Poezia ‘Asgjë e artë nuk mund të mbetet’ nga Robert Frost
I artë blerim’ i herët natyror,
Ngjyrim që mbahet me më zor.
Lule është gjethja e saj fillore;
Por jo më ashtu pas veç një ore.
Mandej gjethja zbret në gjethnajë.
Prandaj Edeni zi do të mbajë,
Prandaj agimi në ditë tretet.
Asgjë e artë nuk mund të mbetet.
1923
Përktheu: Edon Qesari / KultPlus.com