Pas pritjes së ngrohët nga publiku, gjatë prezantimit në Teatrin Kombëtar Eksperimental në Tiranë, shfaqja “Artisti i vetëm ” nesër me datë 26 janar 2019 , duke filluar nga ora 19:00 do të shfaqet në Teatrin e Qytetit të Prishtinës – Dodona, shkruan KultPlus.
Në këtë reprizë do të jetë prezent edhe autori i tekstit dramatik, dramaturgu dhe romansieri i njohur gjerman Ralph Hammerthaler. Në këtë shfaqje në rolin e Hans Klipp – it luan aktori Naim Berisha, i cili po ashtu është edhe regjisor i shfaqjes, ndërsa regjisor mbështetës është Shkelqim Bunajku.
“Artisti i vetëm”, trajton dramën e brendshme të një artisti të madh, i cili për shkak të degradimit të artit dhe shijes se publikut, përjashtohet nga shoqëria me dhunë, për t’u vënë në situatë të skajshme jetësore dhe ekzistenciale. Personazhi i vetëm i kësaj shfaqje Hans Klip, gjatë prezantimit të tij të fundit para publikut të tij të zgjedhur rrëfen jetën e tij, momentet kulminante artistike në të kaluarën dhe dramën e tij në të tashmen. Në fund të tekstit Hans Klip largohet vet, i dëshpëruar nga arti i tij dhe nga vetvetja, duke renë në humnerën e pakthyeshme të dëshpërimit.
Vepra në mesazhin e saj, bënë thirrje për kthimin e vlerave kulturore, në një shoqëri që është zvetnuar nga vlerat e mirëfillta dhe paraqet protestën më sublime kundër antivleres”
Ralph Hammerthaler është i lindur me 2 dhjetor 1965 në Wasserburg në Gjermani. Aktualisht jeton në Berlin ,ku e ushtron veprimtarinë e vet prej shkrimtari. Ai botoi romanet: “ E tera në rregull”, “ Por ky është kapitulli tjeter”, “Rënia e Friderich Voss” dhe “ Një romancë e shkurter krimi”. Në vitin 2006/2007 ai punoi si dramaturg në Berlin Schaubuhne. Libretoja e tij “ Bestmanoper” për kriminelin nazist të luftës Alois Brunner, u luajt si vepër muzikore nga Alex Nowitz. Veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë të botës dhe janë luajtur në Berlin, Halle , Düsseldorf, Munyh, Mexiko City dhe në Omsk. Ai ishte i angazhuar si zyrtar në Dresden (2011), Rheinsberg (2012) , Prishtinë (2013) dhe Split ( 2014) . Punoi si kolumnist në revisten për teater “Der Zieit”. Ai gjithashtu shkruan në Suddeutsche Zeitung mbi letërsinë spanjolle dhe latino- amerikane. Është anëtar nderi i teatrit Sombrero Azul në Mexico City. Në vitin 2018 botoi romanet “ Nën bashkëpunëtorët” dhe “ Dueli i lojes” si dhe esenë “ Rruga e tregut”./ KultPlus.com