Shkëmbi lundrues, vepra unike e artistit francez (VIDEO)

Një artist nga Franca ka krijuar një varkë e cila të jep bindjen se po sheh një shkëmb lundrues në mes të detit.

Julien Berthier, 46-vjeçar, nga qyteti i Parisit, përdori kryesisht stiropor dhe rrëshirë epoksi, kështu arriti që një varkë të vjetër ta transformojë në atë që duket si një shkëmb që u largua nga bregdeti rreth Marsejës, Francë, përcjell KultPlus.

Pamjet e publikuara tregojnë varkën e njohur si ‘L’invisible’, ose “E padukshmja”, teksa po lundronte në Detin Mesdhe.

Julien Berthier është i njohur për krijimet e tij të çuditshme, ai në vitin 2010 krijoi një varkë që dukej sikur po fundosej, edhe pse ajo ishte një anije plotësisht funksionale; varka në ujë dukej gjysmë e fundosur. / KultPlus.com

https://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2021/09/22/5052681695839866315/636x382_MP4_5052681695839866315.mp4?fbclid=IwAR3LxhE3gBouoOPA7hy8ozVacl0cEX1UVOJxOxh4hGkyEkHoujv4gLmoLro

Kur arti zë vend edhe në male (FOTO)

Një artist francez i quajtur Saype, ka realizuar një vepër arti prej 1500 metrash katrorë, në majën Moleson në Alpet e Zvicrës, transmeton KultPlus.

Saype 32 vjeç, duke përdorur bojra të prodhuara nga pigmente natyrale si qymyri, ka vizatuar në lëndinë një djalë të vogël që formon retë përmes mjetit që krijon flluska sapuni.

I njohur për punimet masive mbi bari që shihet më së miri nga lartësia, Saype gjithashtu ka zbukuruar vende të tjera duke filluar nga një lagje e varfër në Afrikën e Jugut deri në lëndinën para selisë evropiane të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. / KultPlus.com

Vdes Boltanski, artisti i njohur francez

Artisti konceptualist francez Christian Boltanski ka vdekur në Paris në moshën 76 vjeç. Boltanski gjithashtu ka punuar si skulptor dhe fotograf, transmeton KultPlus.

Ai konsiderohej një artist autodidakt.

I lindur në Paris në 1944 nga një baba hebre, vepra e Boltanski kishte të bënte me artin e kujtesës dhe kështu luftoi kundër harresës dhe shtypjes.

Ai gjithashtu bëri emër si artist në Gjermani. Në mesin e viteve 1970 ai mori pjesë në ekspozitën ”Documenta” në qytetin e Kassel.

Një instalim i artistit mund të shihet në Voelklingen Ironworks, trashëgimi botërore e UNESCO-s, në rajonin e Saarland të Gjermanisë. / KultPlus.com