Poezi nga Emily Dickinson
Kurrë s’e ditëm sa lart jemi
Der’ sa të çohemi – thanë;
E pas, nëse s’kthyem mendje,
Qiejt prekën trupat tanë.
Madhështia që ne shpallim
Lypet kthyer në adet,
Sikur vetes mos i hiqnim kutet
Nga frika e të qenit mbret.
Përktheu: Edon Qesari / KultPlus.com
