Këngëtari i mrekullueshëm, Harry Styles, e ka paralajmëruar një koncert special të titulluar, “One Night Only In New York”, i cili ka për qëllim ta festojë lansimin e albumit të tij të ri muzikor, “Harry’s House”, raportoi të martën portali “NME”.
Ylli britanik i muzikës pop e lanson albumin e tretë të incizuar në studio, më 20 maj. Pjesë e tij është edhe kënga e sapo lansuar, “As It Was”.
Koncerti special do të mbahet në arenën “UBS” në Long Island.
Sipas një deklarate për media, shou do ta shënojë herën e parë që Harry i interpreton ‘live’ këngët e albumit të ardhshëm.
Për shkak të numrit të kufizuar të biletave në dispozicion, kompania “Ticketmaster” ka konfirmuar se nuk do të ketë shitje të përgjithshme për biletave. / KultPlus.com