Takim me Arta Dobroshin në Prishtinë

Këndi Amerikan Prishtina ka organizuar takimin me aktoren e famshme Arta Dobroshi, ku ajo do të flasë për rëndësinë e të qenit veten si individ dhe ndjenjën e mirë të të qenit se kush jeni. ”Arta pati një përvojë të jashtëzakonshme duke takuar astronautët në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet një programi të sponsorizuar nga Ambasada e SHBA. Ajo i rikthen përshtypjet e saj dhe mënyrën se si ajo dhe astronautët e shohin botën – siç e thotë ajo “qyteti në të cilin jetojmë është quajtur Tokë”.

Kjo bisedë do të mbahet më 25 tetor, në ora 17:00, në sallën kryesore të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Kjo ngjarje është sjellë nga Këndi Amerikan në Prishtinë në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë dhe Bibliotekën Kombëtare të Kosovës./KultPlus.com

Arta Dobroshi dhe Didier Chabert ‘Kërcejnë për paqe në botë’

Aktorja Arta Dobroshi dhe ambasadori i Francës në Kosovë Didier Chabert, kanë ‘Kërcyer për paqe në botë’. Kjo fotografi është publikuar në rrjetet sociale ndërsa KultPlus, e sjellë sot si foto lajm të ditës./ KultPlus.com

Isa Qosja shtyn xhirimet e filmit

Kurse ky projekt është njëri nga filmat që ka mbledhë një kastë të aktorëve të shkëlqyer, duke përfshirë: Arta Dobroshi, Mirush Kabashi, Arben Bajraktaraj, Shkumbin Istrefi, Flonja Kodheli, shkruan KultPlus.

Ky projekt edhe pse është mbështetur në vitin 2016-të nga Qendra Kinematografike e Kosovës, ende nuk ka nis xhirimet e krejt kjo për shkak të buxhetit të ulët. Për këtë gjë, për KultPlus njoftoi vetë regjisori Qosja, i cili tha se është në pritje të fondeve nga shtete e tjera, pasi që shuma prej 120 mijë eurosh është shumë e ulët për ta jetësuar këtë projekt.

“Ne kemi pas plan që xhirimet t’i nisim në shtator të këtij viti por për shkak të buxhetit të vogël jemi detyruar që xhirimet t’i zhvendosim për maj të vitit të ardhshëm. Kemi aplikuar në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë në Shqipëri, në Fondin e Filmit në Maqedoni dhe në Francë. Tashmë jam në pritje të përgjigjeve që do i marrë nga këto institucione”, tha për KultPlus, regjisori Isa Qosja.

Në një intervistë të mëhershme Isa Qosja, pati treguar ekskluzivisht për KultPlus se Arta Dobroshi do të jetë në kastën e aktorëve të filmit ‘Skype’. Poashtu në kastën e këtij filmi do të jenë edhe aktorë të tjerë të si: Shkumbin Istrefi, Flonja Kodheli, Arben Bajraktaraj, Mirush Kabashi.

“Skype”, do të sjellë disa përralla për një vend dhe për njerëzit që jetojnë atje. Për Plavën dhe Gucinë…Por edhe për të gjithë ne. Në fakt regjisori ka folur me gjuhën dhe ndjenjat e njerëzve nga realiteti jetësor aty. Për hallet e tyre karshi shpërnguljes së pandalur në Amerikë. Në “Skype”, regjisori do të sjellë edhe shitblerjen e grave në të dy anët e kufirit dhe për tri gjenerata të humbura të femrës shqiptare, pikërisht si pasojë e emigrimit./ KultPlus.com