Dobroshi në bashkëbisedim me Osmanin: Do të bëj gjithçka për vendin, pasi e kemi në gjak

Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se për 7 ditë me radhë do të bashkëbisedoj me 7 personalitete të ndryshme, shkruan KultPlus.

Nismën që e filloj me Vera Orën, Osmani gjatë natës së sotme e ka vazhduar me aktoren e cila ka debutuar në skenat ndërkombëtare, Arta Dobroshi.

Dobroshi gjatë këtij bashkëbisedimi ka folur për sukseset e saj të shumta në karrierë.

Ajo ka shpjeguar se asnjëherë nuk ka tentuar të arrijë famë, pasi aktrimi është një gjë që e dashuron.

“Gjithmonë kam ndjekur zemrën time, nuk kam shikuar famën. Por, çka është me rëndësi, të kesh sinqeritet me vete, më pas vjen dinjiteti dhe rrezaton pozitivitet”, është shprehur ajo.

Dobroshi ka potencuar se nuk e sheh veten si refugjate sepse kur shkel në tapetin e kuq të gjithë janë të njëjtë.

“Do të bëjë gjithçka për vendin, pasi e kemi në gjak”, ka përfunduar aktorja./ KultPlus.com

Filmi “Drita” në konkurrencën kryesore në Cineast Festival në Luksemburg

Filmi “Drita” me regji nga Daniel Kruglikov, ku luan aktorja kosovare Arta Dobroshi, do të shfaqet të premten në Festivalin Cineast në Luksemburg, ka njoftuar Qendra Kinematografike e Kosovës. 

“Drita” është një dramë në gjuhën shqipe me ngjarje të Kosovës, që është cilësuar si poemë kinematike për dashurinë e humbur.

Në rrolet kryesore luajnë Arta Dobroshi, Florist Bajgora, Genc Jakupi, Armond Morina, dhe Ilire Vinca.

Producentë të filmit janë Shkumbin Jakupi, Armond Morina dhe Genc Jakupi, ndërsa producent ekzekutiv është Steve Mcqueen (regjisori i filmave 12 Years a Slave, Shame, Hunger/ KultPlus.com

Arta Doborshi feston 40 vjetorin e lindjes

Aktroja nga Kosova, Arta Dobroshi, e cila tashmë suksesin në kinematografinë ndërkombëtare e ka të dëshmuar, sot shënon 40 vjetorin e lindjes, shkruan KultPlus.

Gjatë luftërave të Ballkanit, prindërit e saj e dërguan atë për disa muaj në Albany të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku edhe i përjetoi kontaktet e para me aktrimin. Në moshën 17-vjeçare, Arta kthehet në vendlindjen e saj në Kosovë, për të studiuar katër vite me radhë aktrimin në Akademinë e Arteve të Univerisitetit të Prishtinës, dhe në vijim të luajë si aktore teatri në pjesë klasike, sikur në „Një ëndërr vere” të Shekspirit ose edhe të interpretoj nëpër shfaqje moderne të vendasve të saj të njohur. Në mesin e tyre Ekrem Kryeziu, Ismail Kadare (Pallati i ëndrrave), koreografi Gjergj Prevazi (Tranzicioni) dhe Almir Bukvic (Aristoteli në Bagdad).

Po gjatë kësaj kohe, Arta luan edhe role në filma të shkurt. Pas disa prodhimeve të mëdha si „Syri Magjik” i Kujtim Çashkut apo „Trishtimi i zonjës Shnajder”, Arta ua tërhoqi vëmendjen dy kinematografistëve belgë. Vëllezërit Dardenne i ofruan asaj rolin kryesor në një film të madh të tyre. Filmi Heshtja e Lornës, e festoi premierën e tij në festivalin e 61-të në Kanë, ku aktorja shqiptare bashkë me argjentinasen Martina Gusman ishin favoritet kryesore për çminin e aktrimit. Një ngritje e pakrahasueshme, e cila u vlerësua nga të gjithë kritikët dhe nga e përditshmja franceze „Le Monde” si „Margaritar i ri i Dardenne-ve“.

Poashtu, vlen të ceket që Dobroshi shumë shpesh e ka vizituar Kosovën, ndërkaq në intervista të ndryshme për mediet e huaja ajo gjithmonë është shprehur krenare për prejardhjen e saj. / KultPlus.com

Ushtari britanik ritakohet pas 21 vitesh me dy përkthyesit e tij kosovarë: Ata tani janë të famshëm

21 vite më par bashkë me forcat e NATO’s ishin edhe ato britanike që zbarkuan në vendin tonë me të cilët ishin edhe shumë përkthyes që u bënë pjesë e këtij emocioni.

Martin Browning, ushtarak britanik po kërkonte përkthyesit e tij, Genc dhe Arta, të cilëve mbiemrin nuk ua dinte.

Por nuk ishte vështirë të gjendeshin, ishte fjala për aktoren e famshme Arta Dobroshi  dhe vëllain e saj Genc Dobroshi, transmeton Gazeta Metro

“Ishte e jashtëzakonshëm sepse nuk jam kthyer këtu që nga viti 1999, 21 vite më parë. Ndërsa jam kthyer përsëri pas kaq shumë vitesh dhe e mendova, jam kthyer dhe do t’i gjej”, u shpreh ushtari britanik i kthyer pas 21 vitesh në Kosovë.

“Kam ardhur në janar, dhe kam filluar të pyes, po nuk me kujtohej mbiemri i tre, vetëm, Arta dhe Genc. Ishte vështirë t’i gjeja, pastaj ndodhi pandemia, por me ndihmën e Ardian Ndrecajt, i cili punon në Ambasadën Britanike arritëm të takohemi pothuajse në ditën e 21 vjetorit të çlirimit”, u shpreh tutje Browning.

Kishte menduar se asnjëherë nuk do t’i gjente. Por ishte mahnitur që i kishte takuar përsëri.

Britaniku thotë se kishte njohur vetëm si studentë dhe nuk e dinte për sukseset e tyre në fushën e aktrimit. / KultPlus.com

Më 23 prill premiera e serialit botëror “Gangs of London”, pjesë e tij edhe aktorë shqiptarë

Jeta Zymberi

Pas përfundimit të serialit më të famshëm në botë “Game of Thrones” është lëshuar trileri i “Gangs of London”, i cili pritet të jetë një prej serialeve më të shikuara në të ardhmen e afërt. Kjo seri britaniko-amerikane e aksionit, është vendosur të transmetohet më datë 23 Prill në Sky Atlantik, shkruan KultPlus.

Ndryshe nga gjithë serialet e tjera botërore, këtë seri po e presin me padurim shqiptarët sepse pjesë e saj janë edhe gjashtë aktorë shqiptarë të cilët shumë shpejt do të kthehen në personazhet e preferuar të publikut.

Eri dhe Orli Shuka, janë dy prej aktorëve shqiptarë të cilët prej kohësh jetojnë në Londër, atje ku tashmë po e ndërtojnë një karrierë mbi baza të forta.

Në këtë serial, Eri luan Mirlinden e cila është e martuar me Luan (Orli Shuka). Një çift që i ka mbijetuar luftës dhe lëvizin në Londër menjëherë pas luftës. Ata kanë dy fëmijë, dy vajza. Xavier e thërret Mirlinden, lady Macbeth. Ajo është grua e fortë dhe që i dëgjohet fjala. Pika e dobët e Luan dhe nxitësja e veprimeve të tij në të njëjtën kohë.

Aktori tjetër që është pjesë e kësaj serie, është Florist Bajgora i cili numëron një numër të konsiderueshëm të roleve në filmat por kësaj radhe ai i ka hyrë një tjetër rruge. Asaj të suksesit botëror.

Aktorit kosovar Florist Bajgora ka një rol interesant në këtë serial dhe pritet të marr vëmendje.

Fotografia: Jetmir Idrizi

Por, ajo që nuk është ditur deri më tani është fakti që këtij seriali tashmë i është bashkuar edhe aktorja e njohur shqiptare Arta Dobroshi. Në sezonin e parë Arta ka një pjesë të vogël, por pritet që në sezonin e dytë ajo të jetë shumë më tepër prezente pasi konsiderohet si një ndër rolet kryesore në vazhdimësi.

KultPlus ka mësuar gjithashtu se tashmë është dhënë premiera online dhe kuptojmë që në këtë projekt marrin pjesë edhe aktorët Nebli Basani dhe Arita Sadiku.

 ‘Gangs of London’, është vendosur në një nga qytetet më dinamike dhe multikulturore të botës, i cili është copëtuar nga betejat e trazuara kundër bandave që e kontrollojnë atë, vakumi i krijuar nga kreu i një organizate krimi kërcënon paqen.

Seria u krijua nga Gareth Evans dhe Matt Flannery, me Evansin në shumicën e episodeve përfshinë skena komplekse koreografike të luftës, për të cilat edhe është bërë i njohur.

Corin Hardy (The Monkey, The Halloë) do të marr rolin në tre nga dhjetë episodet, së bashku me regjisorin francez Xavier Gens (Hitman, The Divide), i cili do t’i xhirojë dy episode.

Ajo çka vlen të ceket është fakti se në këtë serial pjesë e kastës së aktorëve do të jenë edhe aktorë të ‘Peaky Blinders’ dhe prej serialit ‘Game of Thrones’ të cilët për momentin konsiderohen aktorët më të famshëm botërorë e përkrah të cilëve tashmë do të luajnë edhe aktorët shqiptarë.

Seria është një bashkëprodhim i HBO / Sky me Pulse Films dhe Sister Pictures dhe është (për një marrëveshje prej 250 milionë dollarësh) të vendosur për Cinemax dhe Sky Atlantic të HBO-së, që u raportua së pari në nëntor 2017.

“Gangs of London” pritet të jetë një sukses i madh për aktorët shqiptarë. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=4CJ5p4XisHs&feature=share&fbclid=IwAR3xuzXi7WZ7R62u_rwZ7t6SRawfL-ZY3LcqRn_drra-TnMzCE73kSFZhbc

Arta Dobroshi u dekorua me urdhrin “Kalorëse e Arteve dhe Letrave”

Ambasadorja e Francës në Kosovë Marie-Christine Butel e ka dekoruar Arta Dobroshin me urdhrin “Kalorëse e Arteve dhe Letrave”, shkruan KultPlus.

Gjatë kësaj ceremonie ishin prezentë edhe shumë figura të njohura Veton Surroi, Isa Qosja, Ilir Deda e Enver Petrovci.

Teksa iu nda çmimi, për Artën u folën fjalë të mëdha.

“Ceremonia për të cilën jemi mbledhur sot për ju është e veçantë sepse Ambasada Franceze, do t’ju akordojë mirënjohje zyrtare, ky çmim vijon në gjuhën e traditës dhe nderit në historinë e Francës.

Teksa iu nda çmimi, për Artën u folën fjalë të mëdha.

“Është çmim pararendës i atij të arteve dhe letrave, i menduar në fillim t’i jepej vetëm aristokratëve.

Prestigji i kulturës franceze kontribuojë në vitin 1957 me fillimin e kësaj dekorate të përshtatur për botën e arteve dhe letërsisë.

Ky urdhër është i destinuar të shpërblejë personat sikur juve Arta Dobroshi që janë dalluar në lëmin e artit dhe letërsisë” tha ambasadorja Marie-Christine Butel.

Republika e Francës përmes kësaj dekorate njeh kontributin e Dobroshit gjatë karrierës së saj profesionale në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze.

“Është magjike t’ju shoh sonte këtu dhe ju falënderoj të gjithëve. Jam shumë e nderuar dhe e bekuar që pranoi këtë çmim kaq të rëndësishëm”, theksoi Dobroshi.

Ajo i falënderoi familjarët dhe miqtë që e ndihmuan të arrijë këtë sukses. /KultPlus.com

Arta Dobroshi do të dekorohet me urdhrin “Kalorëse e Arteve dhe Letrave”

“Në rezidencën e Francës, Shkëlqesia e saj ambasadorja e Francës, Marie-Christine BUTEL do të ketë nderin të dekorojë zonjën Arta DOBROSHI me urdhrin “Kalorëse e Arteve dhe Letrave” ” ka njoftuar Ambasada e Francës në Kosovë, shkruan KultPlus.

Kjo ceremoni do të mbahet më 26 shkurt, në ora 18:00 në rezidencën e Francës,  dhe kjo dekoratë është njëra nga dekoratat më të larta që e ndan Republika e Francës, përmes së cilës shpërblen individët, që janë dalluar përmes krijimtarisë së tyre, në fushën artistike ose letrare, apo përmes kontributit që ata kanë dhënë për shtrirjen dhe promovimin e artit dhe letërsisë në Francë dhe në mbarë botën.

Përmes kësaj dekorate, Republika e Francës njeh kontributin e jashtëzakonshëm të zonjës Dobroshi, gjatë gjithë karrierës profesionale, në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë./KultPlus.com

Filmi ‘Drita’ me Arta Dobroshin shfaqet në Cyrih

Një tjetër film premtues që tregon një histori Kosove do të pushtojë së shpejti ekranet ndërkombëtare. Bëhet fjalë për filmin “Drita” me regji të Daniel Kruglikov ku luajnë aktorët e mirënjohur Arta Dobroshi, Genc Jakupi dhe Florist Bajgora, transmeton KultPlus.

Ky film, që e ka për producent Shkumbin Jakupin, do të shfaqet në edicionin e 15-të të “Zurich Film Festival”.  Ky edicion i sivjetmë mbahet në Zvicër mes datave 26 shtator dhe 6 tetor ndërsa filmi që është koproducion mes Kosovës e SHBA-ve do të shfaqet tri herë në kudër të tij.

Siç bëhet e ditur përmes programit të festivalit, filmi do të shfaqet të hënën më 30 shtator, të mërkurën më 2 tetor si dhe të dielën më 6 tetor.

Filmi “Drita” flet për një akt hakmarrjeje, ku Drita humbi jetën. Filmi ka në qendër një dashuri mes saj dhe Flamurit në një kohë kaotike. Drita futet në ciklin shkatërrues të hakmarrjes, ku rivalët bëhen një me dhunën dhe jeta bëhet një me vdekjen. Filmi mëton të tregoj se si mund të kapërcehet ky rreth vicioz. /zëri/KultPlus.com

Arta Dobroshi me fjalim emocionues në Portugali rreth luftës në Kosovë: Ne projektuam paqe dhe këtë ia arritëm

Arta Dobroshi është një ndër aktoret më të suksesshme shqiptare që ka lindur në Kosova dhe po bën karrierë të ndërkombëtare.

Gjatë prezantimit të aktores tonë theksohet se ajo ishte një fëmijë dhjetëvjeçar kur ka ndodhur lufta në Kosovë.

Gjatë fjalimit në “Healing Summit 2019” të mbajtur në Portugali, ajo shpjegon rëndësinë e besimit në ndjenjën dhe se si rrezatimi i paqes gjatë luftës në Kosovë mundësoi që paqja të arrihet.

Arta Dobroshi (Foto by Clemens Bilan/Getty Images/Guliver)

“Jam e lumtur që më keni ftuar në mesin e këtyre njerëzve të bukur dhe me mjaft pozitivitet si dhe paqësor, të cilën unë dhe vendi ku kam lindur nuk e kishim”, ka pohuar fillimisht aktorja.

“Në Kosovë, frika është emocion dominues. Ne projektuam paqe dhe gëzim, e di që tingujt janë të çuditshëm për të projektuar gëzimin kur jeni në gjendje që mund të vrisni çdo moment”.

“Gjyshi im ishte në burg sepse donte që njerëzit e tij të ishin në gjendje të flisnin në gjuhën shqipe. Kur erdhi në shtëpi, kurrë nuk tha asgjë urrejtës edhe për kriminelët. Ai kishte buzëqeshje çdo ditë. Gjyshërit, prindërit dhe unë, të gjitha gjeneratat e parashikuan paqen e sotme”, tha ajo. /Telegrafi/

Arta Dobroshi me rol kryesor në filmin “Emili”

Kanë nisur xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë ku me rol kryesor është aktorja kosovare Arta Dobroshi, shkruan KultPlus.

Me regji të Ajola Daja, ky film ka një kastë shumë të përzgjedhur të aktorëve, të cilët tashmë janë duke rrumbullakuar karakteret e tyre para kamerës. Vetë Ajola Daja ka treguar për KultPlus se filmi “Emili”, ka nisë xhirimet më 5 nëntor dhe xhirimet do të mbyllen për 25 ditë, kurse xhirimet tashmë janë duke u realizuar në Tiranë.

“Filmi flet për Emili, e cila është e abuzuar nga bashkëshorti, dhe e njëjta kërkon ta marr djalin e saj 6 vjeçar. Në mungesë të autorizimit të babait për djalin e vogël, Emili duhet të përballet me vjehrrën e saj”, ka thënë Daja për KultPlus.

Përpos Arta Dobroshit, e cila në këtë film edhe e luan rolin e Emili, në këtë film me rolet e tyre lujanë aktorët: Lulzim Zeqja, Noel Miraka, Luiza Xhuvani…

Për vendimin që Arta Dobroshi të bartë rolin kryesor të këtij filmi, regjisorja Daja e ka shpjeguar me faktin se vetëm ajo ia sillte ndjesinë e personazhit të Emili. “Më ngjante me Emilinë, dhe mendoja se mund ta bënte të gjallë Emilinë në mënyrën më të mirë” ka thënë Daja.

Mirëpo, edhe për aktorët e tjerë ajo ka potencuar se janë përputhur fiks me personazhet që ka pasur në kokë. “Është duke funksionuar perfekt”, ka thënë Daja mbi këtë film që është i mbështetur nga QKK./KultPlus.com

Arta Dobroshi, aktorja më e mirë në Festival des Antipodes

Aktorja e njohur kosovare, Arta Dobroshi është zgjedhur aktorja më e mirë në Festival des Antipodes me rolin e saj në filmin “Stray”, shkruan KultPlus.

Filmi “Stray” i regjisorit Dustin Feneley tashmë ka thyer një rekord në Zelandën e Re.
Filmi sjellë në fokus dy personazhe të cilët krijojnë një marrëdhënie intime. Që të dy për arsye të ndryshme kanë humbur disi vendin në shoqëritë që u takonin. E kaluara nuk i definon ata. Përkundër kësaj ata i dhurojnë njëri-tjetrit mundësinë të ecin përpara, shkruan KultPlus.


Arta kësisoj me rolin kryesor në këtë film kishte bërë edhe një rikthim të fuqishëm në kinematografinë botërore, pasi preku skenat e mëdha të filmit me disa projekte të rëndësishme filmike ndërkombëtare.
Në një peizazh të ftohtë dhe të largët, dy të panjohur, një i ri dhe një grua, gjejnë ngushëllim në njëri-tjetrin ndërsa luftojnë për të riparuar të kaluarën e tyre të thyer.

“Stray” është një dramë për dy njerëz të huaj, të cilët, nëpërmjet lidhjes së tyre të rastësishme, në fund të fundit gjejnë forcë dhe mundësi për shpëtim./ KultPlus.com

Arta Dobroshi në kërcim për paqe me një prej njerëzve më të mirë në botë

Aktorja kosovare Arta Dobroshi tash e sa kohë është duke e realizuar kampanjën Jumping Joyfully For World Peace e cila po përzgjedhë persona të ndryshëm si pjesë të kësaj kampanje, shkruan KultPlus.

Së fundi ajo ka zgjedhë një prej njerëzve më të mirë në këtë botë, sipas saj. Është ky humanitari Fejz Bakalli.

“Me një prej njerëzve ma të mirë në këtë botë, me humanitarin Fejz Bakalli. Ti dhe Ginger keni ndihmuar shumë njerëz. Ju i sillni dashuri botës tonë. Faleminderit. Fotografia nga i mrekullueshmi Ginger Bakalli. Ju dua shumë të dyve me gjithë zemrën time!”, ka shkruar Arta në statusin e saj në rrjetet sociale. / KultPlus.com

Isa Qosja fillon xhirimet e filmit të ri, një aktore e njohur në rolin kryesor (FOTO)

Regjisori i mirënjohur i Kosovës Isa Qosja kthehet në vendlindjen e tij për një arsye të veçantë, përcjellë KultPlus.

Një nga regjisorët më të shquar të Kosovës, Isa Qosja, po përgatit filmin e tij të ardhshëm me titullin “The Stroke”, i cili për herë të parë do të trajtë vendin e lindjes së tij, Malin e Zi. Filmi i fundit i Qosjes, “Tri Dritare dhe një Varje” (2014), kishte një qarkullim të gjerë në festivale ndërkombëtare ku gjithashtu është shpërblyer me çmime të shumta. Ai është mbrapa disa prej klasikëve të kinematografisë të Kosovës si “Proka” (1985), “Rojet e Mjegullës” (1988) dhe “Kukumi” (2005).

Sipas informacionit të parë në dispozicion, filmi do të xhirohet në vendlindjen e Qosjes, në Gusi, i cili është një qytet i vogël në veri-lindje të Malit të Zi , diçka që ka qenë një nga ëndrrat më të mëdha të regjisorit për të realizuar. Në rolin kryesor luan Arta Dobroshi, një nga aktoret më të famshme të Kosovës, e njohur për performancën e saj në “Lorna’s Silence” nga Jean-Pierre dhe Luc Dardenne, dhe në “Three Worlds” nga Catherine Corsini. Pjesa tjetër e ekipit përfshin Arben Bajraktaraj dhe Mirush Kabashin. Gjithashtu, Qosja do të bashkëpunojë përsëri me Gökhan Tiryaki, kinematograf turk i mirënjohur ndërkombëtarisht dhe i vlerësuar me shumë çmime, i cili është veçanërisht i njohur për punën e tij në “Winter Sleep” nga Nuri Bilge Ceylan, fitues i çmimit Palme d’Or, dhe “Ivy” nga Tolga Karaçelik.

Në lidhje me filmin e ri dhe rëndësinë e lokacionit, Qojsa deklaroi:

“Dua të shpreh qëndrimin tim për filmin “The Stroke” jo vetëm për faktin që ndryshon nga filmat e mi të mëhershëm “Kukumi”, “Tri dritare dhe një varje” etj, por edhe për faktin që pas shumë vitesh kthehem në vendlindje Gusi, Mal të Zi për t’a realizuar këtë projekt. Inspirimi im nuk është vetëm vendi ku kam lindur por janë njerëzit, ndodhitë dhe shkretëtira që kanë ata brenda shpirtit. Janë familjet e ndara në dysh: të vjetërit që jetojnë aty dhe të rinjtë që kanë emigruar në Amerikë. Kështu ngadalë dhe heshturazi shuhen familjet, qytetëzat, fshatrat. Jam i bindur që kjo temë do komunikojë emocionalisht me shumë njerëz që e njohin dhe e dinë shijen e hidhur të emigracionit”.

Filmi është prodhuar nga 4MM Productions dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Në lidhje me pritjet e drejtorit për filmin, ai shtoi gjithashtu “pres që ky film të merr vëmendje të merituar në festivale të rëndësishme ndërkombëtare.” / KultPlus.com

Arta Dobroshi kërcen për paqe dhe fotografitë e Pragës në luftë, dy ekspozita sjellin gëzimin dhe tmerrin

Alberina Haxhijaj

Sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës janë hapur dy ekspozitat ndërvepruese me njëra tjetrën. Në këtë ekspozitë të fotografive të ndarë në “Prague 68” dhe “Aktorja Arta Dobroshi duke kërcyer me hare për paqen botërore”, u paraqit e kaluara dhe e ardhmja.


(Facebook: Dimitrios Machairidis)

“Prague 68” është një seri e fotografive të fotografit çek Oldřich Škácha. Fotografitë e ekspozuara sjellin dëshminë e tij pamore të dokumentuar me fotoaparatin e tij, në ditën e parë të intervenimit ushtarak sovjetik në Pragë, në vendet e ngjarjeve ku çekosllovakët paqësorë të shtangur vdisnin në Sheshin Wenceslav, në Sheshin e Qytetit të Vjetër dhe në selinë e Radio Çekosllovakisë.

Në anën tjetër “Aktorja Arta Dobroshi duke kërcyer me hare për paqen botërore” është një seri e fotografive të bëra nga fotografët e ndryshëm duke e dokumentuar nismën e aktores së ‘Lorna`s Silence’ për të frymëzuar njerëzit që të jetojnë në paqe dhe të respektojnë të tjerët. Në fotografitë e saj ajo kërcen me gëzim me fëmijë, me personalitete të njohura, me refugjatë, me diplomatë, me artistë e njerëz të tjerë. Askush nuk është superior në këto fotografi, të gjithë janë një për misionin drejt paqes në botë. Arta është kryefjala, një personazh gjithmonë i buzëqeshur, për të gjetur kënaqësi e paqe në planet.

Ambasadori i Republikës së Çekisë, Ivo Silhavy, që është kurator i kësaj foto-ekspozite dhe vetë një fotograf i pasionuar shpalosi momentin sesi ishte ndjerë vet kur kishte kërcyer së bashku me Artën. Pjesë e universit, i lirë dhe i lumtur, gjersa egon e tij e kishte lënë në tokë në momentin e fotografimit me aktoren që para disa vitesh u bë e para aktore nga Kosova në tepihun e kuq të Festivalit të Kanës.
Sipas tij të gjithë ne duhet të kemi fuqinë për të kërcyer mjaftueshëm lart për të kapur fatin në duart tona. Duhet besuar në të vërtetën dhe në dashurinë.

Ai theksoi se fotografitë bardhë e zi paraqesin të kaluarën, ndërsa ato me ngjyra të ardhmen, gjersa shpalosi më shumë detaje për to.

“Në fotografitë bardhë e zi nga ditët e okupimit ne i shohim njerëzit në rrugë të frikësuar, të shtangur, të pafuqishëm, mirëpo me një përcaktim në sytë e tyre. Në fotografitë me ngjyra të Artës dhe të miqve të saj përmes kërcimit ndajnë gëzimin dhe kënaqësinë e jetës me një dritë në sytë e tyre”, tha Silhavy.
Aktorja Arta Dobroshi,falënderoi të gjithë ata të cilët janë bërë pjesë e kërcimit të saj për paqe si dhe të gjithë ata që kanë kontribuuar për realizimin e kësaj ekspozite.


(Facebook: Dimitrios Machairidis)

Sipas Artës, populli i Kosovës është shembull për botën se si të arrihet paqja, liria në një vend, pasi sipas saj me vite të tëra gjithë gjeneratat deri në vitin 1999 në Kosovë kanë protestuar për paqe dhe liri.
“Paqen dhe lirinë e kemi përjetuar aq shumë me zemër e me shpirt, sa e kemi reflektuar në gjithë vendin tonë dhe në të gjithë botën. Dhe sot, ne jetojmë në liri e në paqe. Fotografitë ku kërcej me hare për paqe në botë, janë reflektim i shpirtit tim dhe dëshirës time për paqe në krejt botën”, tha ajo.

Ajo për të treguar rëndësinë që ka paqja solli për të pranishmit një krahasim se si do të shkonte kjo ekspozitë nëse do të hapej 20 vite më parë, se sa të frikësuar do të ndjeheshin të gjithë të pranishmit.

“Nëse do kisha dashur që ta bëj këtë ekspozitë 20-të vite më parë nuk do të kisha mundësi, apo sikur ta bëja, do të ishim ndjerë të frikësuar. Të frikësuar se forcat policore do na gjenin e do të na dërgonin në burg pa arsye. Ndoshta edhe vetëm për shkak të gjuhës që flasim. Ne po ashtu do të siguroheshim që të arrinim të gjithë në shtëpi rreth orës 19:30 pasi të gjithë e dimë se ora policore fillon në 20:00. Mirëpo kjo është e kaluara dhe sot qëndrojmë në paqe”, tha Dobroshi në hapje të ekspozitës.

Sipas saj, 100 vite më vonë ndarjet dhe barrierat kufitare në mes të shteteve dhe njerëzve do të jenë absurde. Ajo ftoi që të mos presim 100 vite por të veprojmë sot që bota të jetë vend i paqes, ku të gjithë janë të barabartë.
“Ne mund të zgjedhim sot se çfarë do të tregojnë pasardhësit për ne”, theksoi ajo gjersa ftoi të pranishmit ti bashkoheshin udhëtimit të saj duke bërë gjithë të pranishmit që të kërcejnë për paqen.

Kjo ekspozitë do të jetë e hapur për dy javë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”. / KultPlus.com

“Prague 68”, “Aktorja Arta Dobroshi duke kërcyer me hare për paqen botërore”

Fotografitë kanë fuqi të madhe. Ato mund të flasin me ne, ato mund të flasin mes vete. Për këtë ambasadori i Republikës së Çekisë, Ivo Silhavy, dhe aktorja e mirënjohur nga Kosova, Arta Dobroshi, duan ta prezantojnë një koncept të ri të ekspozitës – një ekspozitë të fotografive çift. Në të vërtetë janë dy ekspozita ndërvepruese mes tyre. Njëra, në teknikën bardhë e zi, që prezanton të kaluarën, dhe ekspozita tjetër me ngjyra që prezanton të ardhmen. Elementi i tretë është shikuesi.

Ambasadori i Republikës së Çekisë, Ivo Silhavy, që është kurator i kësaj foto-ekspozite thekson: “Ky trekëndësh krijon një hapësirë ndërvepruese për imagjinatën, mendimin dhe idetë e reja. Shikuesit i jep një dinamikë pozitive për t’i lënë anash stereotipat e lodhshme ditore. Shikuesi bëhet pjesë aktive e dialogut të bashkuar në mes të fotografive, dialogu që ngritët nga kontrasti i mprehtë bazuar në gjendjen e fotografuar, ndjenjat, teknikat, dizajni dhe shtrirja e tyre”.

“Prague 68” është një seri e fotografive të fotografit çek, Oldřich Škácha. Fotot e ekspozuara sjellin dëshminë e tij pamore të dokumentar, me fotoaparatin e tij, në ditën e parë të intervenimit ushtarak sovjetik në Pragë, në vendet e ngjarjeve ku çekosllovakët paqësor të shtangur vdisnin në: Sheshin Wenceslav, në Sheshin e Qytetit të Vjetër dhe në selinë e Radio Çekosllovakisë. Okupimi i Çekosllovakisë, më 21 gusht 1968, i udhëhequr nga Armata e Kuqe Sovjetike, në muajt e parë, mori 137 jetë të qytetarëve çekosllovak. Çekosllovakia e atëhershme, në 21 vitet e ardhshme, ra nën regjimin e rreptë totalitar të kontrolluar tërësisht nga Moska. Më 2018 është 50 vjetori i okupimit ushtarak të Çekosllovakisë.
“Aktorja Arta Dobroshi duke kërcyer me hare për paqen botërore” është një seri e fotografive të bëra nga fotograf të ndryshëm duke e dokumentar nismën e Artës për të frymëzuar njerëzit të jetojnë në paqe dhe të respektojnë të tjerët. Në fotografitë e saj ajo kërcen me gëzim me fëmijë, me personalitete të njohura, me refugjatë, me diplomatë, me artistë e njerëz të tjerë.

Silhavy shpjegon: “Arta më ftoi të kërcej, me të, me gëzim po ashtu. Kur u ngrita në ajër, e ndjeva sikur po ngjitesha mbi stereotipat e ditës dhe e pash jetën time prej së larti, si dhe një lehtësim në zemrën time në një largësi të madhe. U ndjeva sikur po e përcaktoja ardhmërinë time”.

Artistja e mirënjohur Arta Dobroshi, e cila vjen në këtë ekspozitë me fotografitë e saj të titulluar “Aktorja Arta Dobroshi duke kërcyer me hare për paqen botërore” shpjegon: “Populli i Kosovës është shembull për botën. Shembull se si te arrihet paqja, liria në një vend. Me vite të twra gjithë gjeneratat deri në vitin 1999, kemi protestu për paqe dhe liri në vendin tonë. Paqen dhe lirinë e kemi ndje aq shumë me zemër e me shpirt, sa që e kemi reflektuar në gjithë vendin tonë dhe në të gjithë botën. Dhe sot, ne jetojmë në liri e në paqe. Fotografitë ku kërcej me hare për paqe në botë, janë reflektim i shpirtit tim dhe dëshirës time për paqe në krejt botën. Jam e sigurt që në të ardhmen e afërt gjithë popujt e botës kanë me jetu në liri dhe paqe”

Në fotografitë bardhë e zi nga ditët e okupimit ne i shohim njerëzit në rrugë të frikësuar, të shtangur, të pafuqishëm, mirëpo me një përcaktim në sytë e tyre. Në fotografitë me ngjyra të Artës dhe të miqve të saj përmes kërcimit ndajnë me ne gëzimin dhe kënaqësinë e jetës me një dritë në sytë e tyre.

“Kur i pash këto fotografi, njërën pran tjetrës, u ndjeva se duhet shkuar përmes një përvoje të dhimbshme, si komb dhe si individ, që të kesh fuqi për të kërcyer mjaftueshëm lart për të kapur fatin në duar tona. Vetëm atëherë mund të vazhdojmë në drejtimin e duhur, me besim dhe dashuri, me gëzim në zemrat tona…Shkurt, Presidenti Václav Havel thoshte: “E vërteta dhe dashuria duhet t’i mundin gënjeshtrat dhe urrejtjen”. Varet nga ne nëse do të zgjedhim rrugën e duhur dhe të fitojmë”, shprehet për ekspozitën ambasadori Silhavy.

Kjo ekspozitë hapet më 23 maj, në orën 18.00, dhe do të jetë e hapur dy javë./ KultPlus.com

Arta Dobroshi, aktorja kryesore në filmin ‘Stray’

Filmi “Stray” ku rolin kryesor si Grace e ka aktorja shqiptare Arta Dobroshi do të ketë premierën në festivalin prestigjoz Moscow International Film Festival.

Filmi “Stray” i regjisorit Dustin Feneley tashmë ka thyer një rekord në Zelandën e Re. Ky film është filmi i parë i këtij shteti që konkurron në festivalin e dytë më të vjetër në botë, Festivalin e Filmit Ndërkombëtar në Moskë të Rusisë.

Premiera e këtij filmi në kuadër të festivalit do të bëhet në fund të prillit. Regjisori Dustin Feneley kishte dëshirën për të realizuar një film të metrazhit të gjatë që në vitin 2008, mirëpo vetëm në vitin 2012 ai filloi që të fokusohej në tekst ndërsa në vitin 2015 ai kishte draftin final të skenarit. Viti 2016 solli edhe xhirimet e para të filmit “Stray”.

Filmi sjellë në fokus dy personazhe të cilët krijojnë një marrëdhënie intime. Që të dy për arsye të ndryshme kanë
humbur disi vendin në shoqëritë që u takonin. E kaluara nuk i definon ata. Përkundër kësaj ata i dhurojnë njëri-tjetrit mundësinë të ecin përpara, shkruan KultPlus.

Arta Dobroshi dhe Kieran Charnock kanë marrë përsipër të mishërohen me rolin. Arta kësisoj po e bën një rikthim të fuqishëm në kinematografinë botërore, pasi preku skenat e mëdha të filmit me disa projekte të rëndësishme filmike ndërkombëtare.

Në një peizazh të ftohtë dhe të largët, dy të panjohur, një i ri dhe një grua, gjejnë ngushëllim në njëri-tjetrin ndërsa luftojnë për të riparuar të kaluarën e tyre të thyer.

“Stray” është një dramë për dy njerëz të huaj, të cilët, nëpërmjet lidhjes së tyre të rastësishme, në fund të fundit gjejnë forcë dhe mundësi për shpëtim.

Filmi 104 minutësh, i vendosur në stinën e dimrit në Alpet mahnitëse jugore të Zelandës së Re, u xhirua kryesisht në Central Otago.

Pikërisht kjo histori e ka shtyrë regjisorin që të këtë besim në film dhe e ka bërë edhe që të kërkojë ndihmë nga njerëzit për të mledhur të holla për realizimin e filmit. Kështu ai ka arritur që të mbledhë 125 mijë dollarë nga donacionet që kanë bërë njerëzit.

“Stray” do të ketë premierën më 21 prill në Moscow International Film Festival.

Kujtojmë që Arta Dobroshi me filmin “Heshtja e Lornës” depërtoi në Festivalin e Kanës. Filmi morri çmimin e skenarit më të mirë në Kanë në vitin 2008. Ajo ka marrë edhe nominim për aktoren më të mirë në Çmimet Evropiane të Filmit dhe ka fituar çmimin Barbara Tipple Best Actress Award për rolin e saj në filmin “Three Worlds”. / KultPlus.com

“Baby” film me Arta Dobroshin, tani mund ta shikoni edhe në Vimeo (VIDEO)

Filmi i metrazhit të shkurtë “Baby”, me regji të Daniel Mulloy, tashmë është lansuar edhe online, shkruan KultPlus.

I realizuar në vitin 2010, ky film flet për një grua e cila ndiqet nga një i huaj. I nominuar edhe në disa festivale të njohura, në këtë film luan aktorja kosovare Arta Dobroshi, kurse me role të tjera janë edhe aktorët: Daniel Kaluuya, Etela Pardo, Celia Meiras. Për më shumë mund ta shikoni të plotë këtë film në videon e bashkangjitur./KultPlus.com

BABY (short film) from Daniel Mulloy on Vimeo.

Inspiruar nga Arta Dobroshi, publikohet videoja mbi natyrën dhe ambientin (VIDEO)

“Anti-Litter” është një film i shkurtër prej tre minutash i lansuar sot nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe Këshilli Rinor i kësaj Ambasade.

Inspiruar nga aktorja Arta Dobroshi, e cila në shumë fjalime të saj i referohet ambientit dhe botës si një vend më i mirë për të jetuar, filmi tregon rëndësinë e ambientit dhe natyrës por edhe kujdesin ndaj njëri tjetrit, shkruan KultPlus.

“Natyra është diçka më e madhe se ne. Uji që buron nga malet, ndjenja e harmonisë mes njeriut dhe natyrës” thuhet në një pjesë të kësaj videoje.

Pamje tregojnë aksione të ndryshme për të pastruar Kosovën dhe ambientet e ndotura. / KultPlus.com

“Të mos i hapësh dyert për refugjatët është primitive”, Arta Dobroshi sjellë mesazhin e fuqishëm për refugjatët (VIDEO)

Aktorja e njohur shqiptare Arta Dobroshi, së fundmi ka publikuar një video në të cilën fytyra e saj e vendosur brenda imazhit të botës, prek disa nga çështje më të rëndësishme që lidhen me të drejtat e njeriut, refugjatët dhe paqen botërore, shkruan KultPlus.

“Dua të ju tregoj se çfarë është një refugjat”, janë fjalët e para që ajo transmeton në këtë video. Tutje aktorja Dobroshi përshkruan në mënyrë të detajuar rrugëtimin e saj si studente e aktrimit, e cila ishte dashur të linte studimet prapa për t’u nisur drejt dyerve të një shteti të huaj.

“Refugjati është një njeri i lumtur, i cili duhet të zhvendoset për shkak se është duke ikur nga jeta e tij. Në 1999 unë fillova të studioj aktrimin në Kosovë, unë isha duke bërë prova me kolegët e mi në Akademi dhe skena që në ishim duke e përgatitur po shkonte shumë mirë, ne po punonim në një pjesë të Shekspirit dhe ishim shumë të entuziazmuar t’ia paraqesim atë profesorëve tanë. Por kjo nuk ndodhi kurrë për shkak se situata u bë gjithnjë e më e keqe, kishte shumë maskara, gjithnjë e më shumë vrasje dhe u bë shumë e rrezikshme për ne që të qëndrojmë në Kosovë”, shpjegon aktorja Dobroshi gjatë kësaj videoje.

Arta tutje gjatë kësaj videoje jep një mesazh të fuqishëm mbi epitetin e një refugjati i cili në shumë raste zhvishet nga vetitë e tij njerëzore.

“Pra, ti je personi i njëjtë por tani me një epitet dhe shtetet që ishin në liri, e që hapën dyert për neve ku vendosën ta shihnin vetëm këtë epitet dhe jo njeriun që ti ishte, edhe pse ishim duke jetuar në qytetin e njëjtë, në qytetin e quajtur “Tokë”. Pra ti je i njëjti person, me këtë dua të them unë isha i njëjti person, vajzë, motër, shoqe, aktore. Derisa ne ishim duke shijuar veprën e Shekspirit me koleget e mija, dhe pas një momenti unë duhej të ikja nga jeta ime, të shkoj në një vend tjetër, para dyerve të një shtetit tjetër dhe në këtë moment këto dyer janë të mbyllura sepse ato shtete të cilat jetojnë në liri nuk i duan refugjatët, nuk duan të na pranojnë”, thotë Arta.

Ajo tutje shpjegon ndjenjat e saj lidhur me jetesën brenda një shteti tjetër, e cila kishte qenë zgjidhja e vetme, në një vend ku armët janë gjithçka që e rrethojnë.

“Unë ndihesha e mërzitur se duhej ta braktisja vendin tim dhe ju nuk jeni në gjendje të ma dhuroni në buzëqeshje në shenjë mirëseardhjeje”, pohon ajo.

Ndërsa shpjegon se momenti që lufta të mbaronte, ajo mezi priste të kthehej në shtëpi, të shihte të afërmit, nëse jo shtëpinë, të shihte kopshtin pranë tij dhe të nuhaste ajrin i cili frymonte liri dhe paqe. Arta thotë se kjo nuk ishte vetëm dëshira dhe qëllimi i saj pasi që shumica e njerëzve pas luftës e bën të njëjtën gjë, u kthyen përsëri në Kosovë.

“Ashtu siç ishte primitive që gratë nuk u lejuan të votojnë qindra vite më parë, të mos i hapësh dyert e shtetit tënd për refugjatët do të jetë po ashtu primitive”, shprehet Arta Dobroshi, aktorja nga Kosova. /KultPlus.com

Arta Dobroshi në kërcim për paqe me dy kondukterët e Prishtinës

Aktorja kosovare Arta Dobroshi tash e sa kohë është duke e realizuar kampanjën Jumping Joyfully For World Peace e cila po përzgjedhë persona të ndryshëm si pjesë të kësaj kampanje, shkruan KultPlus.

Së fundi ajo ka zgjedhë dy kondukterë të linjës së autobusëve lokal në Prishtinë, të cilët edhe e kanë realizuar këtë foto. Blerim Ahmeti dhe Nazmi Mustafa janë kondukterët që janë përfshirë në këtë kampanjë./KultPlus.com

Ambasadori amerikan dhe Arta Dobroshi kërcejnë për paqe

Aktorja kosovare Arta Dobroshi po vazhdon të kërcejë, me gëzim e për të festuar.

Aktorja e njohur po e vazhdon kampanjën e saj për të kërcyer në ajër, bashkë me personalitete të shumta që i bashkohen asaj në këtë mënyrë festimi.

Dobroshi kësaj radhe është bashkuar me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, për të kërcyer për paqe në botë.

Dobroshi ka treguar në paraqitjen e fundit të saj para publikut në Prishtinë se kampanja e tillë synon të tregojë rëndësinë e planetit dhe se sa me fat jemi që jetojmë në planet, në këtë vend të madh që quhet botë.

Dobroshi mbete ndër aktoret më të njohura shqiptare ndërsa e kujtojmë parakalimin e saj në Festivalin e Filmit në Kanë para disa vitesh.

Pikërisht nga kjo Ambasadë, Dobroshi është përkrahur për një udhëtim në Amerikë. / KultPlus.com

Arta Dobroshi kërcen për paqë me Atifete Jahjagën

Aktorja Arta Dobroshi e cila së fundi është duke realizuar një kampanjë kërcimi me fytyra të njohura, së fundi ka zgjedhur një fytyrë shumë të rëndësishme, që ti bashkohet kësaj kampanje, shkruan KultPlus.

“Jumping Joyfully for Wolrd Peace” i është bashkuar ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga të cilat duken mjaftë të hareshme përgjatë realizimit të kësaj fotografie që është realizuar në Prishtinë./KultPlus.com

Arta Dobroshi, 100 për qind vetvetja dhe pasioni për astronominë

Arbër Selmani
Fotografitë: Fahredin Spahija

Rolet e saj ndër vite kanë treguar se ajo e tejkalon edhe veten, edhe aktrimin, fushën ku thotë se gjithmonë ndihet mirë dhe ku secilin personazh e jeton në momentin kur regjisori kërkon që kamerat të aktivizohen.

Arta Dobroshi megjithatë, në një ditë me re dhe të vranët të kryeqytetit, ka zgjedhur të flasë për veten dhe për idenë e të qenit vetvetja, secili prej nesh, pak më larg aktrimit dhe fjalimeve rreth të qenit aktore e suksesshme apo sfidave për të arritur diçka në jetë.

Dobroshi ka qenë sonte e ftuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, që para audiencës të flasë në një bisedë më relaksuese, me titullin “Be you” ose Je ti. Ajo foli në ndërtesën të cilën e ka bashkëthemeluar gjyshja e saj. Ajo thotë se ndoshta ka qenë e shkruar që kësisoj, ajo spontanisht të jetë e pranishme me fjalimin e saj, që erdhi jo pak si një ligjëratë rreth të qenit vetja.

Një aktore, por qind për qind vetvetja dhe prezente në rolet e saj.

“Momenti kur kamera shkon ‘action’ unë jam 100 për qind rehat. Ndoshta për këtë arsye më ka tërhequr aktrimi, sepse duhesh me qenë prezent në atë moment 100 % dhe mos me mendu asgjë tjetër. Para roleve të mia unë shkruaj biografi, bëj hulumtime, dhe jam prezente në jetën të cilën e luaj, sepse nuk ke kohë me mendu për asgjë tjetër” tregon Arta Dobroshi.
Para një audience të cilëve u interesoi më shumë aspekti i të qenit vetja te një aktore e cila e ka dëshmuar veten kur para disa vitesh parakaloi në tepihun e Festivalin e Filmit në Kanë, Arta në prapavijë pati një fotografi nga gjithësia, e realizuar nga Bill Anders në vitin 1968, në misionin e Apollo 8. Kjo, jo krejt e rastësishme.

“Kur e shoh këtë fotografi, e shoh botën nga një tjetër perspektivë. Dhe përnjëherë, ndihem ndryshe sepse e kuptoj sa e vogël është bota, sa ndryshe, e ne jemi të gjithë bashkë” tregon Dobroshi.

Bill Anders dhe Arta Dobroshi i lidhë e bukura, gjithësia, por edhe perceptimi për jetën. Anders i ka parë fjalimet e Artës dhe se si ajo i qaset botës dhe vetes duke lidhur hapësirën e eterit dhe emocionin njerëzor, e Arta ka parë një film të tij, dhe kësisoj dyshen e ka lidhur e njëjta frekuencë e mendimeve. Lidhja me astronautët filloi kur Arta morri pjesë në një program të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, me ç`rast udhëtoi për në Amerikë dhe u njoftua me këtë fushë goxha ndryshe prej aktrimit.

“Anders më pas më ka treguar se si unë e kam ndihmuar atë me mendu se nuk duhet me shku deri në orbitë, gjithësi, që me pasë një perspektivë të përgjithshme” tregon aktorja Arta Dobroshi në këtë bisedë me fansat e saj në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Arta Dobroshi dhe “Be You” erdhi si bashkëpunim mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, American Corner dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Dobroshi u pyet edhe për vështirësitë të cilat i hasin të rinjtë e të rejat nga Kosova që synojnë të bëhen aktorë e të kenë një karrierë në aktrim.

“Mos i mendoni kushtet gjithmonë, atë çka ta don ty zemra dhe ajo që është ëndrra jote, është e vërtetë, në të kundërtën nuk kishte me ekzistu” i është përgjigjur Arta Dobroshi një prej pyetjeve të audiencës.
Dobroshi është 37 vjeçare ndërsa ka qenë e nominuar për aktoren më të mirë në Çmimet Evropiane të Filmit. Ajo ka qenë edhe anëtare e jurisë në edicionin e 59-të të Festivalit të Filmit në Berlin. / KultPlus.com

Sot, takim me Arta Dobroshin në Prishtinë

Këndi Amerikan Prishtina ka organizuar takimin me aktoren e famshme Arta Dobroshi, ku ajo do të flasë për rëndësinë e të qenit veten si individ dhe ndjenjën e mirë të të qenit se kush jeni. ”Arta pati një përvojë të jashtëzakonshme duke takuar astronautët në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet një programi të sponsorizuar nga Ambasada e SHBA. Ajo i rikthen përshtypjet e saj dhe mënyrën se si ajo dhe astronautët e shohin botën – siç e thotë ajo “qyteti në të cilin jetojmë është quajtur Tokë”.

Kjo bisedë do të mbahet më sot, në ora 17:00, në sallën kryesore të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Kjo ngjarje është sjellë nga Këndi Amerikan në Prishtinë në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë dhe Bibliotekën Kombëtare të Kosovës./KultPlus.com