“Ai që shkruan për budallenjtë, audiencën e lartë e ka të sigurtë.”
“Kur e bleni një libër, ju në mënyrë optimiste mendoni se po e bleni edhe kohën për ta lexuar atë.”
“Njerëzit e mëdhenjë janë sikur shqiponjat; ata i ndërtojnë folet e tyre në lartësitë e vetmuara.”
“Të gjitha të vërtetat e mëdha kalojnë nëpër tre faza: fillimisht ato përqeshen, pastaj ato kundërshtohen dhunshëm dhe në fund ato pranohen si vetë – evidente.”
“Pasuria është si uji i kripur, sa më shumë të pish, aq më i etur je. Kjo vlenë edhe për lavdinë.”
“Dhembshuria për kafshët është e lidhur ngushtë me mirësin e karakterit, dhe mund të pohohet me siguri se ai që është mizor me kafshët, nuk mund të jetë kurrë njeri i mirë.”
“Secila dashuri, sado qiellore të duket, rrënjët e saj i ka në instiktin seksual.”
“Një njeri mund të jetë vetja vetëm për aq kohë sa ai është i vetëm; dhe nëse ai nuk e don vetminë, ai nuk do ta dojë as lirinë; sepse vetëm atëherë kur ai është i vetëm, ai është vërtetë i lirë.”
“Asgjë nuk mund të jetë e bukur pa të vërtetën.”
“Zakonisht është humbja ajo që na bënë ta dim vlerën e gjërave.”
“Një shkallë e lartë e intelektit priret ta bëjë njeriun të pashoqërueshëm.”
““Natyra e tregon se me rritjen e inteligjencës vjen e rritur edhe aftësia për të ndjerë dhimbje dhe se vetëm në shkallën më të lartë të inteligjencës, dhimbja e arrit pikën e saj supreme.”
““Doktori e sheh të gjithë dobësinë e njeriut, gjykatësi e sheh të gjithë ligësinë dhe teologu të gjithë budallallëkun e tij.”
““Talenti e godet shënjestrën të cilën askush nuk mund ta godas. Gjeniu e godet shënjestrën të cilën askush nuk mund ta shoh.”
“Ne rrallë mendojmë për atë që e kemi, ndërsa shpesh për atë që na mungon.”
“Njerëzit e zakonshëm thjeshtë mendojnë se si duhet ta shpenzojnë kohën e tyre; I talentuari tenton ta përdor atë.”
Arthur Schopenhauer ishte një nga filozofët gjerman më të njohur, pesimist dhe ateist, doktrinist i qartësisë dhe komunikimit filozofik, përcjell KultPlus.
Paraprirës dhe shkallmues i rregullave dhe normave. Kumtues kurajoz dhe ndëshkues. Arthur Schopenhauer ishte filozof i famshëm gjerman i shekullit të XIX. Ai lindi më 22 shkurt 1788 dhe u nda nga jeta në vitin 1860.
Schopenhauer është një ndër filozofët që është përkthyer në shqip në shumicën e veprave të tij, nga ku supershendeti.com ka zgjedhur 23 thënie “pikante” për t’u menduar dhe reflektuar thellë.
1. “Ai që shkruan për budallenjtë, audiencën e lartë e ka të sigurte.”
2. “Kur e blini një libër, ju në mënyrë optimiste mendoni se po e blini edhe kohën për ta lexuar atë.”
3. “Njerëzit e mëdhenj janë sikur shqiponjat; ata i ndërtojnë folet e tyre në lartësitë e vetmuara.”
4. “Një njeri mund të jetë vetja, veç për aq kohë, sa ai është vetëm…”
5. “Urrejtja është një çështje e zemrës; përbuzja është një çështje e kokës.”
6. “Ata që duhen dhe që kanë lindur për njëri-tjetrin, takohen lehtë. Shpirtrat e ngjashëm e ndjejnë përshëndetjen edhe nga distancat.”
7. “Nderi ka kuptimin se një njeri nuk është i jashtëzakonshëm; fama ka kuptimin se ai është i jashtëzakonshëm. Fama është diçka që duhet fituar, nderi është vetëm diçka që nuk duhet të humbet.”
8. Në pjesën tonë monogame të botës, të martohesh do të thotë të përgjysmojmë të drejtat dhe të dyfishojmë detyrat e dikujt.”
9. “Pasuria është si uji i kripur, sa më shumë të pish, aq më i etur je. Kjo vlen edhe për lavdinë.”
10. “Burrat janë nga natyra thjesht indiferent ndaj njëri-tjetrit; por gratë nga natyra janë armike.”
11. “Secila dashuri, sado qiellore të duket, rrënjët e saj i ka në instiktin seksual.”
12. “Zakonisht është humbja ajo që na bënë ta dimë vlerën e gjërave.”
13. “Doktori e sheh të gjithë dobësinë e njeriut, gjykatësi e sheh të gjithë ligësinë dhe teologu të gjithë budallallëkun e tij.”
14. “Talenti e godet shënjestrën, të cilën askush nuk mund ta godasë. Gjeniu e godet shënjestrën, të cilën askush nuk mund ta shohë.”
15. “Ne rrallë mendojmë për atë që e kemi, ndërsa shpesh për atë që na mungon.”
16. “Çdo komb përqesh kombet e tjera, dhe të gjithë kanë të drejtë.”
17. “Njerëzit e zakonshëm thjeshtë mendojnë se si duhet ta shpenzojnë kohën e tyre; I talentuari tenton ta përdor atë.”
18. “Mëshira është baza e moralit.”
19. “Ne humbim tri të katërtat e vetes, në mënyrë që të jemi si njerëzit e tjerë”
20. “Leximi është barabar si të mendosh me kokën e dikujt tjetër në vend se të mendosh me kokën tënde”.
21. “Të gjitha të vërtetat e mëdha kalojnë nëpër tre faza: fillimisht ato përqeshen, pastaj ato kundërshtohen dhunshëm dhe në fund ato pranohen si vetë – evidente.”
22. “Vështirësia është që të përpiqemi të mësojnë turmën se diçka mund të jetë e vërtetë dhe e pavërtetë në të njëjtën kohë”.
23. “Martirizimi është e vetmja mënyrë, që një njeri mund të bëhet i famshëm pa pasur ndonjë aftësi”. / KultPlus.com
“Ajo ishte e gatshme të mohonte ekzistencën e hapësirës dhe kohës, më shumë se sa ta pranonte se dashuria mund të mos jetë e përjetshme.” – Simone de Beauvoir
“Është e lehtë të biesh në dashuri. Pjesa e vështirë është gjetja e personit që do ta shkaktonte atë.” – Bertrand Russell
“Në dashuri, ne shpesh e dyshojmë atë që më së shumti e besojmë.” – François de La Rochefoucauld
“Secila dashuri, sa do qiellore që mund të duket, rrënjët e saj i ka në instiktin seksual.” – Arthur Schopenhauer
“Dashuria është emri për përpjekjen tonë për plotëni; për dëshiron tonë për të qenë komplet.” – Plato
“Gravitacioni nuk është përgjegjës që njerëzit bien në dashuri.” – Albert Einstein
“Oh, dashuria nuk është këtu për të na bërë të lumtur. Unë mendoj se ajo ekziston për të na treguar se sa shumë mund të durojmë.” – Herman Hesse
“Sa më shumë që ke sukses në dashuri, aq më shumë do të bindesh në ekzistencën e Zotit dhe në pavdekshmërinë e shpirtit.” – Fyodor Dostoevsky
“Dashuria e vërtetë nuk e njeh thellësinë e saj deri në momentin e ndarjes.” – Kahlil Gibran
“Dashuria është një gjendje në të cilën njeriu i sheh gjërat ashtu siç ato nuk janë.” – Friedrich Nietzsche
“Dashuria pushton çdo gjë, prandaj le ti nënshtrohemi dashurisë.” – Virgil
“Ata që është më së vështiri për t’i dashuruar, kanë më së shumti nevojë për të.” – Socrates
“E dini që jeni të dashuruar kur nuk mund të flini, sepse më në fund realiteti është më i bukur se sa ëndërrat e juaja.” – Dr. Seuss
“Kur dashuroni, ju dëshironi të bëni diçka për të. Dëshironi të sakrifikoni për të. Dëshironi ti shërbeni asaj.” – Ernest Hemingway
“Një grua e njeh fytyrën e burrit që e dashuron, ashtu siç detari e njeh detin e hapur.” – Honore de Balzac / KultPlus.com
Filozofi gjerman Artur Shopenhauer, u bë i njohur vetëm në fund të jetës së tij. Në tekstin më të rëndësishëm që ai shkroi: “Bota si vullnet dhe përfaqësim”, botuar në 1819, pohonte se ajo çfarë shohim nuk është ajo që ekziston në të vërtetë. Në fakt, pas gjërave, në thellësinë e tyre, në esencën e tyre, fshihet një forcë e vetme që në mënyrë të vazhdueshme kondensohet dhe materializohet, duke i dhënë asaj zanafillën, që, në të vërtetë, na shfaqet në përvojën e përditshme. Kjo forcë, sipas Shopenhauerit, është vullneti. Përmes një shtegtimi skandinav nga një sërë ndalesash, njeriu, filozofi mund të arrijë të çlirojë veten nga vullneti dhe të bëhet padroni i saj, pasi ka njohur realitetin e vërtetë. Këtë gjendje Shopenhaueri, i frymëzuar nga Orienti, e quante Nirvana.
Bota do të shkojë shpeshherë drejt kalbëzimit. Bota nuk është gjë tjetër veçse paraqitja jonë. Kur ne paraqesim diçka, jemi, si në çdo veprim tonin, veçse organ zbatimi i një dashjeje për të jetuar të errët, që i vidhet pushtetit të vetëdijes. Nuk donte t’ia dinte nëse do ta botonin. Të themi të drejtën, Shopenhaueri, duhet theksuar, nuk ishte një tip i lehtë. E kaloi jetën në vetmi, duke studiuar, duke shëtitur, duke u grindur. Parapëlqente të rrinte më shumë me kafshët sesa me njerëzit. Kishte një qen qimedredhur, të quajtur Atma, në sanskrisht do të thotë shpirti i botës. Kur e qortonte, nuk i drejtoj me qen, por e quante atë “njeri”. Iu ngarkua për një vit të mbante një kurs në Universitetin e Berlinit, kohë kur jepte mësim filozofi më i rëndësishëm gjerman, madje, ende i gjallë, Hegeli.
Shopenhaueri i planifikoi kurset e veta që të përkonin me ato të Hegelit, me qëllim që ta gjente klasën bosh. Për Hegelin, thoshte se ishte “kokëfortë” dhe se askush nuk e kuptonte vërtet atë, madje dhe ata që thoshin se e kuptuan atë, në të vërtetë e keqkuptuan. Pati vetëm një pasues të gjallë, Philippe Mainlander, i cili kreu vetëvrasje në moshën 35-vjeçare.
Artur Shopenhaueri, filozofi që ndërgjegjësoi njeriun për forcën e vullnetit si zanafillë e veprimtarisë krijuese dhe asgjësuese iu përkushtua edhe shkencave të të gjallëve. Ai e donte zoologjinë, botanikën, mjekësinë. Në Sesionet e tij rrëfente se kalonte ditë të tëra në kopshtin botanik në qytetin e tij. Një herë, ndërsa shëtiste midis bimëve ekzotike, ai u ndal para një luleje veçanërisht të harlisur. Nuk e përmbante dot veten së bëri gjeste, njëlloj siç bëjnë italianët kur duan të shfaqin habi dhe admirim. Po kalonte atypari kujdestari, i cili e pa Shopenahauerin në kumin e tij ndijimor. Iu afrua dhe me dy gishta e goditi lehtë mbi sup: “Po ti kush je?” – e pyeti. Shopehanueri u qetësua, buzëqeshi dhe u përgjigj: “Po e dite, ma thuaj, i dashur zotëri, do të të isha vërtet mirënjohës”. / Konica.al / KultPlus.com
Joana Shopenhauer (Johanna Schopenhauer) vendos të çlirojë të birin nga detyrimi atëror për të vazhduar profesionin familjar prej tregtari. Mjeti ishte një letër profetike, të cilën ajo ia drejtoi Artura Shopenhauerit (Arthur Schopenhauer), më 28 mars të vitit 1807, dy vjet pas vdekjes së babait të tij. Filozofi gjerman Shopenhauer, në moshë të thyer do të shkruante se pasi përfundoi së lexuari këtë letrër, derdhi lot.
“I dashur Artur,
Toni serioz dhe i qetë i letrës tënde, më datë 28 mars, që shkoi nga mendja jote tek e imja, më zgjoi dhe zbuloi se mund të jesh duke marrë një rrugë në drejtim të kundërt me prirjen tënde!
Prandaj, unë nuk duhet të lë gurë pa lëvizur që të të shpëtoj, sado e mundur që të jetë kjo; unë e di çfarë do të thotë të jetosh një jetë të pështirë për shpirtin dhe, nëse është e mundur, dua të ta kursej, bir i dashur, këtë fatkeqësi.
Oh i dashur, i dashur Artur, përse zëri im pati kaq pak peshë, ajo që ti dëshiron tani ishte, në fakt, dëshira ime më e flaktë, se shumë u përpoqa që ta bëja realitet, pavarësisht të gjitha atyre që u thanë kundër meje… nëse ti nuk dëshiron të ndjekësh rregullin e nderuar filistin, unë, Arturi im i dashur, vërtet që nuk dua të vendos ndonjë pengesë në rrugën tënde; vetëm ty të takon që të kërkosh rrugën tënde dhe ta zgjedhësh atë.
Më pas, unë do të të këshilloj dhe të ndihmoj aty ku është e mundur dhe si të mundem. Në fillim, përpiqu që të bësh paqe me veten… mbaj mend, duhet të zgjedhësh studime që të premtojnë një rrogë të mirë, jo vetëm sepse është e vetmja mënyrë me të cilën ti mund të jetosh, pasi ti nuk do jesh ndonjëherë aq i pasur, saqë të mund të jetosh vetëm në saje të trashëgimisë.
Nëse e kë bërë zgjedhjen tënde, më trego cila është, por ti duhet që ta marrësh këtë vendim vetë… nëse ndjen se ke fuqinë dhe zemrën për ta bërë këtë, unë me dëshirë do të të jap një dorë. Por, mos imagjino që jeta e një njeriu tepër të mësuar është shumë e këndshme. Unë e shoh tani përreth meje Artur. Është një jetë e lodhshme, me probleme, një jetë plot punë; bukuria qëndron vetëm në kënaqësinë që ajo sjell si punë; njeri nuk pasurohet me të; si shkrimtar, njeriu merr me vështirësi atë që nevojitet për mbijetesë… që të jesh në gjendje të nxjerrësh jetesën duke qenë shkrimtar, duhet që të jesh në gjendje që të nxjerrësh diçka të shkëlqyer.. tani më tepër se kurrë ka nevojë për mendje të shkëlqyera.
Artur, mendo për këtë gjë me kujdes dhe zgjidh, por më pas qëndro i vendosur; lër që këmbëngulja jote të mos tepet asnjëherë dhe ti me siguri që do ta arrish qëllimin tënd. Zgjidh atë që dëshiron.. por me lot në sy të përgjërohem, që mos ta gënjesh veten. Trajtoje veten me seriozitet dhe ndershmëri. Mbarëvajtja e jetës tënde është në rrezik, sikurse dhe lumturia e ditëve të mia të fundit, sepse kam shpresë, që vetëm ti dhe Adela mund të zëvëndësoni rininë time të humbur. Nuk mund të duroj që ti të mos jesh i lumtur, veçanërisht nëse duhet të fajësoj veten që e lashë këtë fatkeqësi të ndodhte, për shkak të përultësisë time.
Më kupton, Artur i dashur, që ti je i shtrenjtë për mua dhe unë dua të të ndihmoj me çdo gjë. Më shpërble me vetëbesimin tënd dhe që pasi të kesh ndarë mendjen të ndjekësh këshillën time në përmbushjen e zgjedhjes tënde. Dhe mos më lëndo duke u treguar rebel. Ti e di që unë nuk jam kokëfortë. Unë i kuptoj argumentet dhe nuk do të kërkojë ndonjë gjë nga ty, që nuk do jem në gjendje ta mbështes me argumente…
Adieu, i dashur Artur, posta është urgjente dhe gishtat po më dhëmbin. Mendohu për të gjitha gjërat që të dërgoj dhe të shkruaj dhe m’u përgjigj shpejt.
“Dashuria e burrit pakësohet në mënyrë të ndjeshme pas çastit të plotësimit të kënaqësisë seksuale; pothuaj çdo grua tjetër e eksiton më tepër se ajo me të cilën është bashkuar. Dashuria e gruas, përkundrazi, nga ai çast rritet. Kjo është një pasojë e pikësynimit të natyrës, që drejtohet ndaj ruajtjes dhe shtimit të species. Burri mund të krijojë më tepër se njëqind fëmijë në vit fare pa vështirësi, në qoftë se ka në dizpozicionin e vet po aq gra; ndërsa gruaja, edhe po me kaq burra, mund të lind vetëm një fëmijë në vit (duke përjashtuar lindjen e binjakëve). Prandaj ai, burri, hedh shikimin mbi gra të tjera, ndërsa ajo, gruaja, përkundrazi lidhet vetëm me një burrë, sepse natyra e shtyn instiktivisht e pa mendim, të ruajë ushqyesin dhe mbrojtësinë e fëmijës së ardhshëm. Besnikëria bashkëshortore te burrat është artificiale, ndërsa te gratë natyrore.” /KultPlus.com
Filozofi i shquar gjerman, Arthur Schopenhauer, në librin e tij “Si të sillemi me gratë” ka dhënë mendimin e tij rreth dashurisë që ofrojnë gratë. Këtu kemi zgjedhur një paragraf të atij libri, shkruan KultPlus.com
“I njoh gratë.
E quajnë martesën si një institut asistence.
Im atë, i mjerë dhe i sëmurë, i mbërthyer në karrige nga paraliza, do të kish përfunduar i braktisur, në qoftë se për të nuk do të ishte përkujdesur me dhembshuri një shërbëtor plak.
Zonja, nëna ime, jepte pritje ndërsa ai po shuhej dalëngadalë në vetmi; dhe dëfrehej kur ai hiqte nga dhimbjet e papërshkrueshme. Kjo është dashuria e grave.”
1. Zhvendoseni propozimin e kundërshtarit përtej kufijve të tij natyrorë; ekzagjerojeni atë.
Sa më e përgjithshme të bëhet deklarata e kundërshtarit tuaj, aq më shumë kundërshtime mund të gjeni kundër tij. Sa më të kufizuara dhe të ngushta të mbeten propozimet tuaja, aq më lehtë janë ato për t’i mbrojtur.
2. Përdorni kuptime të ndryshme të fjalëve të kundërshtarit tuaj për të hedhur poshtë argumentin e tij. Shembull: Nëse X thotë, “Ju nuk i kuptoni misteret e filozofisë së Kantit”, ti i përgjigjesh: “Oh, nëse janë misteret për të cilat po flisni, unë nuk kam të bëj me to”.
3. Injoroni propozimin e kundërshtarit tuaj, e cili kishte për qëllim t’i referohej ndonjë gjëje të veçantë. Përkundrazi, kuptojeni atë në një kuptim krejt të ndryshëm, dhe pastaj hidheni poshtë atë. Sulmoni diçka ndryshe nga ajo që është pohuar.
4. Fshihni përfundimin tuaj nga kundërshtari juaj deri në momentin e fundit. Përziejini premisat tuaja sa këtu atje në bisedën tuaj. Bëjeni kundërshtarin tuaj që të biedakord me to jo në një rend të qartë/të rregullt. Me këtë rrugë qarkore ju fshihni qëllimin tuaj derisa të keni arritur të gjitha pranimet e nevojshme për të arritur qëllimin tuaj.70 ditë në shtrat, fitoni 13 mijë euro!
5. Përdorni besimet e kundërshtarit tuaj kundër tij. Nëse kundërshtari juaj refuzon të pranojë premisat tuaja, përdorni premisat e tij në avantazhin tuaj. Psh., nëse kundërshtari është anëtar i një organizate ose një sekti fetar të cilit nuk i përkisni, mund të përdorni opinionet e deklaruara të këtij grupi kundër kundërshtarit tuaj.
6. Ngatërroni çështjen duke ndryshuar fjalët e kundërshtarit tuaj ose atë që ai/ajo kërkon të provojë. Psh: thirrni diçka me një emër tjetër: “reputacion të mirë” në vend të “nderit”, “virtyti” në vend të “virgjërisë” etj.
7. Paraqisni propozimin tuaj dhe tregoni të vërtetën e tij duke i bërë kundërshtarit shumë pyetje. Duke bërë shumë pyetje të gjëra në të njëjtën kohë, mund të fshehësh atë që dëshiron të pranosh. Më pas, shpejt shtroni argumentin që rrjedh nga pranimet e propozuesit.
8. Bëjeni kundërshtarin tuaj të zemëruar/të irrituar Një person i zemëruar/i irrituar është më pak i aftë të përdorë gjykimin ose të kuptojë se ku qëndron avantazhi i tij/saj.
9. Përdorni përgjigjet e kundërshtarit tuaj në pyetjen tuaj për të arritur konkluzione të ndryshme apo edhe të kundërta.
10. Nëse kundërshtari juaj i përgjigjet të gjitha pyetjet tuaja negativisht dhe refuzon t’ju japë ndonjë pikë, kërkoni nga ai që të pranojë të kundërtën e premisave tuaja.
Kjo mund ta ngatërrojë kundërshtarin për pikën që ju vërtetë kërkoni që ai ta pranojë.
11. Nëse kundërshtari pranon të vërtetën e disa prej premisave tuaja, përmbahuni t’i kërkoni atij/asaj që të pajtohet me përfundimin tuaj. Më vonë, prezantoni konkluzionet tuaja si një fakt i vendosur dhe i pranuar. Kundërshtari juaj dhe të tjerët në prani mund të besojnë se përfundimi yt u pranua.
12. Nëse argumenti kthehet në ide të përgjithshme pa emra të veçantë, duhet të përdorni një gjuhë ose një metaforë që është e favorshme për propozimin tuaj. Shembull: Çfarë një person i paanshëm do ta quante “adhurimi publik” ose “sistemi i fesë”, mund të përshkruhet nga një përkrahës si “devotshmëri” ose “besim” dhe nga një kundërshtar si “fanatizëm” ose “supersticion”. Me fjalë të tjera, fusni atë që synoni të provoni në përkufizimin e idesë.
13. Për ta bërë kundërshtarin tuaj të pranojë një propozim, ju duhet t’i jepni atij gjithashtu edhe një kundra-propozim, të kundërt. Nëse kontrasti është i dukshëm, kundërshtari do të pranojë propozimin tuaj për të mos qenë paradoksal. Shembull: Nëse doni që ai të pranojë se një djalë duhet të bëjë çdo gjë që babai i thotë atij, pyeteni atë: “nëse në të gjitha gjërat duhet t’i bindemi ose të mos i bindemi prindërve tanë”. Ose, nëse një gjë thuhet të ndodhë “shpesh”, ju do të kuptoni pak ose shumë herë, kundërshtari do të thotë “shumë”. Është njëlloj sikur të vendosësh gri në ngjyrë të zezë dhe ta quash atë të bardhë; ose gri ngjitur me të bardhën dhe ta quani atë të zezë.
14. Mundohuni të luani bllofin me kundërshtarin tuaj. Nëse ai/ajo i është përgjigjur disa pyetjeve tuaja pa përgjigjet që janë në favor të përfundimit tuaj, avanconi triumfalisht përfundimin tuaj, edhe nëse ai nuk pason logjikisht. Nëse kundërshtari juaj është i turpshëm ose budalla, dhe ju vetë posedoni një masë paturpësie dhe një zë të mirë, kjo teknikë mund të ketë sukses.
15. Nëse dëshironi të përparoni një propozim që është vështirë të provohet, vendoseni atë mënjanë për momentin. Në vend të kësaj, paraqitni për pranimin ose refuzimin e kundërshtarit tuaj një propozim të vërtetë, sikur të dëshironit të nxirrni provën tuaj prej saj. Nëse kundërshtari e refuzon atë sepse dyshon në një mashtrim, ju mund të shfaqni triumfin tuaj duke treguar se sa absurde është që kundërshtari të kundërshtojë një propozim të qartë. Nëse kundërshtari e pranon atë, tani keni arsyen në anën tuaj për momentin e propozimit të vështirë. Ju ose mund të përpiqeni të faktoni propozimin tuaj origjinal, si në rregullin nr. 14, pohoni se propozimi juaj origjinal vërtetohet nga ajo që kundërshtari juaj e ka pranuar. Për këtë nevojitet një shkallë e mirë e pafytyrësisë, por përvoja tregon raste kur ai ka pasur sukses.
16. Kur kundërshtari juaj parashtron një propozim, vërini në dukje kundërshtimet me deklaratat, besimet, veprimet ose mungesën e veprimeve të tij të tjera të kundërshtarit. Shembull: Nëse kundërshtari juaj po mbron idenë e vetëvrasjes, ju mund të thërrisni menjëherë: “Pse nuk e varni veten?” Nëse kundërshtari pohon se qyteti i tij është një vend i pakëndshëm për të jetuar, ti mund të thuash: “Pse nuk largohesh në aeroplanin e parë?”
17. Nëse kundërshtari juaj ju shtyn me një kundër-provë, shpesh do të jeni në gjendje të shpëtoni veten duke avancuar disa dallime delikate. Mundohuni të gjeni një kuptim të dytë ose një ndjenjë të dykuptimtë për idenë e kundërshtarit tuaj.
18. Në qoftë se kundërshtari yt ka ngritur një grup argumentesh që do të përfundojë në humbjen tënde, mos lejoni që t’i cojë ato në përfundimin e tij. Ndërprisni mosmarrëveshjen, thyejini krejtësisht, ose drejtojeni kundërshtarin në një subjekt tjetër.
19. Nëse kundërshtari juaj shprehimisht ju kundërshton të bëni ndonjë kundërshtim ndaj një pike të caktuar në argumentin e tij dhe nuk keni asgjë për të thënë, përpiquni ta bëni argumentin më pak të veçantë. Shembull: Nëse ju pyeteni përse nuk mund të pranohet një hipotezë e caktuar, mund të flisni për gabimin e njohurive njerëzore dhe të jepni ilustrime të ndryshme të tij.
20. Nëse kundërshtari juaj ka pranuar të gjithë ose shumicën e premisave tuaja, mos e pyetni atë drejtpërdrejtë që ta pranojë përfundimin tuaj. Përkundrazi, tërhiqni përfundimin vetë sikur të ishte pranuar.
21. Kur kundërshtari juaj përdor një argument që është sipërfaqësor dhe e sheh falsitetin, mund ta hedhësh poshtë duke vënë në dukje karakterin e tij sipërfaqësor. Por është më mirë të përballeni me oponentin me një kundër-argument që është po aq sipërfaqësor, dhe kështu e shkatërroni atë. Nëse jeni të shqetësuar për fitoren, dhe jo me të vërtetën. Shembull: Nëse kundërshtari bën thirrje për paragjykime, emocione ose sulme ndaj jush personalisht, kthejeni sulmin në të njëjtën mënyrë.
22. Nëse kundërshtari juaj ju kërkon të pranoni diçka nga e cila do të vijë menjëherë çështja në mosmarrëveshje, ju duhet të refuzoni ta bëni këtë, duke deklaruar se ajo e kërkon pyetjen. 23.Kontradiktat dhe grindjet e irritojnë një person në ekzagjerimin e deklaratave të tyre. Duke kundërshtuar kundërshtarin tuaj, ju mund ta nxirsni atë në shtrirjen e deklaratës përtej limitit të tij natyror. Kur pastaj kundërshtoni formën e ekzagjeruar të saj, ju duket sikur e keni hedhur poshtë deklaratën origjinale. Në të kundërt, nëse kundërshtari juaj përpiqet të zgjasë deklaratën tuaj më tej se cfarë synoje ti, ripërcaktoni kufijtë e deklaratës tuaj dhe thoni: “Kjo është ajo që thashë, jo më shumë”.
24. Tregoni një sillogizëm të rremë. Kundërshtari juaj bën një propozim, dhe me inferencë të rremë dhe shtrembërim të ideve të tij, ju e detyroni nga propozimi i parë të nxjerrë propozime të tjera që ai nuk i kishte për qëllim dhe që duken absurde. Më pas duket se propozimi i kundërshtarit i jep jetë mospërputhjeve, dhe kështu duket se është hedhur poshtë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë.
25. Nëse kundërshtari juaj po bën një përgjithësim, gjeni një shembull për të kundërtën. Vetëm një kontradiktë e vlefshme është e nevojshme për të përmbysur propozimin e kundërshtarit. Shembull: “Të gjitha kafshët ripërtypëse janë me brirë”, është një përgjithësim që mund të përmbyset nga shembulli i vetëm i devesë.
26. Një veprim i shkëlqyeshëm është të ktheni pozicionet në të kundërt dhe të përdorni argumentet e kundërshtarit tuaj kundër vetes. Shembull: Kundërshtari juaj deklaron: “kështu është një fëmijë, duhet të bëni një tolerancë për të”. Ju i thoni: “Vetëm për shkak se ai është fëmijë, duhet ta korrigjoj atë; përndryshe ai do të vazhdojë me zakonet e tij të këqija “.
27. Nëse kundërshtari juaj ju befason duke u bërë veçanërisht i zemëruar me një argument, duhet ta nxisni atë me gjithnjë e më shumë zell. Jo vetëm që kjo do ta bëjë kundërshtarin tuaj më të zemëruar/të irrituar, por do të duket se ju keni vënë gishtin në pikën e dobët të rastit të tij, dhe kundërshtari juaj është më i hapur për ta sulmuar mbi këtë pikë se sa prisni.
28. Kur auditori përbëhet nga individë (ose një person) i cili nuk është ekspert i një subjekti, bëni një kundërshtim të pavlefshëm ndaj kundërshtarit tuaj i cili duket se është i mundur në sytë e publikut. Kjo strategji është veçanërisht efektive nëse kundërshtimi juaj e bën kundërshtarin tuaj të duket qesharak ose nëse publiku qesh. Nëse kundërshtari juaj duhet të bëjë një shpjegim të gjatë, të zjarrtë dhe të ndërlikuar për t’ju korrigjuar, audienca nuk do të jetë e gatshme për ta dëgjuar atë.
29. Nëse ju gjeni se po mposhteni, ju mund të krijoni një devijim – domethënë, ju mund të filloni papritur të flisni për diçka tjetër, sikur të kishte një ndikim mbi këtë çështje në mosmarrëveshje. Kjo mund të bëhet lehtë nëse devijimi ka ndonjë ndikim të përgjithshëm mbi këtë çështje.
30. Bëjini apel autoritetit dhe jo arsyes. Nëse kundërshtari juaj respekton një autoritet ose një ekspert, citojeni atë autoritet për të shtyrë rastin tuaj përpara. Nëse është e nevojshme, citoni atë që autoriteti ka thënë në ndonjë kuptim ose rrethanë tjetër. Autoritetet që kundërshtari juaj nuk arrin t’i kuptojë janë ato që ai përgjithësisht admiron më së shumti. Ju gjithashtu mund të, nëse është e nevojshme, jo vetëm t’i këmbeni autoritetet tuaja, por edhe t’i falsifikoni ato ose të citoni diçka që e keni shpikur tërësisht vetë.
31. Nëse e dini se nuk keni përgjigje ndaj argumenteve që kundërshtari juaj përparon, ju me një goditje të shkëlqyer të ironisë e deklaroni veten të jeni gjykatës i paaftë. Shembull: “Ajo që ju thoni kalon fuqitë e mia të dobëta të të kuptuarit; mund të jetë e vërtetë, por unë nuk mund ta kuptoj atë, dhe unë përmbahem nga çdo shprehje e opinionit mbi të”. Në këtë mënyrë, i lëni të kuptoni auditorit, me të cilin jeni në reputacion të mirë, se ajo që thotë kundërshtari juaj është e pakuptimtë. Kjo teknikë mund të përdoret vetëm kur jeni mjaft të sigurt se audienca mendon shumë më mirë për ju sesa për kundërshtarin juaj.
32. Një mënyrë e shpejtë për të hequr qafe pohimin e një kundërshtari ose për të hedhur dyshime mbi të, është duke e futur atë në një kategori të urryer. Shembull: Ju mund të thoni, “Kjo është fashizëm” ose “Ateizëm” ose “Supersticion”. Në bërjen e një kundërshtimi të këtij lloji, ju e merrni si të mirëqenë se: 1) pohimi ose pyetja është identike, ose të paktën i përmbahet, kategorisë së cituar; dhe 2) sistemi i referuar është hedhur poshtë plotësisht nga audienca aktuale.
33. Ju pranoni premisat e kundërshtarit tuaj, por mohoni përfundimet. Shembull: “Kjo është shumë mirë në teori, por nuk do të funksionojë në praktikë”.
34. Kur parashtroni një pyetje ose një argument, dhe kundërshtari juaj nuk ju jep përgjigje të drejtpërdrejtë, ose e shmang me një pyetje kundër ose përpiqet të ndryshojë subjektin, është shenjë e sigurt që keni prekur një pikë të dobët, ndonjëherë duke e bërë edhe pa e synuar këtë Ju keni e cuar kundërshtarin tuaj në heshtje. Ju duhet, të nxisni më tej në këtë pikë, dhe mos ta lejoni kundërshtarin tuaj të shmangë atë, edhe kur nuk e dini se ku dobësia që keni goditur qëndron vërtetë.
35. Në vend që të fokusoheni në intelektin e kundërshtari apo rigorozitetin e argumenteve të tij, fokusoheni në motivin e tij. Nëse keni sukses në formësimin e mendimit të kundërshtarit tuaj, nëse ajo provohet e vërtetë si e dëmshme për interesin e tij, ai do ta lëshojë atë menjëherë. Shembull: Një klerik po mbron disa dogma filozofike. Ju i tregoni atij se propozimi i tij është në kundërshtim me një doktrinë themelore të kishës së tij. Ai do ta braktisë menjëheër argumentin.
36. Ju gjithashtu mund ta hutoni dhe trullosni kundërshtarin tuaj me një gjuhë të thjeshtë bombastike. Nëse kundërshtari juaj është i dobët ose nuk dëshiron të shfaqet sikur s’ia ka idenë se për çfarë po flisni, ju lehtë mund t’i impononi atij disa argumente që tingëllojnë shumë të thella, ose që tingëllojnë si të padiskutueshme.
37. Nëse kundërshtari juaj ka të drejtë por, për fat të mirë për ju, zgjedh një dëshmi/argument të gabuar, ju lehtë mund ta përgënjeshtroni dhe pastaj të pohoni që e keni hedhur poshtë të tërë pozicionin. Kjo është mënyra në të cilën avokatët e këqinj humbin raste të mira. Nëse nuk ka prova të sakta për kundërshtarin tuaj, ju keni fituar.
38. Bëjeni personale, ofendues dhe të vrazhdë sa më shpejt që të kuptoni se kundërshtari juaj ka dorën më të mirë (është në avantazh ndaj jush). Duke e bërë personale largoheni gjithnjë nga tema, dhe e ktheni sulmin tuaj tek personi me anë të vërejtjeve të një karakteri sulmues. Kjo është një teknikë shumë popullore, sepse ajo kërkon fare pak aftësi kaq pak për ta bërë të funksionojë.
Lumturia dhe mjerimi – paragraf nga “Këshilla për jetën”, Arthur Schopenhauer.
“Ashtu sikurse kafsha, e cila në të gjitha rrethanat ku gjendet, qëndron e kufizuar brenda rrethit të vogël që natyra pakthyeshmërisht ka përvijuar rreth qenies së saj, edhe masa e lumturisë së mundshme të njeriut është e përcaktuar a priori nga individualiteti, ndërsa qëndrimi i tij i natyrshëm ndaj kënaqësive të larta, mbetet i përcaktuar një herë e përgjithmonë nga gjerësia e tij shpirtërore.
Nëse dikush është shpirtngushtë, të gjitha përkujdesjet e
mundshme, të gjitha përpjekjet që mund të bëhen nga jashtë, gjithë çfarë do të
guxojë njeriu dhe fati për të, nuk do të mund ta ndihmojnë kurrë të kapërcejë
masën e zakonshme të një kënaqësie ose të një lumturie akoma kafshërore.
Njeriu do të mbetet i lidhur ndaj kënaqësive seksuale, ndaj
jetës familjare, ndaj shoqërisë së keqe dhe argëtimeve vulgare. As studimi,
megjithë hapsirat e tij, nuk do të mjaftojnë për ta zgjeruar këtë rreth, sepse
kënaqësitë më të larta, më të shumëllojshme, më të qëndrueshme janë ato të
shpirtit, sado që gënjejmë veten për të kundërtën kur jemi të rinj, ato varen
kryesisht nga forca intelektuale.
Nga kjo duket qartë se lumturia jonë varet nga ajo se çka
jemi, nga individualiteti ynë. Ndërsa në shumicën e rasteve, vlerësojmë vetëm
fatin, për atë çka kemi dhe çfarë paraqesim. Kush është i pasur në brendinë e
vet, nuk do të ketë nevojë të kërkojë shumë nga fati, ndërsa torollaku dhe
teveqeli do të mbeten të tillë deri në fund.”
Arthur Schopenhauer ishte një nga filozofët gjerman më të njohur të shekullit të XIX. Ai karakterizohej nga pesimizmi, kundërshtimi që i bënte rregullave dhe normave, si dhe nga kurajo për të ngritur zërin.
Për të mos e zgjatur më tej, më poshtë po ju paraqesim disa
thënie pikante, të cilat flasin shumë më tepër për të.
23 Thënie nga Arthur Schopenhauer
1. “Ai që shkruan për budallenjtë, audiencën e lartë e ka të
sigurtë.”
2. “Kur e blini një libër, ju në mënyrë optimiste mendoni se
po blini edhe kohën për ta lexuar atë.”
3. “Njerëzit e mëdhenj janë si shqiponjat; ata i ndërtojnë
folet e tyre në lartësitë e vetmuara.”
4. “Një njeri mund të jetë vetja, veç për aq kohë, sa ai
është vetëm.”
5. “Urrejtja është një çështje e zemrës; përbuzja është një
çështje e kokës.”
6. “Ata që duhen dhe që kanë lindur për njëri-tjetrin,
takohen lehtë. Shpirtrat e ngjashëm e ndjejnë përshëndetjen edhe nga
distancat.”
7. “Nder ka kuptimin se një njeri nuk është i
jashtëzakonshëm; famë ka kuptimin se është i jashtëzakonshëm. Fama është diçka
që duhet fituar, nderi është diçka që nuk duhet të humbasë.”
8. “Në pjesën tonë monogame të botës, të martohesh do të
thotë të përgjysmojmë të drejtat dhe të dyfishojmë detyrat e dikujt.”
9. “Pasuria është si uji i kripur, sa më shumë të pish, aq
më i etur je. Kjo vlen edhe për lavdinë.”
10. “Burrat janë nga natyra thjesht indiferent ndaj
njëri-tjetrit; por gratë nga natyra janë armike.”
11. “Secila dashuri, sado qiellore të duket, rrënjët e saj i
ka në instiktin seksual.”
12. “Zakonisht është humbja ajo që na bën të dimë vlerën e
gjërave.”
13. “Doktori sheh të gjithë dobësinë e njeriut, gjykatësi
sheh të gjithë ligësinë dhe teologu të gjithë budallallëkun e tij.”
14. “Talenti e godet shënjestrën, të cilën askush nuk mund
ta godasë. Gjeniu e godet shënjestrën, të cilën askush nuk mund ta shohë.”
15. “Ne rrallë mendojmë për atë që kemi, ndërsa shpesh për
atë që na mungon.”
16. “Çdo komb përqesh kombet e tjera, dhe të gjithë kanë të
drejtë.”
17. “Njerëzit e zakonshëm thjesht mendojnë se si duhet ta
shpenzojnë kohën e tyre; I talentuari tenton ta përdorë atë.”
18. “Mëshira është baza e moralit.”
19. “Ne humbim tri të katërtat e vetes, në mënyrë që të jemi
si njerëzit e tjerë.”
20. “Leximi është njësoj si të mendosh me kokën e dikujt
tjetër në vend se të mendosh me kokën tënde”.
21. “Të gjitha të vërtetat e mëdha kalojnë nëpër tre faza:
fillimisht ato përqeshen, pastaj ato kundërshtohen dhunshëm dhe në fund ato
pranohen si evidente.”
22. “Vështirësia është që të përpiqemi të mësojmë turmën se
diçka mund të jetë e vërtetë dhe e pavërtetë në të njëjtën kohë”.
23. “Martirizimi është e vetmja mënyrë, që një njeri mund të
bëhet i famshëm pa pasur ndonjë aftësi.”
“Ajo ishte e gatshme të mohonte ekzistencën e hapësirës dhe kohës, më shumë se sa ta pranonte se dashuria mund të mos jetë e përjetshme.” – Simone de Beauvoir
“Është e lehtë të biesh në dashuri. Pjesa e vështirë është
gjetja e personit që do ta shkaktonte atë.”
– Bertrand Russell
“Në dashuri, ne shpesh e dyshojmë atë që më së shumti e
besojmë.”
– François de La Rochefoucauld
“Secila dashuri, sa do qiellore që mund të duket, rrënjët e
saj i ka në instiktin seksual.”
– Arthur Schopenhauer
“Dashuria është emri për përpjekjen tonë për plotëni; për
dëshiron tonë për të qenë komplet.”
– Plato
“Gravitacioni nuk është përgjegjës që njerëzit bien në
dashuri.”
– Albert Einstein
“Oh, dashuria nuk është këtu për të na bërë të lumtur. Unë
mendoj se ajo ekziston për të na treguar se sa shumë mund të durojmë.”
– Herman Hesse
“Sa më shumë që ke sukses në dashuri, aq më shumë do të
bindesh në ekzistencën e Zotit dhe në pavdekshmërinë e shpirtit.”
– Fyodor Dostoevsky
“Dashuria e vërtetë nuk e njeh thellësinë e saj deri në
momentin e ndarjes.”
– Kahlil Gibran
“Dashuria është një gjendje në të cilën njeriu i sheh gjërat
ashtu siç ato nuk janë.”
– Friedrich Nietzsche
“Dashuria pushton çdo gjë, prandaj le ti nënshtrohemi
dashurisë.”
– Virgil
“Ata që është më së vështiri për t’i dashuruar, kanë më së
shumti nevojë për të.”
– Socrates
“E dini që jeni të dashuruar kur nuk mund të flini, sepse më
në fund realiteti është më i bukur se sa ëndërrat e juaja.”
– Dr. Seuss
“Kur dashuroni, ju dëshironi të bëni diçka për të. Dëshironi
të sakrifikoni për të. Dëshironi ti shërbeni asaj.”
– Ernest Hemingway
“Një grua e njeh fytyrën e burrit që e dashuron, ashtu siç detari e njeh detin e hapur.” – Honore de Balzac/KultPlus.com
Arthur Schopenhauer ishte një nga filozofët gjerman më të njohur, pesimist dhe ateist, doktrinist i qartësisë dhe komunikimit filozofik, pwrcjellw KultPlus.
Paraprirës dhe shkallmues i rregullave dhe normave. Kumtues kurajoz dhe ndëshkues. Arthur Schopenhauer ishte filozof i famshëm gjerman i shekullit të XIX. Ai lindi më 22 shkurt 1788 dhe u nda nga jeta në vitin 1860.
Schopenhauer është një ndër filozofët që është përkthyer në shqip në shumicën e veprave të tij, nga ku supershendeti.com ka zgjedhur 23 thënie “pikante” për t’u menduar dhe reflektuar thellë.
1. “Ai që shkruan për budallenjtë, audiencën e lartë e ka të sigurte.”
2. “Kur e blini një libër, ju në mënyrë optimiste mendoni se po e blini edhe kohën për ta lexuar atë.”
3. “Njerëzit e mëdhenj janë sikur shqiponjat; ata i ndërtojnë folet e tyre në lartësitë e vetmuara.”
4. “Një njeri mund të jetë vetja, veç për aq kohë, sa ai është vetëm…”
5. “Urrejtja është një çështje e zemrës; përbuzja është një çështje e kokës.”
6. “Ata që duhen dhe që kanë lindur për njëri-tjetrin, takohen lehtë. Shpirtrat e ngjashëm e ndjejnë përshëndetjen edhe nga distancat.”
7. “Nderi ka kuptimin se një njeri nuk është i jashtëzakonshëm; fama ka kuptimin se ai është i jashtëzakonshëm. Fama është diçka që duhet fituar, nderi është vetëm diçka që nuk duhet të humbet.”
8. Në pjesën tonë monogame të botës, të martohesh do të thotë të përgjysmojmë të drejtat dhe të dyfishojmë detyrat e dikujt.”
9. “Pasuria është si uji i kripur, sa më shumë të pish, aq më i etur je. Kjo vlen edhe për lavdinë.”
10. “Burrat janë nga natyra thjesht indiferent ndaj njëri-tjetrit; por gratë nga natyra janë armike.”
11. “Secila dashuri, sado qiellore të duket, rrënjët e saj i ka në instiktin seksual.”
12. “Zakonisht është humbja ajo që na bënë ta dimë vlerën e gjërave.”
13. “Doktori e sheh të gjithë dobësinë e njeriut, gjykatësi e sheh të gjithë ligësinë dhe teologu të gjithë budallallëkun e tij.”
14. “Talenti e godet shënjestrën, të cilën askush nuk mund ta godasë. Gjeniu e godet shënjestrën, të cilën askush nuk mund ta shohë.”
15. “Ne rrallë mendojmë për atë që e kemi, ndërsa shpesh për atë që na mungon.”
16. “Çdo komb përqesh kombet e tjera, dhe të gjithë kanë të drejtë.”
17. “Njerëzit e zakonshëm thjeshtë mendojnë se si duhet ta shpenzojnë kohën e tyre; I talentuari tenton ta përdor atë.”
18. “Mëshira është baza e moralit.”
19. “Ne humbim tri të katërtat e vetes, në mënyrë që të jemi si njerëzit e tjerë”
20. “Leximi është barabar si të mendosh me kokën e dikujt tjetër në vend se të mendosh me kokën tënde”.
21. “Të gjitha të vërtetat e mëdha kalojnë nëpër tre faza: fillimisht ato përqeshen, pastaj ato kundërshtohen dhunshëm dhe në fund ato pranohen si vetë – evidente.”
22. “Vështirësia është që të përpiqemi të mësojnë turmën se diçka mund të jetë e vërtetë dhe e pavërtetë në të njëjtën kohë”.
23. “Martirizimi është e vetmja mënyrë, që një njeri mund të bëhet i famshëm pa pasur ndonjë aftësi”/ supershendeti.com/ KultPlus.com