigurinë në agresion, ne do të jemi më të relaksuar, më të sigurt në veten tonë.

Njohja dhe aftësia për t’u lidhur me veten dhe me ata që kemi para nesh, na jep më shumë kontroll mbi situatën.

Në çdo debat, fikni emocionet negative

Për të mos humbur qetësinë gjatë një debati, duhet të mësoni të kontrolloni emocionet tuaja negative. Zemërimi, krenaria, inati, tradhëtia, nervozizmi … janë të gjitha emocione që na vënë në mbrojtje dhe që na shtyjnë për të sulmuar personin tjetër.

Një debat është arsyeja kryesore përse shpesh humbni kontrollin, ndaloni argumentimin në mënyrë logjike dhe bini në qortime dhe dialogje sterile, që nuk çojnë askund.

Për të marrë frenat e situatës, bëni kështu:

  • Shikoni situatën nga jashtë, të qetë.
  • Asgjë nuk mund të të dëmtojë prej aty, jeni mirë me veten, jeni të përqafuar nga vetë-vlerësimi juaj.
  • Tani shqyrtoni se cilat argumente mund të përdorni për të sqaruar situatën.

Mos u përgjigjni menjëherë, merrni pak kohë

Në diskutimet sterile, bashkëbiseduesit nuk dëgjohen mes tyre, pyetjet mbivendosen me përgjigjet dhe, pas ca kohe, përdoren komentet helmuese, kritikat jo konstruktive dhe frazat për të cilat, më vonë mund të pendohemi.

Cili është qëllimi? Natyrisht për hiçgjë.

  • Për t’i dhënë formë një diskutimi të frytshëm në të cilin gjithmonë mund të ruajmë qetësinë, është e këshillueshme që të marrim kohë për t’u përgjigjur. Nuk ka nxitim.
  • Dëgjoni me kujdes atë që thotë tjetri. Analizojeni.
  • Rregulloni ndikimin që mund të ketë tek ju dhe pastaj mendoni për një përgjigje.

Megjithatë, mbani mend: kjo përgjigje nuk duhet ta rrisë tensionin.

Nëse shihni se diskutimi nuk po shkon askund dhe shërben vetëm për të qortuar dhe për t’u pushtuar nga emocionet negative, ndaleni.

Mos harroni se ka diskutime që nuk meritojnë as të adresohen.

Merrni frymë thellë

Kur jemi në gatishmëri, kur jemi në një debat, truri e interpreton pothuajse si një kërcënim.

Është atëherë që ndodhin disa reaksione: dridhje, frymëmarrje e vështirë, gojë e thatë, dhimbje stomaku, e kështu me radhë.

Për të mos e humbur qetësinë gjatë një debati, nuk ka asgjë më të mirë se rregullimi i frymëmarrjes.

Për ta bërë këtë, do t’ju duhet të merrni frymë thellë dhe të nxirrni frymë me lehtësi. Një trup më i qetë arsyeton më mirë.

Stërvituni me qetësinë e brendshme: Përgatituni për sfidat e përditshme të jetës

Jeta jonë e përditshme kërkon shumë: të dish se si të debatosh në mënyrë efektive, të përballesh me zhgënjim, kritika dhe fatkeqësi të çdo lloji.

Të qënit të përgatitur “brenda” do të na ndihmojë për të adresuar më mirë sfidat e jashtme. Për ta bërë këtë, ndihmon shumë nëse vëmë në praktikë aktivitetet e mëposhtme:

  • Praktikimi i “mindfulness”.
  • Praktikimi i disa sporteve.
  • Lehtësimi i emocioneve tona përmes veprimtarisë artistike: shkrim, pikturë etj.
  • Kultivimi i unit të brendshëm: përmirësimi i vetë-besimit, vetë-vlerësimit.
  • Praktikimi i dialogut aktiv dhe të sigurt, rritja e fjalorit, krijimi i strategjive për t’u përdorur në çdo dialog dhe që lejojnë të jeni më të sigurt në vetvete, më të relaksuar.

Vërini këto këshilla të thjeshta në praktikë. Të jeni të sigurt, se herën tjetër që do të debatoni me dikë, ju do të përballeni me situatën, në mënyrë efektive dhe me kompetencë. / supershendeti / KultPlus.com

Fshati i vogël polak, ku çdo gjë është e mbuluar me piktura (FOTO)

Njëherë e një kohë, në një fshat të vogël të quajtur Zalipie në Poloni, dikush ka pikturuar një lule në tavanin e shtëpisë me qëllim që të mbulojë një shenjë të shkaktuar nga tymi i shporetit.

Ky fshat ishte i varfër atë kohë dhe thuaje të gjitha shtëpitë kishin shenja të tilla tymi.

Pikturimi i mureve në këtë fshat filloj të bëhej si zakon, derisa të gjitha shtëpitë ishin mbuluar nga to. Përfundimisht çdo gjë në këtë vend ishte mbuluar në lule, nga shtëpitë tek urat, kishat e gjithçka tjetër, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa që nga pranvera e vitit 1948, fshati ka mbajtur konkursin Painted Cottage. Zalipie ndodhet në juglindje të Polonisë vetëm 90 minuta nga Krakovi, ky fshat i bukur me plotë ngjyra është vend i përsosur për një udhëtim unik dhe të paharrueshëm./ KultPlus.com

I pari i një kështjelle në historinë e Evropës

Historia e Komnenëve të epokës Bizantine është e lidhur me një sërë ngjarjesh e shekujsh me historinë shqiptare. Por padyshim, figura më e madhe e kësaj epoke ishte Aleksi I-rë, babai i kronistes bizantine Ana Komnena, autores së kronikës së famshme Aleksiada, ku në 15 libra, ajo tregon historinë e perandorisë dhe të atit të saj.

Në fakt, Aleksi I-rë (1058-1118), kishte qënë një strateg i madh ushtarak dhe në kohën e trazirave në Kosntantinopojë, ai përfitoi të marrë pushtetin, por jo përmes vrasjeve “byzantine” në prapaskenat e përgjakshme. Ai u bë perandor më 1 prill të vitit 1081 dhe historianët e mbajnë si një perandor të zgjuar e mjaft diplomat, i cili bëri aleanca me perandorinë gjermane, Papën e Vatikanit, venedikasit gjenovezët dhe fuqi të tjera, duke përfshirë këtu dhe turqit që po vinin në skenën e historisë.

Për të mbajtur fort pushtetin në krye të një perandorie të fuqishme për 37 vjet me rradhë, bëri shumë martesa familjare me princët më në zë të epokës së tij. Ai u shqua veçanërisht gjatë luftës me normandin Robert Guiscard, të cilësuar nga bashkëkohësit “Terror Mundi” (Tmerri i Botës); gjatë luftës kundër Bohemondit, birit të Robertit, kalorësi më i lavdishëm i kësaj epoke në Perëndim, duke e detyruar t’i nënshtrohet dhe të pranojë “Paqen e Devollit”, që hyri në histori me emrin “Traktati i Devollit”, duke u shquar njëkohësisht në kohën e lançimit të Kryqëzatës së parë, nga Papa Urban II, kur senjorët më të mëdhenj të Evropës perëndimore, morrën rrugën drejt brigjeve të Ilirisë e pastaj Stambollit e që andej drejt varrit të Krishtit në Jeruzalem.

Ai arriti të vihet pothuaj mbi të gjithë princat kristianë dhe të përfitojë një monopol politik të jashtëzakonshëm. Pas luftës së parë kundër Robertit para bedenave të kështjellës së Durrësit, dhe humbjes së tij, ai i luftoi normandët dhe në jugun shqiptar, në Janinë. Tregimi i Ana Komnenës në librin Aleksiada për luftën e Aleksit në fushën e Durrësit janë një burim i jashtëzakonshëm për historinë tone, libër ky që është përkthyer tashmë dhe do të botohet së shpejti. Por le tu referohemi më mirë disa prej fragmenteve të kronistes së famshme për atin e saj Aleksi I-rë dhe aventurën shqiptare./Konica.al

Shfaqja e kometës

«Betejën e zhvilluar në rrethinat e Dyrrachium-it midis trupave byzantine e shqiptare dhe nga ana tjetër trupave normane, Komnena e përshkruan në kapitullin me titull “Beteja. Fitorja e normandëve”. E habitshme është se kronistja thotë se në çastin e fillimit të luftës, në qiell ishte shfaqur një kometë. Ja çfarë shkruan ajo në këtë episod: «Meqë Roberti nxitonte të ndërtonte një kullë tjetër prej druri, të ngjashme me të parën dhe të përgatiste “heleopoles” kundër Dyrrachium-it, basileus, i bindur për nevojat që kishin mbrojtësit e Dyrrachium-it dhe që të ndihmoheshin ata me urgjencë, vazhdoi rrugën drejt Dyrrachium-it. Kur arriti aty, ai e vendosi ushtrinë në një kamp pranë lumit që quhej Charzane (Erzeni?) dhe menjëherë i dërgoi mesazhe Robertit, duke i kërkuar se përse gjëndej aty dhe çfarë qëllimi kishte. Pastaj ai shkoi në vëndin e shenjtë, sanktuarin, e ngritur për nder të priftit Nikola, katër stade larg Dyrrachium-it. Ai filloi të njihej me terrenin me qëllim që të gjente vëndin më të përshtatshëm për të vendosur trupat e tij dhe se kur duhej ta niste betejën. Ishte data 15 tetor. Ishte një shpat që ngrihej nga ana e Dalmacisë drejt detit, atje ku ajo përfundonte pothuaj në formë ishulli, mbi të cilin ishte ndërtuar një tempull, lidhur me çka shkruajta më sipër. Ai shpat që vështronte nga Dyrrachium, ulej gradualisht drejt fushës, duke patur detin në të majtë dhe një mal që ngrihej thikë në të djathtë. Pikërisht atje, Aleksi përqëndroi ushtrinë e tij dhe pasi ngriti kampin, i dërgoi një mesazh Gjergj Paleologut. Paleologu, i cili kishte një experiencë të madhe në situata të tilla, mendoi se nuk ishte e udhës të dilte nga qyteti dhe refuzoi të dilte, duke u justifikuar kështu për këtë te basileusi. Por kur ai e kërkoi sërrish me ngut, Paleologu iu përgjigj: “Më duket fatale të dal nga qyteti i rrethuar dhe nëse nuk shoh me sy unazën e dorës së Madhërisë suaj, unë nuk do të dal”. Atëherë atij iu dërgua unaza dhe kur e pa atë, atëherë Paleologu u nis të bashkohej me basileusin, duke shkuar me një anije lufte. Sapo basileusi u gjënd ballë tij, ai e informoi rreth Robertit dhe kur ai i paraqiti qartë situatën, basileusi e pyeti nëse duhej rrezikuar që të bënte luftën kundër Robertit apo jo. Paleologu donte që ai ta ndryshonte mendimin e tij për të bërë një betejë. Po kështu dhe të tjerë që kishin përvojën e betejave, të cilët u shprehën kundër fillimit të betejës dhe se duhej pritur që armiku të dëmtohej gradualisht me goditje të vogla, duke i penguar luftëtarët e Robertit, të cilët kërkonin të dilnin për të gjetur ushqime dhe tagji për kafshët. Njëkohësisht i duhej dhënë urdhër Bodin-it, dalmatëve dhe prijësve të tjerë të krahinave fqinje, duke u siguruar në këtë mënyrë se kështu do të ishte e lehtë që Roberti të mundej. Por shumica e oficerëve të rinj të ushtrisë së tij preferuan të nisnin betejën kundër Robertit dhe më shumë nga ata, Konstantin Porfirogjen, Niqifor Sinadenos, Nampites, komandanti i Varanges-vet si dhe bijtë e ish basileusit roman, Diogène, Léon dhe Niqifor (Bryenne). Dhe kështu, ambasadorët që iu dërguan Robertit u kthyen me mesazhin që ai i drejtonte basileusit. “Unë nuk kam ardhur këtu kundër teje, – i thoshte ai, – por më tepër për tu hakmarrë për padrejtësinë e bërë ndaj vjehrit tim. Nëse do paqe me mua, këtë e mirëpres me padurim, por nëse do të jesh gati të përmbushësh kushtet me të cilat do të njohin ambasadorët e mij”. Por ajo që kërkonte ai ishte e pamundur dhe e dëmshme për perandorinë romane edhe pse premtonte se nëse ia plotësonte kushtet, ai do ta konsideronte Longobardi-en e tij si të ishte tokë e basileusit dhe se në rast nevoje ai do t’i vinte për ndihmë. Por kjo ishte veçse një manovër, se gjoja donte veç paqe, ndërkohë që duke bërë propozime të pamundura për tu plotësuar dhe që do të refuzoheshin, ai kërkonte të përdorte armët dhe t’ia hidhte pastaj përgjegjësinë e luftës basileusit dhe romanëve. Në fakt, kur këto propozime të papranueshme u refuzuan, ai kishte thirrur gjithë kontët e tij dhe u kishte thënë: “Ju e dini padrejtësinë e bërë nga basileusi Niqifor Botaniates ndaj vjehrit tim dhe fyerjen që provoi vajza ime Helenë, e cila u përzu nga perandoria bashkë me të. Ne nuk mund ta durojmë këtë dhe ja pse kemi ardhur në këtë vend që të hakmerremi kundër Botaniates. Por ky është përmbysur nga froni dhe tani ne kemi të bëjmë me një basileus të ri, një luftëtar kurajoz që e njeh luftën dhe ka eksperiencë më shumë se mosha e tij, dhe ku ndaj të cilit ne nuk duhet të angazhohemi me operacione të vogla ushtarake. Vetëm atje ku është shumica e komandës, atje mbretëron dhe konfuzioni, sepse atje ku ka shumë mendime të ndryshme për betejën, atje mbillet dhe kaosi. Duhet që tashmë, ne të tjerët t’i bindemi veç një prijësi, i cili duhet të marrë mendimin e gjithësecilit, që të mos veprojë me teka dhe me kokë të tij pa pyetur të tjerët. Gjithë të tjerët duhet t’i thonë mendimet e tyre me sinqeritet, duke zbatuar pastaj mendimin e atij që do të jetë zgjedhur si prijës. Shikomëni mua: unë jam gati dhe i pari që do t’i bindem atij që do të zgjidhni ju!” Atëherë të gjithë e lëvduan ketë ide dhe deklaruan se Roberti kishte folur drejt. Pastaj me një vendim unanim ata i dhanë atij rolin e prijësit. Duke u lutur, Roberti bëri një çast sikur nuk e donte këtë përzgjedhje, por të tjerët, akoma më me këmbëngulje, kërkuan që ai ta pranonte. Dhe ai bëri sikur ishte i detyruar të pranonte kërkesat e tyre, edhe pse ai e kishte menduar me kohë këtë projekt. Ja çfarë tha ai në tërësi të fjalës së tij: “Kuptojeni mirë idenë time ju kontë dhe gjithë ju të tjerët e kësaj ushtrie. Ne lamë shtëpitë tona për të ardhur këtu dhe tani duhet të luftojmë kundër basileusit, i cili është një luftëtar me shumë kurajo. Edhe pse ka ardhur para pak kohësh në pushtet, ai ka fituar shumë beteja nën drejtimin e basileusve të tjerë, të cilëve u ka dorëzuar robërit më të rrezikshëm. Pra ne duhet të bëjmë një luftë me të gjithë energjitë tona. Nëse Zoti na jep fitoren, neve nuk do të na mungojnë paratë. Ja pse ne duhet t’i djegim të gjitha baullet tona, t’i fundosim anijet tona dhe t’i çojmë ato në fund të detit, duke u bërë luftë armiqve tanë sikur të kemi lindur dhe të vdesim po sot”. Të gjithë e aprovuan këtë fjalim të tij… Të tilla ishin kalkulimet e planet e Robertit. Ndërsa planet e autokratorit, edhe pse të ndryshme, ato ishin më të zhdërvjellta dhe të zgjuara. Megjithatë, të dy prijësat po i mbanin ushtritë duke studjuar taktikat dhe manovrat e tyre, çka u lejonte të drejtponin operacionet dhe të komandonin me kompetence. Duke menduar gjatë natës për të dy krahët e kampit të Robertit, autokratori urdhëroi gjithë ushtrinë aleate të sulmonin në shpinë të kampit, pasi të bënin rrugën e shkëmbenjve të kripores. Që të mos diktohej afrimi i ushtrisë, pa hezituar, ai caktoi një rrugë më të gjatë që duhej përshkuar, ndërsa vetë qëndroi në qëndër. Sapo pa që erdhën gjithë aleatët, i shpërndau në postet e caktuara për të sulmuar Robertin. Guiscardi, pasi i kishte lënë tendat e kampit, gjatë natës kishte kaluar urën. Ishte data 18 tetor. Me gjithë ushtrinë e tij, Aleksi shkoi tek tempulli që kishte ndërtuar dikur në breg të detit, për nder të martirit Theodore. Duke kërkuar të shkonte përgjatë gjithë natës, normandët u bashkuan me shpirtra të shenjtë. Roberti e vuri ushtrinë në formacion beteje dhe vetë u vu në qëndër. Krahun në anë të detit, ia besoi Amicetas, i cili ishte një kont i shquar, me dorë dhe zemër kurajoze, ndërsa krahun tjetër, birit të tij Bohemond, të quajtur Sanisque.

Kur perandori u njoh me këtë situatë, i shkathët siç ishte për të gjetur një zgjidhje dhe në momentet më të vështira, ai iu përshtat rrethanave dhe i vendosi trupat në pjerrësinë që shkonte drejt detit. Meqë e kishte ndarë ushtrinë në dy pjesë, ai nuk donte t’i pengonte barbarët që po shkonin të sulmonin kampin e Robertit, por mbajti vetëm ata që mbanin mbi supe armët me dy teha si dhe prijësin e tyre Nampites. Ai u tha të zbrisnin nga kali dhe të ecnnin në rresht përballë, jo larg nga fronti. Të gjithë mbanin mburoja. Pasi e ndau pjesën tjetër të ushtrisë në falanga, perandori u vendos në qëndër. Në të djathtë, si prijës të falangës caktoi princin Niqifor Melisene dhe atë që quhej Pakurianos, i cili ishte “domestiku i madh”. Distanca midis tij dhe barbarëve që ecnin në këmbë, ishte mbushur nga një kontigjent i fortë ushtarësh të shkathët që gjuanin me shigjetë, me të cilët do të sulmonte Robertin. Në fakt, ai e kishte urdhëruar Nampites që sapo shigjetarët të sulmonin mbi keltët, ai të shkonte pastaj nga prapa që të lejonte kalimin, duke i hapur të dy anët, dhe pastaj t’i bashkonte sërrish, duke ecur përsëri me rradhë të shtrënguara. Pra, pasi i vendosi kështu të gjitha trupat e tij, ai përparoi vetë në ballë për të sulmuar drejt mbi ushtrinë kelte, duke ndjekur bregun e detit. Nga ana e tyre, barbarët, të cilët i kishte dërguar të kapërcenin karrierat e kripës, sapo mbrojtësit e Dyrrachium të hapnin portat sipas urdhërit të autokratorit, në të njëjtin moment ata do të suleshin mbi trupat kelte. Ndërkohë, që të dy prijësat e ushtrive armike mes tyre, marshonin kundër njëri tjetrit. Roberti dërgoi një detashment kavalerie me urdhërin që të bënin të largohej sa më larg një pjesë e ushtrisë armike. Por basileus nuk e la veten të binte në grackë. Për më tepër ai përforcoi barrierat që duhej të përballonin sulmin armik. Deri në këtë moment, ndodhën veç disa përpjekje të vogla luftarake midis tyre. Por Roberti qëndronte i qetë dhe në lidhje me komandantët e tij, ndërkohë që distanca midis dy ushtrive zvogëlohej gjithnjë e më shumë. Ndërkohë, këmbësorë e kalorës të falangës së Amicetas u hodhën dhe sulmuan në anët e trupave të Nampites. Përballë rrezistencës së madhe të luftëtarëve tanë, sulmuesit kthyen shpinat, pasi jo të gjithë ishin ushtarë elite. Ata nxituan drejt detit, me ujin deri në grykë, duke iu afruar flotës romano-veneciane. Ata u kërkuan që t’i shpëtonin, por venecianëtnuk i pranuan. Pikërisht atëherë, ashtu siç dhe flitej, Gaita, gruaja e Robertit, e cila luftonte bashkë me të shoqin, ashtu si një Pallas tjetër, edhe pse nuk ishte një Athina, duke pare luftëtarët e tyre tek i iknin betejës, me një vështrim të zëmëruar, ajo u thirri me një zë kumbues, duke u thënë në gjuhën e tyre diçka të përafërt me vargjet e Homerit: ”Deri kur do t’ia mbathni kështu? Ndaloni dhe bëhuni burra!…” Meqë ata vazhdonin të iknin para syve të saj, ajo kapi një heshtë të gjatë dhe gjithë britma, u lëshua duke i ndjekur nga pas. Duke parë këtë skenë, luftëtarët e mblodhën veten dhe iu kthyen betejës. Ndërkohë ata që ishin me sopata dhe prijësi i tyre Nampites, pa eksperiencë dhe me vrullin që i kishte kapur, përparuan shumë dhe tashmë ja tek gjëndeshin larg rradhëve të romanëve, të shtyrë kështu nga dëshira që të jenë po aq me kurajo sa dhe keltët. Kur Roberti i pa që tashmë ata ishin lodhur dhe po u merrej fryma nga distanca e madhe dhe pesha e armëve, ishte i sigurt se tani fundi i tyre do të ishte i shpejtë. Atëherë ai i dha urdhër një detashmenti këmbësorie që të suleshin mbi ta. Por nga lodhja, ata ishin më të dobët se keltët. E kështu, gjithë ajo trupë barbarësh u masakruan dhe ata që mundën të iknin, u strehuan në tempullin e kryestrategut Mihal, (Shën Mihalit). Të gjithë ata që mundën, u futën brënda. Të tjerët u ngjitën sipër në çati, duke pandehur se atje ata ishin të sigurtë. Por latinët i vunë flakën dhe bashkë me tempullin u dogjën të gjithë. Megjithatë, pjesa tjetër e ushtrisë romane luftonte me trimëri kundër armikut. Por Roberti, si një kalorës me flatra, bashkë me trupat e tjera u sul mbi falangat romane, duke i shpartalluar ato. Në krahun e kundërshtarëve, disa ranë duke luftuar në fushë të betejës, të tjerët, duke ia mbathur për të shpëtuar. Basileus Aleksi qëndronte si një kullë e fortë dhe e patundur, edhe pse kishte humbur shumë nga shokët e tij, luftëtarë të shquar për nga soji dhe përvoja luftarake. Atje ra p.sh. Kostandin Dukas, biri i ish basileus-it Konstandin Dukas, i cili lindi kur i ati nuk ishte më një njeri i zakonshëm, e për këtë shkak, ai lindi në «porphyra» dhe u nderua nga i ati me diademën imperiale. Po kështu Niqifori, i mbiquajtur Sinadenos, i familjes Botaniates, një ushtar plot kurajo dhe shumë i bukur, i cili atë ditë u përpoq t’ua kalonte gjithë të tjerëve për nga trimëria e që të dy, bashkë me Konstandinin, flisnin për martesën e ardhshme me motrën e tij. Gjithashtu ra në betejë dhe Niqifori, babai i Paleologut si dhe personazhe të tjera të shquara. Zaharia u godit për vdekje në gjoks dhe menjëherë dha frymën e tij të fundit. Ranë dhe Aspietes dhe ushtarë të tjerë të elitës së ushtrisë. Por beteja ndërkohë nuk po mbaronte dhe basileus vazhdonte të rrezistonte gjithnjë. Atëherë tre latinë u shkëputën, njëri prej të cilëve Amicetas, tjetri Pier, biri i Alifa-s, siç ka thënë vetë ai si dhe një luftëtar tjetër, po aq i zoti si ata. Duke lënë kuajt me kapistrat e tyre dhe duke tundur heshtat e gjata, ata u sulën kundër Aleksit. Amicetas qëlloi drejt tij, por nuk e goditi, pasi kali i basileusit u largua disi. Aleksi e largoi heshtën e tjetrit me shpatën e tij dhe me të gjitha forcat e goditi kundërshtarin në klavikul, duke ia këputur gjithë gjymtyrën. Në çastin kur luftëtari i tretë e sulmoi përballë, me vendosmëri dhe një forcë shpirtërore ku asgjë nuk e trëmbte më, në sajë dhe të mëndjes së tij të mprehtë, ai e kuptoi menjëherë se ç’duhej të bënte : në momentin kur tjetri goditi, ai u shtri me kurriz mbi vithet e kalit. Sapo tehu i heshtës e preku lehtë lëkurën e trupit, duke u ndalur nga cepi i kaskës së hekurt, ai e këputi rripin që e fiksonte nën mjekër dhe e hodhi né tokë. Por kelti vrapoi drejt tij duke e pandehur të çarmatosur. Por papritur perandori u ngrit mbi shalë dhe u ul mirë mbi tëpa lëshuar asnjë nga armët e tij. Duke e mbajtur shpatën në dorën e djathtë, i mbulur nga një pluhur i përskuqur nga gjaku i tij, me kokën e zbuluar dhe flokët e kuqërremta që i tundeshin mbi fytyrë, duke rimarrë forcat, ai vazhdoi tu rrezistonte armiqve. Megjithatë, ai pa nga turqit që po largoheshin, madje dhe aleati Bodin, i cili nuk ishte përpjekur fare të hynte në betejë. Në fakt, ky i fundit i kishte ngjeshur armët për luftë dhe i kishte rradhitur forcat në rresht-betejë, por ai kishte qëndruar kështu gjatë gjithë kohës, sikur të donte ta ndihmonte basileusin veçse në rast nevoje, sipas marrëveshjes që dhe kishin bërë. Sigurisht ai priste nëse fitorja do të shkonte nga ana e perandorit, që pastaj t’i propozonte atij që të sulej mbi keltët. Ndryshe, ai do të abstenonte dhe do të luftonte duke u tërhequr. Këtë mendim të tij e tregoi dhe qëndrimi konkret i tij. Sapo ai kuptoi që fitorja ishte në duart e keltëve, ai u tërhoq pa bërë as dhe betejën më të vogël. Kur autokratori pa se askush  nuk po vinte në ndihmë të tij, edhe ai i ktheu krahët betejës. Atëherë, latinët u sulën pas tij, duke ndjekur pas ushtrinë romane.

Ikja e e bazileusit Aleks

Kur Roberti kishte pushtuar tempullin e Shën Nikollës ku gjëndej dhe tenda imperiale dhe gjithë bagazhet e ushtrisë romane, të gjithë ushtarët që kishte, ai i hodhi në ndjekje të basileusit. Vetë qëndroi aty ku ishte, duke imagjinuar se autokratori do të ishte kapur tashmë rob. Ishin këto mendime që i kishin pushtuar shpirtin e tij krenar. Pra ushtarët u hodhën gjithë vrull në gjurmë të basileusit, gjer në vëndin e quajtur nga banorët vëndas, Kakepleura. Basileusi ishte poshtë në vendin ku rridhte lumi i quajtur Charzane dhe ku në anën tjetër kishte një shkëmb të lartë që binte thikë. Pikërisht atje e gjetën keltët. Ata e qëlluan me heshta nga ana e majtë, duke bërë që ai të përkulej djathtas. Ishin nëntë keltë. Ai sigurisht do të binte, nëse nuk do të bënte kujdes që të mbështetej mbi shpatën e vendosur në tokë, të cilën e mbante me dorën e djathtë. Për më tepër, maja e mamuzeve të këmbës së majtë, e ngulur në cepin e mbulesës së shalës, që quhet “lipostroma”, e bëri më të vështirë rënien e kalorësit. Me dorën e majtë ai tërhoqi cepin e shalës dhe kështu arriti të mbahej. Si gjithnjë, ai u ndihmua nga një fuqi hyjnore, çka papritmas i solli shpëtimin nga armiqtë e tij. Nga e djathta iu shfaqën keltë të tjerë, që flakën mbi të heshtat e tyre, por duke u kapur mbi njërën prej tyre, heroi ynë qëndroi në ekuilibër midis heshtave që shkonin mbi të. Dukej vërtet si një spektakël i habitshëm, pasi ata që ishin majtas përpiqeshin ta rrëzonin, ndërkohë që keltët e tjerë në të djathtë hidhnin shigjetat mbi të, sikur të qëllonin përballë luftëtarëve të tyre. Por Aleksi, pasi mori forcë dhe u ngrit mbi kalin e tij, duke e shtrënguar atë midis këmbëve dhe shalës së tij, dha një prove tjetër trimërie. Por edhe kali me atë mbulesë të purpurt, që dallohej për fuqi e shkathtësi të veçantë, pati atë forcë që duhej vërtetë për luftë. (Në fakt, ai ia kishte marrë atë Bryene-it, atëherë kur e kapi në betejë e sipër, kur në fron ishte perandor Niqifor Botaniates). Pra, për t’i rënë shkurt, i ndihmuar nga fati hyjnor, ai papritur kërceu e çau përpara duke u gjëndur në majë të shkëmbit, sikur të kishte fluturuar lehtësisht, e po ta themi në mënyrë mitologjike, sikur të kishte krahët e Pegas-it. Bryenne e kishte quajtur këtë kalë Sgurices. Ndërkohë që heshtat e barbarëve binin, disa prej tyre qëlluan bosh. Të tjerat, duke shpuar mburojën e perandorit qëndruan aty të ngulura. Duke u larguar, shigjetat ndiqnin pas kalin. Por perandori i këputi menjëherë këto shigjeta që kishte përreth tij. Edhe pse gjëndej në rrezik të madh, ai e ruajti gjakftohtësinë, ashtu siç ndodhte kur merrte vendimet e tij. Por shpejt ai zgjodhi rrugën e tij më të mirë dhe shpëtoi për mrekulli. Keltët mbetën gojëhapët dhe të hutuar para asaj që po ndodhte. Padyshim kishte pse të habiteshin, meqë po e shikonin Aleksin tek ikte nëpër një shteg tjetër. Dhe ata u vunë pas tij. Por pasi u ktheu kurrizin ushtarëve që e ndiqnin për një kohë të gjatë, ai u kthye një çast kundër njërit prej tyre dhe i nguli heshtën në gjoks. Tjetri ra përmbys në tokë. Basileusi u kthye përsëri mbi shalë dhe morri rrugën e tij të parë. Nga pas iu vunë një mori e madhe keltësh, të cilët i kishin përzënë trupat romane. Kur ata e panë së largu, shtrënguan rradhët dhe ndaluan, si për të shlodhur pak kuajt e për ta kapur atë të gjallë, në mënyrë që t’ia çonin Robertit si plaçkë lufte. Aleksi po u ikte atyre që e ndiqnin dhe ja kur pa të tjerë para tij, duke i humbur të gjitha shpresat se mund të shpëtonte. Megjithatë i mori forcat dhe duke pikasur në qëndër të tyre  një burrë, që për nga paraqitja dhe shkëlqimi i armëve iu duk si Roberti, kur tjetri po e qëllonte me heshtë, ai iu vërtit sipër megjithë kale. Por ishte autokratori që fillimthi e goditi atë me heshtë, e cila i hyri tjetrit në gjoks, duke i dalë pastaj nga shpina. Barbari ra në tokë menjëherë, u rrotullua dhe dha shpirt nga plaga vdekjeprurëse që kishte marrë. Meqë tani ai e kishte thyer rreshtin e armiqve, basileusi u sul me galop, duke çarë përpara e duke shpëtuar me vdekjen e barbarit. Sapo të tjerët panë shokun e tyre të binte në tokë i plagosur, ata  nxituan drejt trupit të tij të shtrirë duke u kujdesur për të. Kur normandët panë atë grup ushtarësh që ndiqnin basileusin, ata zbritën nga kuajt dhe duke e njohur të vrarin, filluan të vajtonin dhe të godisnin gjoksin. Ky njeri, edhe pse nuk ishte Roberti, ishte megjithatë një nga më fisnikët dhe ndihmësit e tij. Ndërkohë që ata merreshin me të, basilesi kishte ikur përpara./Konica.al

Gjatë këtij tregimi, (për shkak të natyrës historike dhe madhështisë së këtyre bëmave), unë harrova se ky njeri ishte im atë. Dëshira ime është që të mos lë të dyshohet për këtë histori, pra që e shtyrë nga pasioni të mos i ekzagjeroj ngjarjet. Plutôt au ciel që të jem në fakt e lirë dhe larg këtij pasioni për atin tim, me qëllim që duke trajtuar këto ngjarje të pasura me gjuhën time, të mund të tregoj pa pengesë dhe të vlerësoj aksionet e mëdha. Por dëshira ime është e fshehur në arësyen e kësaj dashurie natyrore, pasi nuk dua të kem pamjen se po i jap publikut  rastin se po nxitoj të flas për njerëzit e mij dhe se po shkruaj përralla. Në kujtimet e shpeshta që kam për tim atë, në këtë libër historik, dua të shmang çdo retorikë të zbukuruar. Ja pse sikur të isha një diamant apo gur i pandjeshëm, unë përjetoj vuajtjet e tim ati, që të mund të meritoj emrin e dashur të tij. Për këtë, mu desh të betohem si ai djalosh për të cilin flet Homeri, (pasi nuk jam më pak e mirë se ai), kur thoshte: “Jo nga Zeus, Agélas dhe nga vuajtjet e tim ati”. Le të m’i lënë mua pafatësitë e tim ati, që ta admiroj e ta qaj atë më lotë, dhe le të vazhdoj tregimin e historisë sonë.

Pas kësaj ngjarje, keltët u kthyen te Roberti. Kur i pa ashtu duarbosh dhe mësoi se ç’kishte ndodhur, i shau rëndë të gjithë, madje njërin prej tyre, prijësin, e kërcënoi se do ta rrihte me kamzhik, duke e cilësuar si një luftëtar frikacak dhe gdhë. Dhe ky luftëtar, i cili nuk ishte hedhur drejt shkëmbit me kalin e tij dhe që pasi e kishte hedhur nga kali, nuk kishte arritur ta kapte rob Aleksin për t’ia sjellë Robertit, tani priste të vuante torturat e fundit. Roberti, ishte një njeri shumë trim e kurajoz ; ai ishte gjithashtu dhe një njeri që e kishte zemërimin në flegrat e hundës dhe zemrën të gufuar me urrejtje ndaj armikut, të cilin mendonte gjithnjë se duhej ta përshkonte me heshtën e tij, ose të vdiste duke e këputur siç thuhet, fillin e jetës. Megjithatë, ai luftëtar, të cilin Roberti po e qortonte aq rëndë, i tha se shkëmbi ishte shumë i lartë, se ishte thikë dhe tepër i rrezikshëm për tu ngjitur. Askush nuk mund të ngjitej në këmbë apo me kalë pa një ndihmë hyjnore. Jo vetëm në kohë beteje dhe në luftë e sipër, por dhe në një kohë tjetër, të përpiqeshe t’i ngjiteshe atij shkëmbi ishte e pamundur. «Por nëse dikush është i aftë të ngjitet, jo vetëm pa krahë, por edhe me krahë, jam gati të vuaj dhe torturat më të mëdha dhe të dënohem si një njeri i ulët». Kjo gjuhë e bëri ta admirojë atë dhe ta habisë, duke e qetësuar inatin e Robertit, i cili zemërimin e ktheu në admirim.

Pasi kishte përshkuar shtigjet e rrezikshme të maleve përreth, nga shtigje të pashkelura gjatë dy ditëve e netëve, basileusi, arriti në Ohër. Gjatë rrugës, ai kapërceu lumin Charzane dhe ndaloi në vëndin e quajtur Babagora, në një qafë ku kalohet me vështirësi. Mendimet e tij nuk ishin tronditur as nga humbja dhe as nga fatkeqësitë e betejës, madje as nga dhimbja e plagës që kishte marrë në fushën e betejës. Por shpirtërisht, ishte i vrarë nga vdekja e luftëtarëve të tij, rënë në betejë, veçanërisht ata që kishin rënë në mënyrë heroike. Megjithatë ai mendonte veç për qytetin e Dyrrachium-it dhe i vinte keq që ai qytet kishte mbetur pa prijës, pasi Paleologu nuk  kishte mundur të hynte përsëri, meqë beteja filloi shumë shpejt. Megjithatë, ai kishte mundur të siguronte shpëtimin e banorëve: gardën e akropolit ia kishte besuar prijsave venecianë që kishin ardhur aty, (një i quajtur Domenico, sipas Malaterra-s), ndërsa pjesën tjetër të qytetit ia ishte lënë Kamiskortës, me origjinë shqiptare, të cilit me letër i kishte dhënë porositë për masat që duhej të merrte… »

Por ç’ndodhi më vonë? Sipas kronikave të ndryshme, Aleksi shumë shpejt arriti të mbledhë trupa të tjera dhe të luftojë në Janinë, një vit më vonë. Në këtë betejë, Aleksi kishte përgatitur karro me heshta të mprehta që të thyente pararojën e Bohémondi-t, i cili zakonisht sulmonte gjithnjë në qëndër, por i informuar për këtë përgatitje të bizantinit, normandi sulmoi nga krahët dhe perandori u tërhoq i thyer. Më pas, ai u përpoq të ndeshej me normandët edhe në Arta, por e kishte të pamundur të përballonte furinë normande. E vetmja rrugë ishte kthimi drejt Konstantinopojës. Megjithëse Guiscard-i kishte fituar, – shkruan historiani Villemain në librinHistoire de Grégoire VII, – ai ishte tërhequr disi nga qyteti dhe qëndronte në fushën e Durrësit. Pranë lumit Guival, ai ngriti një fortesë që do të mbetej në kujtesën e këtij vëndi. Tashmë, në krye të Durrësit, Paleologu ishte zëvëndësuar me një venedikas. Meqë në qytet kishte pakënaqësi, ai kërkoi të bisedonte me komandantin e kështjellës përmes një qytetari nga Bari, i cili atë kohë shërbente në Durrës. Normandi shkoi me një eskortë të zgjedhur pranë kishës së Shën Nicolas, ku venedikasi erdhi të bisedonte me të. Guiscard-i i propozoi ta martonte me një nga bijat e tij, nëse ai dorëzohej pa luftë. Dhe ashtu ndodhi…“ Venecianët hapën portat e qytetit. Kjo ishte disfata e parë e madhe e perandorit bizantinas./Konica.al

“Twin Bottles”, mesazh i fortë ambientalist i artistit shqiptar në Venecia

Një mesazh i fortë ambientalist erdhi në Venecia nga artisti shqiptar Helidon Xhixha dhe Giacomo Jack Braglia.

“Twin Bottles” titullohet vepra e dy artistëve, e cila prezanton dy skulptura të mëdha metalike, vendosur në Canal Grande, përpara Palazzo Ca’ Vendramin Calergi. Janë dy shishe të mëdha që pluskojnë mbi ujë, si një sensibilizim mbi ndotjen e deteve. “Pas 15 vjetësh rrezikojmë të kemi më shumë shishe plastike në det, se peshq”, thonë ata.

“Bashkohemi me këtë “mesazh në shishe” të dy artistëve, që kanë ditur ta shfrytëzojnë artin dhe kreativitetin në dobi të ambientit dhe gjithë njerëzimit”, tha ministrja e Kulturës, Elva Margariti duke përshëndetur suksesin e artistëve.

Ky nuk është angazhimi i parë me karakter ambientalist i Helidon Xhixhës. Në vitin 2015, po në Venecia ai realizoi veprën “Iceberg”, duke denoncuar shkrirjen e akujve për shkak të grohjes globale./Ata.gov.al

Historia shqiptare përmes pikturave prezantohet në Gjermani

Piktori Anastas Kostandini është prezantuar me piktura për Shqipërinë në Gjermani. Me një aktivitet të vlerësuar me krijimtarinë e tij ndër vite, këtë herë veprat në pikturë janë prezantuar në rajonin e Nurembergut në Gjermani. Në ekspozitë paraqiten rreth 20 pastele dhe një cikël gravurash në dru, por këtu është dhe cikli “Historia e Skënderbeut”, që autori e realizoi për 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut.

Frankonia konsiderohet si zonë me tradita të mëdha ku ka jetuar Albert Dureri, i cili ka qenë djepi i gravurave të para mbi historinë e Skënderbeut. Tabloja ku është prodhuar mozaiku “Shqipëria” zbukuron dhe karakterizon dhomën “Shqipëria”, e dekoruar nga Taso në Lindnhof, por ajo përmban edhe të tjera punime. Gjatë muajit tetor kjo ekspozitë do të shëtisë në Berlin dhe nëpër qytete të tjera në Gjermani. Deri më atëherë Anastas Kostandini do t’i shtojë koleksionit dhe një cikël tablosh me ngjyra vaji me kompozicione nga realiteti i sotëm shqiptar.

Ekspozita që u hap në hotelin “Lindnhof” në rajonin e Nuremberugt është mundësuar prej fondacionit “Nehemia”. Për ekspozitën e artistit të njohur Anastas Kostandini (Taso) kanë shkruar dhe gazetat gjermane. Në materialet e botuara tregohet për punën e autorit shqiptar, i cili prej vitesh me krijimtarinë e tij me pikturën ka marrë shumë vlerësime. Piktori Anatas Kostandini shprehet se punët për Shqipërinë janë mirëpritur mjaft mirë në Gjermani kur janë prezantuar. “Është një zonë mjaft interesante, ku kam ekspozuar rreth njëzet pastele, grafika me qytete shqiptare dhe një cikël nga historia e Skënderbeut. Pjesa tjetër interesante për mua ishte dhe realizimi i dhomës ‘Shqipëria’. Unë u thirra për t’i dizajnuar këto dhoma dhe punova gjatë për dhomën e personalizuar ‘Shqipëria’. Përmban një pikturë të madhe, që është riprodhim i mozaikut ‘Shqipëria’ dhe e kam bërë në dimensionin 3 me 1 metër, por aty ka edhe tablo të Lasgush Poradecit. Abazhur me kostume kombëtare, e gjitha një Shqipëri e vërtetë”, shprehet piktori Anastas Kostandini mes të tjerave për prezantimin me veprat e tij në Gjermani.

Anastas Kostandini (Taso) ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë më 1978. Tema e preferuar e veprave të tij janë peizazhet sociale e poetike nga jeta e përditshme, natyra psikologjike e qytetit të lindjes Pogradecit, të cilin ai e njeh në thellësi, si dhe kompozimi nga traditat e vendlindjes.

Piktori i luftës

Disa vepra arti janë aq të famshme e aq tërheqëse, sa që është e vështirë që veprat tjera të kenë vëmendjen e duhur – edhe nëse janë bërë nga i njëjti artist. Meditimi enigmatik i Grant Woodit për vlerat rurale, “Gotika amerikane” (1930), është pikturë e tillë. Kimia e çuditshme e fshatarëve me buzë të mbyllura që dominon sipërfaqen e veprës, lë në hije pikturat tjera të së njëjtës dorë (sa shumë vepra të tjera të Woodit mund t’i kujtoni?). “Guernica” (1937) nga Pablo Picasso ka pasur efekt të ngjashëm eklipsues, shkruan kritikja e artit Kelly Grovier, transmeton Telegrafi.

“Gernika” (1937), pikturë e bërë nga Pablo Picasso

Teksa shumë prej nesh mund të kujtojnë gjymtyrët e prera, shprehjet e vuajtjes dhe kokën e kalit në reflektimin prekës të bërë nga Picasso, për bombardimet shkatërrimtare të prillit 1937 të qytezës baske të Gernikës (gjatë Luftës Civile në Spanjë), nuk është e lehtë të përmendësh një vepër tjetër të vetme të tij që ka të bëjë me luftën. Megjithatë, një ekspozitë e rëndësishme u hap në Muzeun e Armatës në Paris, që tregon se lufta ishte preokupim përcaktues i artistit, jeta e gjatë e të cilit u shtri që nga Lufta e Pavarësisë së Kubës (që shpërtheu në 1895, kur ishte ai14 vjeç) e deri te Lufta e Vietnamit që përfundoi dy vjet pas vdekjes së artistit më 1973.

“Masakra e Koresë” (1951), pikturë e bërë nga Pablo Picasso

Asnjë pikturë e Picassos nuk ka vuajtur më shumë nga fuqia e “Gernikës”, sesa reagimi ndaj akuzave për mizoritë e kryera në vitin 1951, me ndihmë nga trupat amerikane, në atë që u bë më vonë u quajt Masakra e Sinçonit. Vepra e Picassos ku shfaq një grup të grave dhe të fëmijëve që do të vriten nga afër nga një bandë e pafytyrë e rrugaçëve robotikë, pos nuancave gri është gjithçka tjetër që “Gernika” nuk është. Aty ku vepra më e hershme dhe më e famshme është thyerje e simboleve dhe shenjave, literalizimi i tregimit vizual transformon “Masakrën e Koresë” (1951) në një karikaturë të tmerrshme: në strip!

“Ata duken”, thotë kuratorja e ekspozitës, Isabelle Limousin, “sikur të ishin veshur me mburoja nga kohët e largëta ose nga e ardhmja – diçka si nga një roman i fantashkencës apo nga filmat”.

Në anën e majtë të pikturës, një grup i tri grave të pashpresa (dy prej të cilave duken shtatzënë) dhe pesë fëmijëve (në gjendje të ndryshme të ankthit dhe panikut) presin ekzekutimin e menjëhershëm nga një skuadër që vjen nga e djathta. Picasso është i prirë të barazojë atë tmerr me barbarizmat të cilat i kemi hasur në pikturën e famshme të bërë nga Francisco de Goya, “I treti i majit 1808” (1814), me koreografinë e njëjtë të ushtarëve të ligë që u afrohen civilëve të pambrojtur. Një gjenealogji artistike nga piktura e Goyas haset edhe tek portretizimi i famshëm i bërë nga Edouard Manet, për vrasjen e Perandorit të Meksikës në qershor 1867, “Ekzekutimit i perandorit Maksimilian” (1868-1869), që është organizuar në mënyrë të ngjashme si vepra e Picassos.

“I treti i majit 1808” (1814), pikturë e bërë nga Francisco de Goya

Dialogu i Picassos me të kaluarën, te “Masakra e Koresë” shtrihet përtej aluzioneve që ua bën veprave të Goyas dhe Manetit. Viktimat e Pikassos janë grumbulluar paraprakisht në një trekëndësh që ndërlidhet me sigurinë hyjnore të shumë portreteve të nënës me fëmijën, të bëra gjatë Mesjetës dhe Rilindjes, që nga “Madona në livadh” nga Raphael e deri te “Virgjëresha e shkëmbinjve” nga Leonardo da Vinci. Por, këtu, ky trekëndësh mbrojtës ka nis të thyhet nga një forcë mekanike që godet nga e djathta.

“Ekzekutimit i perandorit Maksimilian” (1868-1869), pikturë e bërë nga Edouard Manet

Ushtarët anonimë përparojnë në unison dhe çnjerëzimi i tyre theksohet nga shpata, lart në anën e djathtë – një simbol që Picasso e ka përdorur në aspekt tjetër te “Gernika”. Në pikturën e mëparshme të artistit, shpata dhe krahu janë shkëputur dhe janë në pjesën e poshtme të pikturës. Përdorimi i tillë për “Masakrën e Koresë” është shprehje e agresionit perandorak që sugjeron pesimizëm ndaj politikës globale dhe ngritjen e totalitarizmit të pandëshkuar. Krahu është gati për gjymtuar të pafajshmit: një arketip i përjetshëm i tiranisë së pamëshirshme!

“Vepra nuk u prit mirë”, thotë Limousin, duke komentuar edhe reagimet e kritikëve më 1951. “Piktura u cilësua si shumë e lehtë, shumë e lexueshme për bashkëkohësit e artist, sepse u perceptua si ndarje e organizuar thjesht mes ‘të mirëve dhe të këqijve’”.

“Madona në livadh” (1505-1506), pikturë e bërë nga Raphaeli

Ndoshta, në mendjen e Picassos, poezia e “Gernikës” e krijuar 14 vjet më parë, nuk kishte ndikim të mjaftueshëm për paqe te zemrat dhe mendjet e liderëve botërorë. Ndaj, ishte koha për një kokëfortësi brutale. Megjithatë, ndonëse u kritikua nga shumë njerëz dikur, Limousin beson se, në retrospektivë, meriton të rivlerësohet nga publiku si “vepër e fuqishme”.

Nga obsesioni me konfliktet e kohës, Picasso kurrë nuk u regjistrua në asnjë ushtri. Si banor i Parisit gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, nuk kishte asnjë detyrim ligjor, si shtetas spanjoll, për t’iu bashkuar luftës kundër Gjermanisë. Në vend që të mbushte armën në vijën e frontit, zgjodhi t’i mbushte pikturat me energji kundër luftës – një impuls evident te disa nga veprat e tij më të hershme, që nga viti 1912, që u referohen trazirave në Ballkan.

“Virgjëresha e shkëmbinjve” (1483-1486), pikturë e bërë nga Leonardo da Vinci

“Marrëdhënia mes Picassos dhe luftës”, shprehet Limousin, “është e rëndësishme në artin e tij, që në fillim”.

Sa si kjo marrëdhënie shfaqet, nuk është gjithmonë e qartë. Ndaj, për të kontekstualizuar pikturat dhe vizatimet që në shikim të parë nuk duken se janë frymëzuar nga lufta, organizatorët e ekspozitës kanë analizuar materialin biografik dhe historik që hedh dritë të re te veprat e tij.

Kolazhet e para kubistë të Picassos, përfshirë “Shishja dhe gazeta” (1912), që merret me tensionet dhe luftërat në Ballkan

“Një gjë që është shumë e rëndësishme për këtë ekspozitë”, shpjegon Limousin, “është fakti se po ekspozojmë 330 vepra, mbi një e treta e të cilave janë të Picassos, një e treta nga arkivat personale të artistit dhe një e treta objekte që lidhen me temën ushtarake të muzeut”.

Radioja që ka përdorur Picasso

Duke prezantuar vizionin artistik të Picassos, ekspozita na kujton se gjithë arti krijohet nga individët të cilët jetojnë jetët e tyre – në shumë aspekte si ti dhe unë – duke lexuar dhe diskutuar idetë, e duke dëgjuar radion me gëzim e zemërim. Radioja “Super Groom” e vitit 1939, tek e cila Picasso mund të ketë dëgjuar interpretimet e miqve të tij muzikantë, apo lajmet për krimet e luftës, do të jetë po ashtu në ekspozitë. Pajisja duket si makinë kërcënuese në karikaturën e quajtur “Lufta” (1951), që Picasso e krijoi të njëjtin vit kur bëri “Masakrën e Koresë”: një konstruksion që duket si një kryqëzim surreal mes një tosteri, një radioje dhe një mjeti të blinduar që nxjerr zjarr dhe krijon errësirë.

“Lufta” (1951), karikaturë e thjeshtë dhe infantile, e bërë nga Pablo Picasso

Me aq art të mirë në ekspozitë (rreth 140 vepra të Picassos) është e lehtë të harrohet se vendi që mirëpret këtë shfaqje, Muzeu i Ushtrisë, i përkushtohet një gjëje tjetër: armëve!

“Kjo është histori, aq sa një ekspozitë arti”, shprehet Limousin, duke theksuar se ekspozita nuk mëton të shënojë hapin e madh në jetën dhe karrierën e Picassos por, më shumë se kjo, 80-vjetorin e përfundimit të Luftës Civile në Spanjë. /Telegrafi/

Veprën me vlerë mijëra dollarësh e dëmton një trevjeçar

 Një trevjeçar ka shkatërruar një vepër arti të ekspozuar në ”Art Basel”, një nga panairet më të rëndësishme të artit bashkëkohor në botë, me vepra të listuara deri në 20 milionë dollarë.

Vepra është një mizë në filigran me vlerë 50 mijë euro, të cilën fëmija, djali i një vizitoreje, e ka dëmtuar rëndë.

Vepra e shkatërruar i përkiste artistes nga Dyseldorfi, Katharina Fritsch.

Fëmija, duke zbritur nga karroca, iu afrua dhe e dëmtoi atë.

Nënës së tij nuk i mbeti asgjë për të bërë, veçse të raportonte të dhënat e saj personale: llogaria e dëmit do t’i dërgohet në shtëpi/ANSA.

Art me librat e vjetër

Librat e vjetër kanë shansin të rikthehen sërish në jetë me idenë tejet origjinale te Cecilia Levy. Artistja suedeze i shndërron faqet e tyre në art.

Prej shumë vitesh ajo ka eksperimentuar me letrën, dhe rezultati është aq mbresëlënës sa ka marre një ftesë për të qenë pjesëmarrëse këtë shtator në ekspozitën Homo Faber të Venecias.

Krijimet e rralla, Cecilia i ekspozon për publikun në një punishte të vjetër letre, të stilizuar, e cila ka marre një pamje tejet moderne falë ndërhyrjes plot shije të saj.

Por mesa duket ajo nuk është e vetmja ne Suedinë rurale që ka marre fame për punimet e veta të jashtëzakonshme, shkruan tch.

Carina Sohl përpiqet gjithashtu të ruajë gjurmën unike e natyrës me objekte lëkure, disa prej të cilave janë krijuar për linja të kufizuara veshjesh, telefonësh celulare dhe elementesh të dizajnit të brendshëm.

Punët e saj janë zbuluar nga shtëpitë e mëdha të modës, të cilat i kërkojnë shumë. Edhe Sohl do të ekspozojë në Homo faber. Me stilin e tyre të rrallë, të dyja artistët është e qartë se do t’i bëjnë vendit të tyre një prezantim mjaft dinjitoz./ KultPlus.com

Art nga burgu famëkeq i Guantanamos (FOTO)

“Odë detit” e kanë quajtur koleksionin e pikturave të realizuara nga të burgosur të kampit famëkeq të Guantanamos, e arsyeja është fare e thjeshtë.

Pjesa më e madhe e tyre pasqyrojnë oqeanin e ndodhur aq pranë, por të cilin praktikisht nuk e shohin dot.

I gjithë vendi është i rrethuar nga mure të larta e tela me gjemba, ndaj banorët e burgut të shumëdiskutuar mund të dëgjojnë zhurmën e oqeanit, mund t’i ndiejnë, ama kurrë nuk kanë mundur të shijojnë pamjen e blusë së tij të thellë, përveç një rasti në vitin 2014, kur afrimi i një uragani detyroi rojet të hiqnin barrierat për 4 ditë, transmeton tch. Të gjithë atë kohë, të burgosurit e shpenzuan duke vështruar dallgët, e sapo pëlhurat e gomuara u rikthyen në vend sërish, ata nisën të pikturonin duke hedhur në kanavace ndjesinë e lirisë së përjetuar.

Ka me qindra piktura, skulptura e punime të tjera me dorë, që askush nuk i kishte parë përpara. Shumë njerëz ndajnë bindjen se, veprat e të dënuarve të Guantanamos nuk duhen ekspozuar në publik, sidomos familjarët e viktimave të 11 shtatorit, por kuratorja që kujdeset për to, Erin Thomson mendon se duhen treguar, pavarësisht bindjes që mund të ketë gjithsecili mbi fajësinë e autorëve.

Punimet janë ekspozuar në kolegjin “John Jay” të drejtësisë penale në Manhattan, ku siç shpjegon Thompson, studiohet terrorizmi dhe burgosja, nëse ajo është e drejtë apo e gabuar. Për kuratoren, pikturat janë në thelb disa dritare të paçmuara drejt shpirtit të njerëzve që i krijuan./ KultPlus.com

Art në kalanë e Gjirokastrës, celebrohet 10 vjetori i Kampeve Rajonale të Restaurimit (FOTO)

Tingujt e kitarës, magjia e muzikës operistike, janë bashkuar me vlerat polifonike, rapsodinë dhe emocionet e aktrimit në një mbrëmje të vetme, e cila ka jetësuar artistikisht kalanë shekullore të Gjirokastrës, në një event ku është celebruar 10 vjetori i Kampeve Rajonale të Restaurimit.

Një aktivitetet me bashkëpunëtorët dhe miqtë për të përkujtuar dhjetë vite pune gjatë të cilave organizata “Trashëgimia Kulturore pa kufij” , CHwB, ka treguar se ka bërë realitet moton e saj “ Ne organizojmë dhe ndërtojmë të ardhmen”, shkruan KultPlus.

Dhjetëra të ftuar nga bota e trashëgimisë kulturore, historisë dhe artit nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova dhe Serbia. Përfaqësues të Ambasadës Suedeze, përfaqësues të Ministrive të Kulturës, profesionistë të fushës, restauratorë dhe mjeshtrit të ndërtimit, studentë të arkitekturës, pronarë të monumenteve, etj festuan mbrëmë në Gjirokastër, qytet në të cilin nisi pikërisht rrugëtimi për restaurimin e objekteve muzeale, edukimi i profesionistëve, krijimi i marrëdhënieve midis pjesëmarrësve të vendeve të rajonit dhe rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit për vlerat që disponojnë.

Një ndriçim bashkëkohor i fjalës së fundit të teknologjisë dhe një dekor i përshtatur me historikun e muzeut u bashkuan me mistiken e një kalaje duke ngrohur mjedisin e ftohtë të këtij fillim Tetori në Gjirokastër.

Plotë 38 Kampe Rajonale të Restaurimit, organizuar në katër shtete si Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova dhe Serbia. Jo pakë, por 120 ndërhyrje të përfunduara restauruese me 940 pjesëmarrës të trajnuar dhe 55, 000 orë pune praktike në terren. Është ky vetëm një bilanc i thjeshtë që Organizata Trashëgimia Kulturore pa Kufij ka bërë mbrëmë në 10 vjetorin e kampeve.

Për Florian Raunig, kryetar i bordit të CHwB Shqipëri, i cili hapi aktivitetin duke përshëndetur pjesëmarrësit, në Gjirokastër ku janë organizuar shumica e kampeve, ato janë bërë një element kryesor i skenës kulturore dhe kanë inkurajuar dhjetëra pronarë të monumenteve të kulturës të rishikojnë mënyrën se si ata të kujdesen për banesat e tyre.

Ndërsa, Birgitta Jansson, përfaqësuese e Ambasadës Suedeze në Shqipëri u shpreh se mbështetja e kësaj ambasade do të vijojë edhe në të ardhmen, pasi kampet janë pjesë e një shtytje më të gjerë ballkanike për të vendosur marrëdhënie mes pjesëmarrësve, për të rritur përgatitjen e tyre në fushën e restaurimit, por dhe për të inkurajuar njerëzit që të vlerësojnë maksimalisht dhe të kujdesen për trashëgiminë e tyre.

Grupi polifonik Argjiro solli më pas interpretimin e këngëve tradicionale gjirokastrite, duke mbushur me emocion mbrëmjen. Këngët popullore polifonike të kënduara nga ky grup tërhoqën vëmendjen e pjesëmarrësve.

Rapsodia ja ka lënë vendin më pas eventit, duke sjell nga një mjedis tjetër i kalasë emocionet e interpretimit të së vetmes rapsode tashmë në Shqipëri. Lumturije Nonaj, rapsodia nga Lezha emocionoi gjithë të pranishmit me tingujt e lahutës së saj, të cilat u ngjisën bukur me magjinë shekullore të kalasë. Veshja e saj prej malësore, tingujt e lahutës dhe interpretimi profesional i Nonajt u shoqëruan me duartrokitjet e pjesëmarrësve.

Nga emocioni në emocion, mbrëmja e festës së 10 vjetorit të kampit ja la vendin një tjetër surprize. Soprano Bojana Kukic-Pejanoviç dhe kitaristi Nedeljko Pejoviç nga Podgorica e Malit të Zi sollën për të pranishmit emocionet e vokalit dhe të kitarës. Zëri virtuoz dhe tingujt magjike të kitarës u bashkuan në interpretimin e disa ar-jeve, që artistët i sollën me disa pjesë të njohura muzikore.

Viktor Caro, aktor i njohur jo vetëm në Gjirokastër së bashku me disa të rinj të qytetit sollën nëpërmjet aktrimit disa prej vlerave të qytetit nëpërmjet interpretimit të legjendës, fakteve rreth historisë, artit dhe kulturës.

Një falënderim për të gjithë mbështetësit, profesorët, donatorët, organizatorët, mjeshtrit e ndërtimit, drejtuesit e institucioneve vendore ku janë organizuar kampet, solli në përfundim të këtij eventi Lejla Hadzic, drejtore ekzekutive e “ Trashëgimia Kulturore pa Kufij”.

“Gjatë organizimit të kampeve pjesëmarrësit akomodohen në vendet ku organizohen, ndjekin orët e leksioneve dhe punojnë për të përfunduar një ndërhyrje restaurimi në një ndërtesë gjatë pasdites dhe këto janë mundësuar nga profesionistët më të mirë të fushës së konservimit dhe profesorë që vijnë nga institucione vendore dhe ndërkombëtare, ndaj dhe falënderimi shkon për ta, tha në fjalën e saj Hadzic. Punimet praktike udhëhiqen nga mjeshtrit me përvojë, të cilët u mësojnë pjesëmarrësve teknikat e duhura si dhe sigurojnë gjithashtu që ndërhyrjet restauruese të jenë të një cilësie mjaft të mirë, ndaj dhe një falënderim tjetër shkon për të gjithë ata mjeshtrit kudo në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi”, vijoj ajo. Duke cilësuar si mjaft të rëndësishme mbështetjen e donatorëve Hadzic falënderoj dhe Ambasadën Suedeze, Fondacionin Shqiptaro-Amerikan, Ministrinë e Kulturës, universitetet që janë bërë partnerë…

Me objektiva të qarta siç janë përdorimi i trashëgimisë kulturore për ndërtimin e marrëdhënieve mes profesionistëve të rinj, duke krijuar kushte për paqe dhe demokraci, dhe për të ruajtur mjeshtëritë dhe teknikat tradicionale, “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” mbylli në Gjirokastër një mbrëmje falënderimi për bashkëpunëtorët dhe miqtë duke dëshmuar se ky dhjetë vjetor është vetëm nisja e një rrugëtimi të gjatë drejt punës për ruajtjen e vlerave të trashëguara./ KultPlus.com

Nga Gjirokastra Erjola Azizolli-KultPlus