Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Tetor 2021
“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e 19 marsit 1848, në faqen n°3, letrën e Honoré de Balzac në lidhje me kandidaturën e tij për deputet në Asamblenë Kombëtare franceze, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.
— Z. H. de Balzac prezantohet si kandidat në Asamblenë Kombëtare. Këtu është letra në të cilën ai njofton se po bashkohet me radhët :
“Zotëri,
Disa persona që më nderuan duke menduar për mua për postin e deputetit në Asamblenë Kombëtare, prita që numri i tyre të ishte mjaft i konsiderueshëm dhe që emri im të futet në lista në mënyrë që të mos tatohet për mëndjemadhësi (përbuzje), duke deklaruar se nëse funksione të tilla më besoheshin, do t’i pranoja.
Rëndësia e rrethanave, solemniteti i debatit, madhësia dhe qëndrueshmëria e perandorisë që do të themelohet, pas pesëdhjetë e tetë vjet përpjekjesh, nuk lejojnë asnjë përfaqësues të zgjedhur të largohet nga një mandat i tillë, në një kohë kur Franca thërret të gjitha forcat dhe inteligjencat e saj.”
H. BALZAC