Artpolis prezanton 20 shfaqje teatrale nga klubet e 20-të shkollave

Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet nga 26 tetori deri më 12 nëntor, do të prezantojë 20 shfaqje teatrore të klubeve në 20 shkollat kampione, në kuadër të projektit “ArtEd – Rritemi përmes artit në arsimim – Fuqizimi i 20 klubeve teatrore në shkollat kampione”.

Këto shfaqje forum teatër vijnë me tema e përmbajtje të veçanta që adresojnë dukuritë negative në shoqërinë tonë, të zhvilluara së bashku me trajnerët/et, aktorë/e profesioniste gjatë javëve që lamë pas.

Aventura teatrore me nxënësit e shkollave fillore nis sot në SHFMU “Xhemail Mustafa”, Prishtinë, të cilët sjellin shfaqjen forum teatër “Ekspozita” në hollin e shkollës nga ora 18:00, me ç’rast pas përfundimit të shfaqjes do të pasojë diskutim i hapur me publikun që është prezent.

“Shfaqja synon të trajtojë ndikimin dhe pasojat e mësimit online, si dhe të sjellë mendimet rreth kësaj çështjeje nga tri këndvështrime: nga ai i nxënësve, i mësimdhënësve dhe i prindërve, përmes një ekspozite. A dallojnë këto perspektiva? Si dhe pse ndryshojnë ato nga njëra-tjetra? Të intervistuarit e ekspozitës do të iu përgjigjen këtyre pyetjeve, secili në mënyrën e vet.”

Luajnë: Erblina Luma, Sara Gërguri, Teah Kastrati, Drin Selca, Anda Rugova, Ujëza Beqiri, Rajana Osmani, Rea Muriqi, Morea Kastrati, Nina Çeku, Stina Sheremeti, Enea Çeku, Arrita Cikaqi, Teuta Morina.

Mentore e klubit: Qendresa Kajtazi Mësimdhënësja: Gresa Rrahmani

Ndërsa, për këtë javë do të prezantohen edhe 2 shfaqje forum teatër:

  • Me 27 tetor klubi teatror i shkollës “Dr. Ibrahim Rugova” në Obiliq nga ora 11:30 do të prezantojë shfaqjen “Jemi të vendosur”, në hapësirat e shkollës.
  • Kurse shkolla “Pjetër Bogdani” në Prishtinë do ta ketë premierën më 28 tetor në ora 17:00 në amfiteatrin e Fakultetin e Arteve në Prishtinë.

Për shfaqjet e tjera Artopolis do të njoftoj me kohë.

“Ky projekt organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane. / KultPlus.com