‘Nëse investitorët hebrenj duan të vijnë Shqipëri, ata janë të mirëpritur…’ — Intervista me Fuad Asllanin, ambasadorin shqiptar në Londër

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Janar 2025

“The Jewish Chronicle” ka botuar, të premten e 12 korrikut 1935, në faqen n°20, një intervistë asokohe me ambasadorin shqiptar në Londër, Fuad Asllanin, në lidhje me mirëpritjen e investitorëve hebrenj në Shqipëri, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëria do të mirëpriste hebrenjtë

Mundësitë për emigrantët kapitalistë

Pikëpamjet e Legatës

Burimi : The Jewish Chronicle, e premte, 12 korrik 1935, faqe n°20
Burimi : The Jewish Chronicle, e premte, 12 korrik 1935, faqe n°20

Ministri shqiptar në Londër (Fuad Asllani) lëshoi një deklaratë javën e kaluar në emër të qeverisë së tij, e cila përbënte një ftesë për hebrenjtë që të vendoseshin në atë vend dhe të investonin fonde në ndërmarrje bujqësore dhe industriale, duke premtuar lehtësira për marrjen e nënshtetësisë shqiptare. Ministri shqiptar e plotësoi këtë deklaratë gjatë një interviste që pata me të (shkruan një përfaqësues i Jewish Chronicle).

“Qeveria ime,” tha Shkëlqesia e Tij, “e shikon me sy të mirë mundësinë e ardhjes së hebrenjve për t’u vendosur në Shqipëri”. Ai shpjegoi se Shqipëria nuk do t’i mirëpriste hebrenjtë që thjesht donin të vinin në vend, “të bënin një fitim dhe më pas të iknin”. Ata duhet të vijnë me qëllim që të vendosen atje.

Ai theksoi mundësitë që ekzistonin në vend për investimin e kapitalit hebre dhe se qeveria shqiptare do t’i ndihmonte hebrenjtë që të merrnin sa më shpejt shtetësinë shqiptare, natyrisht brenda përcaktimeve të ligjit. “Por,” tha ai, “që të mund të zotërojnë tokën, duhet që sipas ligjit të bëhen shtetas shqiptarë”.

Pavarësisht se kultivimi në Shqipëri nuk është modern, tha ai, një hektar tokë prodhon në fakt 20 deri në 25 kuintalë misër dhe rreth 18 kuintalë grurë. Nëse do të kultivonim duke përdorur metoda moderne, padyshim që mund ta rrisnim këtë prodhim. Shqipëria, më siguroi ai, është e përshtatshme për të prodhuar oriz, duhan, vaj ulliri dhe panxhar. Sa i përket bagëtive, në vend, tha ai, kishte rreth 3 milionë dele dhe dhi dhe rreth 150,000 krerë bagëti. Hebrenjtë, falë lëndëve të para në dispozicion, mund të krijojnë fabrika. Eksporti i vezëve mund të jetë gjithashtu një burim biznesi i mirë. Vendi është i pasur me minerale. Atje shfrytëzohet nafta. Ka shumë mundësi edhe për turizëm.

Ministri deklaroi se nuk kishte asnjë kufizim për hyrjen dhe qëndrimin e një të huaji në Shqipëri, i vetmi përjashtim është punëtori i rastësishëm; nuk kishte asnjë taksë ndaj të huajve dhe nuk kishte absolutisht asnjë dallim race apo besimi. Popullsia përbëhej afërsisht si vijon : 68 % myslimanë; 20 % ortodoksë (grekë); dhe pjesa tjetër katolikë romakë.

Në Shqipëri ka shumë pak hebrenj, por nënkryetari i Bashkisë së Vlorës (10 mijë banorë) është një hebre i zgjedhur nga vetë popullsia. “Kjo, — tha ai, tregon shkallën e tolerancës së popullit të Shqipërisë.”

“Nëse hebrenjtë duan të vijnë në vendin tonë dhe të investojnë kapitalin e tyre, ata janë të mirëpritur.” tha ai në përfundim. Ai e cilësoi klimën e Shqipërisë si shumë të mirë dhe pak a shumë si ajo e Romës./ KultPlus.com

Koka bën e koka vuan

Poezi nga Ali Asllani

Ç’ke moj zemër që rënkon!
Njëher’ varet trikollari, herën tjetër kryq i thyer…
Paska rar’ hallva prej qielli e ja nis një dallaver,
Mbushen xhepat me flori,
E qinosen ujk e dele për të bër’ një stan të ri!

Shitet vendi për para, me para e për para,
Bëhet burri telendi, dy para një maskara,
Para hasmit lepe peqe,
Para zërit të atdheut hund e tyre shtatë sqepe!

Duke blerë e shitur erë, dikush bëhet milioner,
Kurse shoku pinte uthull, lum zotria pinte verë,
Milioneri yn’ i ri,
Para shokut të dikurshëm vari buz’ edhe turi!

E përhera me dy faqe, që të haj’e që të bluaj,
Në një kohë mbi dy frona, në një çast mbi dy kuaj,
Me dy faqe, me dy nofulla, në një xhep e dy flamurë,
E hedh këmbën me daulle edhe turk edhe kaur!

Na të urt’ e të mendafshtë s’qemë të zot të bënim zë,
Ku fillon me thash e theme hij’ e vetes të përzë;
Neve ndryshe, puna ndryshe, defi ndryshe, kënga ndryshe,
E ç’kërkon në gji të gjëmbit të këndoj’ një dallëndyshe?

Mirpo vendi paskish zemër, paskish sy e paskish vesh,
Shikon lark e dëgjon thellë, di të vesh, edhe të zhvesh
Tani eja e t’ja themi asaj kënge që ja thonë:
Koka bën e koka vuan, ç’ke moj zemër që rënkon?!

Ç’do të thotë patriot?

Poezi nga Ali Asllani

Ç’do të thotë patriot
sot për sot në Shqipëri?
Një tuf’ ah e një tuf lotë,
një njeri i pa njeri!

Jo, jo! Burri i bën ball’
do buçit si val’ mbi zall,

Sa më zi edhe më zi
sido qoftë pun’ e tij,
copë-cop’ i bënet buza
po aspak s’i falet shpuza.

Sikurse një gur stërrall,
në gji zjarrin e ka ngjall,
qoft në lum’ e qoft’ në det
zjarr’ i tija nuk humbet! /KultPlus.com

Ç’ke moj zemër që rënkon!

Poezi nga Ali Asllani

Ç’ke moj zemër që rënkon!

Njëher’ varet trikollari, herën tjetër kryq i thyer…
Paska rar’ hallva prej qielli e ja nis një dallaver,
Mbushen xhepat me flori
E qinosen ujk e dele për të bër’ një stan të ri!

Shitet vendi për para, me para e për para
Bëhet burri telendi, dy para një maskara,
Para hasmit lepe peqe
Para zërit te atdheut hund e tyre shtatë sqepe!

Duke blerë e shitur erë, dikush bëhet milioner,
Kurse shoku pinte uthull lum zotria pinte verë,
Milioneri yn’ i ri
Para shokut të dikurshëm vari buz’ edhe turi!

E përhera me dy faqe, që të haj’e qe te bluaj,
Në një kohë mbi dy frona, në një çast mbi dy kuaj,
Me dy faqe, me dy nofulla, në një xhep e dy flamurë
E hedh këmbën me daulle edhe turk edhe kaur!

Na të urt’ e të mëndafshtë s’qemë të zot të bënim zë
Ku fillon më thash e theme hij’ e vetës të përzë;
Neve ndryshe, puna ndryshe, defi ndryshe, kënga ndryshe
E ç’kërkon në gji të gjembit të këndoj’ një dallëndyshe?

Mirpo vendi paskish zemër, paskish sy e paskish vesh,
Shikon lark e dëgjon thellë, di të vesh, edhe të zhvesh
Tani eja e t’ja themi asaj kënge që ja thonë:
Koka bën e koka vuan, ç’ke moj zemër që rënkon?! / KultPlus.com

‘Duke blerë e shitur erë, dikush bëhet milioner’

Poezi nga Ali Asllani – “Koka bën e koka vuan”.

C’ke moj zemër që rënkon!
Njëher’ varet trikollari, herën tjetër kryq i thyer…
Paska rar’ hallva prej qielli e ja nis një dallaver,
Mbushen xhepat me flori
E qinosen ujk e dele për të bër’ një stan të ri!

Shitet vendi për para, me para e për para
Bëhet burri telendi, dy para një maskara,
Para hasmit lepe peqe
Para zërit te atdheut hund e tyre shtate sqepe!

Duke blere e shitur ere, dikush bëhet milioner,
Kurse shoku pinte uthull lum zotria pinte vere,
Milioneri yn’ i ri
Para shokut te dikurshem vari buz’ edhe turi!

E përhera me dy faqe, që të haj’e qe te bluaj,
Ne një kohë mbi dy frona, në një çast mbi dy kuaj,
Me dy faqe, me dy nofulla, ne një xhep e dy flamurë
E hedh kemben me daulle edhe turk edhe kaur!

Na te urt’ e te mendafshte s’qeme te zot te bënim zë
Ku fillon me thash e theme hij’ e vetes te përzë;
Neve ndryshe, puna ndryshe, defi ndryshe, kënga ndryshe
E ç’kërkon ne gji te gjembit te kendoj’ një dallëndyshe?

Mirëpo vendi paskish zemër, paskish sy e paskish vesh,
Shikon lark e dëgjon thelle, di te vesh, edhe të zhvesh
Tani eja e t’ja themi asaj kënge që ja thonë:
Koka bën e koka vuan, ç’ke moj zemër që rënkon?!/KultPlus.com

Do t’i shtrydh të dy sytë

Poezi e shkruar nga Ali Asllani

Un’ jam un’, saksi e vjetër!
Lule gjirit që stolisa shkoi stolisi një gji tjetër
Un’ e nisa e stolisa me ç’i jep e s’i jep sisa
dhe me këngë ylyveri buz’ e gushë ja qëndisa

Nëpër vapëz i dhash’ hije, nëpër hije er’ e shije
i dhash’ shije poezie, gjith’ fuqit’ e një magjie
gjith ato, që fllad i ëmbël nëpër lule mbar e bije
ari i diellit me tallaze, ari i hënës fije-fije
dashuria me dollira dhe me thelp lajthije pije…

Po u bë ajo që s’bënej, si, pra, zemra do duroj’,
syri lotin ta qëndis, loti syrin ta harroj?
Si, pra, zëmra do durojë un’saksia tash të vuaj
edhe këngë e gjirit tim të këndoj’ në gji të huaj?

Un’ e nisa i stolisa me ç’i jep e s’i jep sisa,
dhe me këngë ylyveri buz’ e gushë ja qëndisa
buz’ e gushë ja qëndisa, e ormisa mu në zëmër
plasi hëna ziliqare që shikonte me sy vëngër!

Më së fundi i dhash’ lotin, kryepajën time pajë
i dhash’ lotët që pikonin ku i shkelte këmbë e saj’
i dhash’ vjershën time valë, dy herë valë tri her’ zjarr
që buçet në maj të penës edhe bënet këng e marr’
këng’ e marr’ e mallit tim, që tani e paskëtaj
do t’i shtrydh të dy sytë nëpër gjurmëtë e asaj!/KultPlus.com