Poezi nga Lulzim Tafa.
Sapo dyert e ashensorit u hapen
Ajo e nxori ID e vet zyrtare
Dhe buzët e trasha
Drejte meje i zgjati.
Unë jam Maria Skorelesku
Dhe kam të drejtë
Të të puthë
Pa të pyetur.
U stepa nga fomalizmi
I saj
I tepruar.
Më fal i thash të lutem
Se jam një anarkist
I njohur për puthje.
Si gjuhë gjarpëri
Gjuhë e saj
buzët e mija Qau
Pushtim total
oral.
Në tabelen informuese të ashensorit
Numrat e kateve nderroheshin.
Pesë
Gjashtë
Shtatë
Në të tetin ishte e qartë
isha zënë rob.
Me kot mundohesha
T’i liroja duart
Nga gjoksi i saj.
Në katin e katëmbedhjete
Ashensori ndaloi
Për të fundit here
Për fat
Për pak
Përpara se
të pelciste gypi
me ujë të valë. /KultPlus.com