Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se nxënësit përmes argëtimit, po njoftohen për së afërmi me artin e kinemasë, shkruan KultPlus.
“Programi “Arti në Shkolla” nisi edhe në Pejë. Në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” rreth 200 nxënës shikuan katër filma të animuar të metrazhit të shkurtër”, thuhet në postimin e Çekut mes tjerash.
Sipas tij, ky program shtetëror që sukseshëm po zbatohet në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë dhe Pejë, është tregues i përkushtimit të Qeverisë për edukimin e të rinjve në fushën e artit dhe identifikimin e talentëve të rinj. /KultPlus.com
Programi më i ri qeveritar “Arti në shkolla”siç duket po sjell plot energji, mundësi e kreativitet artistik tek nxënësit e shkollave në të cilat po pilotohet.
““Artisti në klasë” është një nga pikat e tij më të veçanta, ku fëmijët po zgjerojnë njohuritë për operën, instrumentet muzikore, shfaqjet teatrale e aktrimin, pikërisht nga personat që ushtrojnë këto profesione. Aktivitetet po udhëhiqen nga artistë dhe ekipi profesional i institucioneve qendrore të kulturës”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
Ndër tjera në këtë njoftim të ministrisë kulturës thuhet se u mbajt edhe një koncerti u mbajt nën udhëheqjen e Operës së Kosovës dhe Korit Okarina.
“Rrugëtimi i programit ka vazhduar me një koncert në Shkollën e Muzikës, që u mbajt nën udhëheqjen e Operës së Kosovës dhe Korit Okarina. Koncerti u dha për rreth 200 nxënës të katër shkollave fillore “Selami Hallaçi” dhe “Sadullah Brestovci” nga Gjilani, “Ibrahim Uruçi” nga Bresalca dhe “Skënderbeu” nga Përlepnica. Koret performuan pika të ndryshme artistike, pjesë operistike nga autorë shqiptarë e kryevepra botërore”, thuhet në njoftim.
Përmes praktikave të tilla krijuese në kuadër të këtij pilot programi, po sigurohemi që brezi i ardhshëm të marrë një arsimim të plotë që përfshin artet, të identifikojmë talentët e rinj, të kultivojmë ndjenja kreativiteti si dhe të zhvillojmë kapacitetin për reflektime kritike tek fëmijët.