Artan Fuga për Kadarenë: I ka bërë nder Shqipërisë, ishte në të njëjtën lartësi me figurën e Nënë Terezës

Akademiku Artan Fuga ka folur për ndarjen nga jeta të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, që u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 88-vjeçare.

Në një lidhje direkte në “Breaking” në Top News, Fuga tha se emri i Kadaresë i ka bërë nder Shqipërisë dhe ishte në të njëjtën lartësi me figurën e Nënë Terezën.Profesori kujton një moment kur ishte student dhe u ftua Ismail Kadare, ku një nga studentët e pyeti “je një shkrimtar i madh por je te 50-tat, nuk të vjen keq që të ka ikur jeta, nuk na ke zili”, dhe përgjigja e tij ishte e paharrushme sipas Fugës “kurrë nuk do doja ta filloja një ditë që ka kaluar nga e para, kam bërë në maksimum dhe nuk do doja të rrëzoja këtë botë shpirtërore dhe intelektuale që kam ndërtuar”.


Kam pasur rastin ta mas në vende të ndryshme europiane, kryesisht në Francë Belgjikë Zvicër dhe Luksemburg dhe ka prekur shtresa të ndryshme të popullsisë. Unë di shumë mirë që në jetë jetën universitare perëndimore, kontributi i Kadaresë është konsideruar si përqasje që hedh dritë tek një realitet që sociologjia e studion. Emri i Kadaresë i bënte nder Shqipërisë dhe ishte pothuajse në të njëjtën lartësi ne Nënë Terezën.

Kulturën historike të vendit tonë e përdori si lëndë estetike për të ndërtuar vepra letrare. Unë mendoj se një intelektual i madh si Kadare nuk ka nevojë për nderime. Po ta shikosh qëndrimin e Kadaresë, e ka shprehur me natyrën që kishte dhe me qëndrimet që mbante, një intelektual i madh kishte një vepër që shteti politika shpesh herë e bombardonin e lodhnin, e censuronin, i bënin presion. Nuk mendoj se për të sot ka ndonjë rëndësi të madhe, por nuk besoj se një njëri i përmasave te tilla na nevojë për ndere të shtetit.


Kam fatin e madh, sa herë e kam takuar kam përjetuar një lloj presioni. Sado që ishte shumë shoqëror dhe shumë i thjeshtë, me shakatë dhe ironitë e tij ta bënte takimin shumë të mirë. Mbaj mend një gjë që mund ta tregoj, kemi qenë në vitin e fundit të studimeve universitare, në 1978 dhe ftojnë Ismail Kadarenë. Ne ishim një grup studentësh që studionim për filozofi, na vjen Ismaili, dhe dikush nga ne e pyet për ta ngacmuar pak se ai nuk e përtonte ironinë dhe e pyet i thotë ti je një shkrimtar i madh por je te 50-tat, nuk të vjen keq që të ka ikur jeta, nuk na ke zili?


Ai tha kurrë nuk do doja ta filloja një ditë që ka kaluar nga e para, kam bërë në maksimum dhe nuk do doja të rrëzoja këtë botë shpirtërore dhe intelektuale që kam ndërtuar. Nuk e harrojmë kurrë atë mësim që tha, ideja ishte që nuk ka rëndësi se në ç’moment biologjik të jetës je por çdo ditë e jetës tënde ndërton një botë shpirtërore. Ishte një gjë me vlerë shumë të madhe”-u shpreh Artan Fuga.

/topchanel/ KultPlus.com

Hapet ekspozita ‘Përtej kufirit e portave-Pasdite e përjetshme’ në galerinë FAB

Artan Peqini ka çelur  ekspozitën e tij të dytë vetjake me piktura të titulluar “Përtej kufirit e portave-Pasdite e përjetshme”, me kuratore Najada Hamza.

Pikturat do të qëndrojnë të ekspozuara në galerinë FAB deri më 21 maj.

Artisti sjell atmosferën e pasditeve në kodrat e Apolonisë, ku njerëzit e ditëve të sotme përballen me paraardhësit e tyre, njerëzit e antikitetit, të cilët paraqiten si koka skulpturash të pikturuara.

Udhëtimi në kohë që sjell Artan Peqini, është si një mundësi që i jepet publikut të kohëve moderne për të kuptuar më mirë realitetin përreth.

Artisti thotë se, kjo ekspozitë ka në qendër fabulën e një udhëtimi të përhershëm, përtej portave e kufijve.

Individët e paraqitur në tablotë e Peqinit janë të paidentifikueshëm, duke lënë hapur mundësinë për t’u transformuar secili nga ne, në personazhet e pikturave të tij.

Ata vijnë pa fokus në portrete dhe me ngjyra që i afrohen terrakotës, me të cilën artisti ka punuar pjesën më të madhe të karrierës së tij.

Artan Peqini është pedagog i skulpturës e dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura. Megjithëse i njohur më shumë për punën me skulpturën, vitet e fundit, artisti ja ka kushtuar pikturës./atsh/KultPlus.com