Artisti shqiptar Elvin Hoxha shkëlqen në konkursin prestigjioz botëror

Elvin Hoxha, një nga violinistët më të talentuar e të kuotuar të planetit, ka fituar çmimin prestigjioz në një nga garat më të rëndësishme ndërkombëtare, duke përfaqësuar Shqipërinë.

Bëhet fjalë për konkursin ndërkombëtar “Szymanowski” që zhvillohet në Katovicë të Polonisë, ku Elvin Hoxha fitoi çmimin e dytë.

Elvini, një artist tashmë i rritur plotësisht profesionalisht, ka qenë një talent i spikatur që i vogël, por që jetën e tij e ka të angazhuar thuajse non stop me studim dhe kompeticione ndërkombëtare. Djali i një muzikanti nga Shkodra, Hajredin Hoxhës, pjesëtar i një familje të njohur intelektuale e qytetit, dhe një muzikante nga Azerbaxhani, Elvini është rritur në kryeqytetin turk, Ankara, ku dhe prindërit punonin si pjesëtar të Filarmonisë së Turqisë.

Ndërkaq, sot, Elvini jeton në Gjermani, ku nuk resht së marri mësime në nivelet e larta të konservatorit nga pedagogë nga më kryesorët në Evropë.

Shqipëria është hera e parë që merr një çmim kaq prestigjioz në konkursin “Szymanowski International Competition./GazetaTema / KultPlus.com

Artisti shqiptar merr vëmendje nga media e Zvicrës

Artisti kontemporan me famë botërore, Anri Sala, njihet më shumë për suksesin ndërkombëtar, përcjell albinfo.ch.

Anri Sala ka studiuar artet e bukura në Tiranë, për të vazhduar më pas video dhe regji filmi në Paris. Ndër arritjet e tij më të dalluara është ekspozimi në muzeun prestigjioz të Londrës, Tate Museum, ku u paraqit me ekspozitën “Dammi i colori”, një instalacion që rrëfen për transformimin e Tiranës me ngjyra.

Ka vite që ai përfaqësoi Francën në Bienalen e Artit të Venecias dhe u nderua me ekspozita në Torino, Taipei, Mexico City, Paris dhe Bregenz. Në filmat dhe instalacionet e tij, Sala eksploron çështje socio-politike, shpesh në sfondin e përvojës personale. Një nga veprat e tij kryesore video po shfaqet aktualisht në ekspozitën “Out of the Box”, me të cilën “Schaulager” në Bazel po feston 20-vjetorin e saj në prag të Art Basel.

Intervista e plotë e Anri Sala për “Tagesanzeiger”. / KultPlus.com

«Ich interessiere mich für den Raum zwischen den Dingen, das Intervall zwischen den Noten»: Anri Sala in seinem Studio in Berlin, 2017.
Foto: Wolfgang Stahr (Laif)

Në Portin e Qipros vendoset vepra e artistit shqiptar, Besim Çaushit

Në një ceremoni të realizuar nga nga bashkia e qytetit është inauguruar punimi në bronx i skulptorit përmetar “Paqe në Tokë”.

Porti i Qipros që prej fillimit të muajit nëntor ka për simbol një statujë të realizuar nga skulptori shqiptar Besim Caushi. Në një ceremoni të realizuar nga nga bashkia e qytetit është inauguruar punimi në bronx i skulptorit përmetar “Paqe në Tokë”, (5,5m×4,5m×3,8m).

Besnik Çaushi shprehet se ideja e statujës erdhi nga një bizesmen rus.

“Kjo vepër është kërkuar dhe është sponsorizuar nga një bizesmen rus, i cili donte të bënte një dhuratë për qytetin Shën Napa në Qipro, me temë çështjen e paqes në botë, ndaj dhe vepra u titullua “Paqe në Tokë“,-shprehet skulptori Çaushi.

“Sepse paqja është detyrë e të gjithëve!!! Nëse duam paqe në këtë jetë duhet të flasim për paqe, t’i thurrim lavde….thotë Nënë Tereza”,– u shpreh autori në ceremoninë e inaugurimit.

Skulptori Besim Caushi ka kryer studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe më pas Akademië e Arteve të Bukura (sot Universiteti i Arteve). Prej vitesh jeton dhe krijon në Athinë, Greqi./dosja.al/ /KultPlus.com

Në Portin e Qipros vendoset vepra e artistit shqiptar, Besim Çaushit

Përkujtohet artisti Esat Oktrova në ditëlindjen e tij të 91-të

Përkujtohet ditën e 91 vjetorit të lindjes një ndër artistët më me influencë në artin dramatik shqiptar dhe një ndër njerëzit që krijoj edhe literaturën e mësimdhënies në degën e regjisë pranë “UA”

Esat Oktrova u lind në qytetin e Pogradecit më 28 prill 1930 . Mësimet e para i mori në qytetin e Pogradecit dhe në shkollën e mesme në Korçë. Më pas vazhdoi Liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Fillimet e karrierës së tij si aktor ai i nisi më trupën e “Estradën e Ushtarit” në Tiranë, ku ra në sy talenti dhe përkushtimi që ai kishte për artin.

Menjëherë pas mbarimit të ushtrisë ai vijoi studimet e larta në Institutin e Lartë Shtetëror të Artit Teatral në Moskë, në Fakultetin e Regjisë. Pas përfundimit të studimeve, emërohet fillimisht regjisor e më pas Drejtor i Teatrit “Migjeni” në Shkodër.

Gjithashtu, ai ka qenë një nga pedagogët e shquar të Fakultetit të Artit Skenik në Akademinë e Arteve, në lëndën e regjisurës së teatrit, hartues i programeve dhe teksteve mësimore. Është shpallur “Qytetar nderi” i Pogradecit dhe i Shkodrës. Ka mbajtur titullin shkencor “Profesor” dhe është dekoruar me titullin “Artist i merituar”.

Esat Oktrova ndërroi jetë në Tiranë më 21 mars 2001. /atsh/ KultPlus.com