Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka thënë se Festivali Sunny Hill do të ishte i mirëpritur edhe në Shkup.
Ai ka hedhur idenë që të ketë një organizim të përbashkët në tri kryeqytetet: Shkup, Tiranë dhe Prishtinë.
“Sunny Hill Festival është më se i mirëseardhur në Shkup, ideale do të ishte organizimi i përbashkët Shkup, Tiranë, Prishtinë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, Prishtina humbi organizimin e festivalit si pasojë e vonesave të dokumentacioneve nga ana e MAPL-së, e cila thotë se komuna nuk ia ka dorëzuar në kohë të gjitha dokumentet e nevojshme. / KultPlus.com
